Fjale te urta popullore....

Titulli: Fjalë të urta nga populli

Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJث
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kërkon gjen. PثRMET
Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
Pushka don pushkën. TROPOJث
Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJث
Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORث
Trimin vraje, po mos e shaj. Kolojnë
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Amanetin e mban toka. SHKODثR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. Dukagjin
Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJث
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Burri i mirë flet një herë. KRUJث
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORث
Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDث
Ku është besa aty është dhe shpresa. KORاث
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDث
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORث
Ara ime varri im. LABERI
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORCE
Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
Atdheu mbi të gjitha. VLORE
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. KORCE
Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTER
Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
Bukë e hi në shtëpi. PERMET
اdo hi në vatrën e tij. JUG
اdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
اdo zog kërkon folenë e tij. JUG
Dardha bie nën dardhë. VLORث
Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
Guri i rëndë në vend të vet. PثRMET
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORاث
Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
Gjuha bashkon kombin. JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORاث
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVث
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODثR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORاث
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODثR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. اAMثRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABثRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVث
Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORاث
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVث
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODثR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORاث
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODثR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. اAMثRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABثRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVث
Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVث
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORث
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVث
Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVث
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORث
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANث
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVث
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORث
Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTثR
Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJث
Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
Dita e mirë, që menatë njihet. ARBثRESHثT
Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORث
Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
E treta e vërteta. DEVOLL
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI
Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORث
Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
Fshati që duket s'do kallauz. KORاث
Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORاث
Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBثR
Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORث
Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORث
Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODثR
Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
Mos e ban penin tra. DIBثR
Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJث
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
Nuk luan ferra kot. VLORث
Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORث
Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORاث
Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORاث
Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJث
S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORاث
S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTثR
Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTثR
Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDث
Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG
Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJث
ا'i do qeni brekët. KORاث
ا'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PثRMET
اobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVث
Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORاث
Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTثR
Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODثR
Koha vjen për atë që di ta presë. VLORث
Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTثR
Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVث
Mendja është në majë të gjuhës. SHKODثR
Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJث
Me një gur, ti vrave dy zogj. KUا-VLORث
Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANث
Mos bëj petulla me ujë. DIBثR
Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORاث
Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORث
Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHثRI
Mos shit qen të blesh këlyshë. KORاث
Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
Mos u mbyt me një pikë ujë. PثRMET
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORث
O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORث
Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHث
Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
Kam inat po nuk kam takat. BERAT
Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORاث
S'mbartet ujë me shportë. SHKODثR
Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
S'jepet një pelë për një thelë. JUG
S'ka varfëri i mençuri. JUG
Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORاث
Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJث
U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORاث
Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
ا'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHث
Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
Dhe durimi ka kufi. JUG
Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJث
E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORاث
Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODثR
Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJث
Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHثRI
Hiq inatin gjej rehatin. KRUJث
I buti thyen të fortin. SHKODثR
Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORث
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORث
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORث
Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVث
Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANث
Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
Mos merr si pushka e jevgut. TIRANث
Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PثRMET
Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PثRMET
Për pleshtin djeg jorganin. JUG
Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJث
Uthulla e fortë plas gurin. TIRANث
Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODثR
Avash Beg se ka hendek. BERAT
Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTثR
Daullja bie për ata që kanë veshë. PثRMET
Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVث
Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJث
ثshtë nga ai gur që thyen çekan. JUG
Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTثR
Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
Fol me ty, fol me murin. KAVAJث
Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
I gjen mushka drutë. JUG
I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG
Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORاث
Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJث
Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG
Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODثR
Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORاث
Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
Mos mëso ustanë, po merri zananë. PثRMET
Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORث
Në portën e të shurdhit mos trokit. KORاث
Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORاث
Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANث
Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORث
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha. JUG
S'e lenë hunda me pa larg. KRUJث
S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORاث
S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG
Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORث
S'tunden malet me përralla. JUG
Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORث
Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABثRI
Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVث
U bë dhija me tremb ujkun. VLORث
U bo veja me mësue pulën. KAVAJث
U hap dheu, doli një plesht. JUG
U mbars mali, polli një mi. JUG
Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORث
U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVث
Bëne vath e ve në vesh. SHKODثR
Bëj si të thotë më i madhi. JUG
Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
S'di gomari të haj tagji. PثRMET
Dami të bëhet mësim. DIBثR
Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORث
Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJث
Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVث
E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVث
Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJث
I ligu të puth e të kafshon. JUG
I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG
Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
Kur pi ujë, kujto burimin. VLORث
Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODثR
Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVث
Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORث
Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
Rrufeja nuk bie në hale. TIRANث
Sëpatës bish mos iu ban. DIBثR
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODثR
Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVث
Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVث
Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORاث
Bie molla që ka krimbin. JUG
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
اika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVث
E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVث
Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVث
Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
Hatëri të lë pa brekë. BERAT
Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTثR
Koka e falur s'pritet. JUG
Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORاث
Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTثR
Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORث
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORاث
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVث
S'hahet në vend të djathit. KORاث
S'hahen bashkë turp e bukë. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PثRMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORث
Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT
Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG
Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
ا'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
ا'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI
Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANث
Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PثRMET
 
