Enigma e Pellasgeve

orakulli

Anëtar i Respektuar
Pellasgët,nji popull shumë i lashtë,para ardhësit e gjithë popujve europiane,ishin një popull i ndriçuar i cili mësoi gjithë Europën.Pellasgët njihen shumë pak,ose më mirë pothuajse aspak.

Alfabeti i këtij populli të panjohur quhej Pellasgjik.Sipas DIODORO il SICULO,i cili na informon që poetet para Homerit shkruanin pikërisht me këtë alphabet.Po DIODORO shkruan që koha e përdorimit të këtij alfabeti është të paktën 10 shekuj para krishtit.

Gjithashtu DIODORO shkruan që ishin pëllasgët që sollën të parët alfabetin në Itali,dhe në pjesën tjetër të Europës.,duke vazhduar në përshtatjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tij.

Gjithashtu edhe Plinio il Vecchio mbështet përshkrimin e DIODORO-s.

Virgilio në “Eneide” (VIII,V,62-63) shkruan:

“Thuhet që banorët e parë të Italise sonë quheshin Pellasgë”

Nga autorët e antikitetit kuptojmë që para arritjes së Grekëve,territori ku ata u vendosën quhej Pelasgjia.Burime të ndryshme japin të dhëna që Grekët mësuan nga Pellasgët jo vetëm punimin e metaleve,ndërtimin e mureve,por morën dhe mënyrën e shkrimit dhe bënë të tyre perënditë dhe emrat e tyre.

Autori tjetër PAUSANIA në Librin e tij Arcaida(Libri I VIII,1,4,6) shkruan:

“Arkadët thonë qe Pellasgoj ishte i pari që lindi në tokën e Arkadëve.Meqënëse Pellasgoi u bë mbret,vëndet u quajtën pellasgjia për nder të tij”

Autori PINDARO në Carminia,Fragmenta Selecta,I,240) shkruan:

“Duke na sjellë një dhuratë të bukur,toka lindi të parin qënie njerëzore në Arkadia,të shenjtin “PELLASG”,shumë kohë më parë sesa të ishte Hena”.

Thënia e Pindaro është shumë e diskutueshme.Ajo mund të kuptohet si frymëzim poetik,ndoshta deri ne atë mitologjik,megjithese disa shkencëtarë kanë demostruar që Hëna është një copë e shkëputur prej planetit tone.

HOMERI në veprën e tij ILIADA (II,840-843)përmënd pellasgët si aleatet e Trojanëve dhe tregon që Akili i lutej vetëm “Zeusit pellasgjik të Dodonës”(Iliada,XVI,223).HOMERI I përmend ata edhe si “Populli i Kretës”(Odisea,XIX,177).

Historiani EFORO duke ju referuar një pjesë të Esiodo,që thekson traditat e një populli të pellasgëve në Arkadia dhe shtjellon një Teori që ky popull ishte një popull luftëtarësh të shpërndare prej nje Atdheu që kishte filluar të kolonizonte gjithë Grëqinë shumë kohë më parë,arsyja për të cilën autoret antike theksojnë emrin e tyre.Ata kishin populluar terrenet prej Dodonës,Kretës deri në Itali,ku vendosjet e tyre janë shumë mirë të dallueshme akoma në kohën e elleneve dhe janë në lidhje të ngushte me “Tirren-et”.

Muret e qytetit të Athinës,të cilat janë të ndërtuara ne blloqe guri të punurar në formë të çregullt(jo kub,ose paralelopiped) ,pa përdorimin e llaçit kanë pasur emrin “muret pellasgjike”,emrin e atyre që u mësonin grekëve mënyrën e ndërtimit me gurë,mënyrën e të shkruajturit dhe Kulturen e tyre.

Civilizimi njerëzor ka filluar me pellsagët duke u nisur nga vëtë shkruesit e lashtësisë.Janë vetë autoret e lashtësisë që theksojnë këtë.Ata bazohen dhe në autorë të tjerë të cilët përcaktohen si “antike,por që veprat e tyre nuk mund të vinin të shkruara deri në ditët tona.

Pellasgët janë aleatët e Trojanëve,ashtu si Dardanët,Thrakët e të tjerë.Pellasgët janë të lidhur me Dodonën e اamërisë së sotme e cila fillonte ne Artë e Prevezë e ndoshta mbaronte ne Beratin e Sotëm.Po kështu si Athina,muret e Beratit kanë të njëjtën structurë ndërtimor,mbajnë të njëjtat karakteristika me atë të Athinës.Ato janë të ndërtuara me Gurë ciklopike të punar nga pellasgët.

Liria vjen nga vleresimi dhe mbrojtja e te vertetes.”Liria-Drejtesia-E Verteta” jane baze per zhvillimin e ardhshem njerezor.
 
Bravo Orakull per kete material.

Liria vjen nga vleresimi dhe mbrojtja e te vertetes.”Liria-Drejtesia-E Verteta” jane baze per zhvillimin e ardhshem njerezor. ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top