Copy paste nga social media

Leter vetes tem t’re *Madeleine Albright këtë letër ja ka adresu vetes në moshë 44 vjeçe, kur i asht shu martesa!

E dashtun Madeleine
Ki me e tejkalu këtë mjegull e pasiguri – edhe ata në mënyrën ma të mirë të mundshme. Nuk ki me u ba cinike, stoike apo e vrazhdë prej kësaj humbje që je tu e ndje. Gjatë dhjetë vjetëve në vazhdim ki me e rindërtu e rikriju veten, ki me pas sukses – dhe përmbushje të jashtëzakonshme.
E vërteta asht që ti e ki guximin me e gjet qëllimin tand edhe integritetin me e përmbush atë qëllim simbas standardeve tua. Prindërit të kanë mësu me e dhanë ma të mirën e me i arritë krejt ato që mundesh, me talentet që i ki. Ti ki me i vendos ato talente në shërbim të vetes, ki me e gjet zanin tand edhe ki me e përdor atë za për t’i shërby vendit në mënyra që kanë me të mahnit.
Kur të pyesin studentet se qysh ja ke dal me kanë e martume, me pas fëmijë edhe me punu në të njajtën kohë ki me u ndje si hipokrite sepse ti mendon që ke dështu aty.
Asht vështirë me u ndje e kualifikume si model. Por ti je.
Kanë me kalu shumë vjet derisa te kupton që je model i mirë. Por përfundimisht, ti ki me inspiru ma shumë gra sesa që kishe mujt ndonjiherë me paramendu. – Mbas njizet e tri vjetëve, kur gratë kanë me të tregu që kanë zgjedh të bajnë karrierë në marrëdhanie ndërkombëtare, ti ke me u ndje mirë kur ki me ju thanë se nuk ka formulë, ngase çdonjani duhet me e ndjek udhën e tij.
 
Hej njerzim...

Sa kohë e shkume dam
nan kllapinë naive
e kur po t'bjen n'mend
për orën e t'vërtetës
akrepat dhimbshëm sheh
tuj ngarend pa ty
në ma t’fundmin çast
ngutesh e përplitesh
atë kllapi me e lan
për fillim të ri...
...por ma parë mëso
përndrite njiher shpirtin
çliroje prej kornizash
e mbushe veç dashni...

...., anonim,...
 
Io desidero te, solo te.
Il mio cuore lo ripete infinitamente.
Sono false e vuote
le esigenze che di continuo
mi distolgono da te.

Come la notte nel buio
nasconde il desiderio della luce,
così al culmine della mia incoscienza
risuona questo grido:
«Io desidero te, solo te».

Come il monsone che vuole finire
nella calma, anche se la sua lotta
è furiosa, così la mia ribellione
s’oppone al tuo amore
anche se grida:
«Io desidero te, solo te».

(R.Tagore. da Offerta di canti)
FB_IMG_1592421919729.jpg
 
Një baba i tha djalit të tij:
U diplomove me nderime, këtu është një makinë që e fitova shumë vite më parë...
është disa vjeçare.

Por para se të ta jap, çoje tek makinat e përdorura në qendër të qytetit dhe thuaju që dua ta shes dhe të shoh sa të ofrojnë.

Djali shkoi tek makinat e përdorur, u kthye te babai i tij dhe i tha: "Më ofruan 1,000 dollarë sepse duket shumë e lodhur."
Babai tha: "Çoje në dyqanin e pengjeve."
Djali shkoi në dyqanin e pengjeve, u kthye te babai dhe i tha: "Dyqani i pengjeve ofroi 100 dollarë sepse ishte një makinë shumë e vjetër."
Babai i kërkoi të birit të shkonte në një klub të makinave dhe t'u tregonte makinën.
Djali mori makinën në klub, u kthye dhe i tha babait të tij: "Disa njerëz në klub ofruan 100,000 dollarë për të, pasi është një makinë nissan Skyline R34, ikonë dhe e vlersuan shumë.
Babai i tha të birit: " Doja ti ta mësoje se si vlerësohen gjërat sipas vendit dhe në mënyrën e duhur."...
Nëse nuk vlerësohesh, mos u zemëro, do të thotë se je në vendin e gabuar.
Ata që ta dinë vlerën janë ata që të vlerësojnë,
dhe nuk duhesh të qëndrosh kurrë në një vend ku askush nuk e sheh vlerën tënde.
F.b.
Mirush Kabashi.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
NJE GRUA…

