Fan Noli Francezët dhe grekët vodhën ikonat e Voskopojës

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Fjalimi, 7 gusht 1960

Hyrje. Përvjetori 1908 -1958
1. Ilustrime
Nuk është një libër me ilustrime dhe fotografi i llojit të një reviste për jetën, siç e prisnin disa nga djemtë tanë. Ne nuk kemi mundësi të botojmë një libër kaq ambicioz. ثshtë i kufizuar në 147 fotografi të kishave, komiteteve të kishave, Komitetit Ndihmës së Zonjave, koreve, hierarkëve drejtues, priftërinjve të sotëm dhe të shkuar të famullive tona. Këto fotografi na kanë kushtuar gati 1.750$, që do të thotë gjysma e asaj që ka kushtuar i gjithë libri. اmimi mesatar i çdo fotografie është rreth 12 $. Kjo do të na japë idenë se sa kushton sot një libër i ilustruar.
2. Shpenzime
Libri na ka kushtuar gati 3.300 $ për 700 kopje. Nga këto 700 kopje duhet të heqim 150 kopje, që do të shpërndahen si dhurata për reklama. Kështu që na mbeten 550 kopje për shitje. اmimi i shitjes me pakicë është 6 $ copa. اmimi i shitjes me shumicë është 4.80$ për kishat që blejnë më shumë se 5 kopje. Me qenë se kishat do të blejnë më shumë kopje se sa personat e veçantë, çmimi mesatar do të jetë rreth 5.40$. Po të supozojmë se do t’i shesim të 550 kopjet për 5.40$ do të mbledhim gjithsej 2.970$. Kjo do të thotë 320 $ më pak se sa kemi shpenzuar para të thata nga thesari. Thashë pare të thata, sepse përpiluesi i librit nuk kërkoi asnjë qindarkë për punën e tij. Dhe më besoni, ajo ishte punë shumë e vështirë. Atij iu deshën gati dy vjet të gërmonte gjithë materialin e duhur për librin. Ata që kanë botuar libra të bazuar në punë kërkimore më kuptojnë. Për këtë do t’ju them më shumë në fund të predikimit tim.
3. Histori
Libri i përvjetorit tregon në vija të përgjithshme historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai përbën përmbledhjen më të plotë që është shkruar ndonjëherë për këtë çështje. Informacioni është i kohës dhe nuk mund ta gjeni në asnjë libër tjetër.
4. Biografi
Për shumicën e shqiptarëve ose joshqiptarëve të interesuar rreth këtij subjekti, protagonistë të tillë të mëdhenj të Rilindjes së Kishës Shqiptare, si mitropolit Platoni, mitropolit Kristofor Kissi, peshkop Agathangel Chamche, kryeprifti Alexander Jacob Grigorieff, kryeprifti Vasil Marko dhe së fundi, por jo i fundmi, kryeprifti Alexander Hotovitzky, janë emra të njohur.
Në këtë libër ju mund të gjeni fotografitë e tyre, biografitë e tyre dhe kontributin e paçmuar për kishën tonë. Këtë nuk mund ta gjeni në asnjë libër tjetër.
5. Famullitë
Në këtë libër do të gjeni historinë e famullive të ndryshme të dioqezës, fotografi të kishave të tyre, priftërinjve, drejtuesve të kureve dhe të fëmijëve të shkollës së të dielës. Dhe do të krijoni një ide të përgjithshme se sa shumë kanë punuar të gjithë ata për të ndërtuar famullitë e tyre përkatëse. Këto histori nuk mund t’i gjeni në asnjë libër tjetër.
6. Fotografi të rralla
Në këtë libër do të gjeni disa fotografi të rralla me rëndësi shumë të madhe historike.
P.N.Luarasi, themeluesi i të parës shoqëri patriotike shqiptare në Shtetet e Bashkuara, në Jamestown, N,Y. më 1905.
Themeluesit e shkollës Normale të Elbasanit, 1909, Themeluesit e Vatrës, 1912.
Hierarkët e Sinodit të Për Ortodoks të Shqipërisë, 1923.
Vissarion Xhuvani, 1920.
Për secilën nga këto foto mund të shkruani një vëllim. Një koleksion fotografish kaq të rralla nuk mund ta gjeni në asnjë libër tjetër.
7. Pojani
Në këtë libër do të gjeni një fotografi të Manastirit të Shën Mërisë në Pojan, ndërtuar në shek, XIV. Praktikisht të gjitha monumentet e rëndësishme në qytetet më të mëdha të Shqipërisë u shkatërruar dhe u kthyen në gërmadha nga pushtuesit e ndryshëm. Ato që kanë arritur deri tek ne janë ato që ndodhen në fshatrat e vegjël larg rrugës, të cilat asnjë pushtues nuk guxoi t’i trazonte. Një nga këto monumente është Manastiri i Shën Mërisë në Pojan, një kryevepër e arkitekturës bizantine.
