Ditari...

xhebrail

Mangup me Licenc
Ketu mundeni te pakten per pak fjale te ndani diqka qe keni ne zemer me neve....
 
Last edited by a moderator:
Si dita ashtu edhe nata, që të dyjat duken të errëta.
Errësirë, errësirë tani më është bërë kudo, as dielli e as yjet e natës nuk ndriqojnë më në horizontet e mia.

Pa ty, më është kthyer cdo gjë në errësirë,
Pa ty, cdo gjë është e pakuptimtë,
Pa ty, lulet nuk dhurojnë më aromën e tyre,
Pa ty, pa dashurin tënde edhe shpirti im ka mbetur i zbrazët...


Tani bie shi, pikat e shiut që trokasin në dritaren time më dëftojnë lotët që buronin nga sytë e tu e që vershonin në të dy anët e faqeve tuaja dhe për tu tretë në faculetet tona që tani ruaj si suvenir nga ti.

Tani bie shi më shumë e mua më bëhet së zëri yt diku nga jashtë më thërret. Dal jashtë! Jo nuk ishe ti. Ishin vetëm shiu dhe era që tani më shoqëronin mua.
Ashtu i lagur nga shiu, të ndjej thellë në zemrën time, e shiu akoma më tutje më ringjall kujtimin e lotëve të tuaj të ndarjes
ndërsa era në lëkurën time të lagur nga shiu më dëfton ftohtësin e ëndërrave dhe iluzioneve tona të kota që tani mjerisht i takojnë të kaluarës. Sa keq!
Tani lotët e mi nuk mund ti ndal dhe përzihen me pikat e shiut.
...bie ende shi, pos meje njeri nuk shoh jashtë.
Ndoshta njerëzit nga brendia e shtëpive më vërejne dhe më marrin si të qmendur pasiqë qendroj ne shi! Por jo, jo nuk jam i cmendur,
dua të qëndroj ashtu i lagur në erë dhe shi në prani të lotëve dhe mallit, dua ti rrëfej përëndis plagët e shpirtit tim.

Tani shiu gadi u ndal! Ti nuk erdhe me këtë shi! Të prita kot! As era nuk arriti të të figuroj para meje. Por unë të pres, të pres me shiun e ardhshëm. Unë besoj në mrekullira!

O përëndi, të falënderit që nuk më bëre që dashuria të rikthehet në urrejte në ata që engjulleshën time e shëndrruan në mollë të
ndalueme që nga djepi fëmijëror!

...më bëhet nganjëherë të dehëm, të bërtas, të qmendëm por jo nuk mundem ..nuk mundem se mirësia jote në zemrën time nuk më lejon.

Eci tani në rrugën e asfaltuar vetëm, pas meje mbetën vetëm gjurmet e këpucave të mia të lagura dhe vargonë të pashtjerruara ndjenjash.

Uli kokën dhe eci më tutje, dhe pyes vehten time: vallë, vallë pse ... pse... pse mua më ndodhi kjo!

Shiu u ndal e loti vazhdoi....
 
eh ditar i dashur ditar , kur bie poshte , shoku i vetem qe te ngelet eshte dyshemeja
 
Ditari....

Ditari
Desha me dite, nese dikush nga forumistat a mban shenime ne ditar, apo ka pasur ndonjeher dhe nderkohe e ka lene...
Dhe mundesisht ndonje citat te bukur qe keni shkruar..
Une personalisht mbaj ditar qe ne klasen e 5, te fundit e kam dhurat, por kohve fundit me shume eshte shendrruar ne mujor se sa ditar, pasi nuk shkruaj edhe aq shpesh...
Mirepres edhe ju te ndani ndonje momen me ne...
Diskutim te kendshem....:fluturoze::fluturoze::fluturoze: :kercim:

diary_open_520.jpg


diary.jpg
 
Nuk mbaj ditar. Asnjehere nuk kam mbajtur. Kur kam deshire te shkruaj e bej dhe jane mendimet dhe ndjenjat qe me pushtojne ne ato momente i hedh ne leter.

Nuk kam mbajtur ditar sepse asnjehere nuk ja kam ndjer nevojen. Cdo kujtim eshte i fresket e memorien time!
 
Mbaj ditare qe kur isha ne klas te 6-te.
Dhe me pelqen shume ideja, tani kur kthehem pas dhe lexoj shkimet me te vjetra, qeshi me veten,
besoj qe ditari eshte nje kujtim i pazevendesueshem, dhe i persosur, sheh veten tende ne cdo lloj aspekti, ne cdo lloj moshe, dhe tregimet sigurtishte qe jane te sinqerta.
Ti kthehesh ditarit kur arrin me nje far moshe, flete pas flete sheh jeten tende..
 