…mund ta bësh për të dytën herë të lumtur
duke ikur prej saj kur urdhëri të është dhënë
kur më s’të do dhe gjithçka ka mbaruar...

ktheja paqen dhe qetësinë,
mungesën tënde
vetminë komode shumëpërdorimshme
kohën e vjedhur,
perëndimet,
horizontet,
fshirëset e lotëve për qelqet e turbullta të syve
pishtarët e netëve,
zbavitësit e yjeve,
ethet
buzëqeshjen e gjelbër të mëngjesit
aftësinë e harruar për t’u lakmuar,
etjet,
të kënduarit e hareshëm në dush,
një alfabet të ri në avullin e pasqyrave
hutimin pa shkak,
shkujdesjen e fluturave,
të drejtën e mohuar për të gabuar pa dëshmitarë
magjinë e humbur,
aritmitë që bëjnë mrekullinë,
liçensën e shndërrimit të mermerit në ar
dhe mos e gjyko keq...

...ndjehu i privilegjuar
dhe falenderoje në heshtje
të dha mundësinë
ta lumturoje edhe në ikje…

(nga “Amnezia Fatale”, 2019)
© artangjyzelhasani
 
"Jam i lodhur duke parë fytyra femrash të rrethuara nga botoksi. Gjinj të tejmbushur, të copëtuar nga konkurrenca, prapanica të ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste të vështira për gratë e lirshme, tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit... Dëshiroj të shikoj femra me feminilitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse, me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëhtën kohë. Me mendime origjinale dhe të reja. Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta..."

~via Charles Bukowski
 
Ka pas botox ne kohen e Bukowskit mi ?
 
E si mundesh me thene e kam dashte, kur asnje here heshtjen s'ja ke kuptuar ! Kur asnjeher si ke lexuar te fsheftat ne syte e saj, Kur lotet as qe e ke dit qe kan ekzistuar.
E si mundesh me thene e dua, kur kaq kohe s'ja ke degjuar klithmen qe i qirrej ne shpirt. Se kuptove asnje renkim te mekur te saj, asnje psheretime te thekur neper buze.
E si mundesh te thuash me bindje, 'jemi nje', eshte e imja, e kam driten e shpirtit. Kur gjithcka e saj qe njeh eshte veç fizionomia.
 
Gjithë burrat janë gënjeshtarë, të paqëndrueshëm, fallco, llafazanë, hipokritë, sedertarë dhe të poshtër. Gjithë gratë janë të pabesa, artificiale, vanitoze, kurioze dhe të shthurura. Bota është një gjiriz i pafund ku foka me forma nga më të çuditshmet hiqen zvarrë mes malesh prej lluce. Por ka në botë një gjë të shenjtë dhe sublime e cila është bashkimi i dy prej këtyre qenieve kaq mëkatare e të frikshme. Jemi zhgënjyer shpesh në dashuri, jemi plagosur e ndjerë shumë herë fatkeqë; por ama gjithmonë kemi dashuruar. E, kur ka ardhur koha të ndodhemi buze varrit, kemi kthyer kokën pas dhe i kemi themi vetes: “Kam vuajtur shumë herë, shpesh jam zhgënjyer, por megjithatë kam dashuruar. Jam unë ai që kam jetuar jetën time e jo një krijese e rreme krijuar prej sedrës dhe mërzitjes sime ”…

