Fatmir Mediu dhe Ylli Pinari, tokë në autostradë?

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Nga Tema
Antena brenda familjes
Një letër e rëndë arriti dje në redaksinë e gazetës. Një dëshmitar na thotë se ka marrë pjesë në një transaksion që ka të bëjë me shitje të një sipërfaqeje prej 40 hektarësh në autostradë në përfitim të Ylli Pinarit dhe të 5 hektarëve në favor të Fatmir Mediut. Toka është blerë me emra të ndryshëm. Dëshmitari ngul këmbë se gjithçka mund të hetohet, nëse fillon e merret në pyetje shitësi i tokës. Tokat janë shitur në të njëjtën kohë dhe gjenden afër njëra-tjetrës. Të shqetësuar për këtë, nisëm hetimet dhe na rezulton se blerja është bërë, në kohën kur Mediu dhe Pinari kishin arritur të siguroheshin që do të punonin së bashku dhe pasi Mediu e kishte siguruar Pinarin se askush nuk do ta shkarkonte. Për ta mbyllur çështjen Fatmiri kishte dërguar te Berisha një amerikan që i kishte folur Berishës në emër të SHBA dhe i kishte thënë që “Ylli Pinari na duhet, se punon për SHBA”. Pas kësaj si shpërblim Pinari ka blerë tokën për vete dhe për Mediun në emër të dikujt tjetër. Operacioni mund të hetohet lehtazi dhe nga prokuroria, nëse verifikohen blerjet prej 40 hektarësh në autostradë.
Kjo kohë rakordon dhe me disa udhëtime misterioze të Mediut në Turqi, ku takohej me Henry Tomey-in, ndërmjetësin e shitjes së fishekëve për Diverolin, me të cilin është takuar vetëm, në Turqi. Pas informacionit, Antena u interesua tek administratori i PD, zoti Flamur, për t’i shpjeguar situatën. I habitur nga shifrat përrallore që thuhet se kanë fituar Mediu dhe Pinari, Flamuri i shkretë u hutua fare.
- I kam thënë atij burrit ta heqë Fatmirin me kohë, po s’më ka dëgjuar, - tha. - I kam thënë, mo ta shoh më aty atë Pinarin, po “jo, - tha, - më kanë thënë amerikanët mbaje.” Ja, ta mbajë tani. Edhe hajdut, edhe spiun, dhe trafikant. Na bëri gjëmën ky Fatmiri, na bëri. Dhe hajde sa gjëra të tjera do dalin thuaj.
Antena u interesua, nëse Flamurit i kishte rënë në sy vendi ku është blerë toka, por ai u tregua i gatshëm ta hetonte.
- Do shikoj se mos është te komuna e Kasharit, - tha, - se po është tek e Domjes, s’kam ça i bëj, se s’kam muhabet me atë të Domjes. Me këtë të Kasharit e zbuloj unë, se e kam dhëndër. Dhe po ta kenë në Paskuqan e zbuloj, po në Domje kam frikë se s’e zbuloj.
- Në Domje më duket se është, - i tha Antena.
- Ah, sa inat. Jam zënë kot me këtë të Domjes. Se unë zihem kot, se m’i ka lënë gjithë punët mua ai burri. Po hajt se e ndreqim. 40 hektarë thoni ju ë? Shumë qenkan mor i shkë...motrën. Na fal për fjalorin, se na u bë shprehi tani. Dhe çfarë legeni ky Fatmiri, bën dhe si i ndershëm. Kur i thoja, pse e ke mbajt Pinarin, thoshte “më thanë amerikanët”. Amerikanët e leshit, i kanë thënë trafikantët. Na mori më qafë, na mori. Po ç’t’i bëj atij burrit unë, se s’më dëgjon, se e di unë ç’do ai.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top