Filozofë perëndimorë në mbrojtje të Kosovës

Lauri

Anunnak
Maturi apo shpërfillje ndaj shqiptarëve?

Shqipëria ka njerëz të ditur, të mençur, por nganjëherë për të marrë zemër presin një zhdoganim të zjarrit të tyre intelektual nga jashtë vendit, sidomos të filozofëve frankofonë, pasi kanë qenë më afër botës shqiptare. Një prej filozofëve që kanë qenë mbrojtës të kauzës së popullit të Kosovës është padyshim Alain Finkielkraut, shkrimtar dhe eseist francez. Alain Finkielkraut ka qenë më 1999, gjatë luftës së Kosovës, edhe zv/president i Komitetit “Kosova” në Paris. Po sjellin këtu një shkrim të 8 gushtit 1998 në gazetën franceze “Le Monde”.

***

Dashuria sipas Sllobodan Millosheviç - nga Alain Finkielkraut dhe Antoine Garapon (Le Monde)

Më 19 nëntor 1988, presidenti i Lidhjes komuniste të Serbisë deklaron përpara një turme të ndezur: “اdo komb ka një dashuri e cila ngroh përjetësisht zemrën e tij. Për Serbinë, kjo është Kosova”. Dhe këto fjalë dashurie do të ndiqeshin shpejt nga aktet. Pas heqjes së autonomisë së provincës, Milosheviç zbaton një politikë zyrtare segregacioni. Shqiptarët pushohen në masë nga puna në sektorin publik, spitalet dhe ndërmarrjet. Në ato pak shkolla ku pranohen të gjithë fëmijët, WC ndahen veçmas për Serbë dhe për Shqiptarë. Me qëllim për të parandaluar atë çka intelektualët e Akademisë së Shkencave të Beogradit e quajnë “gjenocid i kulturës serbe”, Instituti albanologjik mbyllet dhe sallat e leximit të Bibliotekës kombëtare i jepen një shkolle ortodokse serbe.

Të tmerruar nga një dashuri kaq e fortë, Sllovenia dhe republikat e tjera të Jugosllavisë marrin rrugën e shkëputjes. Gjatë luftës që pason më tej, shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë arritur të ngrenë në këmbë një shoqëri të vërtetë paralele, zgjedhin, nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, udhën e jo-dhunës. Dhe për këtë, ata përgëzohen ngrohtësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Përgëzohen, por jo të shpërblehen. Vetëpërmbajtja e tyre bën që ata të harrohen nga akordet e Dejtonit.

Nga këtej, ajo çka duhej të ndodhte, ndodhi. Skenari i paralajmëruar nga të gjithë protagonistët e krizës jugosllave shtjellohet pa u ndalur.

Sepse është pikërisht Milosheviçi ai që ka marrë përgjegjësinë për të hapur një konflikt të armatosur duke filluar operacionet e para të policisë speciale kundër fshatrave të Drenicës nga fundi i shkurtit të këtij viti. اka kjo e shtyu Ushtrinë اlirimtare të Kosovës (UاK), deri atëherë me ekzistencë të pasigurt, të hyjë në skenë. Synimi i Beogradit, ç’është e vërteta, është i dyfishtë: ta shkatërrojë këtë ushtri, të pajisur dobët dhe pa ndonjë përvojë, por sidomos të realizojë ëndrrën e vjetër për ta zbrazur rajonin nga përbërja e tij shqiptare. اfarë terroristësh të rrezikshëm mund të fshiheshin në ata katërmbëdhjetë të pushkatuar mbi pragun e shtëpisë së tyre më 28 korrik në Junik? Pesëmbëdhjetë mijë banorë të Rahovecit është dashur të ikin dhe dyqind e gjashtëdhjetë mijë kosovarë, ose më shumë se 10% e popullsisë, të hedhur në rrugë të madhe, përgatiten për një dimër të gjatë. Vlerësohet se janë më shumë se dhjetë mijë banesa dhe ndërtesa bujqësore të shkatërruara, qysh nga operacionet e spastrimit.

Drama e ish-Jugosllavisë prek fundin e saj. Lufta që ka filluar në Kosovë përfundon në Kosovë. “Policia” jugosllave ndeshet me “separatistët” shqiptarë. Me gjithë fermat e djegura, fshatrat e rrafshuara, masakrat e civilëve dhe dëbimin gjithnjë e më të madh të popullsive të terrorizuara, me gjithë shfrenimin dhe përsëritjen e mizorisë së skajshme, opinioni, mospërfillës, numëron pikët, ndërsa Grupi i Kontaktit, i shqetësuar, por jo fort i merakosur të respektojë zotimet e veta, u drejton të dyja palëve këshilla moderimi, duke u kujdesur mirë që të mos i zbatojë qortimet e tij të ndryshme solemne.

Të goditur nga harresa ngaqë nuk kanë dashur të marrin armët, shqiptarët e Kosovës rrezikojnë tani të jenë të ndëshkuar për t’iu rikthyer këtyre armëve. Shtrëngimet gjeopolitike nuk lejojnë ndoshta për t’iu dhënë të drejtë kërkesave të tyre. Por, lufta e gjatë e Bosnjës do të duhej të na kishte mësuar që opsioni diplomatik dhe ai ushtarak nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin: i dyti është kushti i të parit. Nuk do të ketë kompromis të mundshëm sa kohë që Milosheviç do të mbetet i bindur që ai mund ta vendosë me forcë ligjin e dashurisë së tij të pashtershme.

Sigurisht, shqiptarët e Kosovës formojnë një komb etnikisht homogjen, çka kjo është më pak në përputhje me frymën e kohës sesa “United Colors of Benetton” apo ekipi i Francës në futboll. A është kjo një arsye për t’i braktisur, pa shtënë asnjë krismë, në përqafimin mortor të Serbisë?
 
Titulli: Filozofë perëndimorë në mbrojtje të Kosovës

Se kuptova mire kete pjesen finale po gjithesesi analize e pikasur.
 
Titulli: Filozofë perëndimorë në mbrojtje të Kosovës

Francezet njihen si miq tradicionale te Serbeve.Francezet sipas historise njihen per pabesite e tyre ndaj shqiptareve.Nje mbrojtje nga ana e Frances nese shqiptaret do ta pranonin do te ishte thjesht nje ender dhe do te mbetej ne kufijte e nje endre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top