Dielli u “rindez” duke filluar ciklin e plotë solar

WxP

Staf në FV.AL
Dielli u “rindez” dhe sipas rregullave gjithçka i është kthyer normalitetit të një cikli të ri që po fillon. Të shtunën e kaluar një njollë është shfaqur, shenjë kjo e pagabueshme për një rifillim të aktivitetit të Diellit.

Njollat diellore u vëzhguan për herë të parë nga Galileo Galilei në 1611 dhe janë zona të fotosferës me temperaturë më të ulët nga zonat aktive.

Ky aktivitet i Diellit ka interes të vecantë edhe për jetën në planetin tonë sepse fenomeni i njollave është i lidhur me misionin fluid të rrezatimit që bie në Tokë duke shkaktuar stuhi gjeomagnetike në planetin tonë, me pak fjalë shkakton probleme në satelitët në orbitë, në sistemet e komunikacionit dhe në rrjetet elektrike.

Më parë kanë ndodhur edhe pasoja më të rënda dhe janë të dokumentuara. Por në 2008-tën, kjo po bënte lajm, pasi ishte parashikuar të ishte rilindja më e qetë e kohës hapësinore.

Ciklet e ndryshme diellore që kanë ndodhur gjatë shekujve, sigurisht, kanë patur karakteristika të ndryshme: disa kanë qenë më të qetë, disa më të fortë.

Njolla tjetër që po rindërtohet është parashikuar që të jetë më e moderuar sepse kjo ka një kuptim shumë relativ pasi njolla apo të cara të tilla kanë dimesione aq të mëdhaja sa mund të mbajnë planetin tonë më shumë se njëherë.

Shqetësimi më i madh i shkencëtarëve është se fuqia e këtyre fenomeneve dhe efektet e tyre mund të dëmtojnë jetën në Tokë.

Madje austronautët që rrinë në anijet kozmike janë më të ekspozuar ndaj këtyre fenomenve.

Top - Channel
 
shume interesante....por kur i bie te rifilloje cikli tjeter?
apo nuk esht i parashikueshem...:konfuz:
 
Ju pershendes me Linkin Park - In the End. :)

Duket sikur na mbajne gjalle kur na permendin kaq shpesh fundin, sikur na zgjojne te jetojme cdo dite si te fundit. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top