Fenomeni alarmant në Shqipëri! 4 në 10 gjimnazistë, konsumatorë të kanabisit...

AnGeLiC

VIP
V.I.P
14948792813121.jpg

Droga gjithmonë e më shumë po bëhet një trend për të rinjtë shqiptar kjo pasi edhe studimet tregojnë se ka një dyfishim të numrit të përdoruesve kryesisht adoleshentë 14-15 vjeçar.
Sociologu Zyhdi Dervishi e gjen fajin për këtë shtim të numrit tek mungesa e aktiviteteve kulturore ndërsa thotë se paratë që prindërit u japin fëmijëve për ushqim këta të fundit i përdorin për të blerë drogë.

4 në 10 adoleshentë të klasave të 9 dhe të 10 rezultojnë të jenë përdorues të lëndëve narkotike sipas një studimi të Institutit të shëndetit Publik. Sipas ekspertëve këto konsiderohen shifra alarmante dhe një nga faktorët që ndikon në shtimin e këtij numri është pikërisht mungesa e veprimtarive kulturore që ti zërë kohën adoleshentëve.

Dervishi: Me keqardhje them që përqindja e të rinjve të kësaj grupmoshe që konsumojnë lëndë narkotike është rritur. Me sistemin tonë të arsimit nuk ka veprimtari kulturore artistike që të plotësojë boshllëkun të rinjve. Duke mos qenë të angazhuar të rinjtë shkojnë tek lëndët narkotike.

Sociologu Zyhdi Dervishi e cilëson si tejet të rëndë për shoqërinë varësinë që të rinjtë kriojnë ndaj lëndëve narkotike.

Dervishi: Një nga mekanizmat që keqpërdor më shumë energjitë e të rinjve është edhe orientimi i tyre nga droga. Një pjesë marrin plagë të përkohshme, një pjesë marrin plagë të përhershme.

Sakrifica e prindërve për të mos i ndarë fëmijet ë tyre nga shoqëria duke i dhënë para nëpër duar është edhe një faktorët që ndikon në lehtësinë e gjetjes së lëndës narkotike.

Dervishi: Prindërit shqiptarë bëjnë një jetë të vështirë për t’i dhënë para fëmijëve. Në këto kushte ata kanë ca para nëpër duar. E kanë të vështirë prindërit t’i çojnë me bukë me vete dhe i japin para.

Dervishi thotë se nismat e ndërmarra nga bashkia e Tiranës për të larguar të rinjtë nga rruga e lëndëve narkotike duhet mbështetur pavarësisht bindjeve politike.

Dervishi: Gjithçka që bashkia e Tiranës bën për të rinjtë në favor të largimit të të rinjve nga plagët sociale apo përdorimi i lëndëve narkotike duhet ta përkrahim, pavarësisht bindjeve politike.

Sipas raportit të ISHP pas përdorimit të hashashit vendin e dytë e zë përdorimi i kokainës por për shkak të çmimit të lartë në treg, kjo e fundit nuk ka fituar të njëjtin terren si hashashi./oranews
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top