Alfred dë Mysé
 
E mira do ishte të mos prisnim asgjë..
Por thellë thellë brenda nesh,
gjithmonë presim diçka.
Presim një fjalë,
një mesazh,
një prani,
një ngrohtësi,
një mbështetje,
një “s’ka problem” edhe kur gabon.
Ne gjithmonë presim diçka,
gjithmonë..
Presi nga jeta një ditë më shumë,
presim nga çasti i lumturisë që të jetë i pafund,
pastaj presim që edhe dhimbja të kaloj lehtë,
e të iki me vrapin e gëzimit,
të ik shpejt.
E mira do ishte të mos prisnim asgjë..
Por pa pritshmëritë nuk do kërkonim,
nuk do gjenim,
nuk do ndjenim asgjë të re...
Do ishim thjesht ai uji që në vend fle.
 
Gjithë burrat janë gënjeshtarë, të paqëndrueshëm, fallco, llafazanë, hipokritë, sedertarë dhe të poshtër. Gjithë gratë janë të pabesa, artificiale, vanitoze, kurioze dhe të shthurura. Bota është një gjiriz i pafund ku foka me forma nga më të çuditshmet hiqen zvarrë mes malesh prej lluce. Por ka në botë një gjë të shenjtë dhe sublime e cila është bashkimi i dy prej këtyre qenieve kaq mëkatare e të frikshme. Jemi zhgënjyer shpesh në dashuri, jemi plagosur e ndjerë shumë herë fatkeqë; por ama gjithmonë kemi dashuruar. E, kur ka ardhur koha të ndodhemi buze varrit, kemi kthyer kokën pas dhe i kemi themi vetes: “Kam vuajtur shumë herë, shpesh jam zhgënjyer, por megjithatë kam dashuruar. Jam unë ai që kam jetuar jetën time e jo një krijese e rreme krijuar prej sedrës dhe mërzitjes sime ”…

Alfred dë Mysé
Fol per burrin tend :p
 
  • Haha
Reactions: NGU
TË UROJ

Të uroj më së pari të duash
E duke dashur, do të të duan edhe ty
Dhe ata që s’të duan, harroji
E përtej harrimit, mëritë e vjetra kurrë mos t’i kujtosh!

Të uroj të vazhdosh të duash pa u dëshpëruar
Të uroj që edhe sikur mes miqve të tu
Të ketë të pasjellshëm, të pamatur e t’pamend
Ti, ti… qëndro gjithmonë trim e besnik
Pse mes tyre ka për të qenë edhe një i vetëm
Tek i cili ti mund të besosh padyshim
Pse jeta vetë është e tillë.

Të uroj gjithashtu të kesh armiq
Të shumtë, a një të vetëm, aq sa ti të kuptosh.
E kështu të mund të mësosh zemërgjerësinë prej tyre
Dhe ndër ta, të jetë qoftë edhe një i drejtë,
Aq sa ti të mos ndjehesh krejt i sigurt.

Të uroj më shumë të jesh i vlefshëm, po jo i pashembullt
E në çaste të vështira
Kur asgjë nuk shkon si duhet
Vlera jote të të japë forcë e kurajo të vazhdosh.

Të uroj po ashtu të jesh zemërgjerë
Jo me ata që lajthisin pak
Sepse kjo është e lehtë
Por me ata që gabojnë trashë e janë të pandreqshëm
Dhe duke shprehur zemërgjerësinë tënde
Ti mund të shërbesh si shembull për të tjerë.

Të uroj gjithashtu që duke qenë i ri
Të mos rrekesh të piqesh me të shpejtë
E kur rritur të jesh
Të mos këmbëngulësh të hiqesh më i ri
E duke qenë plak, të mos pushtohesh prej dëshpërimit
Sepse çdo moshë ka bukurinë e dhimbjen e saj.

Nuk të uroj të jesh i trishtuar. Oh jo!
Jo gjithë vitin, por ta njohësh trishtimin veç një ditë!
E kështu të çmosh
Që e qeshura e rigjetur është edhe më e mirë
Se një e qeshur e rëndomtë, e vakët, e shpëlarë që të dëmton.

