CoronaVirus : Lajmi i Fundit... ??

Nuk ju intereson. Ata kane nevoje per skllever krah pune. Toka eshte bere ne menyre te tille te perballoje edhe 50 miliard banore e lexova diku keto dite. Agenda 21 is bullshit per mua.

Ne spo ushqejme dot 7,5 miliard e jo me te me mendojme per 50 miliard.

E kupto cfare i bejne planetit 50 miliard njerez?

E ke lexuar qe me kte popullsi qe kemi aktualisht ne kemi burime natyrore ushqimore vetem per 160 dite, pjesa tjeter e diteve zevendesohet me ushqime artificiale. Pranaj dhe kinezt po bejne eksperimente te klonojne qingja, viça etj.
 
Ne spo ushqejme dot 7,5 miliard e jo me te me mendojme per 50 miliard.

E kupto cfare i bejne planetit 50 miliard njerez?

E ke lexuar qe me kte popullsi qe kemi aktualisht ne kemi burime natyrore ushqimore vetem per 160 dite, pjesa tjeter e diteve zevendesohet me ushqime artificiale. Pranaj dhe kinezt po bejne eksperimente te klonojne qingja, viça etj.

Nese ushqehemi me bar ska nevoje per vica ti vellai konsipracionist :D
 
Ne spo ushqejme dot 7,5 miliard e jo me te me mendojme per 50 miliard.

E kupto cfare i bejne planetit 50 miliard njerez?

E ke lexuar qe me kte popullsi qe kemi aktualisht ne kemi burime natyrore ushqimore vetem per 160 dite, pjesa tjeter e diteve zevendesohet me ushqime artificiale. Pranaj dhe kinezt po bejne eksperimente te klonojne qingja, viça etj.
Pse spo vdes ti, bahemi 1 ma pak :p
 
Po cedo barin moj t'shplafte panuklla, a nuk te mjaftoi i enverit 45 vjet lol ?


Mthan kta katnaret e zones do ja puthni bethen enverit se e kishte parashiku armikun kimik e biologjik. Ne cdo vendstrehim ka pas dhe rezerva ushqimore mbijetese.

Po vras menjen me zgjat me shume se 1 muj sic thote amerikani deri ne fund te majit ma che cazzo do hame :D
 
Kjo që Oruell kish parashkruar ja ku është: një dorë që kontrollon gjithçka, një sy që vëzhgon gjithçka, një mendje që dikton gjithçka. Në fakt është mendje, dorë, dhe sy global që ka shkel pultin e telekomandës dhe duke shtypur butonin futi gjithë botën në karantinë, izoloi miliarda njerëz, ndërpreu dhe komandon komunikimet, bizneset, argëtimet, zbuloi pafuqinë e shkencës dhe e nxori fuqinë e mendjes njerëzore krejt foshnjore, nëmos para shoqërore, ku shpjegimin e fenomenit të virusit filluan ta bënin me një arsyetim parashoqëror dhe primitiv, si një mallkim për mëkatet e mëdha të mënyrës së çthurur të jetesës që bën për disa dhe për disa të të tjerë si një konspiracion ushtarak që ka për qëllim seleksionimin natyror ku pleqtë, të sëmurët, parazitët, të dobëtit që janë barrë dhe kosto financiare për shoqërinë, që vetëm konsumojnë dhe nuk prodhojnë asgjë, do ti lënë shëndenë kësaj bote e cila nuk ka më nevojë për ta.

