Cyber_Spartacus
Homo Homini Lupus
Një 12-vjeçar i ka dhënë fund jetës pas një grindjeje banale me shokët dhe të motrën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në Porto Romano të Durrësit. Fëmija 12 vjeç është gjetur i varur në banjën e shtëpisë. Familjarët kanë pësuar një tronditje të fortë kur kanë gjetur 12-vjeçarin pa jetë. I mituri S.Lekndreu ka përdorur një rrip pantallonash për t‘i dhënë fund jetës, ndërsa grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka hedhur dritë mbi dinamikën e vetëvarjes. Kështu, nga hetimet e para rezulton se viktima ka pasur një zënkë me shokët dhe për këtë, e motra, më e madhe në moshë, e ka qortuar. Gjendja shpirtërore dhe emocionale e të miturit duket se është rënduar jo vetëm nga zënia me shokët, por edhe nga reagimi i së motrës. Pas kësaj, ai është shkëputur nga familjarët dhe të gjithë kanë menduar se fëmija po qetësohej. Vetëm pak kohë më pas e kanë gjetur të varur në banjë, ndërsa trupi ka qenë ende i ngrohtë.
Gazeta Shqip
Gazeta Shqip