Copeza Dashurie...!

nuk e di nese eshte shkruar ne kete forum por vargje me te bukura erotike, te thena me aq bukuri si keto nuk kam lexuar ndonjeher......

i perndjekuri i dashurise

Unë jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
ثshtë rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua

I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s'e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.


dritero agolli
e bukur poezia e agollit,por me duket se nuk eshte tema e duhur per ta lexuar.pervec nese agolli,shkruante ndonje poezi per ....................augusta.thua land?
 
Pasion

dhunova kufijt e endrres
i humbur ne re pasionesh
dhunova oret e pasionit
i humbur midis endrres dhe realitetit...
 
lehte
te reshkas
mbi ty...
embel
te shijoj
deshiren per ty...
gjate
te humbasim
ne ekstazi
per ne...
 
nje udhetim sekret
pergjate rrugeve te thepisura
te zemres tende
do me çoje ne lendinat
e kenaqesise
duke nuhatur lekuren tende
dhe pertej
tutje vete mendimeve te tua...
 
gote vere
mbi buzet e tua
buzet e mia
te vjedhin frymen.
pij nga ty
kte shije te embel
qe ndizet
qe rjedh ne vena
piji puthjet e mia
si vere dashurie
perla deti.
pika djerse
bien ngadale
dhe une i mbledh nje nga nje
dhe dehem me ty.
duart tek gjinjte
duart qe shtrengojne goten.
trupa te lagur
buze qe digjen
shuajne etjen
dhe perziejne shijen
me vere dhe TY.
 
me zhvish nga e sotmja
me vish me syte e tu
ler
mbi trupin tim
pellembet e se nesermes
 
bie shi...

te shoh
ne reflekset
e pellgjeve

te ndjej
ne pikat
qe me reshkasin ne trup

te dua
te me ngrohesh
me nxehtesine e trupit tend

dhe akoma bie shi...
 
do te shkruaj per ty dhe toka
do te qaje me lote kristali,
qielli do te vishet
me mantelin e tij gri
dhe perreth do te jene re
argjendi,kujtim sublim
i nje magjie dashurie
qe do te jete
pergjithmone...
 
thirr emrin tim ne qetesine
e ketyre neteve deshirash,mish
ne mekat,lekure e embel,trupa
shpirtrash qe nuk kerkojne falje,
esence jetesore ne uraganin e nje deliri
kurre bosh,ndjenja e vetme qe ne kete
ferr gjen paqe
 
E shkurter koha jone,vertet!
Ne kete bote sa te vegjel ndihemi!Sa te pakte!
Duar qe dridhen te prekin lehte,
Buze qe digjen kerkojne puthje te zjarrte.

Nuk te le mes prangash te vetmuar!
Nese ne enderr do te gjesh aromen time,
Lirine kerkoje nen qiell te pastruar,
Dhe mos me ler ne kete bote jetime!

Cdokush do e gjente veten ne keto poezi mrekullueshem te ndjera
 
E shkurter koha jone,vertet!
Ne kete bote sa te vegjel ndihemi!Sa te pakte!
Duar qe dridhen te prekin lehte,
Buze qe digjen kerkojne puthje te zjarrte.

Nuk te le mes prangash te vetmuar!
Nese ne enderr do te gjesh aromen time,
Lirine kerkoje nen qiell te pastruar,
Dhe mos me ler ne kete bote jetime!

sa me pelqennnnnnnnnnn:dong::kercim: shuuuuuuuuuum e bukur
 

Un mare di silenzio

tra noi

ho già capito

che per te, c'è un'altro

allora dimmelo

oppure fammi un cenno

ed io in silenzio me ne andrٍ.


post scriptum.hai vinto tu...mi dispiace,io vado via per sempre...
 
Copeza Dashurie,.!

Kete teme po e hape,.per ato mendimet e gjithesecilit kur jemi ne perjetimin e nje dashurie,.(qofte kjo e kaluar,.e tashme..apo qe e nderrojme..)..le te jene disa vargje,.nje mendim nje rrjesht,..qe ben te mundur deshifrimin e ndjenjes sone ne nje varg,,fjale,.qe mbane perbrenda ndjenjat tona,.ne secilin zhaner te kesaj ndjenje emocionale,.!

