Titulli: Ditari...
Ne rrugicen ku linda , atje ne "fshatin e gurte"...
njoha mikun tim me te mire, Sulon. Kujtime me te kam diku atje rreth moshes 6 vjecare e ketej , me te degjuar nga te shpise kam mesuar se me te kemi ndare edhe djepat, pasi gjysherit tane ishin rritur bashke e dyert e shtepive i kishim puqur.
Me Sulon shkonim per bretkosa ne lum, me Sulon vidhnim edhe Rrush nga vreshti i nene Vasillos, me Sulon u zura edhe per mbesen e saj, me cau vetullen me grusht, nje shenje qe sa here e shikoj me kujton ato kohe te paperseritshme.
Ishte vajza metropolitane shtatembedhjete vjecare, qe me aromen e saj natyrale, te dyve na dehte e na bente ta ndiqnim rrepirave e kodrinave sa here vinte gjate pushimeve te veres, ziheshim shpesh per ngjyren e mbathjeve te saje, shpesh edhe mbysnim njeri tjetrin ne lum mbi statujat e baltes qe personifikonin Odrin.
Dobici i Teftes ma hodhi ama...,
shkoi me shkolle ne kasaba,
atje i vajti Odrit nga pas...
ashtu sic qe me poture te cjera donte ta propozonte me 1 kaush manaferra.
Pas nje viti ne kasaba, faaaap dhe une....
kisha mbledhe manaferra me shume...
Doktor Sulua qe bere esnaf ,
na pinte uje me qylaf,
Qerratai... Odrin e kishte bere per vete
E puthte e ndukte per inatin tim...
haronte qe qe imja, qe kur me ra letra me vrim...
Arushi Sulo ste linte pik mjalti
lepinte ter gishtat vakt pas vakti
Befas nje dite prej atyre te gjatave dimerore, Odri me ftoi per caj mali, nga ai caji qe une se doja ere e veri pasi tere jeten time, me te isha ushqyer mengjeseve.
Mu dha mundesia ti sqaroja sesi kishim luajtur bixhoz per te dhe "padrejtesine" qe Sulua me kishte bere,
Ate qe letra me vrime me kishte rezervuar ,
kishte ardhur koha qe une ta shtija ne duar.
tasi i qelbur plot caj
befas mu derdh mbi fustanin e saj...
Me ftoi te ngjitesha me te deri ne kat te dyte...
pas deres se zeze metalike qe do te vizitoja nje here ne dy dite
Keshtu u beme tre... per nje kohe te gjate.... une Odri dhe Sulua, trinomi unik, ku olimpiadat e xhelozise zhvilloheshin perdite.
Mbuloja fushen e arrogances djaloshare ,
me shenjen ne vetull Odri keputej fare,
me thoshte : ti je zjarri, ti je toka,
ajo pjesa e papermbajtshme qe ka bota.
Ndersa Sulua djaloshi sentimental, kishte klas, sharm, butesi, ja bente Odrit me dashuri!
Nje here ashtru struktur si mace mes kraheve te mi i them :
TI ke ke talent moj SHEQER
Ke semurur me djabet dy njerez pernjehere...
Ajo e dinte mire kete gje
dhe si per inat e per pohim....
grisi aty nje leter me vrime...
Ja ta hedh me tha dhe zgjidhe anen ti...
e fluturoi letren nga dritarja fare...
qe une mos te zgjidhja dot...
e Odri mbi ne te ishte prap Zot...
Mu kujtua kjo histori sepse dje Odri na telefonoi perseri te dy.
Edhe qe thoni ju "miq te vjeter" jeta ndonjehere te merr edhe kuptim tjeter...!
Me nostalgji nga POETI