Fisi Shqiptar në shërbim të botës!

Bilderberg

Anëtar i ri
ico_valentini.gif


Zef (Giuseppe) Valentini - Fisi Shqiptar në shërbim të botës


Shqiperia nuk ka qënë kurr në një gjëndje politike çë të vehet në një truesë me Shtetet o me fukijt e mbëdha të dajë me ‘to fatet e botës. Porse as diktatet e politikës së madhe nuk patën sukses të vërtetë e të qëndruashëm, as nuk u arrijtën, për pa patur në shërbim të vetin ndonjë ide dhe ndonjë njeri me një ide.
Fisi Shqipëtar pati jo pak njerëz t’atillë, me gjith çë shum ndër ‘ta nuk janë të njoftun nga bota porsi Shqiptarë; mirëpo Shqiptëtari çë jeton shpirtin e Shqiptarizmës, albanologu çë të jetë thelluar në rrënjë të frymës shqipëtare, kujtohen herë për herë dhe pa dyshim se ata njerëz në veprimtari të tyre nëpër botë ishin drejtuar nga një ide tipikisht shqipëtare e se, pa u kujtuar të huajt, ishin përfaqësuarsit e shpirtit shqipëtar.
Tërë bota i njeh emërat famëmëdhenj të Konstantinit të Math, të Justinianit, Të Mustafa Qemalit Atatyrk; por as çë din se Konstantini ish nga Nishi, se Justiniani ish nga Shkupi, e se Mustafa Qemali ish Shqipëtar me fis e me gjuhë.
Këtyre mund të ju shtojmë Gergentius, Peshkop nga Prizrendi dhe ligjëbërës të Hymjaritvet në Harabi, Vasile Lupul vojvod e ligjëbërës të Rumunëve edhe Ali Pashaj themeluarsi i Shtetit modern të Misirit.
Jo vetëm çë kemi këtu një varg emërash të mbëdhenjë, e gjerë ndër më të mbëdhenjtë, por një përfaqësim të asajë karakteristike shqipëtare çë është shpirti e mendësia juridike, dhe, përmbas asajë, edhe syri e dora e administratorit të math.
Dhe këta jo vetëm në fushë civile, por edhe në fushë kishtare. Nuk mund të quhet një kojncidencë rashtësore çë togu më i forti i kanonistëvet bizantin të ketë lulëzuar në tokë shqipëtare, dhe nga toka shqipëtare të kenë ndriçuar jo vetëm Kishën Kristjane Lindore por edhe Kishën Përëndimore; kështu Theofylakti dhe Dhimitër Komatjani kryepeshkopër të ohrisë, dhe Jan Apokafku mitropolit i Epirit të Vjetër.
Me çë kemi përmendur botën kishtare, nuk mund të lëmë në heshtje emërat e Papëvet sikur Shën Eleftheri dhe Klementin e XI, dhe nuk është çudi pak e madhe çë një vënt kaq i vogël sa Shqipëria, të mund të lavdurohet për dy Papë kurse ka kombe më të mbëdha çë s’kanë patur asnjë, apor jo më shum se sa Shqipëeria.
Gjithnjë në lëmë kishtare do të thomi se ndër Synodhet e mbëdhenj të Kishës së vjetër, peshkopata shqipëtare si e Veriut si e Jugut, bashkë me peshkopatën tjatër Illyrike, kjo ajo e cila, duke u bërë tok, dhe duke diktuar me sy të qarët kokrrën e së vërtetës, e danë fatin e orthodoksisë romane dhe ekumenike.
Edhe kjo ësht një karakteristikë tjatër e shpirtit shqipëtar: Shqipëtari sikurse është syhollë në çështje filosofike dhe mathematike, sikurse është merakli për diskutime të holla edhe mos të jetë i shkolluar, njaq edhe është i matur kur i duhet të marrë një vendim të prerë dhe përgjegjës. Në diskutim ay flet si privat, të thuash si për sport; por botërisht, duke lërë penk fjalën dhe zërin zyrtar të vetin, ay nuk këqyr opinionin e vet, por me një shpirt të çuditshëm përbrënda kufinjëvet të lirisë e të demokracisë së tija, mund pse ësht demokrat i vërtetë, është serjozisht i respektuarshëm kundrejt auktoritetit, d.m.th. kundrejt të parëvet çë ësht fryti i eksperjencës, dhe kundrejt auktoritetevet çë mishërojnë personin dhe vullëndetin e Komunitetit; parimi është: ndë shtëpi t’ime un jam privat e mbret; në katund ose ndë kishë un jam gjymtyr’ e komunitetit.
Soliditeti i këtij kuptimi, matuari e të sjellurit çë rrjedh nga ky kuptim për të mirën e përgjithshme, e spiegojnë influksin caktues dhe ndërtimtar të Shqiptarëvet të mbëdhenj, të cilët kanë arrijtur të sundonin dhe gjysmën e botës, qoftë edhe duke qenë familjeje të panjohur, të pa shoq në vent të huaj, dhe të shumtën të pashkolluar.