(Shenim: Ju lutem mos sillni copy paste nga diku tjeter,..ketu hidhni mendimet tuaja,..vargjet dhe emocionet tuaja,.ashtu thjeshte momentale,.apo te perjetuara,.mjafton te jene individuale,.sepse e tille eshte dhe ndjenja e "DASHURIS."..)

Po e filloj une me disa..copeza mendimesh:

Nga njehere kam frike qe do bjeri shi i ftohet,e do te ftohe ndaje meje..te lutem i dashur ne qofte se ti e veren vrensiren perpara se shiu te bjere,merr cader qe mos te lagesh,.!


Kur me kaplojne mendimet per ty,..butesishte gjendem e strukur ne nje cep te krevatit tim,udhtoi forte lirshem ne boten tende,..do doja te mos ngrihesha per nje kohe te gjate nga ky cep krevati,.!


Me pelqen tek me flet,..tek me prek lehte boten time te fsheht,.me pelqen tek xhelozon si nje femije i pambrojtur,..me pelqen tek me therret te luajme bashke ne boten e femiris,..pastaj me rrite ngadale ne krahet e tua dhe me pagezon embelsishte,.e dashura ime,...!


Nga njehere perendimet e Diellit me udhetojne ne hapesiren e dashuris,.tek dielli perendon ngadale,.dhe plote pizhmanlleqe per diten qe la pas,..i len rruge fantazise se lire,..tek natyra e nates krijon kushtet e dashuris,.une dhe ti jemi dy yje ne rrugen e galaktikes,.qe veshtrojne te dy ne nje pike pasionante,."HENEN",..
 
Pe: Copeza Dashurie,.!

Humbu kete nate,humbu qetesishte,kete dite..kete ore keta minuta,perfundo I humbur ne fundin e mendimit tim ,fundin e deshires..ne zgjimin e nje vegimi…ne enderren e pertejme, ne perendimin e nje casti lumturie,,humbu ne boten e luleve ne pjalmim,.humbu ne aromen e tyre,qe une te thithe deri ne dehjen e shpirtit,..ti veq humbu , humbu si nje ylle tek ngrihet ne qiellin e paster,ne shikimin e pafundem te syve te mi…eja te humbemi bashke,qe te rilindim perseri..le te humbemi ne kete nate,dite ,ne kete hapsir,.boshe ne kete fleksibilitet fallso…humbemi dhe I lem pas,..humbemi dhe rilindim bindeshem..humbemi .

0000011461-article.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Copeza Dashurie,.!

...asaj, (eshte copy paste, por origjinal mendim i imi i shkruar kahere )

………..pranë tavolinës së strukur në qoshen e këtij lokali të njohur kaherë si lokal alkoolistësh, ku kishin derdhur lotët edhe dashnorët më pasionant të qytetit.....nën zymtësinë e asaj qoshe të krijuar nga mjegulla e dendur e tymosjeve të duhangjinjëve dhe drita e pakët që vinte nga dritarja e vogël dhe e vetme e lokalit dhe zhurma dalldisëse e krijuar nga ndikimi i alkoolit , në një karrige katërkëmbëshe të stërvjetruar isha fshehur, unë, viktima e radhës, viktima e kompleksivitetit të pakuptueshmëris mes egos burrërore të të qenit burrë dhe sentimentalitetit e melankolis së gjinisë së bukur. Mundohem ti jap shpjegim arsyes së largimit tënd por koka më ushton dhe s’mundem të gjej fije të qartë askund. Nën ndikimin dehës së lëngut të nxehtë shohë para vetes një mori shishesh të zbrazta dhe një gotë të përgjysmuar dhe nën ndriçimin që i jep lëngut drita e pakët nga dritarja e vetme ne lëngun e gotës shohë fytyrën time dhe për herë të parë frikësohem nga vetvetja. Unë……dikur princi i ëndrrave tua tani mbret i shisheve të zbrazta dhe gotave te përgjysmuara ,……….. dikur idol i shoqërisë sate për dashurin tani fundërrinë e këtij lokali të zymtësuar ………dikur flija me premtimet tua tani dehem me nënçmimin që fitova, dikur nuk me ndaloje të flisja me orë të tëra tani nuk më dhe mundësin as të lamtumirës……dikur …….dikur ………..unë tani me ngritjen e kësaj fundërrine të kësaj gote të fundit ta them lamtumirën e fundit TY dhe gotës përgjithmonë ,do ngritëm nga këtu dhe kurrë s’do kthehem më, do harroj Ty dhe të gjitha që kam kaluar dhe do eci rrugës së shpresës së re……
 
Pe: Copeza Dashurie,.!

