Ekzekutim mafioz ne Itali. 30 plumba mbi dy shqiptarë

fcbesia

Anëtar i Respektuar
KASERTA- Dy emigrantë shqiptarë janë ekzekutuar për vdekje në Kaserta të Italisë. Emigrantët Ziber Dani, 40 vjec dhe Artur Kazani, 36 vjec, ky i fundit i me precedentë penale për pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike janë qëlluar për vdekje me armë mbrëmë përpara një lokali.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një hakmarrje e cila ka të bëjë me territorin e trafikut të drogës në zonën e Kazertës. Pikërisht kjo zonë kontrollohej nga emigrantët afrikanë por edhe nga një fraksion i klanit kamorrist ‘kasalezi’.

Sipas policisë italiane ndaj 2 emigrantëve shqiptarë kanë qëlluar të paktën 5 persona të cilët ishin të maskuar. Në drejtim të Ziber Danit dhe Artur Kazanit të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë jashtë lokalit, janë qëlluar nga të paktën 30 plumba pistolete. Njëri nga dy shqiptarët nuk ka mundur të largohej nga plumbat dhe gjetur nga karabinierët në karrige, ndërsa shqiptari tjetër ka arritur të largohet, por rreth 100 metra larg lokalit është arritur nga vrasësit dhe është qëlluar per vdekje.

Balkanweb
 
po pse gjithmon ke shqiptari do e gjejn te huajt..:grusht3:.......boooooooo ca tersi!
 
as mua sme vjen keq fare.
perderisa benin kete pune duhet ta kishin mare prasysh qe do linin koken nje dite trotuareve te italise.
nje vrasje e tille u be edhe ne athine para nja 2 muajsh,tamam si ky.edhe aty u vrane 2 shqiptare qe ishin ulur ne karrige jashte nje kafeneje.
 
Gjynah... njerez jane dhe ata :(

njerez jane o rrusho po mos vill sepse kto jane perzire ne trafik lendesh narkotike tani kur mer jepi leket tjetrit kta do ken mare dhe kane thene varja se si japim gjo lek e tjeret i kan fut plumin mire ja kane bo biznesi va bene kur te du palet jane leal me njeri tjetrin
 
Po mire mo mire... po ti kishin rraf ose ti kishin mor peng deri sa te merrshin leket e veta... po hajt mo

Aty ke te drejt kur thua qe te dy palet duhet te bashkpunojn :)
 
t'kishin qen viktimat persona oneste mu kishin dhimt shum valla amo per kta zemra trrak spo mbon..di qe n'jug kriminelet e huaj (dmth ata jo italian) nuk kan jet t'leht sps ato zona kontrollohen nga mafia italiane e cila ska qef me ja prish punt askush..
 
Keshtu perfundon kur merresh me pislliqe,e degjova lajmin dje ne lajme ,sigurisht nuk me behet qejfi qe i kane vrare,po keta duke eliminuar njeri tjetrin perfundojne :konfuz:
 
Gjynof ... me verte ... po i gjo se kuptova kto 30 plumat si i kan nda pergjys ?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top