Një rrugë tjatër, pa i çelur njëriut rrugën e sundimit, i jep një farë princërije përmbi shpirtrat: ajo ësht rruga e artit. Gjëndja e mjeruarshme e Shqipërisë nuk ka lejuar veçse pak Shqipëtarë të jipeshin mbas artevet të bukura; me gjith këtë nga Shqipëria aty këtu doli rrezeja e bukurisë; ka gjurma çë na dëftojnë se piktorët orthodoksë shqipëtarë, nëpër veprimtari të tyre në Athos e gjetiu kane krijue një rrymë arti rilindës metabizantin pa dyshim më të naltë se artibizantin paralel çë njihet si art bizantin gjiritas. Aleksi nga Durrësi qe ndër krijuesa të shkollës së skulpturës së famëshme dalmatjane; gjithë një dinasti piktorësh të mbiquajtur Albanese mbajtën lart zërin e Shqiptarëvet, të çpallur përpara atyre nga Bazajti, po n’atë krahinë të Vendikut.
Por ka edhe një art tjatër e cila gjen thuajse shtekun e mbyllur për të depërtuar në vise të përjashtme: letërsia, nga shkaku i gjuhës; kurr s’do të mundet i huaj të shijojë me gjitha ndjesirat atë “shije të bukës së mbrûme“ siç thotë Koliqi, të cilën e ndjen Shqipëtari; por Koliqi vetë dhe pas programit të tija Arbëreshët e ri janë duke vepruar vazhdimisht në përkthim italish të vepravet klasike, dhe personalisht un krenohem se dy nxënësit e mi Parrino dhe Guzzeta janë tuj shfrytëzue diglossimën e tyre për të arrijtur një qëllim kaqë të nderçëm.
Më lehtë duall puna në muzikën, që ka posi një gjuhë ndërkombëtare, me gjith veçoritë stilistike të kombevet të ndryshme; ndodhi kështu puth dy reformatorët e melodisë së mrekulluarshme byzantine duallën nga dheu i Shqipëtarit. Kukuzeli shqipëtar dhe Krysanthi mitropolit i Durrësit; dhe gjer më sot tradita e këngëvet kishtare të Arbreshëvet të Sikelisë, dhe ajo e Këngëvet popullore të Arbreshvet të Kalabrisë do të admirohen posi tradita ndër më të larta dhe fisnike të krahinavet byzantine.
Për mrekulli përkundrazi lehtësija puth kanë Shqipëtarët duke mësuar gjuhët e huaja, u ka çelur edhe rrugën e artit dramatik, jo vetëm si auktorë, sikursè qe shum i çmuar në kohërat e tija Emanuel Bidera Arbresh, por edhe porsi aktorë shkalle të parë sikurse Aleksandër Mojsiu (1), dhe ësht sot një ndër aktorë më të mëdhenj të botës...
Ka edhe një fushë tjatër ku mejton gjindja se mjafton vullëndeti i mirë, por puth lypë përkundrazi një art të vërtetë, edhe është shënjtërija: mjeshtërى e hollë për të ujdisur harmonikisht të gjitha virtytet njerëzore. Edhe kësish ka patur fisi i Shqipëtarëvet; duke jetuar në Palermë hap për hap kam patur rastin të studioj si jetën si edhe institucjonët dhe reformat puth duallnë nga shpirti, nga zëmra e nga drejtpeshimi i Atë Gjergj Guzzetës themeluarsi i Seminarit Arbresh, dhe jam i mbushur mendjeje se vetëm e vetëm me harmonى të njëj shënjtërije së vërtetë mund të kuptohet një ëpërsi shpirtërore dhe veprimtari kaq e shkëlqyeshme si ajo e tija.
I panjoftur munt thuhet sot një tjatër typ shënjtori, i cili por pati dikur një famë ndër më lartushtuase, duke pasë qenë më i pari shenjëtor i Kanonizuar synodikisht, në sinodhin e pergjithëshëm të Barit, dhe duke qenë pajtimtari i qytetit të Tranit: Shën Nikolla Stektar, i quajtur edhe Shën Nikolla Shqipëtar, i lindur në katundin arbresh të Stirës në Beotى, osè, si quhej atëherë, të Livadhىs afër Mungadhës së famshme të Hosios Lukasit.
Dikur nuk munguan asish që mejtojshin se edhe Skënderbeu mund të lartësohej në shkallë të shenjëtorëvet me titull zyrtar. Ish një idè tepër romantike. Por nuk mund t’i mohojmë Skënderbeut një misjon rrallë për një njerى luftëtar: të zgjojë n’Evropë një ndërgjegjë tq qytetnimit të përbashkët, dhe n’atë, një ndërgjegjë kombëtare shqipëtare për mprojtje dhe për shërbim të qytetnimit Ndërkombëtare të Studimevet Shqipëtare çë u mblodh në Palermë sot një mot, çdo komb që, nga koha e Skënderbeut e tektej, u ngrejt si mburojë për liri të vet dhe njëkohësisht për shpëtim të qytetnimit evropjan, e muar për shembëll trimërues fytyrën burrërore dhe bujare të Skënderbeut, gjithashtْ sikursè Papët e kohës heroike kastrjotjane, Skënderbenë e lavdëruan në sy t’Evropës edhe Evropës së çburrëruar i a përplasën në sy për t’a zgjuar.
Për këto arësyra na besojmë se Papë Pavli i VI, duke u folur Shqipëtarvet në pritjen madhështore të 25 prill 1968, u kujtoi veprën e lidhurىvet ndërkombëtare, thuajse ekumenike, të cilën ata e kanë çvilluar për qindëra vitërash porsى një misjon të veçantë.