Me prit aty ku takohen endrrat me realitetin..
Me prit aty ku takohet dielli me shiun..
Me prit aty ku takohet e mira dhe e keqia..
Me prit ne rrepiren e nje mali se do te ngjitem..
Me prit ne ujvarat qe derdhen ,
brigjet e lumenjeve qe gurgullojne,
Me prit aty ku hapsira qetesohet
ku rruget reale mbarojne,..
aty ku deshira dhe heshtja vallzojne.
aty ky fjala humbet kuptimn,..
aty ku vetem dielli munde te te ndricoje..
Me prit aty ku henen kundron...
aty ku ti je tani... une do te vij,te premtoj...


Please-point-to-the-scene-of-nature-a22874399.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Copeza Dashurie,.!

Mbrem,duart me rreshqiten mbi ty ,ndjenva butesin e lekures tende,
Mbrem ndjeva frymarrjet e tua te thella mbi lekuren time, buzet rreshkisnin perdredhurazi, gjysem te lagura nga pasioni I nje puthje ne ikje,nje tjetre ne kthim,nje tjetr e humbur ,pak me tutje ne rrembim..
mbreme,trupi yt gjysem I zhveshur thelle me perpiu.. duart ngaterroheshin neper kemishen e zhgerryer tenden,ndjeva se si trupi yt, eshte nje mal I dendur ndjenjash ,pasioni qe perpin cdo rrebesh shiu ,Brenda ti…mbreme..mbreme..une dhe ti..
apo ..apo..
Ishte nje nate me shi..!?



29496_401147002609_366148382609_4984693_2822766_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Copeza Dashurie...!

Trishtimi miku i pandare i jetes time,eshte e cuditshme te mendosh se si nje bote plot me njerez mund te duket bosh
kur te mungon nje person i vetem..................shpeshehere ajo qe ka nevoje nje njeri eshte nje dore per te shtrenguar
dhe nje zemer per ta kuptuar..........................te presesh eshte e dhimbshme,edhe te harrosh eshte e dhimbshme,
por te mos dish se cfare vendimi do te maresh,kjo eshte nje nga vuajtjet me te medha
 
Titulli: Copeza Dashurie...!

Mendova se humba se te desha shume
por ti ke humbur me shum se une
tani s'e kupton se duket si loje
por duro dhe pak sa loja te mbaroje
Un kam fituar gjithmone asnjeher sjam dorezuar
ndoshta me shpirt tani jam dashuruar....
Un desha fundin me ty ne perjetesi
prandaj u dorezova qe te kishte barazi
e humbur jam un ,i humbur je ti....
se dashuria e vertet nuk ka barazi .... <<<.
 
Titulli: Copeza Dashurie...!

Mos me le zemer
mos me le zemer
pa ty smund te jetoj
esht e vertet zemer
dot ste harroj
mos me le shpirt me lot ne sy
kur do ta kuptojsh
se edhe e vdekur do te te dua vetem ty
 
Titulli: Copeza Dashurie...!

Mergim
te njoha ne rruget e jetes gabimisht
nisa te te doja ,marrezisht
per ty harrova veten
vetem ty doja te te kisha pran syve te mi
ste kerkova shum
thjesht pakez dashuri
 
I Paskam shkruar ca copeza ketej kohe me pare,i kisha harruar ne kujtesen e brisht timen.
Tek shkarazi lexova ca rrjeshta neper to,u riktheva ne kohen qe iken ashtu duke rreshkitur neper nudesine e trupit dhe te mendjes.
Dashuri ,e embala e jetes sone,c"te te te kushtoj ne kete mengjes te fesket Dhjetori?
Te te them qe me ke veshur e zhveshur sic koha ben dashuri me stinet neper vite.
Te te them qe ,me beso qe te dua sic te kam dashur dje,do te dua dhe neser,sot po pi kafen e rradhes me ty.
E per kete flm shume dashuri!! :)
Me beso jam pjell e jotja e do jem deri ne frymen e fundit timen.
 
U rritem e dashur dashuri.
Nje hap une , nje hap ti.
U rritem ,e embla ime ti.
Te flasesh, pyesesh ty, rreth teje me embelsi, eshte si noti e nje dite vere , ku uji i detit , eshte i teri nje dashuri.
U rritem e bukura ime ti. :))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top