Në fakt për kaq ditë sa Cobi-19 është në qarkullim duket sikur u talll, i banalizoi superfuqitë botërore, dhe i nxori faqe botës po aq të pafuqishme sa dhe vendet e dobëta, të pazhvlluara etj, për aq kohë sa masat e mbrojtjes ndaj cobit-19 janë të njëjta, pra karantinë, vetizolim, shmangia e kontakteve fizike dhe asnjë medikament mbrojtës dhe asgjësues i virusit. Njerëzit vdesin kontaminohen njësoj; si të pasurit dhe të varfërit, si politikanët e lartë dhe ata të parëndësishmit, si udhëheqësit botërorë dhe ata lokalë, si aktorët dhe sportistët e shquar botëror dhe punëtorët e shërbimeve komunale, si i palestruari dhe i vobekti, dhe ndaj riskut janë të gjithë njësoj të ekspozuar si Kim Kardashian, Paris Hilton etj edhe komshia ime që se njef kush. Cobi 19 (Big Bratheri) ndau familjet. Anëtarët e një trungu familjar që jetojnë më vete ndalohet të takohen me frikën e infektimit të tjetrit dhe i dha mesazhin njeriut se je më i sigurt nëse jeton i vetëm dhe i izoluar, thjesht individ. Të pasurve ua hoqi shansin e të pasurit superioritet ndaj të varfërit në raport me virusin. Ke apo s'ke para, je i pasur apo i varfër, je qytetar apo fshatar, je shkencëtar apo fermer, ndaj riskut të infektimit nga virusi të gjithë janë të ekspozuar njësoj dhe të gjithë mund të mbrohen me të njëjtën metotë, me vet izolim. I vetmi avantazh që ka i pasuri janë kushtet më të mira shtëpiake dhe ndoshta ushqimi më cilësor.
Të vetmit që i kanë rezistuar mos respektimit të këtij skenari bigbrathërist deri më tani janë britanikët të cilët kanë pranuar se ekonomia është para njeriut dhe kontaminimi i tyre sot do shërbejë për krijimin e antitrupave mbrojtës për nesër në një rast tjetër eventual më të rëndë të një virusi të ri që mund të shfaqet në të ardhmen e afërt dhe që u duk sikur u paralajmërua nga Macron në fjalën e tij publike para francezëve.
Nëse do pranojmë ta quajmë Bigbradher atë që na vëzhgon dhe komandon globalisht me dorën e padukshme, po argëtohet veçanërisht duke parë qasjet e Italianëve ndaj panikut që përhap kontaminimi. Në Italinë e veriut si qendra më e zhvilluar ekonomike, kulturore, me mirëqënie të lartë, njerëzit i ka kap paniku, frika, pasiguria. Ndërsa në Jug, pjesa më e pazhvilluar ekonomikisht e Italisë, më e varfra, por me njerëz të ngrohtë, hokatarë nga imazhet e qarkulluara në rrjetet sociale duket sikur po e sfidojnë virusin e tmerrshëm në një mënyrë tjetër, me aheng; jo se nuk i tremben, por janë mësuar me vuajtjet, me fatkeqësitë, me vështirësitë, me të keqen. Dhe një e keqe më shumë a një më pak, nuk është ndonjë gjë e re në jetën e tyre. Ndërsa në veri, qytetarët kanë humbur konfortin, mirëqenien, po humbasin biznesin, po falimentojnë dhe i ka kap pasiguria për të nesërmen jo vetëm të jetës, por edhe të tregut. Bursat financiare u fundosën. Qarkullimi ajror është ndërprerë dhe mijra qytetarë evropianë kanë mbetur të izoluar në aeroporte anë e mbanë botës pa mundur të kthehen dot në Evropë. Politikës duket se i ka dalë situata nga dora, dhe pesha i ka rënë. Partitë kanë mbetur pa alternativa. Liderët e tyre bëjnë thjesht deklarata dhe reagime teknike. Të gjithë janë të diktuar nga situata të pranojnë të vetmen alternativë që i bashkon, i bën të njëjtë, pa ideologji, karantinimi i popullsisë për të frenuar sadopak masivizimin e shpejtë të virusit. Qeveritë kanë vetëm një detyrë dhe një mision; ta kalojnë buxhetin në dispozicion të shpëtimit të jetës së qytetarëve duke ndihmuar sistemin spitalor dhe ekipet mjekësore të bëjnë punën e tyre.

Çfarë do të ndodhë pas këtij momenti? Rendi i ri botëror me shumë gjasë nuk do jetë më i njëjti edhe pse pandemia duket sikur ka përfshirë kryesisht pjesën qëndrore dhe veriore të globit dhe fare pak ose aspak pjesën jugore pra Afrikën e nxehtë, të varfër dhe të sfilitur prej dekadash nga viruse të tjera si SIDA, HIVI, MALAJRA, TUBERKULOZI, SIFILIZI, luftrat e shumta lokale etj. Thuhet se temperaturat e larta e vdesin mikrobin e virusit. Por kjo tezë rrëzohet po të kemi parasysh që edhe Rusia e ftohtë ende nuk është përfshirë në hartën e prekur nga Kobi 19.