Të uroj mes tjerash të mbjellësh një farë
Një farë të vockël fare
E ta shoqërosh gjithë rritjen e saj
Për të zbuluar prej sa shumë jetësh është ndërtuar një pemë.

Të uroj gjithashtu të kesh edhe pak para
Aq sa nevojiten e t’ia dalësh mbanë
E që së paku një herë në vit të reflektosh
Mbi ato para e të thuash: “Janë të miat, i kam fituar vetë!”
Për ta bërë të qartë e të njohur:
Se kush është pronar i kujt!

Të uroj gjithashtu të mbash sa më gjatë t’jetë e mundur
Gjithçka që dashuron
E nëse dashuritë shkojnë, të mund të qash pa u ankuar
E të vuash pa u ndjerë fajtor!

Të uroj së fundmi
Që nëse je një burrë, të kesh një grua të mirë
E nëse je një grua, të kesh një burrë të mirë.
Nesër, pasnesër e sërish të pasnesërmen
Edhe sikur rraskapitur të jeni
Ta gjeni buzëqeshjen si në t’parën ditë dashuruar
të jeni gjithnjë!

E nëse të gjitha këto ndodhin për ty
Atëherë, s’do të kem më asgjë të të uroj!

Viktor Hugo
 
MIQTË

Kot e ke, më tha ndërgjegja,
Njerëzit s'janë përherë miq.
Ti pandeh se ata të duan,
Por në fakt i ke "armiq"!

I them vetes, pse, s'kanë shkak,
S'kam pushtet, as ofiq...
Nuk urrej askënd në jetë,
S'ndaj të mirë dhe të liq!

S'ka të bëjë, ata s'të duan,
Afërmendsh i ke "miq"!
(Dashuri, ti s'fal, thotë Krishti,
Po s'i deshe dhe armiqtë!)

S'është çudi në këtë jetë,
Midis miqsh ka dhe "armiq".
Helm i egos i ngërthen...
Dhe i bën oh sa të liq!

Mos u lig, mos u mpak,
Thotë vetvetja, je një hiç.
I pavlerë në këtë botë,
Po nuk pate dhe "armiq"!

~ Timo Flloko ~
 
IK…

…dhe andej nga do të shkosh
mos harro të biesh në dashuri…

kur të kthehesh tregomë
për urat me një këmbë
dhe të mbijetuarit
e vorbullës dhe stuhisë
që në brigjet e njëri tjetrit dolën
u ringjallën dhe pastaj shpirtin lanë
nëpër enë të ngushta komunikuese
ku u mbytën tërë lumenjtë e botës…

tregomë veç fundin pra
se i pari ishte fundi
thotë Bibla e Dashurisë
prandaj lindin fillimet…
krahët, qiejt e qëllimet...

të gjitha paudhësitë e gjakut
nga udhë e zemrës nisin…

…dhe aty mbarojnë.

©artangjyzelhasani
 
NJE SOLO ME DY ZERA

…dhe vjen një kohë që nuk e dije as vetë
e pabesueshme si një solo me dy zëra
kur çastet e pavdekshme lindin një rutinë të re
dhe dashuria e pamundur të kthehet në torturë
e përpjetë përpjekjesh të çmëndura kundër erës
mokrat e boshatisura bluajnë donkishotë
në vënd të trurit një lokomotivë me avull
mëdyshjet e thella varka në cektinë
litarë pa spiranca që hidhen kot…

çon në djall malet, sizifët, gurët
kuota zero ngjitja më e vështirë
i fut një mendje të lehtë kokës së rënduar
përpin gotën e verës, harrohesh, trullosesh
qesh me veten, me të tjerët, fillon të duash botën
dhe hapat e kalimtarëve kumbojnë më shumë
se një fjalë shpirti nga njeriu i zemrës...