Summary in English

The Albanian offspring in service of the world

The lecture makes a short description of those Albanian men who played an important role in the people’s history. Of Albanian blood in the far past were Constantine born in Nish and Justinian from Shkup. Mustafa Kemal Atatürk was proved to be of Albanian descent, just like Ali Pasha, the founder of Egyptian kingdom. Albanians have been talented scholars of the law, as Vasile Lupul, chieftain and solon of the Rumanians, Gergentius, solon of Himyarites of Arabia. Less well known are the prelates and the religious leaders of the East and West, among them Theophylact and Komatyan, archbishops of Ochrid, Jan Apokafku, Metropolitan of Ancient Epirus. The popes Eleuterius and Clement XI are of Albanian blood. Among the many artists to be mentioned here is Alexander Moisi of Durrës. Our great hero, Scanderbeg, did much not only for his people, but he is known as the defender of Europe and its civilization as well.



Valentini, Giuseppe:

Ka qenë hulumtues e historian, i specializuar në historinë shqiptare të shek. XV. Autor i "Acta Albaniae veneta", prej të cilave janë botuar deri sot 11 volume. Gjithashtu ka qenë dhe Titullar i Katedrës së Gjuhës Shqipe pranë Universitetit të Palermos dhe Drejtues i Qendrës Ndërkombëtare pë Studime Shqiptare po në Palermo.

marrë nga:
Seminari Ndërkombëtar i Federatës Panshqiptare VATRA ( New York 28 – 30 nëntor 1969)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top