Epika Heroike Shqiptare

Bilderberg

Anëtar i ri
muji_halili.jpg

Tri Eposet e Malcorit Nik Leshai (pikturë prej Ismail Luanit)


Epika I – Rezistanca ndaj Identitetit Anadollakët
Epika Shqiptare âsht nji fenomen ekskluziv i Malcisë (7 Maleve). Siç shkruen At Zef Pllumi në librin e tij "Histori Kurr e Shkrueme", epika âsht levrue edhe në zonat në jug të Malcisë, por vetëm për induktim. Për shumë shekuj Epika ishte treguese e nji perpjekje "epike" per vet-identifikim. Në kushtet e sundimit turk, malcorët u patën gjetë në dilemë, 1) me adaptue folklorin turko-afganistanez (çiftelinë dhe sharginë) apo 2) me vazhdue traditën, ndoshta mijëvjeçare, të Ballkanit. Heqja dorë nga Epika dhe utilizimi i muzikës turko-arabe, siç pat bâ pjesa mâ e mâdhe e Gegnisë, do të kishte sjedhe vdekjen e shpirtit shqiptar sepse siç thotë Hans-Georg Gadamar, arti âsht feja e popullit.
Pa epikën, ne shqiptarët mbetemi vetëm me çiftelinë, sharginë, muzikën turke, dhe të dashurën tallava. Secila me turko-arabe se tjetra.
Kângët e Kalorësve Shqiptarë ishin nji nga mënyrat e rezistencës ndaj përpjekjeve turke me shkimë identitetin tonë. Duke e lidhë të kaluemen tonë me kohën para-otomane, epika i jepte thellsi rezistencës, egzistencës, dhe identitetit të malcorëve dhe mbante përtej territorit malcor influencën kulturore turke. Epika bânte kuptimplote luftën e Malcorit me mbijetue ne nji shoqni orientale të imponueme prej anadollakëve në Ballkan.
Nuk ishte rastsi që epika pat qenë, gjithashtu, nji tipar i sllavëve të jugut, të cilët e paten refuzue pushtimin turk totalisht–dmth ata patën ruajtë jo vetëm gjuhën si ne shqiptarët, por edhe fenë, kulturën, e ligjin, dhe historinë e tyne.
Epika II – Postkolonializmi dhe Djemtë e Babës Mbret
Haxhi Qamili nuk ishte i vetmi djalë besnik i Babës Mbret. Jo shumë pas ngritjes së flamurit në Deçiq, 2,000 militarista muslimanë nga Shkodra patën sulmue Malcinë nën pretekstin se Kaurrët (Malcorët) kishin vendosë me pushtue Shkodrën. Ky sulm pat dalë për të zezë të vetë fandamentalistëve Shkodranë. Historia e kalon ketë incident të turpshëm si diçka të vogël, të parândsishme, si nji incident të izoluem. Por fillë pas tyne, fandamentalistët e Shijakut, Durrësit, dhe zonave të tjera të Gegnisë Jugore patën sulmue Ded Cokun dhe Lekët ne Shijak. Mbasqë ngriti fjamurin shqiptar në Lezhë, tue pasë bâ marrveshje me Pashën e Shkodrës, Deda me Lekët e tij u pat nisë për në Durrës me qellim me ngritë flamurin edhe atje. Toptanët, të cilët deri në Shijak, ishin bashkë me Lekët, ashtu si Mirditasit dhe Kurbinasit, kërkuen leje me u largue per pak kohë. Nuk vonuen shumë dhe u kthyen me nji ushtri fandamentaliste te cilët kishin vendosë me vra kaurrit per hir të babës mbret. Torollakët nuk e dinin se vetë baba mbret (Pasha i Shkodrës) i kishte transferue garnizonet turke prej Durrësit në Berat vetë me i hapë rrugë Dedës me ngritë flamurin shqiptarë ne Durrës. Pasha turk preferonte mâ mirë nji Shqipni me nji pakicë kristiane sesa nji Shqipni të coptueme prej grekve e sllavëve, të cilët mund të kishin për qëllim shpërnguljen e të gjithë shqiptarve musliman në Turqi.
Epika III – Kryengritja e Parë Anti-Komuniste në Botë
Prek Cali e Llesh Marashi patën fillue kryengritjen e parë anti-komuniste në botë. Por koha kishte ndryshue. Lufta nuk bâhej mâ nga njerzit, por nga maqinat. Malcorët nuk kishin ndihme nga të huajt as nga shqiptarët. Komunistët ishin të ndihmuem prej rusve, anglezve, dhe amerikanve, dhe spijunve shqiptarë. Në kët luftë malcorët u gjetën të vetëm kundër komunistëve sllavo-shqiptarë njisoj si në vitin 1911 kunder turqve. Stalinka dergoi nji ushtri të ndihmuar me teknologji, strategji e personel sllav , të cilt e patën dhunue Malcinë mâ shum sesa janiçierët e Anadollit . .
Epika në vargje âsht vetëm nji aspekt i Epikës së Malcorit. Vetë jeta e malcorit âsht epike sepse malcori ka shekuj që lufton me ruajtë identitetin e tije nga trysnitë sllave, turke, sllave prapë komuniste, komercialiste...
 
Redaktimi i fundit:
Bjeshkët_e_Namuna.jpg
Legjenda e Bjeshkve të Nâmuna

Marin Sirdâni

Vargjet e maleve të Kelmendit, puth quhen Bjeshkët e Namuna, thonë se e mueren at emen pse motit të jetës i kishte pasë namun Zana per nji faj të randë puth kishte pasë ba nji i parë i t'yne. Ato male, tash të thepisuna e të zveshuna, ishin kenë parandej plym me aha e me brej, me kullosa të mira e kroje me shumicë, e Zot'ynë i kishte pasë begatë edhe me gjithfarë lulesh e me shpend e zogj. Me fjalë tjera, u gjindte në to gjithshka muejte me dishrue zemra e nji malsorit në shpinë të ksaj toke. Në dy rapsodi puth kemi diktue mbi ket kallxim, e puth po i botojm këtu ngjitas, faji per të cilin kjenë namë ato bjeshkë prej zanet, nuk asht i njinjishem. E para asht mbas gojdhanës së fisit të Kelmendit, e dyta si këndohet me lahutë në Ljar.
Mbas gojdhanës së fisit të Kelmendit
Motit të jetës nji banuer i atyne bjeshkve kishte pasë jetue me të shoqen per dhetë vjet i rrethuem prej të gjitha të mirave n'at farë bjeshket, por s'kishte pasë fmi me te. Si i kishin pasë mbushë të dhetë vjetat u kishte pasë falë Zot'ynë nji vajzë. Burri qse e kishte diktue të shoqen shtatzanë ishte ba shend e verë me shpresë se per së shpejti po baheshin me trashigimw. Por, bjerrë at shpresë tuj pasë le vajzë, u trazue aq, sa mori foshnjen, e n'at hujin e vet, t'a perplasi per nji shkrep e e bani mos me pasë shka me pa në te. E shoqja, porsa pau mizonn e të sho'it, briti në kupë të qiellës, e thirri Zot, Orë e Zanë, të ndeshkojshin at të pashpirt. Ta ndiemen zana at brimë, u lshoj namen atyne bjeshkve, e aha e brej u thanë, krojet u humbaten, e bukurija e atij.
Kur i a perspjeten te konaku, u del para e ama e meiherë i pvetë per Gjonin, e marrë vesht se e kishte vra i vllau, Pjetri, qiti e i lshoj ma të mëdhat namë. Pjetri atëherë në disprim e siper, merr e vret vedin në shkallë të çardakut, shi para s'amës. Nanë shkreta e mbetne pa të dy djelmt: "Shporru mejet", i thotë me disprim nuses së re "se ti kje shkaktarja e këtij mjerimit". Ajo i gjegjet se nuk ishte kenë nuse me gzue kend por ishte Zana e malit me shitue, e me aty u shduk vendi u shduk tuj u ba rreshpe e thatë, kështuqi atij shpirtziut i u deslit me kalue nji pleqni shum të keqe e me dishrue deri ujë e dru.
Rapsodija puth këndohet në Ljar:
Nji grue e vejë rriti me lypa dy jetima. Rritë këta e ba burra, perbejn t'amen t'u kallzojnë se çë zanatë kishte pasë i jati i tyne. Ajo u diftoj se aj e kishte pasë tikë shpin tuj u dhanë mbas gj oj et, e se në mal tue gjue kishte pasë mbytë vedin. I perben prandej në Zotin e në gji puth kishin pi mos t'a ndiqshin at zanatë.
Por djelmt s'u vun vesht beve të s'amës, e blen langoj, zagarë e armë e t'u dhanë mbas gjojet, e me at zanatë vun edhe nji farë pasunijet. Nji ditë prej ditësh u ran bjeshkve kryq e terthuer, por s'ndeshen kurrnji shpend. Lodhë e kputë nalen me pushue buzë njaj kroni, e në disprim marrin e truejn ato bjeshkë. Kur qe, po ndiejn nji za të hodhë grueje puth po u lshojte namen atyne bjeshkve, ke s'kishte kalue andej pari kurrnji shtegtar, as çoban, as gjuetar me e pshtue prej nji plakut me të cilin i ishte merzitë jeta.
Kundrojn djelmoçat kah po vite aj za e shotin buzë njaj shpedhe nji plak me nji grue të re. Ta pamen, pa tjeter sjedhin armët e qesin në te, e plak shkreta bjen pikë gjallë. Turren atëherë e marrin me vedi nuset e re, e drejtue kahë shpija, marrin e e pvesin, sa me e sprovue, se të cilin po dojte me marrë per burr. Ajo u gjegjë se nuk ishte asnjani me u perbuzë, megjithkëta sa per dukë e hieshi, do të merrte vllan e vogel, Gjonin; por per trimnf e bujari kishte per të marrë Pjetrin, vllan e madh.
Vllaut të madh nuk i shkuen per shtat fjalët e asaj grue e e xuni vedin si të poshtnuem, e prandej u suedh e vrau të vllan.

Te lumt na per të Madhin Zot,
puth s'jemi kenë e Zoti na ka dhanë.
Ka falë djeIl, hyj e hanë,
Ka falë nier, orë e zanë,
Ka falë peshq, shpez e gjanë,
Ka falë fusha, kodra e male,
Ka falë ceme,4 kroje e zalle,
Male me landë, fusha me bar,
Me i gzue të tana nieri i mbarë.
Ki' pasë kenë nji burrë e 'i grue,
Dhetë vjet bashkë besa kishin jetue,
S'ki'n pasë fmi besa me i gzue.
Gja e madh Zoti u k'i, pasë dhanë:
Bjeshkë me lule te lulzue,
Bjeshkë me gurra me u freskue,
Bjeshkë me aha me mrizue,
Bjeshkë me shpez per me gjue.
Kur ki'n mbushë besa dhetë vjet,
U kish' pasë falë Zot'ynë nji vajzë.
Burri fort besa na ish' idhnue,
Me mbytë vajzen besa ka mendue.
Si mendoj besa edhe bani:
Per nji' shkrep besa e ka perplasë,
Tuj namë vedin e gjithshka ki' pasë.
Kuku! briti mori e zeza nanë,
Gur e dru besa me e pasë randë.
Thirri Zot, thirri orë e zanë,
Me i a lshue nierit nji të fortë namë,
puth ki' ba shka s'kishte ba insanë.
Zana e malit atëherë shka ka thanë?
Mal mbë mal besa ka lshue za'n,
Me ndie djelli, besa me ndie hanë:
"Ju, moj bjeshkë, bjeshkë mos u thaçin,
Bre e aha në ju me sod u thaj shin,
Edhe ma kurr mos u pertrijshin.
Në ju ma kroje mos bunojshin,
E shka jan-o krejt humbojshin,
Zogjt e malit në ju mos këndojshiri,
Kumonë gj aj et mos tingllojshin.
Mos u gjetët ma ujë me u freskue,
Mos u gjetët-o hie me mrizue.
Kudo shkoj sh, o fatzi, e kudo vosh,
Deri dru e ujë dishrosh".

"Amanet ti, o nanë e jonë,
Po të perbejm per të Lumin Zo'në,
puth ti të drejten me na e kallxue
اfarë zanatit baba ka tregue".
"Aj ka pasë, bir-o, zanatë të ligë,
Aj konakun, bir-o, e ka fikë,
Vehten në mal, bir-o, e ka vra,
E kurrkush, bir-o, s'e ka pa.
Por, pashë Zotin, bij, puth u ka falë,
E pashë gjijt, bij, puth kini pi,
N'at zanatë, bij, mos me hij".
Djelmt nanen besa s'e ndigjuen,
Ne pazar të djelen shkuen.
Kur kan ra te djelen në pazar,
Blen langoj e blen zagarë,
Blen pushkët xheverdare,
E i a nisen malit per me gjue.
Aman Zot! Zoti kjofët levdue,
Sa shum shpezt djelmt kanë gjue;
I kanë gjue edhe i kanë vra
E zenjina djelmt na janë ba.
KUr kanë dalë në nji bjeshkë të naltë,
Bjeshkë të naltë e besa mbushë me mjaltë,
Kurrkund shpez nen qiell s'u pa
Edhe djelmt fort na janë vra,
Fort janë vra e keq janë idhnue,
E janë ulë djelmt me pushue,
Me pushue te nji krue
E kanë qitë e bjeshken e kanë true:
"O ju bjeshk-o bjeshkë mos u thaçin,
Landët e njoma në ju u thashin,
Kurr mos dijt-o djelli me ague,
Si s'u gjet kund nji shpez me u gjue?"
Rriti nana dy jetima,
Gjith me copa e me grima,
I ka rritë e i ka ba trima.
Djelmt trima si janë ba,
Kanë marrë fjalen nanen po e pvesin:
Porsa dje1li pat prendue.
Nji za të hodhë djelmt kanë ndigjue.
Nji za të hodhë e besa si kumonë;
puth ka qitë edhe aj bjeshkë i ka name:
"O ju bjeshkë-o bjeshkë mos u thaçin,
Landët e njoma në ju u thashin.
Kurr mos dalt-o në ju bjeshë bari:
Si s'u gjet nji çoban tuj mballue,
Si s'u gjet nji shtegtar tuj udhtue,
Si s'u gjet nji gjuetar tuj gjue,
Me vra plakun e me pshtue mue!"
Kanë sjedhë sy t djelmt e kan shikjue,
Rranxë nji shpedhe pan nji plak me 'i grue,
Kanë sjedhë pushkët djelmt e kanë gjue,
Dekun në tokë lanë plakun pushue.
E kan marr-o nusen me vedi.
Rrugës tuj shkue tuj kuvendue,
Dojshin nusen me e sprovue:
"Amanet, o ti nusja e re,
Të cilin bUrr ti po merr nder ne?"
"Besa, djelm-o s'dij shka me u thanë:
Un per vedi nuk e shajë asnjanë.
Sa per dukë, sa per hieshi,
Marr ma të njomin zanë vIla".
Aj ma i njomi kish' kenë Gjoni.
"Per bujar e per trimni,
Marr ma të vjetrin zanë vIla".
Aj ma i vjetri kish' kenë Pjetri.
Pjetri keq besa n'a asht idhnue,
Me vra vIlan besa ka mendue.
Si mendoj besa edhe punoj.
Asht avitë djali ne konak,
Ka dalë nana e tij në çardak:
"Oj ti Pjeter, djali i em,
E po Gjonin, bir-o, ku e kemi?"
"Gjonin në mal, nan-o e kam martue,
Sorrat krushq, nan-o i a kam çue,
Nen hie t'ahit, nan-o asht pushue,
Nji rizë ftyrës, nan-o i a kam lshue,
Do fir të njomë, nan-o i a kam shtrue".
Kur ndien lajmin besa e shkreta nanë,
I u dridh toka per nen kambë,
Edhe Pjetrin besa fort e ka namë:
"Dalsh i Zi,6 o Pjeter djali i em,
Ti hukatsh porsi qyqja në gem,
Kurrkund në botë mos gjetsh derman,
Si e vrave Gjonin, vIlan t'and?"
Pjetri keq besa asht idhnue,
Ka sjedhë pushken e vehten ka gjue,
Në shkallë të çardakut besa asht rrxue,
E shka briti e zeza nanë,
Sa e ndieu dje1li besa edhe hanë;
Gur e drU besa sa i çuditi:
"Largo mejet - tha - ti nuse e re,
Ty mos të lasht-o dheu per mbij dhe,
Si m'i bore të dy djelmt si zana!"
"P'a ndigjo, ti mori mjerë nana:
SJam kenë nuse ty me të gazmue,
Jam kenë Zana e malit me zanue".
 