shpik një gjuhë të pakuptueshme
për të folur fshehurazi me veten
tinëz heshtjes, ashtu thjesht, pa dëshmitarë
dhe qirinjtë që ndez
ua blaton qiejve
si yje që do të të bien mbi shtrat…

zgjat dorën mbi tabakanë e natës
gjumi është filxhani nga i cili gjerbim
cajin aromatik të ëndrrave të reja
gëzohesh që është akoma i ngrohtë
dhe për herë të parë ti fle në paqe
çlodhur për vdekje
pa pasur frikë nga zgjimi…

(nga vellimi poetik "IMORALISTI", 2020)
©artangjyzelhasani
 
Letër për miket e moshës time.
Pra , e dashur , kur të plakesh ;
Kurrë mos i mëso askujt , asgjë. Edhe nëse je e sigurt se ke të drejtë. Mos harro sa të mërzita dikur. Edhe ti vetë a e ke marrë këshillën e pleqve të tu ?
Mos u mundo të ndihmosh nëse nuk ta kërkojnë. Mos i u impono askujt. Mos u përpiq të ndihmosh të dashurit e tu nga gjithë të këqiat e kësaj bote. Vetëm duaji ata !
Mos u anko ! Shëndeti yt , komshijtë e tu , qeveria jote , pensioni yt i vogël . Mos u kthe në një plakë grindavece ulur në prag të shtëpisë !
Mos prit mirënjohje nga fëmijët e tu . Nuk ka fëmijë mosmirënjohës . Ka vetëm prindër budallej që presin mirënjohje nga fëmijët e tyre.
Mos thuaj shprehje të tilla si : " unë në moshën tënde .." , "jam më e vjetër dhe e di mirë.." , kjo është e padurueshme ! Nëse ke nipër e mbesa mos insisto të të thërresin në emër e jo gjyshe . Është budallallëk .
Mos i shpenzo paratë e fundit për kura antimoshë . Është e kotë . Më mirë do ja kalosh në një udhëtim .
Mos u shih shpesh në pasqyrë dhe mos bë makiazh të tepruar. Përpiqu të mbahesh elegante. Elegante , jo e re . Më beso , është më mirë kështu !
Kujdesu për burrin tënd , edhe nëse është bërë me rrudha , i dobët e zevzek . Mos harro , ai ishte i ri , i hollë , i pashëm , i fortë e i gëzuar dikur. Dhe mos harro se mund të jetë i vetmi që ka nevojë për ndihmën tënde tani !
Mos u përpiq të ingranohesh me çdo kusht me kohën , me teknologjitë e reja , lajmet online , të studiosh diçka të re për të " mos.mbetur pas me kohën ". Kjo është qesharake. Bë ç'të mundësh !
Mos fajëso vehten për asgjë. Çfardo të ketë ndodhur në jetën tënde dhe të fëmijve të tu . Ke bërë çfarë ke mundur.
Trego dinjitet në çdo vend ! Deri në fund . Bë më të mirën tënde , e dashur , kjo është e rëndësishme . Dhe mos harro , nëse je akoma gjallë , dikush ka nevojë për ty !
 
Nuk ka autorsi....

Është shkrimi yt?
Pyes por edhe në mos yti shkrim super!!!
Ndaj ç'do paragraf! ?
 
Jo jo sesht i imi .. ndaj copy paste...po pergatis veten dmth se skam vajt akoma ne kete moshe ?
Mos harro pencionin ??

Po state of mind osht si valët e detit herë të përkëdhelin herë të përplasin...

E rëndësishme është të të mbajnë gjithnjë mbi ujë ?
 
Mos harro pencionin ??

Po state of mind osht si valët e detit herë të përkëdhelin herë të përplasin...

E rëndësishme është të të mbajnë gjithnjë mbi ujë ?
Me thane se do jetoj gjate per shpirtin qe kam lol
I bije qe te punoj fort ose te behem e keqe qe te mos gezoj pensionin e vogel ?
Kshuqe sna mba cfare shohim o çuno ?
 
