Emocione pa fund...!

Jeta

Anëtar i Respektuar
Po shikoja emisionin "Njerez te humbur"... Si gjithmone dhimbje e madhe, emocione pa fund, lot dhimbjeje te nenave qe nuk dijne per fatin e femijeve te vet... lot dhimbjeje te familjareve qe kane humbur te afermit dhe nje shkrepetime shprese e gjejne tek ky (e)mision kaq human!
Jo gjitmone aty shohim lot dhimbjeje... Ndodhe te shohim edhe lot gezimi, fatmiresisht... Ketu nuk perfundon e mira e gjithe ketij (e)misioni! Keta lot gezimi, ua hapin dyert e shpreses atyre qe per momentin derdhin lotet e dhimbjes!
Arsyet e largimit nga shtepia, jane nga me te ndryshmet... dhe nuk kemi re drejte morale t'i paragjykojme...
Jo gjithmone ka raste te njejta. Kete e vertetoi emisioni i fundit, ku syte na pane nje nene jashtezakonisht bujare, nje grua fisnike, nje qenie aq humane, nje "burrneshe" shqiptare.
Kjo grua e mrekullueshme, ne fatkeqesine e vet, kishte gjetur kurajon e botes...
Kjo grua kishte humbur djalin e saj ne lulen e rinise, ne nje aksident komunikacioni ne Itali, para me se tre vjetesh.
Ne momentet e tragjedise se vet, kishte vendosur te shpetonte nje jete... dhe ate beri, pa e ditur se kujt ia dhuronte zemren e djalit. Tre vjet me rradhe, zemra e djalit te saj rrihte, edhepse jo aty ku ajo do donte me gjithe qenien e saj, me shume se gjithcka tjeter ne bote!... Me rendesi ajo po rrihte diku... Kurreshtare nena donte te dinte se ku po jeton nje pjese e djalit te saj... nje pjese e saj ne fund te fundit, ajo ishte drejtuar tek "Njerez te humbur". Pas disa ditesh, nena morri lajmin e pritur, papritur! Zemra e djalit te saj po rrihte diku... Ajo tashme po priste ta "takoje" nenen. Zemra e djalit te saj po rrihte ne kraharorin e nje burri italian, i cili jo me pak se nena e djalit, donte te dinte zemra kujt i rrihte dhe fal' zemres se kujt ai po jetonte!
Ne fund, nena "pati fatin" (brenda gjithe fatkeqesise), te degjoje tik-taket e zemres se djalit, tashme te vdekur... te cilit po i jetonte organi me vital!

Sa emocione me dha kjo grua... Ky njeri i mrekullueshem!
 
Te them te vertetn Mamaja ime kur shiqon ket emision qe kerkojn njerzit e humbur qan merzitet shum :(
 
E pashe njehere kete emisionin dhe me rrenqethi dhe mua....Kjo burrnesha nuk eshte e vetme,ka shume te tjere si kjo...
 
Dhe menyra sesi fliste ishte vertet emocionuese dhe prekese....Po ky emision eshte i tille sepse ka perbrenda histori dhe copa jete reale...
 
humbin kohen kote e kame ndjekur me pare por e kame pare qe eshte pune koti per faktin se sot me kete teknollogji n q se dikush qe kerkon te kontaktoje nuk eshte nevoja ta kerkojne lerini robet rehat
cfare mbiell korr
 
humbin kohen kote e kame ndjekur me pare por e kame pare qe eshte pune koti per faktin se sot me kete teknollogji n q se dikush qe kerkon te kontaktoje nuk eshte nevoja ta kerkojne lerini robet rehat
cfare mbiell korr

Shume e vertet. Ka pasur disa raste qe pas nje kerkimi kane gjetur dike, dhe ky person ka thene se i kishte humbur nr i familjes, justifikimi me idjot mire kjo...por ka edhe nga ata qe sduan te kontaktojne me familjen (nenen apo motren etj)...arsyet nuk i thone....Por ajo qe mbetet eshte se te pakten familjaret qe i kerkojne prej vitesh e sdine asgje per ta, te dine qe jane gjalle ose jo.........E di kush me ben cudi shume mua....rasti i Altin Zekes...ky person duket qe nuk do te gjendet.
 
Nuk e di nese ky rasti qe po thua ti Bella eshte ai qe me tregoi babi im..Sdq babi im me tha qe nje dite kishte marre ne tel kete emisionin.Kur e pyeta per pse-ne me tha qe keta po kerkonin nje person,babi im me duket se e njihte dhe donte tu thoshte qe mos e kerkoni se i vini jeten ne rrezik.Para se te kalonin telefonaten ne studio e kishte pyetur njera ne regji nga po merrni...I kishte thene babi emrin e qytetit,dhe kjo i kishte thene ku i bie.Ne Afganistan i ishte pergjigjur babi im e kishte mbyllur telefonin.Nejse...Ate qe doja te thoja une,eshte se disa raste nuk duhet te kembengulin se mbase jane vete njerezit qe kane humbur gjurmet e tyre.
 
Hey hey hey, e paskeni marre mbrapsht temen, apo s'e keni lexuar fare se ca kam shkrujt?

Nuk po flas per emisionin "njerez te humbur", e aq me pak nuk po kerkoj mendimin tuaj mbi kete emision! Fola per nje rast te caktuar! Kush do me e dit e me bisedu rreth asaj gruaje dhe humanitetit te saj, flisni... Edhe njehere NUK PO FLITET PER EMISIONIN N PERGJITHESI!!!!!!!!!!!
 
Jeta rasti qe ti permend ka qene ne kete emision dhe e kam ndjekur.....dhe sigurisht qe dakordoj me ty kur permend humanitetin e ketij personi, e kesaj nene e cila kishte humbur djalin e saj te bukur dhe adoleshent e ishte vertet fisnike nga ane e saj qe kerkonte te njihte personin qe kishte marre zemren e djalit te saj, e ta donte perse jo si nje person te familjes.

Shume e dhimbshme dhe e guximshme ky xhest.
 
Eshte thene edhe ketu se ka shume nga rastet e sjellura ne emision qe nuk do duhej te cilesoheshin NJEREZ TE HUMBUR, por NJEREZ NE IKJE NGA FAMILJA. Djali i moshe 25 vjeqare nuk eshte lajmeruar ne familje me vite dhe aresyetimi banal qe e solli bella -numri i telefonit.
Por pa dyshim ka edhe shume raste qe edhe po te kesh zemer guri, nuk qendron dot pa derdhur lot, sepse jane histori tragjike, te cilat vertete te stresojne. Sjellja e familjareve ne studio, biseda e pare telefonike pas shume vitesh, lotet, nostalgjia, zeri i mekur, te gjitha keto sikur te nguliten ne shpirte dhe edhe ti behesh pjese e asaj historie.
 
e pashe ate pjesen ..ver8 me preku jashte mase...ajo grua me mbushi syt me lot kur vente doren mbi zemren e djalit te saj tashme ne trup tjeter....
 
o Jeta na e bone mishin puckurriza mi
 
ne gjermani degjon shume shpesh raste te tilla...por nuk ke te drejte te pyesesh se kush do e marri organin...:(
 
shume emocionuse vertet .... cti bej qe skame qepe ketu perpara po edhe lotet do me kishin dale
 
Pe: Emocione pa fund...!

eshte shume e dhimbshme....y emision eshte shume i bukur por lotet nuk i ndahen...me dhimbsen shume ata njerez .... me te vertet edhe po nuk deshe te qash kur shikon ate emision qan....:(:(:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top