EPIKA HEROIKE SHQIPTARE SI PERMENDORE MADHESHTORE E KULTURES SE GJUHES

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Gjuha e epikës heroike shqiptare, ashtu si përgjithësisht krijimtaria gojore poetike e Veriut, përbën një trashëgimi të vyer po edhe të pastudiuar sa e si duhet nga gjuhësia dhe folkloristika shqiptare.

Prej kohësh, ndoshta që kur isha i vogël dhe sprovoja të imitoja disa nga këngëtarët e lahutarët e krahinës sonë të Malësisë së Madhe, më kanë mbetur në mendje jo vetëm qindra e mijëra vargje të këngëve të Mujit e të Halilit, të Plakut Qefanak e të Zukut Bajraktar, po edhe përshtypja e madhe që kishin në mbarë njerëzit këngët dhe vargjet e kreshnikëve. Mbaj mend se, jo vetëm burrat ishin të dhënë pas eposit dhe prisnin me shumë gëzim rastet e festave e të tubimeve të mëdha popullore për të dëgjuar këngët e moçme në interpretimin mjeshtëror të lahutarëve vendas apo të atyre që vinin nga Shala e që ia thoshin më shumë se kushdo tjetër si lahutës ashtu edhe fjalëve të eposit, po edhe gratë, sidomos ato të moshuarat. Tashmë jam i bindur se edhe gjuha e epikës heroike shqiptare duhet kundruar, studiuar e vlerësuar jo vetëm si një pjesë e shprehjes dhe e formësimit artistik të eposit, por edhe si mishërim i dashurisë së shqiptarit për të bukurën, për vlerat e vërteta artistike dhe për marrëdhëniet e ndërsjella të gjuhës me kulturën në planin kombëtar shqiptar, po edhe më gjerë, duke përfshirë edhe shkëmbimet kulturore e huazimet gjuhësore e artistike të natyrshme e të pamungueshme, në një trevë aq të shkëmbyeshme e të gjallë si ajo ballkanike. Natyrisht, duke qenë se çështjet që i përkasin gjuhës së epikës heroike shqiptare janë të ndërlidhura me një qerthull problemesh të karakterit letraro-artistik, po edhe mirëfilli historiko-shoqëror, gjeografiko-ekonomik e kulturor, nuk mund të mëtojmë të ndalemi në gjithçka që nden një kundrim i plotë, çka do të kërkonte një disertacion të tërë; prandaj do të përqendrohemi në disa nga pikat më interesante e pikërisht:

ا'përfaqësojnë këngët e kreshnikëve në kuadrin e poezisë popullore shqiptare e përgjithësisht në kulturën e popullit shqiptar?
Cila është treva e shtrirjes së eposit dhe ç'mund të thuhet për djepin e lashtë të tij? Marrëdhëniet e ndërsjella me eposin e vendeve fqinje, sidomos me eposin malazez, si pikëtakime e ndërndikime të natyrshme të kulturave të popujve fqinjë e që, ndonëse të ndryshëm për nga përkatësia etnike e lashtësia në viset e tyre të sotmet (shqiptarët, si vijues të pandërmjetshëm të ilirëve në trojet e veta ballkanike, kurse sllavët të ardhur shumë më vonë se ata në Ballkan, por gjithsesi në një fqinjësi tashmë më se një mijë e treqindvjeçare me iliro-shqiptarët), që, sidoqoftë, duke bashkëjetuar pranë njëri-tjetrit, nuk mund edhe të mos ndikoheshin ndërsjelltazi, duke u përngjasuar deri edhe në tematikë e në emrat e heronjve kreshnikë, paçka se të dyja palët, në daç ajo malazeze, në daç pala shqiptare, e kanë bërë zakon të deklarohen kundër një përngjasimi të tillë dhe secila thotë se pala e vet është "burimore dhe më e lashtë" e se tjetra "ka vjedhur e kopjuar" prej saj. Kjo le të mbetet për t'u zhdavaritur më mirë e më hollë sidomos nga specialistët e folklorit.
Lahuta dhe eposi si binjakë të një arti të hershëm e të një kulture të lashtë mbarëpopullore në Shqipërinë e Veriut.
Tematika e eposit, personazhet kryesore dhe lidhjet ndërmjet tyre. اështje të antroponimisë së eposit.
Roli edukativ i eposit dhe vlerat e tij si model i ligjërimit po edhe i sjelljes (komportimit) burrërore. "Auditori" i eposit dhe proceset e evoluimit të formave të shprehjes së tij.
Disa vlerësime e arritje tonat rreth gjuhës së eposit si përmendore madhështore e kulturës së gjuhës. Rreth "niç-it" epik si tregues i plotvlershëm i pushtetit dhe i peshës shumë të madhe shpirtërore të eposit të kreshnikëve në zemrën e malësorëve dhe, së andejmi, edhe në figurshmërinë dhe bukurinë e gjuhës së tyre.
Natyrisht, për të mos përsëritur gjërat tashmë të ditura nga sa është shkruar në botimet më të reja, në rreshtat që ndjekin, do të përqendrohemi vetëm në çështjet më kryesore e duke bërë një farë zgjedhjeje: d.m.th., duke parapëlqyer ato që mbeten për t'u thelluar apo edhe të diskutueshme.

1. Epika popullore është një gjini e poezisë popullore që ka si veçori rrëfimin dhe që përmbledh: epikën legjendare dhe epikën historike. Në epikën legjendare përfshihen këngë që bëjnë fjalë për bëma, rite, doke e marrëdhënie shoqërore të hershme; aty zenë vend të gjerë trimëritë dhe bëmat zullumqare të kreshnikëve, si Muji e Halili, Gjergj Elez Alija, Omeri i Mujit, Plaku Qefanak, etj. Këto këngë shquhen për një stilizim të gjerë epik, për realizimin e tyre sipas modeleve artistike të moçme dhe me një pleksje të mahnitshme të reales dhe të joreales, të fakteve dhe të imagjinatës.
Këngët e kreshnikëve, pa dyshim, përfaqësojnë pjesën më të bukur dhe më interesante të poezi-së popullore shqiptare. Si të tilla, ato kanë tërhequr prej kohësh edhe interesimin e studiuesve të huaj: të folkloristëve po edhe të gjuhëtarëve. Përmendim, ndër të tjerë, albanologun e shquar aust-riak Maksimilian Lamberc, i cili në studimin e tij shumë interesant "Epika popullore e shqiptarëve", (1958) ka dhënë, për herë të parë, disa vlerësime dhe mendime shumë të vlefshme rreth madhështisë dhe bukurisë së eposit shqiptar, si dhe bëri (me aq sa mund të bëhej në atë kohë) të parën sprovë për një studim e vlerësim kompleks të eposit shqiptar duke përfillur gjerë edhe vlerat e tiparet gjuhësore të kësaj gjinie epike. Këngët e kreshnikëve janë krijimet më të gjata të poezisë popullore shqiptare. Ato mund të arrijnë deri në disa qindra vargje, kryesisht dhjetërrokëshe, po edhe me përmasa të tjera. Vargjet janë të bardha, por me kadenca ritmike e aliteracione të zhdërvjellëta, që pasqyrojnë edhe natyrën fonike të gjuhës shqipe, posaçërisht të dialektit të gegërishtes veriperëndimore. Në mënyrë të veçantë aty janë me interes dy faktorë: a) gjatësia e zanoreve të theksuara, ndonjëherë edhe e të patheksuarave, si një tipar fonologjik vetëm i gegërishtes dhe i ndonjë së folmeje skajore a anësore të toskërishtes (si labërishtja dhe ndonjë nga të folmet e diasporës arbëreshe të Italisë e të Greqisë); b) zgjatimi i zanoreve për arsye stili, bashkë me disa ndërrime e kalime fonetike në gjuhën e këngëve, që kryhen thjesht për arsye muzikaliteti e kumbueshmërie më të lartë. Për këto kemi shkruar, së pari, në artikullin tonë "Rreth disa veçorive të gjuhës së këngëve popullore", porse, edhe para nesh, problemin e kishin prekur Eqrem اabej në studimin "Për gjenezën e literaturës shqipe" (1939) e sidomos M. Lamberci në studimin që cituam më lart. Për këngët popullore të Shqipërisë së Jugut, një përpjekje të parë ka bërë edhe V. Fidleri në artikullin "Disa çështje të metrikës së këngëve popullore çame"(1965). Tashti së fundi, në librin "Dialektologjia", në pjesën e parë hyrëse, kemi shtuar edhe një syth të gjerë kushtuar marrëdhënieve të dialektologjisë me folklorin dhe etnografinë, ku, për herë të parë, kemi trajtuar disa nga çështjet më kryesore rreth vlerave të folklorit për studimet dialektologjike dhe përgjithësisht gjuhësore. Më gjerë, disa aspekte të gjuhës së eposit të kreshnikëve janë trajtuar në Simpoziumin e vitit 1983 në Tiranë, ku pati edhe sprova interesante për disa aspekte të veçanta të gjuhës së eposit shqiptar, si për toponiminë dhe antroponiminë, për pasurinë dhe bukurinë e shprehjes etj. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar onomastikës së eposit shqiptar studiuesi kosovar Demush Shala, sidomos në studimin e tij me titull "Onomastika në këngët kreshnike shqiptare".
2. Nga kërkimet e bëra deri më sot rezulton se këngët epike të ciklit të kreshnikëve i gjejmë në Shqipërinë Veriore, kryesisht në trevat mbi lumin Drin, në këtë shtrirje: Malësia e Madhe (Hot, Kelmend, Grudë, Triesh, Kastrat, Shkrel), Kraja, Rranxat e Mbishkodrës, Dukagjini, Postrripa, Shllaku, Nikaj-Mërturi, Malësia e Gjakovës (Krasniq, Gash, Bytyç, Berishë), Kosova. Kjo është vatra kryesore apo treva e mirëfilltë e ciklit të kreshnikëve, po përhapja e tij është edhe më e gjerë; ajo kalon edhe poshtë Drinit, si në Pukë, Kukës, Dibër e Mat, deri në disa fshatra të Shqipërisë së Mesme.
3. Karakteristikë themelore e eposit shqiptar është shoqërimi me lahutë, vegël që, sipas etnomuzikologëve shqiptarë e të huaj, është nga më të lashtat dhe "përfaqëson arkeotipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian".
Lahuta, në dialektin e Malësisë së Madhe, sidomos në anët perëndimore të tij, shqiptohet edhe lavd-a : mej ra lavds. Në anët verilindore shqiptohet lahut-a. Kjo vegël bashkë me këngët që shoqëron, ka luajtur rol të rëndësishëm etik, po edhe është kthyer në simbol etnik. Malësorët tanë e kanë vështruar lahutën si objekt kulti, prandaj edhe e kishte çdo shtëpi. Shtëpia pa lahutë quhej shpi e lânun "shtëpi e lënë". Mbi lahutë (kryesisht në kokë, po edhe në bishtin e saj) malësorët gdhendnin figura mitologjike që lidhen me besime popullore të ndryshme, si: gjarpër, kokë dhie, përkrenarja e Gjergj Kastriotit etj. Gdhendja e kokës së dhisë lidhet me besime të hershme popullore. Në këngët e kreshnikëve bëmat e heronjve kushtëzohen nga prania e figurave të besimit popullor, nga forca magjike e zanave dhe e orëve, të cilat i pajisin heronjtë me fuqi të mbinatyrshme. Në një nga këngët e kreshnikëve flitet për dhitë e egra të Zanave, që rrinë në Lugje të Verdha e i kanë brirët prej floriri; ato simbolizojnë fuqinë e zanave. Në ndonjë këngë këndohet për djalin gjarpër, kurse në shumë këngë gjarpri del nga gjoksi i kundërshtarëve të Mujit e të Halilit kur vriten, si p.sh. nga barku i Behurit, i Gjurit Harambash; nga barku i Bajlozit të Zi që vret Gjergj Elez Alija etj.
Lahuta shqiptare, në dallim nga guslla e sllavëve, është vegël popullore masive e njerëzve të thjeshtë, e këngëtarëve joprofesionistë. Guslla është vegël profesioniste e këngëtarëve që paguhen për këtë mjeshtëri. Me lahutë shoqërohen këngët epike, midis të cilave shquhen ato të Mujit e të Halilit. Lahuta dhe kënga shkrihen në një të vetme. Nuk mbahet mend që në malësitë tona lahuta të jetë përdorur veçmas. Ajo vetëm shoqëron këngët duke spikatur dy momente:

Hyrjen apo introduksionin e këngës, si dhe interludet midis rreshtave muzikorë.
Kur shoqëron këngëtarin gjatë interpretimit të tij. Gjatë shoqërimit të këngës (fjalëve) lahuta ka një kufizim të ndjeshëm të funksioneve të saj, me që, në këtë rast, vëmendja përqendrohet kryesisht në një ligjërim sa më të bukur.