Me thane se do jetoj gjate per shpirtin qe kam lol
I bije qe te punoj fort ose te behem e keqe qe te mos gezoj pensionin e vogel ?
Kshuqe sna mba cfare shohim o çuno ?
E para jo për llafin cuno se jena pothuajse i moshë (në qosh më e modhe shumë më vje me të shajt masanaj ??) edhe me të mësu unë ty ti femër unë Moshkëll (me "ë" i trashë dmth ??) por
Po pse bohet robi qulls kaq shpejt sa shef çikë siguri/rehati ... Tu ditë ç'a dmth bukë misri edhe me noj fletë mrena ????

Më duket qeke shkun me pushime ????
 
Jam o jam .. mos me shaj kot nashi ?
Une msoj cdo dite mer, ndac per mire ndac per keq ahaha
Jo te shkundur po sipas teorise, as na mungojne e as na teprojne... ci dua nese skam me ke ti gezoj.
Faleminderit Zotit, kam 2 Stars qe me mbushin zemren plot cdo dite ?
 
So fk pension ??

Mos ja nis që tashi me u bo gernjare ?

Të kom pa edhe you're beautiful ? kshu no precautions ???
You're a winner ?
 
Dita 1:
"Sot ai më quajti me përbuzje 'lopë e shëndoshë'...por s'ka gjë sepse unë kam shtuar pakëz peshë.
Epo, së paku nuk më quajti as idiote as e vonuar."

Dita 198:
"Sot ai më quajti 'idiote e padobishme'... por s'ka gjë sepse unë këto kohë kam filluar të jem pakëz e çekuilibruar dhe harroj shpesh.
Epo, së paku ai s'po më tradhëton."

Dita 302:
"Sot ai më tha që ishte mërzitur nga unë, dhe se kishte nevojë për hapësirë dhe se nuk i mjaftoja, prandaj më tradhëtoi...por s'ka gjë sepse unë jam një grua dhe një nënë e lodhur, kam filluar të kem pak mangësi, më dhëmb krahu, këmba, koka, shpina dhe s'jam topmodele, s'mund të pres mos të mërzitet ai nga unë.
Epo, jam e kënaqur sepse së paku ai nuk më dhunon fizikisht."

Dita 439:
"Sot ai më shtyu dhe unë u përplasa në tavolinë...por s'ka gjë sepse ai ishte i dehur dhe unë ia zura rrugën dhe e bëra me nerva kur po ia hiqja shishen nga dora.
Epo, falë Zotit, edhe pse u përplasa, nuk më mbeti shenjë, as u preva, e as u mavijosa."

Dita 562:
"Sot ai më kapi krahun dhe ma ndrydhi, më la shenja mavijosje...por s'ka gjë sepse ne po debatonim dhe ai pati një krizë nervash, unë duhej ta duroja çdo ofendim që më bënte.
Epo, s'është i keq ai, së paku nuk më goditi."

Dita 612:
"Sot ai më goditi aq fortë, sa më dolën hundë e buzë gjak, dhe kam super dhimbje koke...por s'ka gjë, unë ashtu kështu dhimbje koke kam pas çdo minutë këto muajt e fundit.
Por, unë e di që ai nuk e kishte qëllimin të më lëndonte. Duhet ta kuptoj unë atë."

Dita 729:
"Sot ai më goditi sërish, por në gjithë trupin, sytë më janë mavijosur, buza më është çarë, kisha dhe gjakderdhje gjenitale, më dhemb stomaku nga e goditura, nofulla më është enjtur...por prapë s'ka gjë, unë jam e ngathët, jam e brishtë dhe lehtë gjakosem e çahem, nuk është se më goditi aq shumë.
Epo, duhet të falënderohem që s'paku nuk kam asnjë kockë të thyer, pa mishi do më shërohet."

