Durrës, deri tani kryeson Vangjush Dako

WxP

Staf në FV.AL
Edhe në Durrës procesi i numërimit në KZAZ-në numër 8, për bashkinë e qytetit, po ecën me ngadalë. Aktualisht disa numërues po punojnë, ndërsa të tjerë e kanë ndërprerë punën.
Deri tani janë numëruar vetëm 15 qendra nga 165 që ka Durrësi për kryetarin e bashkisë. Deri në këto momente votat janë: 3576 për kandidatin e PS Vangjush Dako dhe 3318 për atë të PD, Ferdinand Xhaferraj.

Diferenca është 258 vota, por rezultati është paraprak pasi ka ende 150 qendra të tjera për t’u numëruar.

Sipas informacioneve të fundit, nga 15 qendrat e numëruara, 10 të parat i përkisnin zonës së plazhit, ku në zgjedhjet e mëparshme është fituar nga PD, ndërkohë që sot në avantazh rezulton PS.

Numërimet e tjera i përkasin zonës së Shkozetit, i njohur si bastion i së majtës

Top-Channel
 

Attachments

  • dako-vangjush.jpg
    dako-vangjush.jpg
    8.9 KB · Shikime: 23

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top