Dokumentet për të gjitha lejet e qëndrimit në Greqi

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Tiranë - Shtetasit shqiptarë që duan të qëndrojnë për të jetuar në Greqi, vetëm apo me familjen e tyre duhet të zbatojnë një sërë procedurash për të marrë vizë. Sipas ligjeve të përcaktuara nga autoritetet greke, procedurat ndryshojnë në varësi të lejes së qëndrimit që janë të interesuar qytetarët si dhe pozicionit që ka secili prej tyre. Gazeta “Albania” iu vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve që duan të zgjedhin rrugën ligjore për të jetuar si emigrantë të ligjshëm në Greqi. Të dhënat e mëposhtme janë marrë nga një manual zyrtar i përgatitur nga Ministria e Punës së اështjeve Sociale. Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie që janë marrë dhe me hartimin e tij, ky manual do të shërbejë si një informacion orientues për hapat që duhet të ndërmarrë emigranti shqiptar në vendin pritës me qëllim lehtësimin e procesit të emigrimit. Janë dhënë informacione bazë lidhur me hyrjen, qëndrimin, të drejtat dhe detyrimet e shtetasve shqiptarë emigrantë në Greqi. Informacioni është fokusuar në fushën e punësimit si një fushë shumë e prekur nga emigrantët shqiptarë dhe përbën përqindjen më të madhe të shtetasve shqiptarë në Greqi. Megjithëse janë përzgjedhur vetëm disa kategori duke qenë se pjesa dërrmuese e shtetasve shqiptarë përfshihet në to.
Dokumentet
Shteti grek ka përcaktuar një sërë procedurash për të huajt për të përfituar leje qëndrimi. Sipas legjislacionit në fuqi të shtetit fqinj dosja me dokumentet për kërkesën mbi lejen e qëndrimit fillimisht nis me aplikimin dhe një kopje të tij të shoqëruar me tre fotografi. Më tej rëndësi të madhe i jepet dhe evidencës së qëndrimit e cila jep një fakt më shumë mbi vitet e qëndrimit të emigrantit shqiptar para se kërkon për një leje qëndrimi më të gjatë. Një deklaratë e thjeshtë në përputhje me ligjin, me të cilën mund të dëshmohet se arsyeja e qëndrimit në Greqi është për një punësim në një profesion të veçantë. E njëjta deklaratë duhet të përfshijë personat, që janë anëtarët e familjes që bashkëjetojnë me kërkuesin, si dhe një vërtetim se kërkuesi nuk ka kryer ndonjë krim/shkelje të dënueshme. Nëse kërkuesi nuk ka një punësim në një profesion të caktuar, ai duhet të përmendë arsyen e veçantë të qëndrimit të tij në Greqi. Më pas dokumentacionet po aq të domosdoshme janë dhe pasaporta ose dokument udhëtimi me përjashtim të atyre që kanë kërkuar azil dhe nuk ju është dhënë azili. Numrin e llogarisë që kanë depozitat në banka dhe certifikatë shëndetësore që tregon se shtetasi nga vende të treta nuk vuan nga një gjendje e rrezikshme për shëndetin publik. Gjendja e vetme e shëndetësore e cila mund të ndalojë hyrjen janë ato të specifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe çdo sëmundje virale, ngjitëse ose parazitare, që justifikojnë marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit publik.
Vërtetimet
Pala greke i ka dhënë rëndësi dhe vërtetimeve apo certifikatave duke mos i vënë kërkesa të njëjta për kategori të ndryshme. Sipas manualit në rastin e shtetasve të vendeve të treta që kanë kërkuar azil dhe kërkesa e tyre nuk është pranuar, nëse ata nuk kanë një pasaportë ose dokument udhëtimi, ata duhet të paraqesin një kopje të një karte identiteti, ose certifikate lindjeje, ose certifikatë të statusit familjar, me të cilën mund të bëhet identifikimi. Në rastin e shtetasve nga vende të treta që nuk janë të mbuluar nga OGA( Fondi Bujqësor), evidencë e paraqitjes të kërkesës për t’ju lëshuar një librezë të sigurimeve shoqërore është e përbërë nga deklarata e thjeshtë se një kërkesë e tillë do të paraqitet.



Dokumentacioni për lejet e qëndrimit

Për dhënien e lejes së qëndrimit kërkohen dokumentet e mëposhtme:

- Aplikimi dhe një kopje e tij i shoqëruar nga tre fotografi.
- Evidencë e qëndrimit në Greqi, paraqitja për këtë e një prej dokumenteve të mëposhtëm:

a)fotokopje të gjitha faqeve të pasaportës me vizë hyrëse të çdo tipi, ose data e hyrjes (për vendet për të cilat kërkohet viza hyrëse në përputhje me Rregulloren 539/2001 e Këshillit) ose;

b)certifikatë e regjistrimit të kërkuar ose e paraqitjes së kërkesës për dhënien e lejes së qëndrimit për arsye humanitare, ose kopjen e kundërshtimit të kërkesës përkatëse ose;

c)certifikatën e fondit të sigurimit social për pagesën e kontributeve ose;
d)kundërshtimin e kërkesës për azil certifikatë të /dëftesës së
Numrit të Regjistrimit të Taksave (AFM).