Princesha me kujtove gjimnazin me keto ditare,kur isha ne gjimnaz duke filluar qe nga viti i pare kisha nje bllok te bukur qe cdo gje qe me ndodhte gjate dites duke filluar dhe nga ato dashurit platonike i shkuaja cdo nate ne ditar,madje dhe gjerat me te vogla qe me ndodhnin gjate dites i shkruaja,por sapo perfundova maturen nuk shkruaja me,e lash mbas dore ditarin.
Mqs ma kujtove kete punen e ditarit do filloj te germoj njecik nga e kam hedhur per ta lexuar e te qesh njecik me ato qe kam shkruar.
 
kam pasur nga klasa e 7 deri nga viti 3 gjimnaz.........me pas nuk ju dedikova me por me kenaqsi rilexoj budalliqet e mia prej adoleshentje :D
 
Nuk di, gjithenje kam dashur te mbaj ditar, por kurre nuk e kam filluar. Ndoshta nje dite do ti shkruaj memoaret e mia hahhahahah
 
Une dikur kam mbajt ditar por jo per shume kohe. Sot as qe behet fjale te mbaj ditar se sme del koha per vete jo me te shkruaj edhe pse eshte bukur te shkruash se si te ecen dita cdo dite.
 
Eshte bukur te shohesh se cfar ke menduar, cfar ke dashur te bejsh ose cfar ke planifikuar ne ate kohe... sjelljet tona si dhe nje pjese te jetes tone... edhe une e morra ditari e vjeter sot nga shpia e nenes dhe do ta lexoj pak... dhe do le nje citat te bukur qe e kam shkruar...
 
Mbaj ditar ne pc...por frengjisht meqense me pelqen gjuha frenge....e lexoj dhe ndjej mall per ditet qe kane kaluar...cdo dite shoh qe kam ndryshuar dhe kjo me pelqen te vetja....do vazhdoj te mbaj ndoshta dhe per disa kohe...ditari eshte miku im imagjinar me te cilin mundem te flas lirshem e pa ndrojtje....eshte vendi ku fshihem nga bota e jetoj vetem me mendimet e ndjenjat e mia...
 
Nuk kame bere kurr ditar, edhe pse shum here kame dashur qe te beje ditar eshte kenaqesi pas nje kohe me marr me lexu te doket nje ndienje e mire
 
nuk mbaj ditar
mah une harroj me ngrene buke ka i here jo me me majt ditar
 
Kam nje ditar qe e kam nisur ne 1999 dhe kam shkruar ne te vetem 5-here, cdo 2-vjet. Eshte bukur te shikosh si ndryshon botekuptimi nga viti ne vit, por thone qe mbajtja e nje ditari ndihmon kujtesen dhe peshimin e drejte te ngjarjeve te jetes tuaj.
 
Une kam mbajt ditar ne periudha te ndryshme
Eshte e verette ajo qe thote nostra Ditari te mban kujtesen. Bukurine me te madhe e ka kur lexon ne ditar budallalleqe te moshes .
Do gjej nje cop bllok te vogel ,duhet ta kem hedhur diku dhe do ju shkruaj ndonje pjese te viteve te zborit komunist . Si dashuronin vajzat ne ato vite . Rremuja qe u be per hic gje.
 
Janar 21 2003 E mart....

Nuk mundem ta pershkruaj ndjenjen qe tash e ndjej, degjoj nje kenge sdi kush eshte, gjithemon muzika me zgjon dicka, nje dhembje ne shpirt.
Nuk di por dhembja dangadal me hane si nje kancer i motshem, ma gdhend shpirtin si lumi i turbullt kur e gerryen token..
Jam e lodhshme, si nje njeri kur ecen tere diten mirepo sikur ne balt kam ecur me aq mund te papershkrueshem...
Etja per lumturi me ka verbuar, mirepo disa her nuk e dua lumturin e kesaj bote, me duket iluzion, genjeshter, nuk e kam kuptuar jeten kurre...Dua te zhveshem nga keto mendime, dua te ike nga kjo bote, nga ky trup nga kjo enderr e pafund, dua te zgjohem.... Dua te drejt o Zot, dua qe te me percjell ideja dhe mendimet e mira, dua te jesha njeri, me plotkuptimin e fjales, e sjellshme, e moralshme,e shoqerueshme, e drejt, e bute, dua te jesha e kenaqur me ate qe bej, dhe dua te kuptoj O Zot vdekjen e Xhak Ismetit, dua te bindem se nuk eshte enderr por realitet....


Eshte nje pjese nga ditari im.... interesant, ateher kam pas krejt tjeter qendrim ndaj disa gjerave, dhe ndryshe kam menduar.. ne ate ditar me duket vetja shume pesimiste... por fat i mire, qe tash kam ndryshuar dhe nuk jam me ashtu...por perballem me problemet....
 
kam mbajtur ditar por jo edhe gjat
vetem gjat luftes se fundit ne kosove
nje nga ato dit do ju a tregoj ne forum jo te gjitha sepse eshte i gjat dhe do e ruaj per me vonë
hene e mallkuar qofshe jet njerzish po merr..............
 
