Ferdi Berisha-romi shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian

Ferdi Berisha ka fituar Grande Fratello 9. Djaloshi shqiptaro-malazez, me origjinë rome ka mundur finalistët e tjerë: Gianluca Zito, Cristina Del Basso e Marcello Torre Calabria, duke mbledhur vota edhe më shumë se të gjitha parashikimet më optimiste.


Ferdi është, në njëfarë mënyre, konfirmimi se publiku televiziv i reality-ve provon një lloj afashinimi për kategori që kanë pësuar diskriminime pak a shumë të rënda në jetën e përditshme.
E sigurt që historia familjare e Ferdit, të cilën autorët e kanë theksuar javë pas jave, ka pasur një rol definitiv në fitimin e zemrave dhe votave që çuan djaloshin rom në fitore.
Sipas analistëve, mendohet se dy momente të tjerë në reality, që ndikuan në fitoren e të riut nga Podgorica, janë: E para, është një konflikti i tij i gjatë me një personazh tjetër, sjellja e të cilit u cilësua jo e denjë dhe raciste, Xhanluka (napolitan). Ferdi u sulmua nga Xhanluka edhe fizikisht dhe kjo ndikoi në rritjen e keqardhjes dhe mbështetjes për të.
Momenti i dytë ishte një histori dashurie, për të cilën fansat patën shumë debate, nëse ishte false apo e vërtetë. Ferdi u lidh brenda shtëpisë me një nga vajzat më të bukura të GF9, një napoletane 24-vjeçare, e quajtur Francesca Fioretti.

Historia sentimentale zgjati për disa javë, por, gjithsesi, Franceska nuk iu dha e gjitha, duke thënë vazhdimisht se nuk i pëlqente ta bënte këtë gjë përpara kamerave. Ajo i dhuroi puthjen e parë pas javësh të tëra vardisjeje të djaloshit rom, vetëm një natë para finales së madhe, duke ndezur dyshime të forta tek spektatorët se e gjithë historia ishte stisur që ajo të mund të fitonte GF9-ën.
Shpesh, për teleshikuesit e këtyre emisioneve, kush nuk jep gjithçka, (vërtet gjithçka) nuk konsiderohet i vërtetë. Në fund, napoletania e bukur është eliminuar dhe Ferdi ka mbetur vetëm.
KUSH ثSHTث FERDI

Për Ferdin nuk kanë munguar në forumet italiane fyerje nga më të rëndat. Por, nuk kanë munguar fansat dhe solidariteti. Po kush është Ferdi Berisha? Së pari, duhet thënë që asnjëherë gjatë spektaklit, djali nga Podgorica nuk ka thënë që është shqiptar. Ka deklaruar vazhdimisht që është malazez, me origjinë rome. Edhe në mediat italiane nuk gjen asnjë fjalë ku ai të prezantohet si shqiptar, por paraqitet vazhdimisht si “rom malazez”.
Ferdi është 23 vjeç dhe deri përpara futjes në GF, punonte ndihmëskuzhinier në një restorant, në Fano të Italisë.
Ka ardhur në Itali klandestin, 11 vite më parë, në një gomone bashkë me atë atin dhe klandestinë të tjerë, duke sfiduar dallgët e Adriatikut në një natë dimri. “U nisëm nga brigjet shqiptare. Gjatë udhëtimit, sa herë rrezikoheshim të mbyteshim, mendoja: po iki nga një kamp romësh për të përfunduar në një kamp romësh, në një vend tjetër? Kjo nuk ka kuptim.. Duhet të ketë diçka më të mirë për mua…”- ka treguar Ferdi për jetën e tij, kur është pyetur nga shokët e shtëpisë së GF-së.
Në fillim e ka pasur të vështirë. Babai pinte dhe e shtrëngonte të dilte të vidhte. Një ditë e ka braktisur, sipas historisë së rrëfyer nga Ferdi. Pas kësaj, djali ka përfunduar në institutin e jetimëve të Fanos, Don Orione. Ka nisur një jetë të re. Ka mundur të diplomohet për Hoteleri, dhe ka jetuar dy vjet me një familje italiane. Më pas është shkëputur dhe jeton në një apartament, ku ndan qiranë me një shok.
Sipas skedës së tij në GF9, Ferdi ka humbur çdo kontakt me familjen e tij të origjinës, por ka një motër më të vogël, që jeton në një kamp romësh në Gjermani.
“Në këto 10 vite, - ka treguar Ferdi, - më ka marrë në telefon vetëm një herë për të më kërkuar para”.
Tashmë, Ferdi sheh përpara, për mundësitë që i hap kjo famë e fituar nga dritat e televizionit. Dhe është i vendosur: “Nuk dua të jem më një spektator, dua të jetoj jetën time prej protagonisti”.

[MEDIA]http://www.youtube.com/watch?v=uc4DxJ7EQuw[/MEDIA]
 
Titulli: Ferdi Berisha-romi shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian

Ai nuk asht shqiptar, pervec emrit
 
Titulli: Ferdi Berisha-romi shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian

i bje te jet rrac bastarde se qeka perzi shume . meqe eshte rom 1 vit i mbaron leket se jan msu ato te mos ken
 
Titulli: Ferdi Berisha-romi shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian

bravo ferdi.... ne min e pare qe hyri tek shpia e grande fratellos,thash...me mir ky ti marri leket..........:dong:
 
Titulli: Ferdi Berisha-romi shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian

lum ai qe mori leket por nuk me pelqen menyra e tij se si e "perdorte" historin e jetes per te "influencuar" publikun
Dhe pse u rrit ne Itali ate dinakrine di rom e kishte ne gjak :D
 
Titulli: Ferdi Berisha-romi shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian

Fisi i Berishajve jane te zotet , ja ku doli kusheriri i Sales dhe fitoi GF .
Jane ngado dhe dalin perhere fitimtar. Bravo!
 
Titulli: Ferdi Berisha-romi shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian

Me sa kam kuptuar une ai nuk eshte shqiptar por eshte rom/magjyp, madje di se ne Mal te Zi ka shume magjyp qe kane emra dhe mbiemra shqiptar por kjo s'do te thot se jane shqiptar.

Me ka rastisur para 4 vjetesh te njoh ne France ne supermerkatin METRO nje shites qe quhej Afrim nga Mal i Zi (mbiemrin nuk e mbaj mend e kam harruar), i cili me tha se ai dhe familja e tij nuk ishin shqiptar por rom, dhe emrat shqiptar qe mbanin i kane adoptuar gjate periudhes otomane. Arsyen pse e kane bere kete gje parardhesit e tij, as ai vet nuk e dinte!
 
Titulli: Ferdi Berisha-romi shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian

Nuk ka rendesi ne eshte eshte shqiptar apo jo,e rendesishme eshte qe italianet s'jane treguar rracist.
 
Titulli: Ferdi Berisha-romi shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian

Nuk eshte shqiptar ky....Eshte rom i Malit te Zi.
 
Titulli: Ferdi Berisha-romi shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian

Nga njera ane me pelqeu qe fitoi ai sesa Gianluca apo ato dy tjeret , por gjithesesi ketyre reality show e kam per zakon qe si besoj sepse gjithcka drejtohet nga regjisoret :D e banuesit e shtepis sjan tjeter vec se esibizioniste ..
Persa i perket ferdid , disi si kalama dukej ne disa levizje qe bonte e ca thoshte , por fundja dihet qe aty fiton kush ka historin me te dhishme LOL e bon me shum per te qare , se per votat , kush e din se sa pislleqe bohen :
D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top