CoronaVirus : Lajmi i Fundit... ??

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Popull i dashur i Kosovës, ti që përjetove e përballove vrasje, djegie, dhunime e padrejtësi, do të dalësh faqebardhë edhe në luftë me virusin e ri
 
‘Izolim urgjent dhe…’/ Thuajse e paprekur, sekretet e Turqisë për përmbajtjen

Turqia, e gjendur mes Europës dhe Kinës, ku u shfaq për herë të parë koronavirusi, është më pak e prekur nga Covid-19. Deri më tani, Ankaraja zyrtare ka konfirmuar vetëm dy raste, edhe pse në anën tjetër të kufirit turk, në Iran, epidemia raportohet t’u këtë marrë jetën rreth 500 personave. Por si ai doli Turqia të qëndronte thuajse e paprekur mes disa vatrave të virusit?
Gazeta “Si” iu drejtua Ambasadës Turke në Tiranë, për të mësuar më shumë për strategjinë që ndoqi qeveria turke.
Përfaqësues të Ambasadës i thanë Gazetës “Si” se hap i parë i Turqisë ishte evakuimi i qytetarëve turq nga zonat e prekura, dhe ndërprerja më pas e fluturimeve me Kinën. Po ashtu, sipas diplomatëve turq, Ankaraja po punon edhe për krijimin e një vaksine. Ambasada thotë se shkencëtarët turq kanë krijuar një test që zbulon brenda pak minutash nëse një pacient është ose jo me koronavirus.
“Një test i cili mban emrin “COVID-19 RT-qPCR” është krijuar nga shkencëtarët turq dhe tregon menjëherë rezultate me saktësi të lartë nëse je infektuar nga koronavirusi”.
“Më 27 janar, ne kemi evakuuar qytetarët tanë nga Hubei së bashku me një shtetase shqiptare, e cila ishte në mesin e qytetarëve nga disa vende të tjera. Ata janë vendosur në një karantinë pas mbërritjes në Turqi”, thotë ambasada në përgjigjen e saj. “China Southern ndaloi fluturimet për në Turqi në 24 janar, e ndjekur nga Turkish Airlines më 31 janar. Të gjitha fluturimet drejt dhe nga Kina u ndaluan më 3 shkurt”.
Sfida më e madhe për Turqinë do të vinte pas shpërthimit të epidemisë në Iran, ku qeveria akuzohet se po fsheh numrin real të viktimave, i cili mund të arrijë në 3000. Sipas raporteve, kufirin turko-iranian e kalonin çdo ditë plot 50 mijë vetë.
“Ne kemi ndaluar të gjitha fluturimet dhe kemi mbyllur kufijtë tanë me Iranin më 23 shkurt”, thekson ambasada për Gazetën. “Po ashtu, në kemi ndalur të gjitha fluturimet dhe kemi mbyllur kufijtë tanë me Irakun, Korenë e Jugut dhe Italinë më 29 shkurt. Duke filluar nga kjo datë, kushdo përveç shtetasve turq që ka udhëtuar në Kinë, Iran, Irak, Korenë e Jugut dhe Itali që nga 14 shkurt nuk është lejuar të hyjë në Turqi.”
Diplomatët turq i treguan Gazetës “Si” edhe për punën e shkencëtarëve në Ankara për të gjetur një vaksinë.
“Përveç masave paraprake që kemi marrë, shkencëtarët dhe studiuesit tanë po punojnë pa ndalesë në mënyrë që të gjejnë një kurë për këtë epidemi. Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, ka krijuar një Bord Shkencor për të kryer hulumtime dhe për të ndjekur zhvillimet e fundit në lidhje me shpërthimin. Nën drejtimin e Bordit
Shkencor, janë marrë masat e nevojshme paraprake për të mbrojtur qytetarët turq dhe janë kryer hulumtime shkencore për gjetjen e një vaksine”, thotë Ambasada për Gazetën “Si”./dosja.al
 
Do zoti e zbulojn ate vaksin sa me pare.
Ps..vetem te paramendosh.se si po izolohet bote per ni virus..ku ase me sy nuk e shofim.kjo eshte tmerr.
 
Na fal arfe por na duhet pak edukim seksual ne kohen e flames.Shiko fotografinë 1720254
jo moj shoqe per arfen.ju dilni edhe lakuriq neper rrug.. po nuk besoi se eshte koh tallje vallahi aspak..
po kjo mvaret edhe nga njerzit..
Un kam nene me diabet..dhe me dhemb zemra kur degjoj se te moshuarit jan me te prekur me kete virus..dhe qe nuk mund te perballojn.
 
Po me çmendin mediat. Kujdes, por mos keni frike se rreziku me i madh jane te moshuarit. Pse a sjane njerez ata a?
 

“Njerëzit që shërohen nga koronavirusi mund të ngelin me aftësi të dobta të mushëkrive, të cilat do funksionojnë rreth 20-30 % më pak se normalisht dhe mund të kenë vështirësi me frymëmarrjen kur ecin shpejt apo vrapojnë”, zbulojnë mjekët e Hong Kongut
..

kjo eshte ajo qe duhet me na friksu me shume..si lufta se ka pasojat me shume pasi te mbaron.
 
Kriza me e madhe e ktij virusi mbas italise pritet te jete ne Usa. Lexova diku qe shifrat aktuale jane shume here me te ulta sesa eshte realisht numri i te prekurve, dhe kjo vinte si pasoje e kostos se larte te testit qe shkonte diku ke $3,000, dhe kte nuk e perfshinte sigurimi shendetesor.

Pranaj dhe Trump shpalli gjendjen e emergjences sot duke hedh 50 miliard usd per te luftuar kte virus.
 
Në mbledhjen e dytë urgjente të kabintetit qeveritar, është vendosur që të vihen në karantinë dy qytetet ku u shënuan dy rastet e para të të infektuarve me Koronavirus në Kosovë, Klinë dhe Viti.

Për më tepër, Qeveria ka njoftuar se ka vendosur për mbylljen e plotë të kafeneve, bareve, qendrave tregtare (pa përfshirë ato për mallra ushqimore dhe barnatoret).

Më herët, masat e Qeverisë kishin qenë shumë më të buta, shkruan Periskopi. Në referencë me kafenetë dhe klubet e natës ishte vendosur në mënyrë absurde që ato të rrinin hapur deri në orën 11, edhe pse Koronavirusi natyrisht që mund të bartet në çdo orë të ditës
 
Une nuk isha ne shtepi qe nga ora 11:30 AM
Sapo erdha, kuptova rruges per lajmet dmth per dy te infektuarit ne Kosove. Pash kolone menjehere neper shitore duke kerkuar njerezit miell per blere.
 
“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor për ata që hyjnë në Kosovë përveç për shtetasit e Kosovës. Qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen për 15 ditë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
 
Une nuk isha ne shtepi qe nga ora 11:30 AM
Sapo erdha, kuptova rruges per lajmet dmth per dy te infektuarit ne Kosove. Pash kolone menjehere neper shitore duke kerkuar njerezit miell per blere.
Me e keqja se ktu na sjellen virusin..
Ama ku hyri ajo femra para 5dite kish ardhe ne ks..
 
KOSOVË PA PANIK..


89424065_10158573735568287_2919792091502477312_n.jpg
 
Back
Top