Edmond Mancaku: “Kam gjetur veten në muzikën që krijoj”

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Edmond Mancaku: “Kam gjetur veten në muzikën që krijoj”

• E ka nisur me kompozimin, ku edhe është diplomuar për të vijuar me daljet e tij skenike si këngëtar. Duke qëndruar brenda rrymave të tij të preferuara, pop dhe pop-rock, Edmond Mancaku përgatitet të nxjerrë në treg albumin e tij të tretë.

Me çfarë je duke u marrë momentalisht?
Po punoj për albumin, ku janë 14 materiale të rrymës pop dhe rrok si dhe balada. Them që këtë radhë e kam gjetur vetveten dhe është gjithçka që dua.
Ku qëndron marrëdhënia juaj mes të kënduarit dhe kompozimit?
Shkolla më ndihmoi të kristalizohesha në muzikë dhe duke qenë kantautor më mirë isha në gjendje të shprehja emocionin vetë, se sa duke marrë një këngëtar për ta kënduar krijimin.
Cila ka qenë dalja juaj e parë në skenë?
Dalja ime e parë si këngëtar ka qenë në vitin ’90, ndërsa pa praninë e kamerave ka qenë diku në vitin e parë kur këndoja me një kitarë në duar.
E ndërsa tregut shqiptar i shtohen çdo ditë këngëtarë dhe klipe të reja, çfarë ndodh me Edmond Mancakun dhe daljet e tij skenike?
Unë nuk kam vegjetuar, por kam vazhduar të kompozoj dhe të bëj videoklipe edhe pse këto kushtojnë. Megjithatë jam i kushtëzuar edhe nga menaxhimi i tyre në ekranet e ndryshme që abuzojnë deri diku me performancat artistike dhe muzikore. por është një zgjedhje e momentit mendoj.
A mendoni që kjo lloj situate mund të kalohet me tërheqjen e këngëtarëve dhe kompozitorëve të mirëfilltë?
Autori fillon e lodhet sepse me përzjerjen e rrymave muzikore dhe në mungesë të së drejtës së autorit ka një lloj lodhjeje dhe mosbesim se këtu mund të ndryshojë diçka. Për sa kohë e drejta e autorit nuk do të respektohet do të dalin çdo ditë këngëtarë e pseudokrijues që do të bëhen me emër e do të fitojnë para.
Nuk po tregoheni pak i ashpër në këtë drejtim?
Jo aq i ashpër sa po tregohen të tjerët me ne, që duam të shprehim emocionet tona, por ku nuk gjejmë asnjë mbështetje nga shteti.
Ndërkohë kemi parë të shfaqen kohët e fundit, dy klipet e tua të reja...
Njëra është kënga “Kthim në natë” e lançuar tek edicioni i parë i “Mikrofoni i artë”, një nga realizimet e mia më të mira, të cilën vendosa ta shoqëroj me një klip. Ndërsa kënga e dytë “Piruetë” është kolona zanore e filmit me të njëjtin titull, e regjisorit Arian اuliqi.
Do t’ju shohim në ndonjë nga eventet muzikore në fund të vitit?
Po, do të jem në festivalin “Mikrofoni i artë”, ndërsa kam çuar një krijim edhte tek “Kënga magjike”./panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top