Fier, 57-vjeçari i vë flakën vetes në Komisariatin e Policisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Fier, 57-vjeçari i vë flakën vetes në Komisariatin e Policisë

I-ve-flaken.jpg


Më datën 19.01.2017, rreth orës 13:00, ka hyrë në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shtetasi M.S, 57 vjeç, banues në Levan, Fier dhe pa komunikuar me personelin e shërbimit, ka tentuar të djegë veten me benzinë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Shefit të Sektorit të SHاBA, dhe personelit të zyrës së shërbimit të qytetarëve u bë e mundur fikja në kohë e flakëve duke shpëtuar kështu jetën e këtij shtetasi, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje ju sqarojmë se bashkëshortja e shtetasit të lartpërmendur, më datën 20.09.2016 ka kallëzuar pranë DVP Fier se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit.

Për këtë kallëzim janë kryer të gjitha veprimet procedurale si nga ana e policisë ashtu edhe nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Për ngjarjen e ndodhur sot, janë duke u kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top