Kjo nuk është një situatë e pa parashikuar më parë nga studiues dhe shkencëtarë të shumëtë.

Në një libër të tij Zhak Atali, "Një histori e shkurtër e së ardhmes, thotë se në 80- 100 vitet e ardhshme bota do kalojë me gjasë në një hiperkaus, dhe pastaj ndoshta në një hiperdemokraci, por më parë do instalohet një hiperdiktaturë me një qeveri të vetme globale e cila do të menaxhojë kausin.
A është ky momenti i kësaj "profecie"? Ndoshta. Ndoshta mund të jemi në një fazë të parë eksperimentale. Nga ajo që shikojmë dhe konstatojmë si fakt është ky: Kobi-19 tele komandoi gjithçka, qeveritë, njerëzit, shkencën, teknologjinë e re, gjithçka, gjithçka, dhe me shkeljen e një butoni i disiplinoi jetët dhe aktivitetet e tyre, i karantinoi, u tha, "unë ju izoloj". Këtu ligjin e bëj unë. Komandoj unë. Ju jetoni se dua unë, dhe vdisni kur po të dua unë. Në këmbët e mia njunjëzoheni të gjithë njësoj, që nga kryetarët e G-8 e deri te ai i Iranit, Koresë së Veriut, pa haruar këtu dhe kryetarin e përkohshëm të OSBE, liderin global të shqiptarëve që gjendet tashmë i izoluar në bukerin e tij në Surel i lumtur që i erdhi kjo ditë e disiplinimit dhe izolimit të të gjithëve nën komandën e tij..Status:Roland Bejko
 
Mthan kta katnaret e zones do ja puthni bethen enverit se e kishte parashiku armikun kimik e biologjik. Ne cdo vendstrehim ka pas dhe rezerva ushqimore mbijetese.

Po vras menjen me zgjat me shume se 1 muj sic thote amerikani deri ne fund te majit ma che cazzo do hame :D

1 muj ja bejme hallall, por kto thone me e pakta qe do zgjase eshte 3-4 muj, dhe me e keqja deri ne 1 vit.

Thuj katnarve tna rujn nja 2 thase miell ?
 
Ka shume libra te botuar me titullin New World Order. Te gjitha quhen conspiracy theory, por si shqipo katnare qe jom une thom qe ku ka ze seshte pa gje lol

Gjithsesi bota do ishte ne kaos nese sdo kishte lidera qe te na drejtonin.

Shpresoj kjo bota e re qe do zgjase deri ne pandemine e ardhshme ne 2120en te jete me e mire se kjo qe lame para covid 19es. :D


Kshu qe hani pini ene ashu ini ;1 here kena me vdek lol
 
received_726492451216499.jpeg
 
@Marla me duket qe une do jem i pari nga forumi me CoronaVirus, para ca ditesh takova dike qe erdhi nga Italia, edhe me kane filluar ca dhimbje koke, ose ngaqe ndejta shume ne diell dje ne shazllon ?
 
Sa e sa here kemi fol,se si do jete lufta e 3botrore...
Ne ks.po shtohet nr..cfare eshte me intersant.njerzi nuk e ndalin punen!
 
Aty eshte halli me i madhe.kam mendje tek nena.. ndihet shume e stesuar..cdo dite lajme se per te moshuar rrezik..veq me mbyll tv.
Po mbylle o goc,ose çoje tek ndonjë staxion me kënge
 
@Marla me duket qe une do jem i pari nga forumi me CoronaVirus, para ca ditesh takova dike qe erdhi nga Italia, edhe me kane filluar ca dhimbje koke, ose ngaqe ndejta shume ne diell dje ne shazllon ?

Me fal vlla se sme punojne taget mua. @WxP

E ke nga dielli ske virus korona jo. Ha shendetshem rri ne shpi merr 1 gr vitamin c suplement pervec atyre qe konsumon me ushqimin dhe je top.
 
Back
Top