“Fazllic”, Prokuroria sekuestro pronave në Porto Romano

Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një hap për të sekuestruar një pronë të Damir Fazllic në Shqipëri.

Tiranë-Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një hap për të sekuestruar një pronë të Damir Fazllic në Shqipëri. Pas deklaratave të ashpra, PD-PS dhe dhe porkurori-ministri, çështja fazllic po percepiton me shpjetësi. Prokurorët e Tiranës kanë vendosur t’i bllokojnë atij pronat e blera në Porto Romano, në Durrës, nën akuzën e pastrimit të parave.



Burimet saktësojnë se prokurorët kanë vendosur të bllokojnë tokën në Porto Romano prej disa mijëra metra katrorësh ku do të ndërtohej një park energjitik.

Prona rezulton se është blerë nga nga firma “Croën Acquisitions” në pronësi të serbo-boshnjakut damir Fazllic në gusht të vitit 2007.



Prona e tij u bllokua në hipotekën e qytetit të Durresit dhe me të nuk mund të bëhet asnjë veprim deri në përfundimin e hetimeve. Kjo është prona e parë që i bllokohet Fazllic në Shqipëri dhe njëkohësisht hapi më i madh për hetimin e biznesit të tij në Shqipëri.



Fazllic ka blerë me çmim të lirë pikërisht aty ky qeveria ka vendosur të ngrejë një park energjetik dhe që natyrisht merr një vlerë të madhe monetare në momentin që konkretizohet ky projekt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top