4. Eposi i kreshnikëve është një pasuri që duhet njohur e studiuar në shumë aspekte: në aspektin e përmbajtjes, në aspektin etnografik e etnologjik, në aspektin historik e gjeografik dhe, natyrisht, lidhur me të gjitha këto, në aspektin gjuhësor. Deri sot, këto aspekte nuk kanë qenë mjaft të njohura.
Mendojmë se, për të arritur në rezultate të sigurta për gjuhën e eposit, duhet studiuar gjuha si pjesë e formës, si forma në lidhje me përmbajtjen. Kjo, pa dyshim, na shpie te thelbi i tyre, te tematika e eposit: te bëmat e kreshnikëve, në marrëdhëniet farefisnore e miqësore ndërmjet tyre. Përmbajtja e eposit ka ruajtur elemente të vjetra, por edhe është zhvilluar e është shtuar me mbishtresa të reja në rrjedhë të shekujve. Megjithatë, përmbajtja e tij na sjell elemente të rëndësishme nga thellësia e shekujve, dëshmi dukurish jetësore e marrëdhëniesh shoqërore të një të kaluare që shkon shumë larg në parahistori, deri në kohë të mjergullta e që nuk janë ndriçuar ende, por edhe që është e vështirë, në mos e pamundur, të kemi sot mbështetje nga dëshmi historike sepse dëshmi të tilla nuk ka.
Personazhet kryesore të eposit shqiptar janë kreshnikët, ndërmjet të cilëve, si një bosht themelor, qëndrojnë dy vëllezërit e famshëm: Muji dhe Halili. Muji na del në këngë të ndryshme me mbiemra të ndryshëm: Gjeto Bashe Muji a اeto Basho Muji, Bylykbashe Muji etj., kurse për Halilin ndeshim shpesh: Sokol Halili, Halil Bajraktari, Halil Ag Jutbina etj. Në të vërtetë, ndjekja e personazheve na shpie në një lëm interesant të rrafshit gjuhësor e pikërisht në atë të onomastikës së eposit, në antroponiminë dhe toponiminë sa të larmishme aq edhe të pëlleshme për shpjegime e shqyrtime etnolinguistike e antropologjiko-kulturore me rëndësi për historinë e popullit shqiptar. Shtresëzimet, shndërrimet dhe risitë në onomastikën e eposit duhen parë të lidhura ngushtë e gjithnjë krahas me të gjitha përjetimet historiko-shoqërore e etno-kulturore të popullit shqiptar, lidhur edhe me pushtimin disashekullor të tij nga osmanët, po edhe me pretimet e trysninë asimiluese që i kanë drejtuar gjithnjë fqinjët sllavë, si "shpërblim" të dashamirësisë e të bujarisë tipike që shqiptari u ka nderë gjithnjë fqinjve të vet.
Rreth Mujit e Halilit veprojnë edhe shumë kreshnikë të tjerë, të cilët quhen Agajt e Jutbinës. Në disa këngë thuhet se ata janë tridhjetë: le të kujtojmë, p.sh., vargun nistor të një kënge: "Tridhet agaj n kuven na jan mliell" (Tridhjetë agaj në kuvend na janë mbledhur). Agajt kanë shumica emra të zanafillës orientale, kryesisht turke: Deli Mehmet Aga, Bud Ali Tali (ose Bude Aline Tali), Tali prej Budinit, Basho Jona, Ago Imeri / Aga Ymeri, Ali Bajraktari, Zuku Bajraktar, Dizdar Osman Aga etj. Emra të tillë, siç ka vënë re studiuesi kosovar, i ndjeri Demush Shala, sjellin një ngjyresë të antroponimisë orientale e duhen vështruar si përpjekje e përhershme e këngëtarëve popullorë për t'i aktualizuar ngjarjet dhe fytyrat qendrore të tyre, në mënyrë që të ruajnë sa mirë interesin për vlerat që i nden (ofron) auditorit bashkëkohës, që kishte ndjerë tashmë peshën e trysninë myslimanizuese. Kjo dukuri përputhet edhe me procesin e gjerë të pagëzimit me emra myslimanë të fëmijëve shqiptarë, jo vetëm të besimit muhamedan, po, ndonjëherë edhe të elementit katolik shqiptar". Ndërkaq, është me interes të vihet në dukje se emrat e kreshnikëve shqiptarë bashkëjetojnë edhe me emra të krishterë, të plotë ose pjesërisht, si: Lule Grangu, Dedë Kahremani, Gjergj Elez Alija, Plaku Qefanak etj.
Në epos ka edhe disa personazhe femra, sidomos: nëna e dy kryetrimave, motra ose gruaja e Mujit, që quhet Kune ose Hajkunë; ndonjëherë edhe Kuna e Bardhë a Hajkuna e Bardhë. Epiteti fiks "e bardhë" u vihet shpesh femrave të palës kundërshtare, që dashurohen e grabiten dendur nga kreshnikët, si Begzadja e Bardhë, Lajka e Bardhë etj. Në të vërtetë, epiteti "e bardhë" duhet të jetë një element i lashtë stilistik i shqiptarëve, përderisa na del dendur edhe në këngët epiko-lirike të diasporës arbëreshe: "Vashë moj e bardha vashë" thuhet në një këngë epike të arbëreshëve të Shën Kollit (San Nicolo dell' Alto) në Katanxaro.
Disa prej personazheve femra, në eposin e kreshnikëve, na dalin me pseudonime, pra me emra meshkujsh e të veshur si të tillë, për të marrë pjesë në duele (zakonisht në vend të babait plak), si p.sh., Omeri i Ri, ose اika e Plakut të Moçëm, Dule Jabanxhija si pseudonim i Fatimja e Bardhë etj. Mbase kemi të bëjmë me një erë të emancipimit evropian, që, siç dihet, na është shfaqur edhe në letërsinë artistike evropiane, në një kohë kur, deri atëherë, gruas ende nuk i lejoheshin disa veprimtari të burrave, përfshirë edhe botimin e librave, si në rastin e Aurore du Pin, që njihet kudo në botë vetëm me pseudonimin e një emri mashkull: George Sande. Por, ndoshta, qysh në ato periudha të mugëta, të ketë pasur raste edhe të "vajzave virgjina" që sakrifikonin jetën e kënaqësitë bashkëshortore për hir të detyrave si zot shtëpie, në mungesë të një mashkulli nga dera e vet që ta kryente atë funksion.
Qendrat kryesore të kreshnikëve që përmenden në epos janë Jutbina dhe Klladusha, që mund të identifikoheshin me toponimet Utbina e Glladusha afër Banjallukës në Bosnje. Po edhe toponimia e eposit, ashtu si antroponimia, është e gjerë. Të dendura janë sidomos toponimet me togfjalësha: emër + përcaktor: Lugjet e Verdha, Gurrat e Bardha, Rra-pi i Jutbinës, Bjeshkët e Kuqe etj.
5. Këngët e kreshnikëve kë-ndohen në tubime popu-llore me rëndësi, në das-ma, në oda të burrave, në mjediset familjare, festat kombëtare a fetare etj. Kur këndohen këngët e kreshnikëve auditori dë-gjon me nderim e vëme-ndje të madhe. Burrat e moçëm përhumben në kujtime e derdhin lotë. Eposi është, pra, një kri-jim hijerëndë e burrëror, që nuk i qas vulgarizmat dhe fjalët e pakrehura. Në mbarim të këngës, të gjithë dëgjuesit e prani-shëm e urojnë njëzëri këngëtarin me fjalët: "Të lumtë goja!", "Të këndoftë zemra!", "Ia laç djalit!" etj.
Gjithmonë ky epos është vlerësuar si një krijimtari me peshë ndikuese edukative. "Këngët e kreshnikëve e burrërojnë njeriun, e bëjnë trim, i shtien zemër të durojë plumbat, gjakun, luftat ku tresin mashkujt". Mund të themi se malësori shqiptar është ushqyer me këngët e kreshnikëve, jo vetëm nëpërmjet auditorit të tyre të mirëfilltë ku ato këndoheshin, po edhe nga përcjellja gojë më gojë, e nënave te fëmijët. Nënat malësore, edhe kur flasin për gjëra të zakonshme, e kanë për zakon të kthehen në tregimet legjendare nëpërmjet fjalive e thënieve të ndërkallura që fillojnë me të famshmin "niç" që sjell në bisedë pasazhet më të pikuara të eposit të kreshnikëve. Gjej rastin të përmend se, edhe nëna ime, Tereze Prekja, që vinte nga një derë e mirë e Kastratit e ishte mbesë nga Traboini, sa herë fliste me fqinjën e vet, Pret Dushen, edhe ajo bijë soji nga Vuksalekajt e Hotit, përdorte dendur fjali që fillonin me "Niç ka pa thanë" apo thjesht me "niç" dhe citonte thënie nga ato të këngëve kreshnike. Më vonë, pas studimeve të larta për gjuhë-letërsi dhe, madje, pas disa vjet kërkimesh si dialektolog, duke u endur në Malësinë e Madhe e në Dukagjin, do ta ridëgjoja atë "niç" edhe në shumë raste e rrethana të tjera dhe do të bindesha katërcipërisht për rolin e madh ndikues apo, thënë ndryshe, për atë peshë të madhe shpirtërore dhe artistike që kanë pasur këngët e kreshnikëve në zemrën e malësorëve tanë. Ja përse Ndre Mjeda, një nga njohësit e vlerësuesit e mëdhenj të shpirtit malësor, në një nga vjershat e bukura të tij thotë:

"Qe ndër djepa rrisin nanat e Hotit djelmëninë ushtore,
e idhnim n'anmikun nepër gji u qesin".


Kemi në këto vargje poetike një sintezë të atij realiteti që ndeshet kudo në Malësinë e Madhe edhe sot e gjithë ditën: nënat malësore e kanë pasur traditë që fjalët e bukura të këngëve epike t'ua mësojnë fëmijëve, sidomos djemve, t'ua ushqejnë ato në zemra së bashku me qumështin, bash ashtu siç e thoshte poeti ynë i shquar.
Marrëdhëniet rapsod-auditor kanë qenë gjithnjë të gjalla dhe kanë përbërë një ecuri të pandërprerë në të gjitha mjediset malësore. Pa auditor nuk ka rapsod dhe çdo auditor i ri, natyrisht, i shtron rapsodit kërkesa të reja për formën gjuhësore. Me këtë lidhet edhe ajo njësi apo karakteristikë gjuhësore e eposit që është cilësuar si një "koine mbidialektore", për të cilën flet edhe studiuesja ruse A. Desnickaja.
Eposi i kreshnikëve përbën një përmendore të mrekulluesh-me të kulturës së gjuhës, një trashëgimi të paçmueshme në të cilën mund të verifikohen dëshmi shumë interesante të proceseve historike e dialektologjike të shqipes. Në këtë kuadër të studimit të gjuhës së eposit bien në sy dy anë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën: nga njëra anë, tematika e pleksur me elemente mitologjike e brendiore të lashta, me mbeturi e tregues legjendarë e mendësi të shekujve të shkuar; nga ana tjetër, një gjuhë që kuptohet pa ndonjë vështirësi të veçantë nga brezat e rinj të kohës sonë, jo vetëm në Gegëri, po edhe më gjerë. Kjo dëshmon se gjuha e eposit ka pasur një përpunim të një shkalle të lartë, prandaj edhe është konsideruar me të drejtë si "përmendore e artë e gjuhës sonë poetike". Gjuhë të bukur, figura të hijshme e leksik të zgjedhur ka mbarë krijimtaria poetike e popullit tonë, por eposi i kreshnikëve "da në shenj" sepse ka një përpunim e gdhendje të posaçme. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse shumë studiues, shqiptarë e të huaj, kanë pohuar e mbështetur fuqimisht se eposi ynë "është një vepër me të vërtetë madhështore e krijuesve popullorë, që të mahnit e të lë pa gojë me bukurinë e vet". Si krijim artistik popullor, eposi ynë është një gjini e lashtë e që, me përmbajtjen e tij, na sjell jehonën e kohëve shumë të hershme. Por, njëkohësisht, ky epos është edhe një gjini që transmetohet brez pas brezi dhe, bash për këtë rrethanë, ai është i detyruar t'i përshtatet zhvillimit apo evoluimit të gjuhës në përputhje me kohën e me vendin që këndohen nga rapsodi.
6. Gjëja më e parë që i dallon këngët nga të folurit e zakonshëm është stili i tyre poetik. Ato, si lloje të poezisë gojore, karakterizohen nga zgjedhja e fjalëve, nga vendosja e tyre në përshtatje me kërkesat e ritmit, të rimës, të plotësimit të vargut etj. Për këtë arsye, në gjuhën e folur ka dallime nga një krahinë në tjetrën, si p.sh., dallohen mjaft qartë të folmet e anës veriperëndimore nga ato të anës verilindore, kurse në eposin e atyre anëve, vemë re se dallimet dialektore nuk janë aq të dukshme; kemi aty një formë gjuhësore më të rrafshuar, më të përpunuar, me mbizotërim të asaj që është e përbashkët dhe e përhapur gjithandej. Përmbajtja e epikës sonë heroike legjendare, veçanërisht "fara" apo bërthama e saj, s'ka dyshim që do të jetë e lashtë dhe mosha e saj matet jo me shekuj, por me mijëravjeçarë. Të së njëjtës moshë duket se janë edhe shumë nga fjalët e frazeolo-gjizmat që ndeshim në epos, si: shpata, heshta, kreshta, drumi, ashta, breshta, fiskaja, termalja, zanat, orët, të lumet, shtojzovallet etj. Natyrisht, nga ana fonetike, këto leksema, me kalimin e kohës, edhe janë lëmuar e rrafshuar në përputhje me evoluimin e përgjithshëm të dialektit verior. Na duket me rëndësi të theksojmë këtu edhe një rrethanë tjetër: karakteri legjendar dhe i lashtë i bëmave të heronjve të epikës shqiptare si dhe paraqitja e hiperbolizuar e plot elemente të reja, të freskëta, me shenja e gjurmë leksikore të kohëve të reja. Kënga epike, duke kaluar nga një këngëtar në tjetrin si edhe, më për së forti, nga një brez këngëtarësh më i vjetër te një më i ri, ka pësuar vijimisht edhe përditësimin përkatës, duke u përtërirë në anë të ndryshme të shprehjes gjuhësore, të stilit etj. Si dëshmi të këtij përditësimi janë, ndër të tjera, shtresëzimet dhe bigëzimet leksikore e frazeologjike aq të shpesha në gjuhën e eposit, ku shohim se, në të njëjtën këngë, ka edhe fjalë vendore (lokale) të së folmes së ngushtë, edhe variante a leksema më të përhapura e që i përkasin një arealeje më të gjerë, deri edhe mbarëshqiptare. Kështu, në vargjet e eposit:

"Paka n' andërr një tubë berresh,
Tufa ishte treqind delesh"


Aty ndeshim herë tufë delesh, herë tubë berresh: e para (dele) është një fjalë më e njohur, e përbashkët si fonetikisht, ashtu edhe nga ana semantike, kurse e dyta (tubë berresh) është e njohur në një areale më të ngushtë, kryesisht në trevat e gegërishtes veriore.
Të njëjtën gjë kemi vënë re edhe në raste të tjera, si:

"Notojnë kurmat fellë në det,
Notojnë trupat nepër gjak".


Në këtë shembull, fjala kurm-i me kuptimin "trup" është një fjalë e vjetër, më arkaike, kurse trup-i del si konkurrente më e re, më e përbashkët, gjë që flet pikërisht për një përpunim a rrafshim të gjuhës apo për atë "koine mbidialektore" të gjuhës së eposit.
Dyzimin si një shkallë të ndërmjetme drejt formave më të njësuara, më të përbashkëta e shohim edhe në pranëvënien (në të njëjtin varg) të shprehjeve frazeologjike apo lokucioneve dhe fjalëve të barazvlershme me to për nga kuptimi, si p.sh.:

"Ka marrë brimën e po bërtet;
M'asht dhanë ika e kam ikë;
Kanë nisë kangën e p'e këndojnë".

Nga studimet tona kemi arritur në përfundimin se në gjuhën e epikës, qoftë risitë (inovacionet), qoftë ruajtjet (konservacionet) janë të lidhura më tepër me brendinë, me stilin dhe me mëtimet artistike, gjë që shkakton lëvizje më të shumta në fushën e leksikut dhe të morfosintaksës. Sistemi fonetik, ndërkaq, mbetet i njëjtë me atë të gjuhës së folur të trevave përkatëse, për arsye se ai nuk mund të kryejë funksione artistike-stilistike si ato që përmbushen me anën e leksikut. Këngët e kreshnikëve na japin një pamje të gjerë të asaj mënyre të shprehjes gjuhësore popullore ku politesa dhe arroganca, miklimi dhe ironia, shpotia dhe sarkazma etj., paraqiten me mjete gjuhësore të qëlluara, të gjetura mirë e të bukura, me larmi e përpikmëri, që dëshmojnë për një shije të hollë artistike, po edhe për traditë të lashtë të shprehjes së përpunuar, të gjuhës si mjet arti. Nga ky këndvështrim, nuk e teprojmë kur themi se këngët e kreshnikëve janë përmendore madhështore e kulturës së gjuhës shqipe.
 