Asnjehere nuk kam mbajtur ditar dhe as se kam ndermend qe te mbaj. Nuk kam kohe te shkruaj ngjarjet e dites, i perseriti vete kur bie ne gjume. :p
Kam lexuar nje liber mbi ditarin e nje vajze qe e kishte shkruar gjate luftes se dyte boterore, Ana apo dicka te tille e kishte emrin. Me ka pelqyer shume!! Per ate ia vlente te mbaje nje ditar.
 
Kam pas qef me heret te kem ditar po e lash krejt edhe nuk mbaj ditar se tash e urrej me mbajt ditar...:( edhe pse harroj shum edhe shpejt ... gjerat ma t`rendsishme per diqka i maj n`kompjuter n`text dokumente jo shum ama ...nashta vjen koha qe kam me dasht me pas ditarin e ksaj kohe po ma mir pa ditar .... qka kam kalu un Zoti na ruajt :(
 
une kam pasur shkruajtur nje ditar prej klases se 4 deri te 7 pastaj ma gjeti nena dhe filloi te pyeste per gjithcka qe kisha skruar...
 
une kam pasur shkruajtur nje ditar prej klases se 4 deri te 7 pastaj ma gjeti nena dhe filloi te pyeste per gjithcka qe kisha skruar...

Hahaha, dhe i tregove...
 
Titulli: Ditari....

une kam ditarin qe 10 vjet prej se jom hin ne klase te pare e kam ditari dhe me pelqen te baj shenime per jeten ton
 
Titulli: Ditari....

une kam ditarin qe 10 vjet prej se jom hin ne klase te pare e kam ditari dhe me pelqen te baj shenime per jeten ton

Kujtohu me mire, mos ndoshta ka 15-vjet qe shkruan ne ditar lol...

Une psh ne Dite+ar, shkruaja vetem naten hahah
 
Titulli: Ditari....

Kurre s'kam mbajtur ditar.. kam kujtese te forte. :eek:k
 
Titulli: Ditari....

Ditar kam mbajtur qe qe 16 vjeqe ... Per mua ditari nuk ishte "dicka" ku te shkruaja kujtimet e mia per t mos i harruar, pa dyshim se shum momente , te bukura apo te hidhura keto i kemi ne kujtesen tone, ku sado pluhuri i harreses ti mbuloj , nuk arrin ti zhduk..
Por une e kam perdorur ditarin me shume per t shkruar aty gjithcka qe mua me ka bluar ne kok...kam shkruar sa her kam pas emocione te forta dhe ka qene vendi , ndonjeher edhe "miku" me i sigurt dhe me i pa paragjykueshem me t "cilin" jam ndjer thjesht FREE per te hedh aty mendime ndonjeher edhe te cuditshme
Pasi kam shkruar jam ndjer me "lirshem" sikur ai lemsh qe me ziente ne kok e shpirt zhdukej....

Pastaj, eshte vertet shum bukur kur pas shume vitesh "rishikon" veten... kendveshtrimet e tua te atehershme dhe ndryshimet e ndodhura nder vite.... rishikon si nje film ate cka ke len pas dhe sikur riperjeton pothujse te njejtat emocione teksa i lexon...

Me ishte fiksuar me vone, qe mbajtja e nje ditari te sjell fatkeqesi (kjo ndoshta duke lexuar shum romane ne forme ditari ku gjithmon personazhi kryesor perfundon keq) ...dhe keshuqe nuk kam arritur ta flak tutje, por e kam mbyllur ne sirtar dhe rrall...shume rrall e lexoj :)
 
Titulli: Ditari....

Kam tentuar te mbaje ditar kur kam qene e vogel...sepse kete gje e benin dhe shoqet e mia...por se di pse se kam pas me qejf...harroja me shkrujt...kshu qe skam ndonje ditar ne shpi qe mund ta lexoj tani per ndonje kujtim te vecante...:):):)
 
Titulli: Ditari....

UNE AKOMA E MBAJ DITARIN...jam tip qe hapem me te gjithe,dhe x te mos e pasur me ne dem te vetes,i hapem mikut tim ditar...:D
 
Titulli: Ditari....

une kam ditarin qe 10 vjet prej se jom hin ne klase te pare e kam ditari dhe me pelqen te baj shenime per jeten ton

:lexim: u bera kurioze une tani... fillove te mbaje ditar para apo pasi i mesove shkronjat? loool
apo e ke fjalen per ditarin e msuses ?! LOL
 
Titulli: Ditari....

kur isha ne gjimnaz edhe mbaja ditar..eshte i lezetshem.....une shkruaja vetem momentet e hidhura........tani kur i lexoj ndonjehere,me duket sikur po lexoj ndonje vajze tjeter....sikur nuk jam une ajo qe i kam shkruar.......
me kujtohet kur jam zene njehere me vellain per punen e ditarit.Ai donte ta lexonte se s;ben se ca kisha shkruar......
tani s'e mbaj me ditarin,se jam lodhur duke shkruar te njejtat gjera.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top