Dy monumente të tjera të të njëjtit tip janë Kisha e Shën Premtes në Valësh dhe Kisha e Shën Nikollës në Shelqz, që të dyja në zonën e Shpatit, ku ndodhen edhe kryeveprat e At Onufrit, një piktor i madh shqiptar i ikonave në shek 16.
Një monument tjetër i madh i Bizantit është Kisha e Shën Nikollës në Voskopojë, kisha e një mijë ikonave, nga dy vëllezërit Athanas Zografi dhe Kostandin Zografi, që të dy nga Korça, që lulëzuan nga viti 1720 deri më 1764. Fotografitë e kishave të Shpatit dhe Voskopojës nuk gjenden në këtë libër. I përmenda sepse, kur isha metropolit në Durrës, Shpati me ato dy kisha të famshme i takonte dioqezës sime. Akoma më shumë, në një nga udhëtimet e mia unë vizitova Voskopojën dhe Kishën e saj të famshme të një mijë ikonave. Voskopoja mu duk si një qytet mes mbeturina antike rrethuar me zhavorr dhe disa kasolle të varfra, ku jetonin ata pak banorë që qëndronin aty, sepse nuk kishin vend tjetër ku të shkonin. Në shekullin e 18-të kishte qenë një nga qytetet më të lulëzuara të artit dhe kulturës. Voskopoja kishte 40 kisha. U shkatërruan nga bejlerët fqinjë. Por ata plaçkitën vetëm dyqanet. Kishat nuk i prekën, ndoshta sepse disa prej tyre ishin gjysmë të krishterë dhe që të gjithë, edhe pse myslimanë, nuk mund të mendonin të kryenin një sakrilegj. Katastrofa e plotë e qytetit ndodhi kur erdhën francezët ne Luftën e Parë Botërore dhe grekët në Luftën e Dytë. Ata morën me vete të gjitha ikonat që mund të shkuleshin duke përfshirë edhe ikonat e altarit, të cilat ishin kryevepra të gdhendjes në dru. Ato kryevepra mund t’i shihni sot në muzeumet e Parisit dhe Athinës. Për fat, pikturat e vëllezërve të mëdhenj ishin mbi mur dhe nuk mund të lëvizeshin. Ato janë akoma atje. Unë i pashë më 1923. Pikturat në mur ilustronin Revolucionin e Apokalipsit, libri i fundit i Dhiatës së Re. Aty do të shihni katër kalorësit e apokalipsit, engjëjt që zbrazin vazot e zemërimit hyjnor mbi tokë, dragoi që ndjek gruan e gjorë me fëmijën, përbindëshat e apokalipsit, ardhjen e Mesias bashkë me engjëjt nga retë dhe Jeruzalemin qiellor duke zbritur mbi tokë. ثshtë një spektakël vigan që të ngre shpirtin peshë, të cilin gjithkush që shkon në Shqipëri duhet ta shohë.
I përmenda këto kryevepra për një arsye të veçantë. Shumë pak nga njerëzit tanë mendojnë se shqiptarët kurrë nuk kanë ndërtuar diçka në art. Gjithkush e sheh Shqipërinë si një vend që ka nxjerrë vetëm luftëtarë të mëdhenj, vringëllues shpatash, fermerë, lopçarë dhe aspak art. Do ta ndërroni mendimin kur të shihni peizazhin e gjithë Shqipërisë zbukuruar nga kishat me arkitekturë bizantine dhe romane dhe muret e tyre zbukuruar me afreske dhe kryevepra të pikturës.
Në fakt, gjatë pushtimit turk, shqiptarët ishin të famshëm në gjithë perandorinë si mjeshtra ndërtimi dhe arkitektë. Në shumë raste këta mjeshtra ndërtimi thirreshin nga sulltanët e Turqisë për të ndërtuar xhami dhe objekte të tjera në Kostandinopojë dhe qytete të tjerë të mëdhenj të perandorisë Osmane.
Kjo është arsyeja që vura fotografinë e manastirit të Pojanit në libër.
Përmbledhje
Ju thashë më parë që përpiluesi i këtij libri nuk mori asnjë qindarkë për punën e tij. Tani dua të bëj një korrigjim. Ky është një nga librat më të rëndësishëm që është botuar ndonjëherë nga Kisha jonë, ose më i rëndësishmi. Dhe kënaqësia morale që pata nga hartimi i gjithë këtij materiali vlen më shumë se milionat. Nëse doni të bindeni vetë, blijeni dhe lexojeni. Do të përfitoni diçka prej tij. Ky është vërtet një libër për lavdinë e Kishës Ortodokse Shqiptare, themeluesin e saj të madh, Shën Palin, Apostullin e xhentilëve, zotin dhe shpëtimtarin tonë Jezu Krishtin. Amen!


G.Shqiptare
 

Attachments

  • Voskopoja.jpg
    Voskopoja.jpg
    31.4 KB · Shikime: 17
Francezeve ja ka lene trashegimi Napoleni hajdutllikun:D
Per greket, NO KOMENT se jam e njeanshme!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top