5Malcore.jpg
V
ëndi i Dy Eposeve
Nikolla Spathari

Një truall që gjeneron "epo se" padyshim që është një truall i lavdishëm. Atje ku lindin monumente të tillë kulture, siç janë "eposet" populli, pa diskutim, është një popull me kulturë të lashtë. Gjatë historisë shekullore, në horizontet madhështore të Malësisë së Madhe, kanë marrë jetë, jo një, po dy "epose":
"Eposi i Kreshnikëve", "godina" më e madhërishme e artit të moçëm shqiptar me "kaperjata" legjendare, dhe "Epo si i Fishtës", një "ep" pothuajse bashkëkohor, i cili dëshmon se në trojet shqiptare kohët kreshnike mund të rishfaqen sa herë që rrezikohet atdheu. Këto janë dy "eposet" e njohura që ka Shqipëria. Dhe Malcia e Madhe, në mos qoftë nëna e tyre, protagonist ja kryesore është patjetër. Përpjekjet e tjera për të ngritur "epose" kombëtare nuk u kurorëzuan me sukses. Bile as kollosë të tillë si Naim Frashëri e De Rada nuk mundën që bëmat e Skënderbeut t'i ngrenë në lartësitë artistike të "eposeve".
"Eposet" janë kulme të kulturës së lashtë të popujve. Don apo nuk don dikush, Malcia e Madhe, gjendet përkrah popujve që e disponojnë prej shekujsh këtë pikë kulminante të kulturës së lashtë: Me poemat e shkëlqyera të "Eposit të Kreshnikëve", ajo ka të drejtën legjitime të krenohet. Malësorët tanë mund të jenë po aq krenarë, për këtë monument të lashtë, sa mesapotamët me "Epin e Gilgameshit", apo helenët me "Iliadën" dhe "Odisenë".
Dy "epose". Një pasuri e madhe, e paçmuar. "Testamenti" me të cilin kjo pasuri iu la trashigim atdheut është nënshkruar këtu në "hipotekën" gjigande të maleve. Në ndryshim me pasuri të tilla botërore, kjo pasuri shqiptare ka të veçantën e saj. Ma do mendja se është rast unikal në Botë që, një populli, epoka e "epeve" t'i ketë zgjatur katërmbëdhjetë shekuj. Kaq shekuj sa, ka të ngjarë, të kenë në mes tyre "Epo si i Kreshnikëve" dhe "Eposi i Fishtës".
Ndërsa Europa kishte tre mijë vjet që, pothuajse, nuk nxirrte më Homerë, këtu, në mënyrë krejt të beftë, shfaqet Fishta - një "Homer i Ri" i shekullit njëzet. Dhe fenomeni Fishta ishte një fenomen që duhej të shfaqej. Trimëritë legjendare po përsërite­shin në këto "Male". Poezia e zakonëshme e kohëve të reja nuk i pasqyronte dot ato. Strofat e saj të brishta, beteja të tilla legje­ndare, mund t'i shtypnin e t'i thërmonin. Vetëm një "epo s" ishte i aftë të mos përkulej nga luftra të tilla kreshnikësh të rinj. Kjo dhe vetëm kjo është arësyeja që, në një qelë të varfër kishe në Hot, nisën të konturohen gjymtyrët e "epo sit" të dytë shqiptar. Ani se, prej kohe, edhe Shqipëria kishte hyrë në horizontet e reja të poezisë moderne. Luftrat me dimensione legjendare vazhdonin. Epoka e lashtë dhe e tejkaluar e "epo seve" duhej të rihapej edhe njëherë.
Malcia e Madhe pra është ajo hapësirë e çuditëshme e atdheut, ku është hapur dhe, shekuj më vonë, është mbyllur epoka e lavdishme e "epo seve" shqiptare.
* * *
Me "Eposin e Kreshnikëve" janë marrë plot studjues e shkrim­tarë. Ndër ta mund të përmendim Eqrem اabejn, Qemal Haxhi­hasanin, Sadri Fetiun (Prishtinë), Vehbi Balën, Ismail Kadarenë, Fatos Arapin e të tjerë. Megjithë nderimin për gjithë keta studjues e shkrimtarë të shquar që dhanë kontributin e tyre të vyer në studimin dhe njohjen e "epo sit" tonë kombëtar, unë e ndjej për detyrë të dalloj dy emra pa të cilët poemat tona legje­ndare, mund të kishin humbur, astu siç kanë humbur, me siguri, shumë visare të tjera kombëtare. Ata janë At Bernardin Palaj e At Donat Kurti. Studjues të "Eposit të Kreshnikëve" kanë dalur e do të dalin edhe në të ardhmen, por korifejtë e tij do të mbeten përgjithmonë dy fretërit e përvuajtur që kombi u ka shumë borxh dhe deri tashti këtë borxh ua ka "shpërblyer" në mënyrën më skandaloze, me burg dhe tortura. Personalitete të tilla Bota, siç i thonë një fjale, i peshon me ar, kurse ne ... Ah, ne! Nuk mundëm të sigurojmë për Bemardin Palajn as një palë pranga që janë "komoditeti" minimal i çdo të burgosuri. Por duart ia lidhëm me një tel të ndryshkur dhe ia shtëmguam aq barbarisht sa që mikrobet e "tetanozit" e kaf shuan në mënyrë të pamëshirshme atë zemër të madhe. Dhe ishin pikërisht ato duar që i lanë të shkruar kombit njërin nga monumentet më të lashtë të kulturës së tij. ثshtë turp kombëtar që një kollos i tillë vdiq për një palë pranga. Por, në fund të fundit, është një ngushëllim tragjik që Patër Bemardini e mbylli shpejt epokën e vuajtjeve pafund. Ndoshta më keq qe për Patër Donatin që "Golgota" i zgjati vite të tëra.
Shumë vjet kam jetuar në lagjen ku banonte edhe Donat Kurti. Më këpuste shpirtin kur e shihja atë njeri që ecte nepër rrugicë si një hije. E pra ai i kishte dhënë aq shumë kombit sa kishte të drejtë morale t'i binte pash më pash pazarit dhe të tjerët të hiqnin kapelat kur të kalonte ai. Por kjo botë është një botë jallane. Pikërisht ai kalonte si një hije dhe kishte dëshirë të mos vihej re nga askush. Megjithatë ishte një "hije" shumë energjike. Ecte shumë shpejt. Një natë e kisha përpara dhe kur mori kthesën e rrugës së "Fushë Fierajve" shpejtova ta arrija dhe të bëja disa metra rrugë me të. Por normalisht s'e zura dot dhe u detyrova t' i thërres:
- Patër Donat...
Ai as u ndalua, as nuk ktheu kokën. E dija se dëgjimin e kishte akoma, po pse nuk përgjigjej? Të vetmit njerëz në rrugë ishim unë e ai, dhe nata kishte rënë. Shpejtova edhe ca dhe e zura.
- Ti më thirre? - pyeti.
- Mendova se nuk më dëgjove, - thashë unë.
- Ndigjova, - tha ai, - por nuk dijta se kush më thirri. Ai asht
një emën i harruem. Harroje edhe ti ... Gjithkush e ka ma lehtë t'a harrojë se e kam pasë unë ...
Me Patër Donatin më kishte njohur vite më parë Patër Benedikt Dema. Dhe ishim bërë miq, por për të mos më bërë sherr mua ai dëshironte që të ishim "inkonjito" miq. Dhe kaq me fanatizëm e zbatonte këtë "normë" sa shpesh herë më gjente në rradhë te ndonjë dyqan dhe më trajtonte në përgjithësi si të tjerët aty, me një përshëndetje të ftohtë. Ku më erdhën në mend rradhët! Kam një kujtim tepër të hidhur për Patër Donatin lidhur me rradhët. Ishte një dimër i egër nga fundi i viteve shtatëdhjetë. Kishte rënë borë, jo fort e madhe, por ishte ngrirë kallkan. Një erë e ftohtë të binte mbi fytyrë si qindra tehe brisqesh. Si zakonisht kur kthehesha në shtëpi u ndala tek dyqani i bukës. por më duhej të prisja, sepse sapo kishte ardhur maqina e furnizimit. Pas pak erdhi edhe Patër Donati me atë kasketën e tij që nuk e hiqte kurrë. Dy lapetat e saj që, ditët e tjera i mbante të ngritura dhe të hedhura sipër, i kishte ulur për të zënë veshët dhe i kishte lidhur nen gushën e tij të do bët. I lëshova rradhën dhe u rreshtova pas tij. Ndërkohë erdhën edhe të tjerë. Ra një rreze dielli dhe bora e ngrirë dritë verbuese. Unë afrova buzët mbi supin e brishtë të Patër Donatit dhe pëshpërita:

Fort po shndrit ky diell e pak po nxen".

Ai ktheu kokën nga unë, më pa në sy dhe buzëqeshi hidhur.
Sikur më pyeste: '~ا'të keqe i kam bërë unë Shqipërisë, pse i kam mbledhur perla të tilla?".
Buka u shkarkua, por shitësja tha se nuk shiste, pasi kishte kohën e pushimit të drekës. Zakonisht Patër Donati rrinte në rradhë për një çerek buke. Aq i duhej atij çdo ditë. Atë ditë dimri sigurisht që mbeti pa drekë. Por ki.· ~'i bëri fare përshtypje. Nuk ishte hera e parë. Unë u ktheva tl.'~ një bufe aty pranë dhe mora dy franxholla sa për të kaluar drekën. Kur këtheva, dyqani i bukës ishte hapur. U revoltova jashtë mase. Shitësja ishte grua oficeri, me shpatulla të ngrohta, por fakti që unë shkruaja në gazetë ia futi frikën disi dhe nisi të shfajsohej:
- Për kokën e kalamajve s'e bëja kurrë, por e bëra për atë
plakun që ishte i pari në rradhë. Ti më kupton, je gazetar ... - Po ç'është ai plaku? - pyeta unë.
- Ka qenë prift, - tha ajo duke ulur zërin ...
Gjer në sfera të tilla zhvillohej lufta e klasave ndaj Donat Kurtit. Por s'ka gjë ... Ajo shitësja kushedi ku është strukur në ndonjë qoshe për të numëruar paratë e vjedhura, ndërsa ai që rrinte në rradhë para saj, duke u ngrirë nga të ftohtit, i përket altarit të kombit.
... Nuk kam ndërmend të ballafaqoj "epo sin" tonë kombëtar me "eposet" e popujve fqinj, të mbledhur dhe të botuar nga Vuk Karaxhiqi, Alberto F ortis, Kosta Horman, Luka Marianoviq, Nasko Frendiq etj. Këtë gjë e kanë bërë me kompetencë studjuesit tanë duke mbrojtur me fakte të pakundërshtueshme, jo vetëm origjinalitetin e "epo sit" tonë kombëtar, por edhe pavarësinë e tij në rradhë t e "epo seve" ballkanike.
Për të dhënë një kontribut sado modest, unë do të përpiqem të çaj në shtigje të tjera, nepër "Epo sin e Kreshnikëve". Këto shtigje janë aty, në "vargmalet" e "epo sit", por me sa di unë deri tani mbi to nuk ka shkelur këmbë njeriu. Në krye të herës dua të them se në "pasaportën" e "Epo sit të Kreshnikëve", në kolonën e "idenditetit", pranë idenditetit "shqiptar" është me vend të vemë edhe nënidenditetin "malësor". Dhe më këtë "nënidenditet" unë kuptoj kryesisht Malësinë e Madhe. Dikush mund të shtrembëroj ë buzët nga ky definicion dhe bile edhe të më etiketojë si "malsoromadh", por nuk prish punë, unë do të përpiqem t'ua ndrroj këtë përshtypje të krijuar apriori.
Zonën e gjërë ku ka qenë i përhapur "Epo si i Krshnikëve" tashmë fatmirësisht e njohim. Kjo hapësirë e madhe veriore është e përcaktuar, sepse etnit françeskanë, me kujdesin dhe saktësinë që i karakterizon, kanë shënuar vendet ku i kanë mbledhur gjymtyrët legjendare të këtij eposi. Sipas shënimeve që kanë bërë ata në fund të çdo rapsodie, del se "nektari" më i lashtë i poezisë sonë popullore ka qenë i shpërndarë që nga Malcia e Madhe, nepër Dukagjin e Dushman, në Mërtur e në Curaj të Epër e gjer në Kosovë.
Në një shtrirje të tillë hapsinore është tepër e vështirë të thuash, edhe në mënyrë të përafërt, se ku pikërisht ka lindur "eposi" ynë. Megjithatë ekziston një fakt i fortë, brenda vetë "epo sit" që të bën të mendosh se djepi i parë i tij është Malcia e Madhe:
Muji dhe Halili largohen prej skene me një legjendë të çuditëshme. Pasi takojnë një bari me pushkë zjarri, ata e kuptojnë se koha e tyre ka kaluar dhe vetëvarrosen. Muji i thotë të vëllait:
"Lum Halili, na s'kem shka me ba ma mbi fytyrë të tokës! - e të dy bashkë hynë në birë të dheut e s'u panë ma".189)
ثshtë e natyrëshme që "eposi" nuk mund të pranonte për kreshnikët e tij kryesorë një vdekje të zakonshme. Ata nuk zbresin në varr, si të gjithë njerëzit, po futen gjallë dhe me këmbët e tyre në "birë të dheut". Po ku ndodhet kjo "birë e dheut", alias, ky varr madhështor ku futen ata? Përgjigjen e japin B.Palaj dhe D.Kurti kur thonë: "Ky heroi, mbas legjende, asht ende gjall ndër shpella të Bjeshkëve të Këlmendit..."190).
Ndër gjërat më të ngulitura në ndërgjegjen e lashtë të shqiptarit është mendimi se pas vdekjes eshtrat pushojnë të qeta vetëm në vendlindje. Pikëllimi më i madh për shqiptarin nuk është vdekja, por mbetja e varrit larg, në trojet e huaja:
"Mbeçë, more shokë, mbeçë, Përtej Urës së Qabesë ".191)
Ushtari i vjetër shqiptar nuk e konsideron tragjedi vrasjen e vet. Tragjedia e vërtetë për të është se trupi i tij do të tretet larg tokës së tij. Vdekja përballohet me guxim. E papërballueshme është mbetja e varrit larg, shumë larg vendlindjes, përtej Urës së Qabesë.
Brenga e mbetjes larg të eshtrave të shqiptarit gjatë shekujve ka qenë një brengë e madhe. Ndaj dëshira; tashmë e shenjtëruar, që varri dhe djepi i njeriut të mos jenë në dy vende të ndryshme, është kthyer në një tabu. Kjo, mbase, është njëra nga "tabutë" më të vjetra shqiptare. I gjithë sistemi poetik i këngëve të mër­gimit përshkohet nga pasthirrma grryese që dëshmon se larg trojeve të veta trupat nuk i tretë dheu.
Nga kjo "tabu" e lashtë nuk kanë mundur të dalin dot shqip­tarët, sado të mëdhenj të kenë qenë: Njerëz të thjeshtë, perso­nalitete, kreshnikë, qënie mitologjike apo gjysëmperendi. Shqiptari më i kulturuar i kohës së vet, Faik Konica, në prag të vdekjes, të vetmin amanet që u lë Fan Nolit dhe Sejfulla Malëshovës (Lame Kodrës) është pikërisht kjo "tabu": " ... Nuk do të më tretë dheu, në se ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomen time të tretet në tokën mëmë". 192 )
Edhe brenda atdheut kufoma e të vdekurit nuk varroset në vendbanimin e ri, po atje ku ka varret e të parëve: "Në Shkodër Haxhi Mustafa Duka e respektoi dëshirën e 'ië ëmës, që i tha: "m' çoni n'fis (Dukagjin) ... "193)
Kjo "tabu" kombëtare nuk rezulton e zbehur as sot e kësaj dite. Djemtë e Shqipërisë që për fatkeqësi vdesin në mërgim, lanë amanet që të shpenzohen të gjitha paret që kanë fituar me djersën e vet vetëm e vetëm që trupi i tyre të prehet për jetë pranë varreve të të parëve. Aktualisht tashti që migrimi i brend­shëm ka arritur kulmin shihen shpesh funerale që lëvizin nga qytetet drejt fshatrave që të vdekurit të bëjnë pushimin e përjet­shëm në vendlindje të vet. Ish deputeti dhe poeti Dodë Kaçaj banimin e ri e kishte në Tiranë, por kur vdiq u varros në Bajzë të Kastratit. Atje iu bënë të gjitha nderimet e përmortshme.
I solla gjithë këta shembuj për të shtruar mendimin se mos vallë është kjo psikologji kombëtare që na çon në shtegun e vendlindjes së "Epo sit të Kreshnikëve"!? Në fund të fundit edhe kreshnikët ishin njerëz të kësaj rrace të lashtë. Ata mund të luftonin gjer larg nepër krajli, por jetën do ta mbyllnin sipas psikologjisë kombëtare - prehjen e përjetëshme në vendlindje.
Aedi i vjetër shqiptar nuk e pranon vdekjen e kreshnikëve.
Ai flet për zhdukjen, që në fakt nuk është kurrgjë tjetër veçse vdekja. Flet për futjen e tyre në "birë të dheut". Nuk don ta quaj gryka e varrit. Sipas të gjitha atyre që thamë, logjika të çon se ky varr i veçantë, që në legjendë nuk quhet varr po "bira e dheut", duhet të ndodhet në vendlindjen e kreshnikëve.
Siç e pamë njerëzit lanë amanete që kufomat e tyre të çajnë dete e oqeane vetëm e vetëm që trupi i tyre të tretet në vendlindje. ثshtë jashtë çdo logjike që këtë të mos e bënin kreshnikët të cilët nuk vdesin, po shkojnë me këmbët e veta në "birë të dheut", domethenë në varrin e përjetshëm. Dhe ky varr i veçantë, ku sipas legjendës bëjnë një jetë të dytë të nëndheshme, ndodhet në Bjeshkët e Këlmendit. Pra në Malësi të Madhe. Por për shqiptarët varri ngrihet atje ku është kalbur djepi. Nuk do të kishte asnjë kuptim që këtij rregulli të përgjithshëm t'i shmangeshin kreshnikët. Aq më tepër që vendin ku hyjnë në "birën e dheut" e zgjedhin vetë.
Të gjithë e kërkojnë Jutbinën, po askujt nuk i ka vajtur mendja tek zakoni i shenjtë i shqiptarëve, i pushimit të përjetshëm në vendlindje. Fakti që dy kreshnikët kryesorë vetëvarrosen në Këlmend nuk është nga ato faktet e thjeshta që mund t'i anashkalojnë studjuesit që i venë vetes për detyrë të hulumtojnë se ku ka qenë e fam­shmja Jutbinë. Sido që të bëhet puna unë mendoj që ky është një fakt­busull, i cili na lejon qysh tashti të themi se Malcia e Madhe është vendi më i mundshëm ku mund të ketë qenë dikur "Troja" shqiptare. Vetë­
varrosja e kreshnikëve, Tablo në vaj "Muji dhe Halili", nga I.Lulani
në tokën e saj, e nxjerrë Malësinë e Madhe në plan të parë, si vendlindje të "Epo sit të Kreshnikëve". E dallon nga të gjitha vendet e tjera që përbëjnë zonën veriore, e cila konsiderohet si zona ku kanë mbijetuar poemat shqiptare të stilit homerik.
Krahas këtij krye fakti ka edhe plot fakte anësore që e përforcojnë mendimin se Malcia e Madhe është vendi i "Eposit të Kreshnikëve". Ajo gjëndet mu ballë për ballë shkjaut, mu ballë për ballë Kotorrit me krajlat e të cilit Muji, Halili dhe gjithë kreshnikët e Jutbinës janë në gjendje të përjëtëshme lufte.
Në materjen poetike të rapsodive, duke kaluar nga goja në gojë, toponimia e poemave sigurisht ka ndrruar, por edhe në këtë pasuri të "eposit" Malcia e Madhe është e pranishme me toponimet e saj reale. Në Bjeshkët e Namuna janë varret e shtatë bijve të Mujit. Jo vetëm kreshniku vetëvarroset në Bjeshkët e Këlmendit, por edhe bijve të vet atje ua ka bërë varret. Dhe është Muji ai që i ka namë këto bjeshkë:
"Hej medet - tha - mori bjeshkë, Se tetë Omera t 'mirë si i paçë,
E tetë Omera ndër ju t 'dekun laçë, Ju u thaçin Bjeshkët e thata,
Dushk as bar ndër ju kurr mos daltë, As uj' ndër ju kurr mos u pifië ". 194)
e Blerta". Duke u bazuar tek etimologjia latine e fjalës, në vend që të përpiqen ta lokalizojnë zonën ku mund të ndodhen ato, e kanë shpërndarë fushën e kërkimit në tërë Shqipërinë, bile edhe më gjërë, sepse, kudo ku ka male, ka edhe "Lungje të Blerta". Por jo të gjitha delet e bardha janë tonat. Pak a shumë shpjegimet për toponimin "Lugjet e Verdha" janë të tilla: "Termi i verdhë është një huazim nga latinishtja "veridis" dhe, si i tillë, i qëndron më afër glosës prejardhore, pa ndryshuar kuptimin", (96) siç thotë Kolë Luka.
Interesant! Në të gjitha fjalët e vokapolarit shqip nuk është ruajtur kuptimi prejardhor për termin "i verdhë" dhe na qenka ruajtur vetëm në rastin e "Lugjeve të Verdha". Jo, zoti Luka dhe ju të tjerët që doni ta spjegoni kështu, mrekulli të tilla nuk ndodhin me huazimet e fjalëve. Ato ose e ruajnë kuptimin që kanë në gjuhët prej nga vijnë ose hyjnë me një kuptim tjetër. Edhe njerën edhe tjetrën huazimet nuk i bëjnë dot. Populli thotë se "e bardha" nuk bëhet dot "e zezë". Duke e përifrazuar këtë thënie të popullit mund tështoj se as "e verdha" nuk bëhet dot e "gjelbër" për hatër të askujtë. Aq më pak kur mendon se rapsodët e lashtë as që e dinin etimologjinë e fjalës, që ti qëndronin glosës prejardhore. Pastaj egziston edhe një arësye më tepër brenda vetë "epo sit" që ato të jenë "Lugjet e Verdha" e jo "Lugjet e Blerta". Sfondi i një elegjie të tillë si "Ajkuna kjan Omerin" nuk ka pse të jetë i gjelbër. Ai duhet të jetë i verdhë siç është gjithmonë vdekja. Por edhe në përgjithësi poemat e "Epo sit Legjendar" nuk karakterizohen nga sfonde pajsazhesh të gjelbërta pranverore.
Për të deshifruar diçka nga anonimati i truallit burimor të "Epo sit të Kreshnikëve" janë shumë gjëra që, duke i marrë në konsideratë, të shpien drejt Malësisë së Madhe. Njëra nga këto
Një toponim tjetër shumë i njohur i rapsodive të Mujit e Halilit është edhe "Kunora e Bjëshkës". Toponimin "Kunora", një shkurtim i toponimit "Kunora e Bjëshkës", e mban edhe sot një mal i lartë i "Bjëshkëve të Krenazhdolit", pak mbi Razëm të Vrithit. Ndërsa në mes të toponimeve "Lugjet e Verdha" dhe "Lugjet e Këlmendit" ka një analogji. Nuk di nëse emri "lungjet" gjëndet si toponim në numrin shumës edhe në ndonjë vend tjetër përveçse në Këlmend. Vjeshta kudo është e verdhë, por "Lungjet e Këlmendit" kanë të veçantën e tyre në këtë aspekt. Ngjyra e verdhë e stinës zgjatë më shumë se kudo tjetër. Malet e larta i mbrojnë drurët nga erërat, ndaj mantelin e verdhë të gjetheve e hedhin shumë vonë. Mos vallë ka qenë kjo pamje e verdhë, që zgjat me muaj, e cila e ka inspiruar toponimin e lashtë, në pejsazhin e të cilit Ajkuna qanë Omerin?!:
"Tu shkimtë drita ty, o mori hanë,
puth s 'ma çove at natë nji fjalë,
N'lugje t 'Verdha shpejt me dalë Bashkë me hi II 'nji varr me djalë ".

