LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Meqe me solle ndermend Lorken, nje nga te preferuarit e miHIJA E SHPIRTIT TIM
Hija e shpirtit tim
Fluturon në një perëndim alfabeti,
Mes librash
Dhe fjalësh.
Hija e shpirtit tim!
Kam arritur në vijën ku bie
Malli,
Dhe pika e vajit shndrrohet,
Në albastër shpirti.
(Hija e shpirtit tim!)
Kupa e dhimbjes
u mbarua,
por kjo është arsyeja dhe përmbajtja
e buzëmbledhjeve të vjetra të mesditës
e vështrimeve të vjetra të mesditës.
Një labirinth i mjegullt
Yjesh të tymtë
Grackon iluzionet e mia
Aq të venitura.
Hija e shpirtit tim!
Dhe një aluçinacion
Mëkon vështrimet.
E shoh fjalën dashuri
Të zhveshur.
Bilbili im!
Bilbil!
A po këndon?
| F.GARCIA LORKA |

MADRIGAL
Puthja ime qe nje shegeE hapur, e thelle,
Nje trendafil prej letre
Goja jote qe.
Ne sfond nje fushe me bore.
Duart e mia qene te hekurta
Per kudhrat e renda
Dhe trupi yt i lehte
Qe perendimi i nje kenge.
Ne sfond nje fushe me bore.
Ne kafken e madhe te qiellit,
Te bere vrima-vrima,
Si stalaktite varen
Te gjitha “te dua-t” e mia.
Ne sfond nje fushe me bore.
Endrrat e mia femijerore
Shtresa ndryshku kane zene,
Dhimbja ime spirale
E ka zhbiruar henen.
Ne sfond nje fushe me bore.
Tani le te behemi serioze,
Le t’i veme te marrin mesime
Dashurite dhe endrrat e mia
(Meza te vegjel pa sy.)
Ne sfond shtrihet nje fushe me bore.