Jeta
Anëtar i Respektuar
Po shikoja emisionin "Njerez te humbur"... Si gjithmone dhimbje e madhe, emocione pa fund, lot dhimbjeje te nenave qe nuk dijne per fatin e femijeve te vet... lot dhimbjeje te familjareve qe kane humbur te afermit dhe nje shkrepetime shprese e gjejne tek ky (e)mision kaq human!
Jo gjitmone aty shohim lot dhimbjeje... Ndodhe te shohim edhe lot gezimi, fatmiresisht... Ketu nuk perfundon e mira e gjithe ketij (e)misioni! Keta lot gezimi, ua hapin dyert e shpreses atyre qe per momentin derdhin lotet e dhimbjes!
Arsyet e largimit nga shtepia, jane nga me te ndryshmet... dhe nuk kemi re drejte morale t'i paragjykojme...
Jo gjithmone ka raste te njejta. Kete e vertetoi emisioni i fundit, ku syte na pane nje nene jashtezakonisht bujare, nje grua fisnike, nje qenie aq humane, nje "burrneshe" shqiptare.
Kjo grua e mrekullueshme, ne fatkeqesine e vet, kishte gjetur kurajon e botes...
Kjo grua kishte humbur djalin e saj ne lulen e rinise, ne nje aksident komunikacioni ne Itali, para me se tre vjetesh.
Ne momentet e tragjedise se vet, kishte vendosur te shpetonte nje jete... dhe ate beri, pa e ditur se kujt ia dhuronte zemren e djalit. Tre vjet me rradhe, zemra e djalit te saj rrihte, edhepse jo aty ku ajo do donte me gjithe qenien e saj, me shume se gjithcka tjeter ne bote!... Me rendesi ajo po rrihte diku... Kurreshtare nena donte te dinte se ku po jeton nje pjese e djalit te saj... nje pjese e saj ne fund te fundit, ajo ishte drejtuar tek "Njerez te humbur". Pas disa ditesh, nena morri lajmin e pritur, papritur! Zemra e djalit te saj po rrihte diku... Ajo tashme po priste ta "takoje" nenen. Zemra e djalit te saj po rrihte ne kraharorin e nje burri italian, i cili jo me pak se nena e djalit, donte te dinte zemra kujt i rrihte dhe fal' zemres se kujt ai po jetonte!
Ne fund, nena "pati fatin" (brenda gjithe fatkeqesise), te degjoje tik-taket e zemres se djalit, tashme te vdekur... te cilit po i jetonte organi me vital!
Sa emocione me dha kjo grua... Ky njeri i mrekullueshem!