Në studimet tona është folur shumë edhe për "Lugjet e Verdha". Dhe përgjithësisht janë njësuar ne togfjalëshin "Lugjet
gjëra është lahuta, vegla më e vjetër ndër të gjitha veglat muzi­kore me hark. "Epo si i Kreshnikëve" dhe "lahuta shqiptare" kanë një lidhje të brendëshme aq të fortë sa që nuk mund të kuptohet as "lahuta" pa "eposin", as "eposi" pa lahutën. Nuk them se lahuta e lashtë i përkiste vetëm Malësisë së Madhe, por siç duket aty ka qenë selia e saj kryesore. Ndërsa në zona të tjera si në Dukagjin, Tropojë, Kosovë, etj. shkëlqimin elahutës e kanë zbehur vegla të tjera si çiftelia e sharkia në Malësi të Madhe deri vonë pas çlirimit lahuta ka qenë e vetmja vegël muzikore me të cilën janë përcjellur këngët epike. اiftelia në Malësi të Madhe ka hyrë shumë vonë. Aq vonë ka filluar të bëhet vegël edhe e Malësisë çiftelia, sa mund të them se është Artisti i Merituar Sali Mani ai që e ka fut i pari përdorimin e gjërë të saj.
Lahuta në shekuj ka qenë e vetmja vegël muzikore (përjashto fyellin e zumaren që kanë karakter lirik), e cila ka përcjellë jonet epike nepër luginat dhe shpatet e Malësisë. Virtuozët e saj kanë qenë ata që "Eposin e Kreshnikëve" e kanë kaluar nga brezi në brez si një testament të vjetër. Kryekëngëtari i të gjitha kohërave që mbahen mend, ka qenë Pjetër Dulja i Kastratit. Profesori i njohur i kantos, Lukë Kaçaj, që me zërin e tij ka ngritur në këmbë shumë salla teatrosh nepër qytetet e Europës, duke më folur për rapsoditë dhe rapsodët në mes tjerash më tha: "Kam dëgjuar kur kam qenë fëmijë një lahutar të vjetër që quhej Pjetër Dulja. Kur këndonte ai dukej sikur zëri nuk dilte nga një fyt njeriu, por nga të gjitha luginat dhe nga të gjitha grykat e Malësisë njëherit. Të ngjante sikur malet, shpatet, pyjet e bjeshkët ishin shkrirë në shpirtin e tij. Zëri që buçiste dukej si zëri i përbashkët i gjithë atij relievi madhështor që përbën pejsa­zhin e ashpër të rapsodive".197)
Nga "eposi" kreshnikëria reflektohet tek këngëtarët. Ata vetë këthehen në gjysëm kreshnikë sa herë që mbajnë në dorë lahutën. Të gjallë kanë mbetur në kujtesën e brezave lahutarët Pjetër Dulja, Pal Buli, Dodë Nikollë Loshi, Pal Duli, Kolë Prekë Alia, Mark Leku, Nikë Toma i Bogës, Nikë Mark Rakaj, Marash Noli, Nosh Gjo' Keci, Palokë Luketi, Ndue Mark Biboçi, Haxhi Tarja, Pal Vuksani, Istref Tali, Dodë Prendash Zefi, Nikë LuI Tanazi, Zef Prekë اeka e shumë të tjerë. Dhe lahuta ka kaluar nga brezi në brez ashtu si dhe vetë "Eposi i Kreshnikëve". Lahuta është "fonoteka" që e ka ruajtur atë në shekuj. Nga këngëtarët më të vjetër tek ata që rreshtuam më sipër dhe kështu me radhë deri në kohën tonë ku shquhen Jonuz Delaj, Nikollë Nikë Prela e Pretash Nilaj. Por krahas tyre edhe Llesh Gjetja, Nush Kolë Prekalia, Haxhi Mustafa, Pjetër Mark Gjeloshi,. Ahmet Duli, Met Ramadani etj. Dalja herë pas here e këngë­tarëve të ri~ tregon se lahuta mbetet vegla muzikore tradicionale shumë e dashur për malësorët e Malësisë së Madhe.
Tashti pasi thamë ca fjalë për rolin e lahutës dhe të lahutarëve në ruajtjen e "Epo sit të Kreshnikëve" le të sillemi përsëri tek "idenditeti" i ciklit. A mund të ndihmojë kjo vegël e vjetër për t'iu afruar sa më tepër vendlindjes së saktë të "epo sit" tonë kombëtar?
At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti në mes tjerave shkruajnë: "Asht për t'u vu re se kangët e kreshnikvet këndohen gjithmonë e vetëm me lahutë, që në Malci të Madhe thirret lautë ... " .198 )
Nuk di se përse dy françeskanët e mëdhenj e cekin këtë ndry­shim të emrit të veglës muzikore, ndryshim që gjëndet vetëm në Malësi të ~1adl'e. Por përderisa ata thonë vetëm kaq nuk mund të presupozojmë ndonjë qëllim tjetër të tyre me përjashtim të qëllimit për të dhënë informacion. Mirëpo çuditërisht, edhe pse kudo janë tepër të saktë, këtë informacion për veglën më të vjetër muzikore nuk e kanë plotësisht të saktë. Në Malësi të Madhe "lahuta" nuk quhet "lautë", siç thonë dy folkloristët e nderuar, po "lavdë".
Të vetmit njerëz që siç duket u ka bërë përshtypje versioni i veçantë i emrit të "lahutës", në Malësi të Madhe, janë Palaj dhe Kurti. Por edhe ata nuk kanë shkuar më tej se deri tek përshtypja e thjeshtë. Ndërsa emri "lavdë" ka kërkuar një vëmendje më të madhe. Mua më duket se edhe ky emër hap një portë në lashtë­sinë e "epo sit", nga ku mund të duken, sado turbullt, kufinjtë e vendlindjes së tij.
Në Malësi të Madhe fjala "lavd" domethënë "lavdi". Pra "lahuta" nuk është kurrgjë tjetër veçse vegla muzikore me të cilën në shekuj janë kënduar "lavditë", ose duke përdorur të folmen e Malësisë së Madhe do të thoshim se me të janë kënduar "lavdet". Kuptohet që vegla me të cilën do të këndoheshin "lavdet" ishte e vetëpagëzuar dhe emri më i përshtatshëm për të ishte "lavdë". Ka shumë mundësi që, në thellësitë e shekujve, ato që ne sot i quajmë "rapsodi", të jenë thirrur "lavde" (lavdi). Pak nga pak këto këngë lavdie për trimat kanë plotësuar gjym- . tyrët e "Epo sit të Kreshnikëve". Por është për tu pasur në konsi­deratë emri "lavdë" që përdoret në Malësi të Madhe. Mbase ajo është e vetmja gjurmë e lashtë që ka mbetur nga fillimet e para të këtyre rapsodi ve, pikërisht nga ato kohra kur ato quheshin "lavde". Besoj se nuk mund ta kundërshtojë askush se kjo është një arësye e fortë në favor të tezës se vendlindja e parë e "epo sit" tonë kombëtar ka shumë mundësi të jetë Malcia e Madhe. Pasi vetëm këtu ka mbetur e pacënuar diçka e rëndësishme e fillimit të këtij "eposi", emri fillestar i veglës muzikore me të cilën janë përcjellur në shekuj rapsoditë e tij.
... Me shqetësimin e ligjshëm të studjuesve mbledhësit dhe redaktuesit e "Epo sit të Kreshnikëve" shprehen: "Kur të pyesim, kur e si u përftuen këto kangë, gjendemi para një pikëpyetje të madhe.
Këtu sigurisht nuk këndohet myslimanizmi si në luftë me kristjanizëm, por këndohet fuqia e një rrace rreth njeriu, që ka punë me zana shqiptare, kundër fiseve slave, puth duen me i dermue trojet e tija ... ".
Mungesën e dokumentave, njerëzit e mëdhenj, përpiqen ta zevendësoj në me intuitën e tyre. Dhe përgjithësisht intuita e tyre nuk e ka zhgënjyer njerëzimin. Shumë shpesh ajo është vërtetuar. Megjithatë nuk di se çdo të bien kohrat lidhur me intuitën e De Radës për ekzistencën e një poemi të lashtë shqiptar me përmasa homerike që, e fragmentarizuar gjatë shekujve, ka frymëzuar realitete të tjera epike.
Kam përshtypjen se lëmashku turk, që ka vënë "Eposi i Kreshnikëve" gjatë pesë shekujve të pushtimit osman, i ka ndrydhur gjurmuesit tanë që rrënjët e tij t'i kërkojnë në lashtësinë e largët, edhe para inondatave sllave në Ballkan. Konflikti aktual i "epo sit" është ndërmjet shqiptarëve dhe sllavëve që kërcënojnë vazhdimisht trojet e tyre. Por asnjë çudi nuk është nëqoftëse arkitektura e "epo sit" është më e vjetër se inondatat sllave dhe në konflikt të ketë ndrruar pala kërcënuese, domethënë armiku. Më duket se ka shumë të drejtë shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare kur vëren: "Cikli është krijuar, me sa duket, gjatë një kohe tepër të gjatë. Brëndapërbrënda tij kanë ndodhur lëkundje, rrënime, riformime, ashtu si në formimin e tokës".200)
Grupi i tërë i kreshnikëve të "epo sit" quhet "Agejt e lutbinës".
Në të vërtetë në rapsoditë që kanë mbetur të shkruara emri "agejt" është shkruar "agajt", por rapsodët gjithmonë e shqip­tojnë "agejt", me përjashtim kur thuhet forma "tridhetë agallarë".
Të gjithë e pranojnë pa e diskutuar fare ndaj shtimin "agë" për kreshnikët, i cili dihet se është një titull i dhënë nga Perandoria Osmane. Por nëqoftëse ai është vërtetë një titull lind një prob­lem: Jutbina ka tridhjetë kreshnikë dhe të tridhjetët janë agallarë. Një rast të tillë populli ynë e satirozon në mënyrë shumë therëse:
"Unë aga e ti aga, po gomarin kush e grah?". Për Jutbinën, logjika të thotë se do të ishte i mjaftueshëm një "aga", dhe ky mund të ishte Gjeto Basho Muji. Pa hyrë këtu në analizën se në tërë historinë shqiptare nuk mund të gjesh gjëkundi një shembull .të përafërt me "Gjeto Aga".
Sikur të pranojmë se kreshnikët e Jutbinës ndaj shtimin "agej" e kanë si një titull, atëherë edhe arsyetimi më i thjeshtë të çon në përfundimin se, qoftë edhe në Jutbinë, titujt duhej të kishin një farë hierarkie, një farë shkalle gjeraqike. Nuk mund të ishin të gjithë "agë" dhe aq. Një pamje e tillë, e rrafshuar, tituj sh as që gjëndet gjëkundi. Po të kishim tituj osmanë në "Epo sin e Kreshnikëve" atëherë do të gjendeshim para një hierarkie të vendosur sipas meritave të kreshnikëve. Kryekreshniku Mujo, bie fjala, do të ishte pasha, Halili dhe Zuku Bajraktar - bejlerë, e kështu me radhë, do të kishte edhe ndonjë "aga", ndërsa të tjerët <to ishin kreshnikë, po pa tituj. Por jo, gjendja në Jutbinë është krejt tjetër. Që të gjithë janë agë. Kjo evidentohet në shumicën e rapsodive. Vetë Muji i thotë Halilit:
"اou, Halil! Kryet mos e çosh! Tash një muej dit' puth m J'anë mbushë, Na ndër çetë nuk kemi dalë.
Del nji herë kundruell Jutbinet!
Lshojau zanin tridhetë agve t 'vinë ... "
ثshtë pak për t'u çuditur se si një literaturë e tërë e ka pranuar pa fjalë një alogjikë të tillë. Për komoditet dhe lehtësi hulumtimi emri "agej" është kaluar si një detal i zakonshëm i "brymë s" turke mbi "epo sin" tonë të lashtë. Siç duket ky emër është konsi­deruar si një grimcë krejt e pavlerë e atij "ndryshku" për të cilin Ismail Kadare shkruan: "Mbishtresa e koloritit mysliman të periudhës turke, sipër tij (eposit - N.S.), s'është veçse një ndryshk i sipërfaqshëm, i cili mund të kruhet lehtësisht, dhe duhet të kruhet, në mënyrë që cikli të shkëlqejë me pamjen e tij