Titulli: Fjalë të urta nga populli

lek te gith fitojm por nje fjal e urt popullore thot?

PARAJA ESHT ME LEHT TE LITOHET DHE SHUM E VESHTIR TE RUHET.
nga nje kunj shkrepseje u dogj i gjith fshati. (Fjalet puth i flasim pa vend)
kur zihen dy te zgjuar bejn sehir dyjaja.

Fjal te urta nga PoPuLlI........
 
Fjale te urta popullore....

Ai qe kercenohet, rrallehere hakmirret
Ai qe ngutet, cdohere vonohet
Ai qe premton shume, ben pak
Ai qe s'bindet, nuk din te komandoje
Ai qe nuk e don babane dhe nenen, ai nuk e don askend
Ai qe s'durohet si njeri, s'durohet as si shok,as si kolege,as si bashkepunetor e as si fqi
Ai qe nuk degjon miskojen, se degjon as tupanin
Ai qe s'punon si burre, rrin e qan si grua
Ai qe shpejt dashurohet, shpejt deshprohet
Ai qe shume flet, gje ne drite nuk cet
Ai qe ta ban rrafsh, ka qef me t'dale koder
Ai qe ta don te miren, te flet, ai qe s'ta don, vetem te shikon
Ai qe thote "une jam une", ai hup gjithkun
Ai qe vjedh nje veze, vjedh edhe nje buall
Ajo qe s'arrihet, duket me e embel
Ajo qe s'te pelqen ty te ta bejne, mos ua bej te tjereve
Burri te mbyte ose ta fale, i ligu as te myte as ta fale
Butesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasurise
Pasurine mund ta vjedhin, por diturine jo
Ai qe ta ruan te fshehten te do me shpirt
E vetmja rruge qe te con te dituria eshte puna
Gjysma e punes eshte mbaruar kur ajo fillohet me deshire
Nje pune e bukur eshte me e dobishme, se nje mije fjale te bukura
Duhet te shfrytezohet mire koha, sepse jeta nga koha perbehet
Mos u prish me vellane per pune te shokut, sepse shoqeria zhduket, vellazeria mbeteT
Vetem puna i pengon njerezit qe te mos mendojne per gjera te keqija.
Me mire eshte te meritosh e mos te fitosh, sesa te fitosh e te mos meritosh
Trupi sherohet me te punuar, mendja me te mesuar-
Me mire eshte te luftosh dhe ta humbesh betejen , sesa te mos luftosh asnjehere
Politika s'eshte asgje tjeter, pos mjeshteri e rrenes ne castin e duhur
Budallen mos e vet se t'kallxon vet
Buka ne bark, forca ne shtat
Buka s'ka turp
Buka te mban fytyren, yndyra te shkelqen fytyren
Buke e kripe e zemer
Buke e qepe dhe shendet
Buka prej qielli s'vjen
Bukuria dhe pasuria s'jane pergjithmone
Bukuria dhe mencuria nuk shkojne bashke
Bukuria e gruas duket ne mengjes
Bukuria nje dite, veprat nje jete
Bukuria te habite, bukuria te korite
Burgu eshte varr per se gjalli
Burgu e ka deren e madhe per te hy, por te vogel per te dale
Burgu per burra eshte
Burrat besojne se bota eshte e krijuar vetem per ta
Burre i mire ne sofer te huaj mos u ben
Burri lidhet per fjalet, kau per brinjte
Burri me dy gra, kemishen pa la
Burri ne shtepi, si kercu i zi
Burri nje here ka lindur, nje here edhe do te vdese
Burri per gruan eshte si catia per shtepine
Burri s'matet me pellembe por me zemer
 
cdo dite e jetes tende,eshte nje faqe e biografis,kujdes te shkruash mire mire,se nje fjale e keqe ndryshon gjithe librin.
ska njeri te pafajshem ne bote,i mëncuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon te gaboj sa me pak,
ruga e jetes eshte drejtsia mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.
Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte

dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm

nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.
 
