Durrës, këputet kavoja e ashensorit, humb jetën 15-vjeçari

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Durrës, këputet kavoja e ashensorit, humb jetën 15-vjeçari

ambulanca-urgjenca-620x403.jpg


Një 15-vjeçar, me inicialet K.L., banues në Durrës, ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi prej 6 metrash.

Ngjarja ka ndodhur në fabrikën e këpucëve në lagjen 14 në Shkozet dhe policia bën me dije se adoleshenti ka rënë në gropën e ashensorit pasi këtij të fundit i është këputur kavoja.

Në ndërtesën 3-katëshe që ndodhi incidenti, punonte dhe nëna e 15-vjeçarit, i cili sipas dëshmitarëve kishte bërë disa xhiro me ashensor.

K.L kishte shkuar për të pritur të ëmën dhe gjatë kësaj kohe po lozte duke hipur e zbritur në ashensorin e jashtë i cili përdorej nga firma për transportimin e materialeve. Firma kryente aktivitetin e saj në katin e tretë të ndërtesës.

Në një moment në ashensor ka hipur dhe një punonjës i firmës 44 vjeçari 44 vjeç i cili po transportonte materiale. Ky i fundit ka pësuar fraktura pasi është rrëzuar dhe ai në gropën e ashensorit në tentativën për të ndihmuar djaloshin.

“Duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m shtetasi K.L. 15 vjeç, banues në Durrës, I cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja.

Ndërkohë, shtetasi B. D. 44 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, punonjës pranë kësaj firme, i cili ka shkuar për të ndihmuar shtetasin K.L. në tentative për t’i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit”, – thuhet në deklaratën e policisë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e djeshme dhe policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top