Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dashuria për veten..zhvillimi personal

Jam ulur në vendin e preferuar të shtëpisë sime..në një kënd ku shoh një pjesë të qetë të qytetit..
Ulur në kolltukun e mendimeve te mia..ndjej një përmbushje të brendshme që me fjalë nuk e shpreh dot..
Ajri i fresket i vjeshtës me përkedhel fytyrën...e pertej dritares shoh dritat që janë ndezur...e disa pika shiu që butë bien mbi asfalt...
Une jam spektatore e kësaj mbremje të bukur nëntori..
Me shoqeron muzika e ëmbel e une thjesht derdh fjalët mbi tastierë..
Jam e përmbushur...kjo më vjen të shkruaj tani..
Pa varsisht gjithckaje..dhe nuk ka të beje me askend jashtë..
Kjo është diçka brenda meje..
Në këtë moment nuk kam askend rreth vetes..vec kesaj mbrëmje magjike... dhe muzikes që me shoqeron..
E une e dashuroj shume kete moment...
Me kujtohen momente të jetës sime kur isha rrethuar me njerëz dhe ndihesha vetëm...
E ajo që ndodhë tani është ta dua shume kohën e kaluar me veten...
Një grua që dashurohet me gjithcka...por mbi të gjitha me ato që nuk të duhet të paguash asgjë...
Kete moment...kete qetesi..kete dashuri per gjithcka që është dhe egziston...
E mbeshtes koken mbi xham dhe buzëqesh..
Ngre syte nga qielli por yjet janë fshehur nën re..e mua nuk me mungon asgjë ti vizualizoj tek shkëlqejne...
Mirmbrema jetë!
Mirmbrema natë e bukur nëntori...ti që më puth shpirtin ëmbelsisht...me aromen e tokes së lagur..dhe ajrin e fresket që lekura ime e ndjen dhe e kerkon..
Mirmbrema edhe ti që po më lexon...
I shoh sytë e tu tek ecin nëpër germat e mia të thjeshta..une nuk di të luaj me fjalët..ato veç derdhen nga shpirti im...pa zbukurim...por natyrshem..
Po ndaloj për pak..po i mbyll sytë..
Po marrë frymë thellë...
Sikur për pak të ishe në trupin tim...në shpirtin tim..të ndjeje seç përjetoj tani..
Të merrje pak nga gëzimi im...pak nga fryma ime..pak nga ajo që une shoh të shihje edhe ti..sic e shoh unë...
Kam shumë për të të dhënë...sepse jam plotë me të...ora 20:20
E dua këtë natë...kete moment...kete krijimtari brenda meje..
Qendra ime e kreativitetit po lulëzon..
E di mund te jete cudi se si njeriu rilind pas sfidave që kalon..por tashmë unë e di...se kam lindur per ti perqafuar dhe pranuar te gjitha...
Me buzëqeshje dhe dashuri...
Plotë me dashuri...

E premte dhe disa orë...Screenshot_2023-11-10-20-33-32-643-edit_com.pinterest.jpg
 
Kisha shumë dashuri deri pak më parë ,nesër do shkruaj 😋
@Sea's girl love it ❤️
 
Sekreti i suksesit ne jetë është vetbesimi, dashuria dhe respekti per veten.
Siç thoshte dhe Oscar Wilde “ Te duash veten është fillimi i një historie dashurie të gjatë sa vet jeta”
 
Hajde titull teme hajde !
S po lodhem ta lexoj se po m hip vedi n qejf qe n pike te sabahut
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back