-Një deklaratë e thjeshtë në përputhje me Ligjin 1599/1986, me të cilën mund të dëshmohet se arsyeja e qëndrimit në Greqi është për një punësim në një profesion të veçantë. E njëjta deklaratë duhet të përfshijë personat e përcaktuar në rastin b të paragrafit 11 të nenit 91, që janë anëtarët e familjes që bashkëjetojnë me kërkuesin, si dhe një vërtetim se kërkuesi nuk ka kryer ndonjë krim/shkelje të dënueshme. Nëse kërkuesi nuk ka një punësim në një profesion të caktuar, ai duhet të përmendë arsyen e veçantë të qëndrimit të tij në Greqi.
- Pasaportë ose dokument udhëtimi me përjashtim të atyre që kanë kërkuar azil dhe nuk ju është dhënë azili.
- Depozitë në formën e tipit B kopje.
- Certifikatë shëndetësore që tregon se shtetasi nga vende të treta nuk vuan nga një gjendje e rrezikshme për shëndetin publik. Gjendja e vetme e shëndetësore e cila mund të ndalojë hyrjen janë ato të specifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe çdo sëmundje virale, ngjitëse ose parazitare, që justifikojnë marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit publik.
- Certifikatë/vërtetim të blerjeve të kontributeve nga fondi përkatës i sigurimit social, sipas deklaratës së rastit 3, për sigurim të një qind e pesëdhjetë ditë, me përjashtimin e anëtarëve të familjes që nuk janë subjekt i një kërkese të tillë.
- Dokumenti vërtetues/dëftesa e paraqitjes së kërkesës të një libreze të sigurimit shëndetësor nga fondi përkatës i sigurimit social.
- Certifikatë e statusit të familjes, për bashkëshortët e shtetasve të vendeve të treta.
- Fotokopje e vërtetuar e lejes së qëndrimit të kërkuesit, për shtetasit e vendeve të treta me qëndrim të ligjshëm në Greqi dhe kërkesa për lejet e qëndrimit për anëtarët e familjes që nuk qëndrojnë ligjërisht në Greqi.



Vërtetimet dhe certifikatat sipas kategorive
Vërtetimet/certifikatat që duhet të paraqiten në kategoritë e mëposhtme të veçanta:
a) Në rastin e shtetasve të vendeve të treta që kanë kërkuar azil dhe kërkesa e tyre nuk është pranuar, nëse ata nuk kanë një pasaportë ose dokument udhëtimi, ata duhet të paraqesin një kopje të një karte identiteti, ose certifikate lindjeje, ose certifikatë të statusit familjar, me të cilën mund të bëhet identifikimi.
b) Në rastin e shtetasve nga vende të treta që nuk janë të mbuluar nga OGA( Fondi Bujqësor), evidencë e paraqitjes të kërkesës për t’ju lëshuar një librezë të sigurimeve shoqërore është e përbërë nga deklarata e thjeshtë se një kërkesë e tillë do të paraqitet. (rishikim fjalisë)

Procesi i blerjeve për kontributet e sigurimeve shoqërore nuk kërkon përdorimin paraprak të numrit të Regjistrimit të Taksave.

Regjistrimi në listën e të padëshirueshme, vetëm në bazën të hyrjeve, daljes, punës dhe qëndrimit të paligjshëm në Greqi, si dhe çdo deportim përkatës pezull/që nuk është zbatuar ende, nuk janë pengesa për dhënien e asaj leje qëndrimi.

Rinovimi i lejeve të mësipërme të qëndrimit kryhet për një nga arsyet e përmendura në këtë Ligj, pa një vizë speciale hyrëse. Për rinovimin e mësipërm, kërkohet gjithashtu paraqitja e vërtetimit/certifikatës/dëshmisë së penalitetit të Tipit A.

Dokumentet publike të huaja të kërkuara nga dispozitat këtu duhet të vërtetohen me Apostilin e Konventës së Hagës, kur kërkohet. Në rastin kur kjo nuk kërkohet, këto dokumente duhet të kenë një firmosje të vërtetuar të institucionit të huaj nga një Konsullatë e Ministrisë Greke të Punës së Jashtme.

Administrata kompetente e Ministrisë së Brendshme, Administratës Publike dhe Decentralizimit si dhe bashkitë dhe komunitetet, deri kur vërtetimet e kërkuara të jenë të kompletuara, mund t’i japin shtetasit të huaj certifikatën përkatëse të paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit për leje qëndrimi.


G.Albania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top