Edhe acid ta kishte… E pazakontë në Itali! Urinon në kazino, shqiptari shkakton 50 mijë € dëm me sh*urrën e tij!

1716817301980.png
  • ITALI – Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku protagonist është sërish një shqiptar. Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, mësohet se ka urinuar në një kazino teksa ishte duke luajtur lojëra fati. Mësohet se 42-vjeçari, pasi humbi në lojë, filloi fillimisht të bërtiste dhe të shkatërronte pajisjet dhe mobiljet dhe më pas urinoi në njërën prej tyre.

Sipas mediave vendase ky veprim ka shkaktuar një dëm të llogaritur prej rreth 50 mijë euro. Fill pas ngjarjes shqiptari është arratisur, por pas disa orësh kërkime nga policia është lokalizuar dhe është vënë në pranga. Edhe në komisariat shqiptari ka shfaqur veprime të dhunshme pasi ka goditur efektivin e policisë dhe e ka pështyrë në fytyrë. Ai njihej si person i rrezikshëm në zonë, ndërsa mësohet se kishte dhe precedentë të mëparshëm penal. Ai gjithashtu ka kërcënuar me jetë punonjësit e policisë.

“Do t’ua tregoj unë, do t’ju vras. Sapo të dal nga këtu do të bëj të ma paguani duke ju vrarë”, u tha ai agjentëve të pranishëm aty. Për shkak të ngjarjes, policia ka vijuar me procedurat për heqjen e lejes së tij të qëndrimit.

Noa.al
 
Shumë interesante si temë.
 
Shumë interesante si temë.
Po aq interesant sa eshte edhe komenti yt😁
Po te mos ishte interesante nuk do komentoje fare👍

Per te qendruar ne teme po jap dhe une mendimin tim-
Kurre mos shkoni ne kazino, kurre, eshte e demshme, eshte kunderproduktive, nuk ju vjen asgje e mire nga kazinote...luani baste sportive me mire🤣🤣🤣
 
K’to tipa i ben vete vesi agresive … per mendimin tim duhet qe ta lirojne me nje light warning se fundja fundit k’to lojrat e fatit jane scams te organizuar dhe lejuar nga vete shteti ku po marrin ne qafe edhe njerezit .

It’s pointless dhe krim qe legalizojne k’to vende … dhe ne anen tjeter te fusin brenda per nje cigare hashash … a complete legalised SCAM .
 
Po aq interesant sa eshte edhe komenti yt😁
Po te mos ishte interesante nuk do komentoje fare👍

Per te qendruar ne teme po jap dhe une mendimin tim-
Kurre mos shkoni ne kazino, kurre, eshte e demshme, eshte kunderproduktive, nuk ju vjen asgje e mire nga kazinote...luani baste sportive me mire🤣🤣🤣
Po dakord, hap temë për kazinotë e flasim, por titulli është tejet i shpifur, sikur ke dashur të na e vështirosësh me zor.

Kazinotë dihet që krijojnë varësi dhe për mua më e mira është të mbyllen se vetëm vese sjellin.
Shkatërrojnë jetë njerëzish, e ata njerëz më mirë të mbyllen në psikiatri se sa të shkojnë në kazino.
 
Dakord me ty por nuk kam te drejte te modifikoj titujt e artikujve, jane te mbrojtur nga copyright!
 
Po aq interesant sa eshte edhe komenti yt😁
Po te mos ishte interesante nuk do komentoje fare👍

Per te qendruar ne teme po jap dhe une mendimin tim-
Kurre mos shkoni ne kazino, kurre, eshte e demshme, eshte kunderproduktive, nuk ju vjen asgje e mire nga kazinote...luani baste sportive me mire🤣🤣🤣
Same shit jane te gjitha lojrat e fatit! Ne pergjithesi pabuksat dembelat presin skedinat lol
 
Te paragjykosh njerez me varesi te tilla … eshte qysh ti thuash dikujt qe vuan nga mental health qe eshte budalla dhe i c’mendur .
 
Si thote populli; Shkoi shyta te nxjerre briret e la dhe veshët.
 
Jam mir une qe luaje Mario Bros ne telefon maksimumi qe do behem nervoz kur Mario te bjer ne grope dhe ne ato momente me le dhe bateria e telefonit 😀
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top