Shkrimi hapës i temës shumë i bukur, po ashtu edhe shkrimet e tjera, edhe disa komente po ashtu më pëlqyen.
Nuk po i citoj me rradhë komentet se pastaj fillon e u pëlqen vetja
Shkrimi hapës më solli në mëndje
@Desa, kur dikur në një bashkëbisedim solli një thënie Daneze "Nuk mund të jetë i mirë për të tjerët kush nuk është i mirë për veten".
Pjesë tjetër që më sollën në vëmendje shkrimet dhe komentet:
"Frojdi besonte se të gjitha kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë ruhen thellë pa vetëdije në mendje. Kjo pjesë e mendjes, thoshte ai, përmban urime, dëshira dhe përvoja shumë të frikëshme për t’u njohur.
Frojdi mendonte se në qoftë se këto kujtime mund të sillen disi në mendjen e vetëdijëshme, a rikujtoheshin, pacienti do të ndjente përsëri dhimbje, por këtë herë personi do t’i përjetonte si një i rritur; do t’i ndjente, shqyrtonte dhe së fundi do t’i kuptonte ato.
Frojdi arsyetonte se duke përdorur këtë metodë, dhimbja dhe trysnia emocionale e së kaluarës do të dobësohej dukshëm; këto ndjenja do të humbisnin forcën e tyre dhe së shpejti pacienti do të ndjehej më mirë.
Frojdi doli me propozimin se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego. Sipas kësaj teorie, Superego vepron si një përmbajtës që udhëhiqet nga vlerat të cilat njeriu i mëson nga prindërit dhe shoqëria. Puna e Superegos është t’a mbajë Idin nën kontroll.
Id është tërësisht pa ndjenja, por shërben si ushqim për ndjenjat që kërkojnë kënaqësinë e menjëhershme a plotësimin me çdo kusht të nevojave dhe dëshirave.
Ego – Uni ose Vetja ofron reagim të menjëhershëm për ngjarjet e realitetit. Uni është vija e parë e mbrojtjes e vetes nga tjetri. Uni përpiqet të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego,
Shumë nga teoritë e Freud mbi mënyrën se si funksionon mendja gjithashtu kishin lidhje të forta seksuale. Këto ide përfshinjnë atë që Frojdi i cilësoi si ndjenjat e shtypura të bijve ndaj nënave, dhe bijave ndaj etërve.
Nëse asgjë tjetër, idetë e Frojdit ishin ndryshe. Disa i kanë hedhur poshtë ato. Të tjerë i kanë pranuar. Por askush nuk është në mosmarrëveshje rreth ndikimit të madh të Frojdit në shkencën e shëndetit mendor." E plotë:
1109_sigmund-freud
Kështu që varet nga lloji i njerëzve dhe në disa raste mentorët si në rastin më sipër të rekomandojnë të duash veten por në disa raste është e kundërta, Rayan Holiday ka bërë një bestseller "Egoja është armiku".
Sa për shënimet dhe objektivat, gjë e mirë është, kushedi sa herë i bëjmë vetes premtime që nuk i mbajmë, të tipit,nesër do bëj, këtë e atë apo nuk do bëj më këtë e atë, por puna është ke zbatimi, për tipat që kanë probleme me vullnetin ju rekomandoj "Sekretet e Vullnetit" / Harry Box, është njëri nga seti me 10 libra të vegjël, mes të cilëve edhe njëri me titull "Sekrete që ju bëjnë të lumtur"
ps.
Mua 12 më rri sahati le të plasi
@Soulmind nga inati