Titulli: Fjale te urta popullore....

Fjalë të urta popullore për Atdheun,
Lirinë, Trimërinë dhe Besën


*Kush s’do nënën e baban, s’ka si të dojë vatanë.
*Atdheu mbi të gjitha.
* Balta më e ëmbël se mjalta.
* Atdheu e nana nuk harrohen.
* Ara ime varri im .
* اdo vlerë t'i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt.
*Derë e botës s'është strehë e kokës.
* Duaje atdhenë si shqipja folenë.
* Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë.
* Dy duar për një kokë, koka për atdhenë.
* Dheu zhuritet por bari mbin përsëri
* Guri i rëndë në vend të vet
* Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit
* Gjuha bashkon kombin
* Gjuha ruhet atje ku shkruhet
* I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër
* Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj
* Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le
* Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret
* Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë
* Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë
* O shtëpi, bukë e hi, nuk gjendet varri si ti.
* Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë
* Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj.
* Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then .
* Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën.
* Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë.
* Shqiptari për mik asht tret e asht fik.
* Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep.
* Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh.
* Shqiptari s'e han trupin me bukë.
* Toskë e gegë, pemë nga një degë
* Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.
* Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë.
* Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.
* Guri i rrumbullkët nuk zë vend.
* S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat
* Trimëria e kthen plumbin mbrapsht.
* Trimi e ka me vete fatin.
* Trimin vraje, po mos e shaj.
* Besa asht ma e fortë se vdekja.
* Besa e burrit, pesha e gurit.
* Ku është besa aty është dhe shpresa.
* Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.
* Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak.
* Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë.
* Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi.
* Buka e botës s'të ngop.
* Buka e botës, laku i kokës.
* Dasëm pa mish nuk ka.
* Dasma do mish, lufta do gjak.
* Dele e butë në qafë të ujkut.
* Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.
* Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja.
* Gunë e huaj s'të mban ngrohtë.
* Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet.
* Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.
* Kur s'ka trimni, s'ka liri.
* Leku i huj, peshon rëndë në xhep.
* Liria fitohet e nuk dhurohet.
* Liria fitohet vetëm me gjak.
* Liria i ka rrënjët në gjak.
* Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë.
* Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni.
* Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë.
* Më mirë nën dhe i mbuluar, se mbi dhe i gjynjëzuar.
* Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar.
* Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë.
* Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi.
* Nën hije as bari nuk ngren krye.
* Nuk rron peshku pa ujë.
* Shqiponja nuk gjuan miza.
* Trimëria dhe liria janë si nana e bija.
 
Titulli: Fjale te urta popullore....

Nga te preferuarat e mia teper e vertet:

Ujku qimen e nderron por zakonin se harron!
 
Titulli: Fjale te Urta

Kush kullot deshtë,ai qeth edhe leshtë :)
 
Titulli: Fjale te urta popullore....

Nga te preferuarat e mia teper e vertet:

Ujku qimen e nderron por zakonin se harron!

dhe mua me pelqen kjo....


Qente le te lehin karvani ec perpara, se qeni qe leh nuk te han ..(jan vec e vec po i bashkova:p)
 
Titulli: Fjale te urta popullore....

Sa te rrosh... do te mesosh...
 
Titulli: Fjale te urta popullore....

Detet formohen prej pikash dhe askush nuk ka fuqi ta rrudhë kohën kur pika shndërrohet në det!.

Gabimi është gjëja që gjendet më tepër në përbërjen e ngutjes.

Nëse ka një gjë që ta ketë fillimin të hidhur e fundin, mjaltë, ajo është durimi...
 
Titulli: Fjale te urta popullore....

kur te vin te keqijat me mire hapju deren
 
Titulli: Fjale te urta popullore....

Jeta është si hëna ,herë e plotë herë e ngrënë
 
Titulli: Fjale te urta popullore....

punen e sotme mos e le per neser shtyje per pasneser
 
Titulli: Fjale te urta popullore....

- Gjarperin godite ne koke.........
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top