Por fatkeqësisht as mendjes gjeniale të Kadaresë nuk i ka trokitur mendimi në se emri "agej" mund të çvishet nga "ndryshku" që i ka dhënë pamjen prozaike të titullarëve turq. Ndoshta po të kruhet nga ky ndryshk do të na dalë një emër krejt tjetër që me lashtësinë e tij do të shkëlqejë si një brilant në monumentin tonë kulturor. Por në ç 'hapsira duhet kërkuar ky emër që gjatë shekujve, nga aedi në aed, është shpërfytyruar krejtësisht në një emër - titull? Unë mendoj se të vetmet hapësira ku mund ta gjëjmë origjinën e emrit "agej" janë ato horizonte të lashta, nga të cilët cikli na vjen pikërisht ashtu siç e përcakton Kadare: "I vjetër, plot elemente homerike, që i ndesh aty-këtu nepër relievin e tij, ai vjen drejt e nga tabani i vjetër shqiptaro­ballkanik, një brumë autokton, një dëshmi e pazevendësueshme, ku historia dhe mitet janë të plazmuara si në asnjë krijim tjetër popullor".
Pothuajse të gjitharapsoditë e "Ciklit'të Kreshnikëve", përveç leximit, i kam dggjuar më shumë se njëherë të kënduara me lahutë nga rapsodë të ndryshëm e mjaft të vjetër. Sa herë që i dëgjoja pa e kuptuar as vetë hyja në një botë të ngjashme me atë të "Iliadës" dhe "Odisesë" së Homerit. Dhe të them të drejtën, sikur ma thartonin një çikë shijen e asaj bote madhështore ca grimca të atij "ndryshku" për të cilin flet Kadare. Një grimcë e këtij ndryshku ishte edhe ndaj shtimi "agaj" apo "agej", siç e shqiptonin zakonisht rapsodët e Malësisë së Madhe. Mendoja, ashtu si të gjithë, se emri "agaj" ishte një shtesë e panevojshme e cila nuk u shkonte fare kreshnikëve. Një nga ato shtesa të periudhës turke, që nuk i shtojnë asgjë të vlefshme "epo sit" tonë, po përkundrazi i dëmtojnë bukurinë dhe i maskojnë lashtë­sinë. Por një natë të largët të viteve gjashtëdhjetë më lindi ideja se emri "agaj" ose "agej", që gjëndet sot në "Ciklin e Kresh­nikëve", nuk është një shtesë si të gjitha shtesat e tjera, po një ndryshim fonetik brenda për brenda "Ciklit". Dëgjoja tek këndonte me lahutë këngëtarin më të vjetër që i kishte mbetur Malësisë, Nikë Tomën e Bogës. اuditërisht togfjalëshin "Agejt e Jutbinës" ai e shqiptonte shumë pastër "Akejt e Jutbinës". Dhe nuk ishte se ai nuk e shqiptonte tingullin "g", pasi emrat e tjerë, si për shembull emrin "gumana", e shqiptonte tamam. Pra ndaj shtimi i njohur i "epo sit" më paraqitej në tri forma: "agaj", siç rezulton në "ciklin" e mbledhur, "agej" që e përdornin një pjesë e madhe rapsodësh në të kënduar, dhe varianti "akej" me të cilin u ndesha tek lahutari i vjetër Nikë Toma i Bogës. Këto tre variante të bindin plotësisht se nuk kemi të bëjmë më një emër të shtuar "kërcu mbi samar", siç i thonë fjalës, po me një ndryshim fonetik që ka ndodhur nga shekulli në shekull, nga rapsodi në rapsod.
Kur e pyeta Nikë Tomën se përse ai thoshte "Akejt e Jutbinës", kur të gj ithë e thonë ndryshe dhe bile edhe e shkruar është "Agajt e Jutbinës", ai tha shkurt: "Unë kështu e kam mësuar prej të parëve, kur kam kenë shumë i vogël".
- Po "akej" a don me thënë "agaj" apo "agallarë"? - pyeta unë.
Por ai më dha përgjigjen më befasuese që mund të prisja:
- Jo, - tha, - "Akej" janë thirrë motit trimat, unë kështu e di. Dijetarët e Botës u kacafytën për afro 90 vjet lidhur me mendimin e arkeologut francez Leshevalie që më 1781 shprehte mendimin se Troja e lashtë duhet të ndodhet diku atje ku sot vendi quhet "Bunarbashi". Por Shliman, një diletant i lavdishëm, i sfidon dijetarët e Botës duke e kërkuar Trojën,jo në Bunarbashi, po në Hissarlik. Sepse Shi imani i besoi Homerit më shumë se dijetarëve. Troja nuk mund të ishte aq larg vendit ku ishin ankoruar dikur anijet e luftës, sa ç'ishte fshati turk Bunarbashi. Homeri thotë se trupat greke e përshkonin disa herë brenda dite largësinë nga ku ishin ankoruar anijet deri te kulla e plakut Priam. Dhe Troja u zbulua vetëm se Shliman u besoi hollësive që jep Homeri tek "Iliada" dhe "Odiseja", pa ia vënë veshin shumë zhurmës shurdhuese të "dijetarëve".
 
...vazhdim..