Dita 863:
"Sot, as nuk më kujtohet çfarë më bëri ai, por u zgjova në spital, isha e lidhur me tub oksigjeni, kisha këmbë e duar në allçi, shihja plot aparate mjekësore, kokën nuk e lëviz dot...por s'ka gjë, edhe pse nuk e mbaj mend, por ndoshta kam bërë diçka që u detyrua të mē sillte në këtë gjendje. Jam dhe unë fajtore.
Por, kujtoj fëmijët, dhe sërish them faleminderit Zotit që së paku jam gjallë."

Dita 1095:
"Sot...epo...sot dikush erdhi tek varri im, më la një tufë lulesh, dhe mes lotëve pëshpëriti: PSE LEJOI AJO QË TË KALONTE DITA E PARË?"
 
https://revista-fjala.com/malli-skishte-fjete-gume/#

Hyrje Trokitje për Çmimin ;"Gjekë Marinaj"

MALLI S’KISHTE FJETE GUME
Nga
FJALA
-
29 Gusht 2020

Të nderuar lexues të revistës “Fjala”, vertetë nuk kishte se si të ndollte ndryshe.veçse kështu :Ja poeti me origjinë nga Razma e Shkrelit, por me banim në Amerikë, si një lexues i rregullt i revistës “Fjala”, por edhe si një adhurues i poetit famoz Gjekë Marinaj, ka drguar për festivalinpoetik ,tTrikitje për çmimin “Gjekë Marinaj”, poezinë: “Malli s’kishte fjetë gjumë. E falenderojmë maksimalisht poetin Gjeto Turmalasj , dhe njëherazi i urojmë suksese! Redaksia e revistës “Fjala”.
Nga: Gjeto Turmalaj—-
MALLI S’KISHTE FJETE GUME
~
Në një shëtitje të trishtë në hullinë e memories
hyra në shtëpinë e vjetër atje në Razem të Shkrelit
derës i’a putha pragun gjithë ankth
e ajo më ledhatoi me mall…
.
Vatra e zjarrit me zë dëshprimi më qortoi
-Përse je përhumbur?
harku i oxhakut me buzëqeshi
vargonjët mbi vatër fytyrën ma njohën!
guri i votrës u zgërdhi e tha
– Ma paske vjedhur ngjyrën!
dhomat më flakën hidhërueshëm
larg netëve të harruara
.
Të qoshja e shtëpisë data e gdhendur në gurë
mbuluar nga myshku
edhe hekurat e dritareve të holluara
prej ndryshkut
.
Aty në trupin e arrës germat e emrit tim
ishin rritur bashkë me trungun
në livadhe përreth më ngjau
se lulet rriteshin pa kolor
dhe pa aromën e parfumit
Madje edhe lëndina të tjetërsuara nga korezioni
.
Dielli i korrikut zemrën s’ma ngrohu
edhe hëna nga nervoza
lindte tëpër vonë
.
Eh rinisë sime i kishin humbur gjurmët
përgjithmonë
Malli s’kishte fjetur gjumë kaq mote
… sa mot??.O streha ime e dikurshme nën atë çati harrimi
o vegim o dritë e frikshme
më jep atë shpresë
të jetoj edhe këto pak vite që më kanë mbetur
deri në të largëtat kujtime
Ashtu si rrjedh vargu i poetit në dhimbje
 
????? ????? ???? ??? ???????,

"?'? ??? ?????? ??? ?? ???? ??, ??? ????????? ?? ?? ???? ? ????? ???'?? ?????. ? ???'? ???? ??? ??? ?? ??? ?? ???? ? ???? ?? ????. ? ???'? ??? ??? ?? ???? ?? ??? ????????? ? ??, ???? ?? ??'? ? ???, ??? ????? ?? ???????? ?????????. ? ???'? ???? ??? ??? ?? ???? ?? ?? ???? ?? ??? ???? ??? ????, ??? ???? ?? ??? ???? ??. ? ???'? ??? ??? ?? ????? ?? ??? ?????????? ? ?? ??? ???, ??? ?? ???? ????? ?? ???? ?? ???? ?? ????, ??? ?? ??????, ? ???'? ??? ??? ?? ??????? ?? ?? ?? ?????????. ? ???'? ???? ??? ??? ?? ?????? ?? ?? ???? ? ???? ? ???????? ??????? ?? ???? ???. ? ???'? ??? ??? ?? ?? ????????, ??? ???? ?? ?? ?? ???? ???????. ??????? ?? ? ???? ?? ??? ???, ? ???'? ???? ?? ???????.”

Shiko fotografinë 1753514
 
"A'int no sunshine when she's gone, it's not warm when she's away. A'int no sunshine when she's gone, and she alaways go to long. Anytime she's away..."

I bej "replay" me mendje dhe ze kesaj kenge, pothuajse gjate gjithe dites...

Pranvera ti nxjerr buzeqeshjet qofshin dhe ne grahmat te tyre nga te fundit "dimerimi" i ashper, dhe sic ben me sythet e njome ato vec rriten, aq sa buzeqeshjet pa shkak jane pretekst thumbimesh nga miqte...

Por pa e vrare mendjen, e le veten ne duart e saj, qe edhe influencat e gripit i ka te lehta. E qe mua me vjen ti quaj "pinky". Me gjithe urgjenecen qe ky muaj mbart dhe gjerat e rendesishme, une dic pres... ledhatohem me rrezet e brishta te diellit a thua sikur do doja te thithja aromen tmerresisht munguese te mimozave , lule lajmetare e stines andej nga u linda dhe rrita...

Por mimoza ketu nuk ka, dhe kjo eshte thjeshte nje tjeter dredhi ndaj vetes, si shume te tilla ne jeten time.
Vetem per te mos humbur ato kenaqesite e vogla ne dukje krejt banale, por se po ta mendosh mire jane mbase lumturia e vertete...
Llastimi per 5 minuta me teper gjume, nen thirrjet e vazhdueshme te nenes pasi je vone per ne shkolle.
Sa here detyrat jane bere ne bange ato pak minuta para se mesimi te filloi...
Nje cigare ne ndalesen e shkurter te trenit, duke u kujdesur per te mos zbritur krejt, pasi per dreq trenat sot jane tmerr te shpejte...
Ose nje telefonate goxha e gjate me njerzit e dashur ne Fiumicino (Rome) pak minuta, perpara se fluturimi yt te ngrihet.
Packa se do kapercesh kordonet e radhes, si ne nje shfaqje cirku ne ate lume njerzish qe udhetojne ne mbare boten.
Por qe ja vlen, dhe di se ne fund do ta beje c'do gje ashtu serish...

Ja edhe tani shumekush do te kishte tundur kembanat e alarmit, per punet qe presin. Midis tyre dhe nje "buqete" me rastin e pranveres per nje mike.

Por une kam ngadalsuar hapin per te degjuar cicerimen, aromen dehese te pranveres. Mbase Vivaldi do te ishte bukur si kolone zanore, pasi nganjehere eshte shume e veshtire te pershkruash perjetimin qe kjo stine sjell...

E megjithate une tjeter kenge paskam ne mendje...

"A'int no sunshine when she's gone, it's not warm when she's away. A'int no sunshine when she's gone, and she alaways go to long. Anytime she's away..."

Them se edhe pse pa mimoza, muzika e saj eshte e bukur kudo. Ndaj nuk po ngurroj ti them po, koncertit qe ajo shpalos ne kte skaj te ftohte qe netet aurorat ja rrethojne...

Fundja nota me e keqe qe kam marre, nga pregatitja ne ate pakminutesh perpara mesimit ka qene 8'ta. Besoj qe nuk eshte dhe aq keq...

(c) Baboon
"Pranvere" shenimet fb 6/3/2012
Boden Sweden.
Forget about @Nicktjeter u know...

I'm in love with you ❤️❤️❤️❤️
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top