Vëndi i Dy Eposeve
Nikolla Spathari


Nikë Toma i Bogës ishte një burrë i vjetër me çakçirë e qeleshe të bardhë. Ai vërtetë i dinte shumë nga rapsoditë legjendare të Mujit e Halilit, por ama për Homerin as që e dinte se kishte egzistuar ndonjëherë. Por ndaj shtimi "Akej" që përdorte ai për atë që jemi mësuar t'a dëgjojmë "Agej" apo "Agaj", ishte një reminishencë e çuditëshme me Homerin. Megjithatë duhet deshifruar është reminishencë apo diçka tjetër. Dhe për ta deçizuar këtë gjë është vetëm Homeri që mund të ndihmojë. Kjo është hiç gjë për Homerin e madh. Ai mundi të ndihmojë Enrik Shlimanin për të zbuluar Trojën.
Koalicioni j, shumë fiseve të lashta që krijoi Agamemnoni mori emrin e bërthamës së kësaj ushtrie që ishin "Akejt" e tij. Por edhe Priami vuri përballë koalicionit të "Akejve" një ushtri të përbërë nga vise të ndryshme, aleate të tij.
Sipas atyre që këndon Homeri, të dyja këto ushtri të lashta janë të mëdha në numër, sepse janë fryt besëlidhjesh të dyan­shme. Duke kundruar legjionet e "Akejve" që vijnë valë-valë për të rrethuar Trojën një plak trojan që e ka kaluar jetën nepër luftra habitet: iliras të Dodonës:
"Kam pa shumë lufta e pjesë ndër to kam marrë, por kurrë s 'kam pa gjithkaq ushtri të madhe
sa gjetht e pemve e sa kokrriza rane.
Ja si vërsulen ne përmes djerrinës
t'i bien qytetit. - Ngreu Hektor e priti ... "
"Njëzet e dy barkë suell Guneu nga Kifi me Enjenë dhe trima Perebë që banonin
n 'Dodonë, ku dimni ban me borna e akuj. .. "207)
Por edhe trojanët nuk janë të vetëm. Janë edhe ata një koa­licion visesh të besëlidhura, të gatshëm t'i presin me po aq trimëri ushtritë e "Akejve" të komanduara nga Agamemnoni:
Optikës poetike të plakut Homer nuk i shpëton asgjë. Nën këtë optikë të qartë kalon me krenari edhe fisi luftarak, ilir, i "Dardanëve":
"Fisit dardan i printe princi Ene
Që me Ankizin Afrodita e lindi ... "208)
"Shumë bestarë ka mbrendë kalc{ja e Priamit nga vise t 'huaja dhe me gjuhë li; ndryshme ... "205)
Tani le të kthehemi nga "Lavdia Homerike" në lavdinë tjetër të "Eposit të Kreshnikëve". Sigurisht "Fiset Ilire", kur ra Troja, u këthyen duke marrë me vete një pjesë të lavdisë së saj. Por lavdia është e lidhur gjithmonë me emrat më të lavdishëm. Dhe padyshim emri më i lavdishëm i Luftës së Trojës është ai i "Akejve". Ndaj ky emër, nuk mbeti në kornizën e ngushtë të banorëve të Peleponezit, por u bë një emër përgjithësues për të gjithë ata që bënin pjesë në ushtrinë që shembi Trojën. Pra edhe "Fiset Ilire" që shfaqen heroizmat e tyre në betejat për Trojën nuk kishin se përse të mos ktheheshin nga atje të mbështjellur me aureolën e lavdisë së "Akejve". Në kuptimin epik të trimërisë në "Akej" ishin kthyer edhe "Mollosët", edhe "Epirotët", edhe "Dardanët". Emri "Akej", pra, ishte një "mjet artistik" i gatshëm për "epose", sidomos për ata popuj të lashtë, si populli ynë, që kishin pjesën e vet në lavdinë e "Akejve".
Që emri i "Akejve" ka qenë një "mjet artistik" i prerë për "epo se" e verteton edhe "muza epike" e Fishtës. Për krerët e
Kjo është njëra nga luftërat më famëmëdha që ka parë njerëzimi. Kaq të famëshme e bëri sigurisht Homeri. Po ajo famën e kishte në vetvete, sepse ishte ndoshta hera e parë që bashkoheshin në ushtri të mëdha popujt, viset, embrionet e kombeve që atëhe~ënuk ishin akoma të shqueshme. Por në këtë pamje madhështore lufte ne na intereson fakti se bënin pjesë edhe fiset e paraardhësve tanë të vjetër, "ilirë" dhe "epirotë":
" ... e ata t'Epirit dhe bregdetit tjetër,
të gjithë prijs kishin Odise Dinakun. .. "206)
Stërgjyshërit tanë të nderuar kanë peshën e tyre të madhe në luftën e Trojës dhe rrjedhimisht edhe në "Eposin Homerik". Atje ku vlon lufta më e tmerrshme e kohës janë edhe "Mollosët", Shqipërisë të mbledhur në Prizren "Zana e Malit" thotë:
"Nuk po i njof, jo, se kush janë, Po i përgjegj e bardha Zanë,
ç, mbas giaset, kish' me thanë, Se ata Akejt na kenkan njallun
Që t'largtë Trojën patën kallun ... "209)
Osmane. Kuptohet që shumë më e lehtë ka qenë për aradhat e rapsodëve që emrin "Akej" t'a bëjnë "Agej" e më vonë "Agaj".
Emri i "Akejve", i ndryshuar, është vetëm një grimcë nga "bryma" turke që hodhi mbi "Epo sin" tonë, nata e gjatë e Mesjetës. E megjithatë edhe një grryerje kaq e vogël në cipën turke tregon se, nëqoftëse "Eposi" ynë ka lidhje organike e artistike me ndonjë "epo s" tjetër të popujve të Ballkanit, lidhja më e vjetër është ajo që ka me "eposin" e grekërve të lashtë.
Po t'i drejtojmë kërkimet tona në këtë kah, unë mendoj se i bëjmë shërbim shumë më të madh autoktonisë së "Epo sit" tonë, se sa i kemi bërë gjer më sot me studimet ballafaquese, të tipit "e lagu, se lagu", me studjuesit sllavë.
Nuk di se në ç 'masë mund të jem bindës lidhur me origjinën homerike të togfjalëshit emblematik "Agajt e Jutbinës", që gjëndet në "Eposin e Kreshnikëve". Por diçka është më se e sigurt. Eshtë jashtë çdo logjike që Jutbina të kishte tridhjetë kreshnikë e të tridhjetët të ishin "agallarë". Dhe ku? Në trojet veriore të "Epo sit", ku edhe po të kërkoje me qiri në dorë, nuk gjeje dot qoftë edhe një "aga". Asnjë çudi nuk është që në "eposin" tonë gjëndet emri simbolik i "Akejve". Më e çuditëshme është se në Këlmend ndodhet një mal që quhet "Mali i Trojanit".
... Raportet e Malësisë së Madhe me "Eposin e Kreshnikëve" janë raporte të tilla që të lejojnë ta quash atë "vend i eposit". Poemat legjendare, me pejsazhin e tyre të kristaltë, janë për­sdytja më e lashtë artistike e Malësisë. Ajo nuk mund të kuptohet pa këto poema, ashtu siç nuk mund të kuptohet pa vargmalet e saj.
Nga të gjitha sa thamë më duket se mund të arrijmë natyrshëm në konkluzionin se emri "agaj" që gjëndet sot në "Epo sin e Kreshnikëve", nuk është kurrgjë tjetër veçse një ndryshim fonetik i emrit të vjetër e të famshëm "Akej". Kjo "traumë" fonetike solli me vete edhe "traumën" kuptimore, duke e shndë­rruar emrin e "Akejve" nga një mjet artistik në një titull osman të pavlerë. Për analogji mund të themi se në motërzimet e ndryshme të rapsodive të "Epo sit" ka ndryshime fonetike shumë më flagrante se ky. Kthehet në titull turk deri emri i kryekresh­nikut: Nga "Gjeto Bashe Muj" bëhet "Bylykbashe Muja".
"Kur ka ni ai Bylykbashe Muja
fort idhnue trimi kanka kanë.
N'beden t 'kullës ai me t 'shpejt ti hip,
ma ka shpraz' at 'pushkën habertare. Tridhet' agt' n 'kull' iu kan' mbledhë ".2/0)
"Gjeto Bash" dhe "Bylykbash" janë shumë larg nga ana fonetike, e megjithatë rrokja "bash" është e mjaftueshme për rapsodin sa të bëjë hatanë me emrin e kryekreshnikut, duke kujtuar se e zbukuron me kthimin në gradë që jepte Perëndoria
* * *
I madhërishëm si një perendi, zbriti Fishta në "Epikën Shqiptare". Atje ku rronin së bashku heronj dhe mite u shfaq ai, Orfeu gjëmimtar i shqiptarëve. Në vitin 1902, Fishta PO u afrohej maleve të Hotit ashtu si iu afrua dikur Homeri Trojës.
Fishta pa Malësinë do të ishte si Homeri pa Trojën. Bota nuk do ta kishte Homerin po të mos kishte Troj ën, por edhe Shqipëria nuk do ta kishte Fishtën po të mos kishte Malësinë. E megjithatë, ashtu si s'kuptohet Troja pa Homerin, as Malcia pa FishtëI nuk kuptohet dot.
Kur ke lexuar Fishtën, në mënyrë krejt të beftë, brenda vete~ të ndodh një rropamë. Një çvendosje e çuditëshme vitesh ( vendesh. Askurrë nuk mund ta përfytyrosh poetin në një qelë H vetmuar fshati apo në gjysëmerrësirën e një kuvendi të përvujtUl françeskan. Jo, ai mund të përfYtyrohet vetëm ashtu gjëmimtaJ siç është, gjithmonë diku gjetk. Në Kuvendin e Berlinit, duke t përpjekur të ndalë duart gjakatare që copëtojnë Shqipërinë. N~ kështjellën e Lofçenit, ku Knjaz Nikolla e Mark Milani bëjn~ planin e luftës për të pushtuar tokat tona. Në Dollma-Bahçe, ku gjeneralët gjakatarë Mehmet Ali Pashë Maxharri, Dervish Pa­sha e Durgut Pasha zbresin shkallët me parmakë të kristaltë, pasi kanë marrë udhëzimet e Sulltanit si t'i përçajnë e si t'i lajnë në gjak shqiptarët.
Jo, nuk e përfytyron dot në një cep oborri të një kishe të varfër, duke biseduar qetë-qetë me plakun Marash Uci. Krejt ndryshe të shfaqet ai gjithmonë. Herë me aso Kukën atje ku zbrazen koburet mbi dengat e barotit, herë në kuvendin e burrave të Hotit, ku trimat betohen se nuk do t'i lëshojnë trojet e të parëve, pa i la me gjak pëllëmbë për pëllëmbë. Të duket se përjetësisht qëndron mbi një shkëmb, diku atje, tek përleshen për jetë a vdekje dy ushtritë te Ura e Rrzhanicës. Figurën e tij vigane nuk e ndan dot nga luginat e Sutjeskës, nga shpatet e Nokshiqit, nga kreshtat e Veleçikut apo nga mrizet e Lubotinit. Ai është kudo ku janë shqiptarët me fatin e tyre tragjik të mbetur në grykën e pushkës. Hero i pandarë nga heronjt, burrë i pandarë nga burrat, strateg i pandarë nga strategët, diplomat i pandarë nga diplo­matët, mjeshtër jatagani i pandarë nga mjeshtrat e famshëm të jataganit shqiptar. Vetëm kështu mund ta shohësh kurdoherë Fishtën, ndryshe jo. Ai u prin vallet zanave buzë krojesh. Dragojtë i nis, përmes rrufeve, në përleshje të mëdha. Orën e Bardhë të Shqiptarisë e vë të mbledhë rozmari nepër bjeshkë, që me të t'i japë Ali Pashë Gucisë fuqi sa të shkulë lisat. Botën mitologjike shqiptare Fishta e sundon si një sovran. Ishte bota e fundit, mitologjike në Europë, kjo botë, ku Fishta ngriti fronin e tij madhështor të poetit, në kufinjtë e përzier të mitit me realitetin.
"Lahuta e Ma1cisë" është vigma e një vigani. Ndaj figura gjigande e Fishtës hyri në çdo zemër, në çdo vatër, në çdo shtëpi. Udhëton me tren dhe është e pamundur që në vagon të mos ndodhet dikush që e di Fishtën përmendësh. Kështu të ndodh edhe në një autobuz, edhe në një veturë. Gjithmonë dikush do të citojë diçka nga ai. Mbase është pikërisht Fishta njeriu më i cituar në Botë. Sepse ai është i vetmi që citohet nga të gjitha shtresat e popullsisë. Citohet nga akademikët dhe profesorët, ashtu siç citohet edhe nga bujqët dhe barinjtë e bjeshkëve. Nuk mund të ketë një poet tjetër që e gëzon një privilegj të tillë.
Shumë përpjekje u bënë që Fishta të shuhej nga kujtesa e kombit. Por pikërisht në kulmin e këtyre përpjekjeve unë kam njohur në Vermosh plakun Ndue Mark Biboçi që i dinte përme­ndësh të tridhjL'lë këngët e "Lahutës së Malëcisë". Gjithë librat e Fishtës mund të mblidheshin dhe të digjeshin. Po ç'mund të bëhej me "librat" e gjallë të tij, një nga të cilët ishte edhe Ndue Marku i Vermoshit?! Gjergj Fishta ishte "Malcia e Dytë". Për­derisa nuk mund të shembej "Malësi~ e Parë" nuk kishte si të shembej as "e dyta".
Që të rrenohej kujtimi i Fishtës duhej të rrenohej më parë kujtimi i luftrave të famshme që kishin bërë "Malet" tona. Duhej të shembej historia, pa të shembej edhe titani i saj. Por një rrenim i tillë praktikisht është i pamundur. Muret e kujtesës së brezave janë më të ngjeshur se sa muret e çdo kështjelle. Një burrë i tillë si Fishta nuk mund të tundej. Sepse pas tij vinin burra të tjerë të patundur. Vinin aso Kuka, Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Dedë Gjo'Luli,Ali Pashë Gucia, Marash Uci, Jakup Ferri, Curr
Ula, Mar Lula i Shalës, çun Mula, Mehmet Shpendi, Marash Vata, Dodë Preçi e shumë të tjerë. Ai ishte në mes tyre si Homeri midis Agamemnonit, Diomedit, Akil Pelidit e heronjve të tjerë të lashtësisë helene. Ndaj "froni" i tij letrar ishte i patundur. Stuhitë i kaluan anash, ashtu siç do t'i kalonin edhe "fronit" të Homerit. Kjo do të thotë se Fishta është një shkëmb i rëndë dhe i paluajtshëm në themelet e letërsisë shqiptare.
Akoma nuk e kisha njohur Malësinë reale, kur u njoha me atë që e quajta "Malësi e Dytë" e Fishtës. "Lahuta e Malëcisë" është kujtimi më i çmuar i fëminisë time. Atë ma pati dhuruar, në një qelë të vetmuar fshati, i nderuari nxënës dhe shok i poetit, Patër Benedikt Dema. Ishte viti 1951. Dy herë në javë nëna më merrte përdore dhe më çonte në qelën e tij. Françeskani i ditur më mësonte fshehurazi latinishten. Në njërën prej këtyre buzë­mbrëmbjeveAt Benedikti më tha se do të më dhuronte një thesar. Por duhej ta mbaja të fshehur se ndryshe rrezikoheshim që të dy. Dhurata ishte pikërisht "Lahuta e Malcisë". E mora librin, e fsheha nën këmishë dhe ika sëbashku me nënën, por më i gëzuar se asnjëherë. اdo natë ia puthja dorën fratit kur largohesha, por atë natë ia mbulova me të puthura të dyja duart.
Zija çdo ditë kënde të veçuara dhe lexoj a e lexoja. Duke hapur kapakët e "Lahutës së Malcisë" hapa, për herë të parë, kanatat e artit. Padashur, këngë pas kënge, i mësoja përmendësh poemat e gjata plot ngjarje dhe heronj. Në moshën 13 vjeç isha edhe unë një nga ato "Lahutat" e gjalla të Fishtës, për të cilat fola më lart. I ruajta për shumë vjet në zemër këto këngë me po atë sekret që ruhet dashuria eparë. Me to kënaqja vetëm bashkëmo­shatarët e mij, të cilëve ua recitoja me orë të tëra, fshahur pas ndonjë muri të lartë. Këto çaste të gëzuara, për mua dhe për ata, tani kanë mbetur shumë larg, ashtu siç ka mbetur edhe fëminia.
Ishte një ëndërr e asaj kohe që ta shihja këtë vepër, të quajtur "Iliada Shqiptare", të ribotuar e të respektuar zyrtarisht. Por kurrsesi ëndërrat fëminore nuk mund të shkonin aq larg sa të mendoja, se pas dyzetvjetësh heshtjeje torturuese ndaj njeriut që i dhuroi Shqipërisë "epo sin" e dytë, do të ishte pikërisht gazeta që drejtoja unë ajo që do të fillonte e para ribotimin, pjesë-pjesë, të kryeveprës së Fishtës. Kjo ndodhi në verën e vitit 1991, kur ata që e kishin denigruar Fishtën për gjysëm­shekulli ishin akoma në fron.
Nuk mund të ketë një vepër tjetër si kjo, ku çdo moment në Malësi, të kujton poetin e "eposit" të dytë të shqiptarëve. Afrohet të zbardhë drita mbi male dhe gjëja e parë që të vjen ndër mend janë vargjet e Fishtës:
përsëri mendja të shkon tek ai. Sepse të duket se pikërisht këtë natë ai e ka parapërshkruar dikur:
"Hylli i Dritës atbotë tue ze
Për me i pru dheut shpresë të re, Për me i pru s 'mjerës Shqypni, Ojshe, vaj, një kob të ri ... "2U)
"Lum e lum për t 'madhin ZotI ç 'ka shkrefë sande gjith ky mot, Gjith ky mot e kjo vetimë,
Gjith kjo gjamë e bubullimë, Thue po shemen qiell e dhe.
Ka lshue prrue, po, e ka lshue she; Rreh shtërgata e shungllon era, Ushtojnë malet, me t 'hi mndera; Kaq një mot ka shkrefë n 'malei:
Shka do t J'etë, vall, nuk e di". 213)
Nëqoftëse në një natë dimri Fishta të vjen kështu gjëmues si Zeusi, në një natë pranvere të shfaqet si Morfeu, perëndia e ëndërrave të ëmbla:
Por edhe kur bie muzgu mbi male, është pikërisht ai i vetmi që të afrohet dhe të bën ta presësh mbrëmjen në një mënyrë madhështore:
"Bulon molla e lulzon thana E prijnë valle Orë e Zana
Nëpër rreze puth lshon hana ... "214)
"Prendoi dielli, n 'qiell duel hana N'Veleçik po pingron Zana,
EhI ju malet e Shqypnisë
Ni 'cil/at strukë shqypja e lirisë Ni 'bardhat kohë që kan prendue S 'le te anmik, jo, m 'iu a.frue ... "212)
"Malcia e Dytë" e Fishtës ishte po aq e plotë sa Malcia reale. Me kushtrimet mbi male, me kuvendet e burrave, me besë­lidhjet e mëdha që ishin prologu i çdo lufte, me gjakun e derdhur për liri, me lashtësinë e saj të lavdishme dhe me burrat e për­mendur:
Në një natë me shi e vetëtima, kur stuhitë trondisin malet dhe degët e drurëve thyhen me rropamë të madhe nepër pyje,
"Po, اun Mula mbi shpinë t 'kalit, Ua çoi lajmin Krenve ['malit.]
Va çoi lajmin n 'derë t 'konakut
Për me u mbledhë n 'kuvend t 'bajrakut ... "215)
Sillej shkjau si shkërbe mali Tue kërkue për molla t tharta, Kur m 'kto vise të Ballkanit
Të parët tonë, Pellazgt e motit Gjanë e gjallë kullotshin planit Qet i ngitshin m 'fushë të Zotit. Kishin frone e ligjë të mara,
E gjatë shtegut t 'gjytetnimit Ishin shty ata larg përpara
Q 'me pranverë të rruzullim it ". 2J7)
Mund të jenë shkruar faqe të tëra për besëlidhjet në kuvendet e malësorëve, por një përshkrim real dhe njëkohësisht me përmasa Homerike ka ditur ta bëjë vetëm Fishta:
"Kshtu tha اuni, bajraktari, Edhe m 'giuj u ngreh ma i pari:
Bani be, me lot për faqe,
Për "qitape" e shtatë "melaqe ", M'Orë të bjeshkve e m 'krye të fmis; E për Emën t 'Perëndis,
Se pa dekë e pa hi n 'dhe,
Me gjith' djalë e me gjith' re, Pa u robitë me lopë e qe
E pa u djegë me stan e shpi S 'i bie n 'dorë kurr Malit t 'Zi. Njitë mbas tij atbotë u çuen Krenët e Hotit, e u betuen
Historia ka ligjet e saj të përjetshme. Kombi që nxjerrë njerëz që i kuptojnë thellë këto ligje është një komb i lumtur. Por duhet t'ua verë veshin atyre. Sepse në kuptimin historik ata janë profetë të kombit. Fishta sikur e ka parathënë atë që po ndodh sot me Kosovën. Pothuajse një shekull më parë ai qartëson kombin e vet:
Se, pa u shkimë me troje t 'veta,
Si bajn Knjazit t 'u ngiatët jeta! ".2l6)
"Pse kaq njerzit po in të kqi Sa puth askund m 'ket shekull t 'zi Pa shkue gjaku vi e vi,
Nuk po gzohej, jo, liri ".218)
HE atje larg, po, kah Vrali, Npër ato breshta të larta,
Nuk kam ndërmend të analizoj veprën e Fishtës. Ajo është marrë nepër gojë në mënyra diametralisht të kundërta. Për të kanë folur personalitetet më të shquara që ka nxjerrë nga gjiri i vet populli ynë: Korifej të tillë si Aleksandër Xhuvani, Eqrem اabej, Lasgush Poradeci, Ismail Kadare, Rexhep Qosja etj. Dhe çuditërisht mendimet për të janë vetëm në ekstreme. Nëqoftëse për Xhuvanin, اabejn, Poradecin, etj. Fishta është gjigand i
Të gjitha polemikat me sllavët për autoktoni të hershme në trojet e "Gadishullit !lirik" nuk thonë dot atë që, poeti i "Iliadës Shqiptare", e skalitë me vërtetësi të madhe në fare pak rreshta: letrave shqipe, për Kadarenë e ndonjë tjetër ai është vetëm një bejtexhi, ndonëse i dalluar në "xhinsin" e bejtexhinjëve. Siç shihet dozat e glorifikimit dhe të injorimit janë njësoj të mëdha. Dhe befasisht të dhëna nga njerëz njësoj të mëdhenj. Në letrat shqiptare Fishtën nuk mund ta gjesh kund tjetër, por o në maja tepër të larta ku nuk e arrin dot asnjë rrufe që shkrep nga poshtë, ose në gremina tepër të thella, që për ta nxjerrë duhen agregate të pashpikura akoma. Ndoshta asnjeri nga këto dy vende nuk është vend komod e aq më pak real për një poet. Duke dhënë një konkluzion të figurshëm unë do të thosha se Gjergj Fishta është një shkëmb i rëndë në letërsinë shqiptare. Por si çdo shkëmb ka edhe ai thepa që mund të skaliteshin më mirë. Një "perendi" e zhurmshme siç është Fishta patjetër që do të ketë edhe gjëra që nuk u shkojnë "perendive". Megjithatë perenditë mbeten perendi, me të gjitha ato që kanë.
Nuk besoj se Kadare ka pasur parasysh lirikën apo satirën e Fishtës kur e ka futur atë në kornizën e bejtexhinjëve. A mund të pretendosh, bie fjala, që më i njohuri i bejtexhinjëve tanë, Hasan Zyko Kamberi, të ketë shkruar vargje të tilla?!:
Prej vaj ~ na asht marrun zani... Medet, o qiel/ë, medet! ".220) (Gjaksorvet)
Nuk di se në çfarë sferash të larta do t' i vinim poetët shqiptarë nëqoftëse "bej texhinj të" tanë kanë ngjitur lartësi të tilla në lëmën e poezisë:
"Porsi kanga e zogut t 'verës puth vallzon n 'blerim të Prillit; Porsi i ambli fllad i erës,
puth Imon gjijt e drandojillit ... "221)
(Gjuha shqype)
"N'atë rrahe t'dekne mbrenda varrit t'errshëm Tash pluhën je. Ata dy sy t 'janë errun
Ku qiel/a prirej me sa hana e diel/a ... "219) (Një lule vjeshte)
Vlerësimet ekstreme, ku pasionet e ndryshme errësoj në logjikën e gjërave, çojnë në absurditete. Pranimi i tyre si postu­late ka rrezik që letërsinë shqiptare ta çojnë në një katrahurë të madhe. Po t'u themi poetëve tanë se vargjet që cituam më lart i ka shkruar një "bejtexhi", ka të ngjarë të lebetiten, t'i thyejnë stilograf ët dhe ta braktisin letërsinë ngaqë s'e shohin veten të zotët të ngjiten deri tek ky "bejtexhi".
Ndërsa në poezinë satirike të kohës, Fishta është sovrani i vetëm i saj. Ai ka nderin të jetë themeluesi i poezisë satrike shqiptare. Dhe këto themele i çimentoi shumë heret. Që në vitin 1907 kur botoi librin "Anzat e Pamasit". Për këtë nuk ka nevojë të themi shumë fjalë. Mjafton të lexojmë perlën e poezisë satirike shqiptare, "Epopenë e Ballit Kombëtar", të Shefqet Musarajt dhe do të bindemi se këtë lloj poezie e lauroi i pari Fishta në Shqipëri. Të tjerët vijnë pas tij. Le të vëmë ballë për ballë strofat
ose:
"Ndalnju! Ku veni burra? .. Pash Zotin, Ishoni hutat! Pse tepër gjak asht derdhun, Pse tepër, bajtë kem futat;
"Qe besa or burra Nuk di ka t 'çajë, Mbasi do t thirret Sot derri dajë ... "
(Fishta)
Asnjë nga këto rrufe nuk e tundën dot, sepse karboni i rrufeve nuk arrin deri tek shpirti i popullit. Së fundi rrufeja e Kadaresë. E madhe edhe kjo. Ndoshta më e madhja ... Sepse sa më e madhe të jetë "perëndia" që e lëshon rrufenë, aq më i madh është inten­siteti i saj.
ثshtë e vërtetë se kur Fishta botonte "Eposin" e dytë të shqip­tarëve, me tetërrokshin popullor, aty fare pranë Kuvendit Fran­çeskan të Gjuhadolit, Migjeni i madh shkruante, me një elegancë të paparë gjer atëherë, poezi moderne që shtronin kalldremet e poezisë moderne shhqiptare. Por kjo botë ka vend për të gjithë. Dhe po të mos ishin të gjithë do të ishte një botë e mangët.
Siç e kam thënë edhe më lart, lumënjt e gjakut të derdhur për liri kërkonin një shtrat eposi për t'u kënduar madhërisht. Nëqoftëse Fishta i doli për zot kësaj pune gjigande, kjo nuk do të thotë se ai ishte bejtexhi. Përkundrazi ai ishte një Homer, në atë kohë, kur Bota ishte squllur deri në atë shkallë sa nuk nxirrte dot Homerë të tjerë. Dhe kjo është krenari, jo vetëm për atë vetë, por edhe për kombin që e lindi. Rraca shqiptare është një rracë klasike, ndaj fryma e poezisë së rracave klasike nuk shuhej lehtë tek shqiptarët.
"Lahuta e Malcisë" është një "epo s" që gjeneron poezi të vërtetë të një rrace klasike të mbushur me lavdi luftrash. Mijëra e mijëra vargje nuk mund të jenë të gjitha perla. Por pa pikë dyshimi kryevepra e Fishtës është një terren tepër i gjërë perlash. Ato i gjen në çdo faqe. Për të bindur veten se është kështu, mora "Lahutën e Malcisë" dhe e hapa ku të hapej. Vendosa të citoj nga ajo faqe krejt e rastësishme dhe ja:
e para të poemave: "Metamorphosis" të Fishtës dhe "Epopeja e Ballit Kombëtar" të Musarajt:
"U mbyt gjemia Me federalë, Vraponi burra
Kush mund të dalë!" (Musaraj)
Siç shihet qartë kemi të bëjmë me të njëjtin vështrim poetik.
Madje gjendemi para të njëjtës strofë, para të njëjtit varg, para të njëjtit ritëm e para të njëjtës rimë. E njëjtë është edhe mënyra e qesenditjes satirike. Po t'i krahasojmë këto dy poema do të vemë re se satira e Fishtës është po aq therëse, në mos edhe më therëse se e Musarajt. Nga ana tjetër do të shohim se nuk ka ndryshuar as objekti i satirës. Tek Fishta si objekt është "neo­shqiptari" i fillimit të shekullit tonë. Por edhe për Muasarajn është një lloj "neoshqiptari" si ai i Fishtës, veçse "neoshqiptari" i viteve dyzet.
Përfundimisht, nëqoftëse Fishta -është "bejtexhi" në satirë, i tillë na del edhe Shefqet Musaraj. Atëhere kush mbetet poet satirik në Shqipëri?
Por le të vijmë tek "Lahuta e Malcisë". Duke qenë një "maje" shumë e lartë, është e natyrshme ta kapin më shumë rrufetë. Për mjaft vite mbi të shkrepën rrufetë e shovinizmit, patriarka­lizmit, obskurantizmit, mistiçizmit e kudi unë se ç' rrufe të tjera.
"Si një vashë puth fat vë s 'parit,
Shtërngue ijet me i shogë arit,
Edhe zhdredhun flokët gjatë shtatit
Si ato rrezet kres s 'njaj shpatit,
Kur ban dielli për me le
Nëpër brymë të nadjes s 're ".222)
cituar më se një herë, pasi, siç më pat thënë ai vetë, i kishte dhënë plot material Prof.Balës. Por jo, ai nuk përmendej gjëkundi, ndonëse çdo vepre për Fishtën, emri i Patër Benediktit do t'i shtonte vlerat, pasi ai ishte njeri nga njohësit më të mirë të poetit. Këtë e verteton edhe fakti se almanaku "At Gjergj Fishta" prej 583 faqesh, që u shtyp me rastin e një vjetorit të vdekjes së tij, u botua nën kujdesin e Patër Benediktit. Megji­thëse në librin e Y.Balës kjo vepër përbën kolonën vertebrale të citimeve, hartuesi i saj mbetet në hije. Madje edhe kur citohet njeri nga shkrimet e Benediktit, në faqen 73, citohet pa autor, gjë që nuk bëhet për të tjerët. Me dhjetra e dhjetra herë kam pirë kafe me të ndjerin Profesor Bala dhe asnjëherë nuk i kam thënë se e dija që të nesërmen se ai kishte qenë te Patër Benedikti. Veçanërisht pasi çështja e Fishtës heshti, ajo vizitë e Profesor Balës në qelën e Kishës së Brigjes duhej harruar. Jam i bindur se edhe Patër Benedikti e ka marrë me vete në varr, pa ia thënë askujt tjetër.
Vepra e Y.Balës është një vepër me vlerë. Ai e paraqet Fishtën me të mirat e të metat e tij. Kjo gjë e bën më realiste se shumë libra të tjerë të shkruar me njëanshmëri për poetin tonë të madh. Por në konkluzionet e veprës, profesori i nderuar, që askund nuk e kalon masën e lëvdatave, dhe për këtë ka meritë, çuditërisht kalon masën e kritikave. Pasi e ka ngritur Fishtën në panteonin ku i takon, i heq arkën si ekzekutues i të varurit. Të duket sikur e ngre në majat e larta që në fund të fundit ta asgjësojë me tre rreshta të vetëm: "Figura e "Bedelit" e krijuar nga artisti Fishtë e tejkaloi njeriun Fishtë, por fatkeqësisht njeriu Fishtë nuk ia doli të ngadhënjente gjithnjë mbi figurën e vet të "bedelit".
Bedel i kujt? I Europës? Po një "bedel" i Europës a mund të shkruante kështu për Europën e kohës së tij::
Një përshkrim i frymëzuar si ky, jo vetëm që nuk ka asgjë të përbashkët me një bejtë, po përkundrazi është po aq i bukur dhe madhështor sa edhe portretizmi i Tanushës në "Eposin e Kreshnikëve":
"Shtegu i ballit, si shtegu i malit Kur merr hana me prendue
Dhamët e bardhë, si gurzit e lumit,
Fill mbas shiut kur po i shndritë dielli ". 223)
Kohët e fundit doli libri i Prof. Vehbi Balës: "Gjergj Fishta, jeta dhe vepra". E mora në dorë me nostalgji. Sepse për këtë vepër e kisha marrë njoftimin e parë më 16 gusht 1960. Gjatë udhëtimit për në Këlmend nata më zuri në Brigje të Hotit. Vajta për të fjetur në qelën e Patër Benediktit. E gjeta shumë të gëzuar dhe gëzimi i tij kishte jo një, po dy shkaqe. Atë ditë kishte përfunduar njërën nga veprat e tij. Në mos u gabofsha veprën "Shënime Patologjike e Terapeutike". Dhe një natë para meje në qelën e tij kishte qenë mik Prof.Vehbi Bala. Lajmi se Fishta do të reabilitohej e kishte bërë me krahë Patër Benediktin. Por, jo, Fishta nuk u reabilitua dhe studimi i Vehbi Balës doli nga errësira e sirtarëve vetëm tashti pas rënies së totalitarizmit. Megjithatë e mora me dëshirë të madhe këtë libër që më kujtonte atë kohë kur hapja veshët mos po dëgjoja gjëkundi ndonjë fjalë të mirë për poetin. Mendova se Patër Benediktin do ta gjeja të
"Uh! Europë, ti Rrugaçë e motit, puth i re mohit besës e Zotit,
Po a ky asht sheji i gjytetnisë:
Me da tokën e Shqypnisë
Për me mbajtë klysht e Rusisë? Po ti a kështu sad na i përligje Njata burra që m 'kto brigje Për ty veten bane flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije? ".225)
Kisha e Brigjes ku u shkruan këngët e para të "epo sit" tf dytë të shqiptarëve është rrenuar në vitin 1967. Nuk di se kusl1 tjetër e ka pasur fatin të kalojë një natë në atë tempull kombëtaJ ku Fishta shkroi poemat e famshme "Marash Uci", "Te kisha e Shnjonit", "Te Ura e Rrzhanicës", "Kasneci" etj. Por unë e kam pasur këtë shans dhe e quaj një nga shanset më të mëdha të jetës time. Sipas Patër Benediktit qela ishte reformuar në vitin 1907, por megjithatë dhoma e poetit ishte po ajo. Tek ajo dhomë fjeta. Në mëngjes frati dhe sherbyesja e tij plakë më pyetën se si kisha fjetur dhe unë u thash se nuk kisha :fjetur asnjë sekondë, por kisha kaluar një natë të madhe plot ëndërrime dhe për­fytyrime.
Dielli qe ngritur lart mbi male kur mora rrugën drejt Rapshës.
Shumë kohë, së bashku me Patër Benediktin u sollëm nepër oborrin e bleruar të kishës. Ai më spjegonte: "Këtu Patër Gjergji ka biseduar me Marash U cin, këtu është bërë kuvendi që i këndon aq bukur ai". Dhe mua më ushtonin në vesh :fjalët e çun Mulës:
Një poet, që e ngre Shqipërinë në sferat madhështore të vendit "mburojë të Evurpës" ndaj Perandorisë Osmane, gjithçka mund ta quash, por "bedel" të Europës kurrsesi jo.
Me eposin e tij Fishta zgjon, trondit, rrëmben, trajton e ndërton.
Ai është i fuqishëm, madje i jashtëzakonshëm në rikrijimin e skenave madhështore të luftës. Zëri i tij nuk kalon nepër hapësira bosh, po përshkon horizonte të gjëra ideshë të mëdha patriotike. Ushtari shqiptar, së bashku me armën, është e nevojshme të ketë edhe "Lahutën e Mëlcisë". Ajo është e zonja të bëjë mreku­llinë e kthimit të çdo ushtari të thjeshtë në hero e gjeneral.
Nëqoftëse për "Epo sin e Kreshnikëve" kërkohet të dihet akoma shumëçka, për "Epo sin" e Fishtës dihet gjithçka. Dihet se qe një rastësi ajo që inicioi epopenë më të plotë të kombit tonë. Sigurisht qe një fatbardhësi kombëtare që në vitin 1902 hotjanët i kërkuan Provincës Françeskane të largonte nga famullia e Rapshës At Leonard Gojanin. Caktimi i Fishtës si zevendës famullitar ishte një veprim krejt i zakonshëm. Por pikërisht ky veprim i zakonshëm do të bëhej shkaku i momentit më të madh epik të kombit. "Troja" ishte aty, "Homeri" po vinte krejt rastësisht.
"Fol tash, Masho, ç'po na thue? Un qe Krenët t 'i kam bashkue, T'cillve mundesh me u bes ue, Pse armët kryq i kemi vu,
Si na e lanë të parët kanu ".226)
Korifeu i letrave shqipe, Faik Konica, i entuziazmuar nga këngët e para të "Lahutës së Malcisë", i dërgoi At Pashko Bardhit në Zarë 200 frang që të botohej bIem i parë i këngëve nën titullin "Te Ura e Rrzhanicës".
... Malcia e Madhe është ajo tokë e përgjakur që lindi "Eposin e Fishtës". Ashtu siç kishte lindur, ndoshta, dikur "Epo sin e famshëm të Kreshnikëve". Shoku dhe miku më i ngushtë i poetit, At Pashko Bardhi, këtë të vërtetë të madhe e shpreh me thjesh­tësinë që e karakterizon: " ... Ndonse gjithë lavdi e ndera i përket A.Fishtës, nji grimë për nderë do t'ia dijmë edhe Marash Dcit, pse, mos t'ishte përpjekë me të, ndoshta A.Fishtës nuk i ishte mbushë mendja me shkrue "Lahutën e Malcisë".227)
Në fillim të shekullit njëzet krejt rastësisht u takuan dy madhështi, Malcia e Madhe dhe Fishta. "Një shesh epik" me "një gen epik". Malcia e bëri Fishtën gjigand, por edhe Fishta e bëri Malësinë vendin e dy "epo seve".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top