Copeza Dashurie...!

embelsi e eger ne qetesi.
ne qetesi te bertita egersisht dashurine time
dhe mbusha tenden.
duart e mia qe te preknin
nje dridhje e ftohte mbi lekure
arome pasioni dhe shije per ty.
...trupi jot sensual
deshire qe djeg.
shpirtrat tane qe fundosen
ne nje trup te vetem
pafundesisht.

(land)
 
me pelqen te mbeshtes
koken ne gjoksin tend
te mund te degjoj rrahjen e zemres,
akoma e pershpejtuar
nga nje orgazme e sapoperjetuar.

(land)
 
ne mes te flakeve
digjet nje dashuri totale
qe behet drite
permes qetesise se fjaleve
dhe shpirti merr fryme
psheretima pasionesh
te pafund.
duke vibruar ritmin
e nje kenge antike
harmonia
e dy shpirtrave
te dashuruar

(land)
 
kam etje per ty
nje shkretetire e thate goja ime
qe kerkon shijen tende
te te shijoj
mbyll syte,
por e kote,ti je larg
eshte faji jot,
shija jote e embel
me ka bere skllav

(land)
 
nata
u zhvesh
nga veshja e saj hyjnore
dhe tani te shoh nuda
te veshur vetem me bukurine tende


(land)
 
akoma ndiej
ledhatimet e tua
puthjet e tua
dhe sot
dua akoma te ndjej
frenezine tende te me duash
egersisht
embelsisht
deri ne frymen e fundit
ndermjet fjaleve tona te bertitura
te peshperitura
deri ne nje orgazme manjifike
qe na permbledh dhe na bashkon
ne te njejtin moment endrre

(land)
 
ngjyra blu...nje konstante ne jeten time,sensi dhe deshira,transgresioni...karnaliteti dhe eksitimi...une jam blu...ne te dy jemi blu...blue is calm,the true colour
 
reshkasin duart te kerkojne
endrrat e tua per mua,
thithin pika ekstazie
qe nga trupi im reshkasin mbi lekuren tende
per te dizenjuar afshe dashurie.
lerme qe te jem streha e deshirave te tua
dhe do jete goja ime
qe do ulerasesh kenaqesine tende

(land)
 
kush ngroh
me shume se dielli?
buzeqeshja jote.
kush ndriçon
me shume se dielli?
syte e tu.
nata eshte e bukur pa diell
por nuk do te jete kurre e bukur
pa ty




(land.03.08.2008.pas nje nate shume te keqe)
 
bukur shume:D
 
adrenalina,metiboy,bella,korca girl(patriotja ime)..........flm shume
 
Redaktimi i fundit:
zhytem ne emocione te zjarrta dhe zbres poshte,
poshte, deri ne nje bojqielli te nje deti qe ka shijen tende,
me sy te mbyllura notoj ne nje te panjohur qe me perfshin
si nje perqafim i embel.
mbaj frymen brenda meje
ne sy te shikoj
dhe te le te reshkasesh mbi shpinen tende nuda
dhe vishem me ty.AUGUSTA
 
me zhvish,
duke pire deri ne piken e fundit...

me enderro,
kur zhduket dita
me kerko,

do me gjesh duke pritur
ne kopshtin e yjeve...

per te bere dashuri

hyjnore...
 
me ler ne prangat e mia te endrave te vetmuara
korridore te erreta hijesh deliret e tua
lehtesisht,prane me buze te hapura
mes hapash blu kobalti dhe ari
ndjeje kthimin e aromes
pa lot ulu mbi mua
vetem me puth
e shkurter
koha
jone
.

 
me zhvish,
duke pire deri ne piken e fundit...

me enderro,
kur zhduket dita
me kerko,

do me gjesh duke pritur
ne kopshtin e yjeve...

per te bere dashuri

hyjnore...

Super shkrim,me shume se frymezim :)
:dong:
 

me burgos
brenda kufijve te fantazive te tua
dhe me ler te lundroj pergjate sekreteve te shpirtit tend,
pertej dallgeve te nje deti tjeter,
pertej bluse se nje qielli tjeter,
do takoj bregun me nje puthje,
te afrohem te te ndez endrrat
dhe qetesisht
do reshkas tek ty...
 
por mos me largo
shpirt,leme te fle
edhe pak ne mendjen tende,
ashtu si ti pushon çdo nate ne timen...
dhe keshtu do te presim diten
e "tatoo-se"ku trupat tane
do te ushqehen me nje banket
te bollshem dhe mishrat tane
do te ulerijne ne feste
 
preke shpirtin tim
kur ky shi
te mbaroje dhe mbi trupin tim do te mbeten
gjurmet e duarve te tua,
ti,prekme shpirtin dhe kur
lotet do te pushojne
do te kuptosh qe kam qene
gjithmone me ty dhe kur
nuk me njihje.
prekme shpirtin,luaj
embelsisht kordat
dhe do degjosh te vibroje
esenca ime e vertete
perkatesia,per ty,per ne...
kesaj qe ne jemi...
engjelli im prekme
shpirtin tani qe une
behem TI
 
me pi deri ne piken e fundit
te nje kenaqesie qe fund nuk ka...
me shijo...me kafsho...
shkule mishin tim,
dhembe te mprehte,si thike...
jemi dashuria qe shperthen,
delir veshtrimesh perverse,
qe preken,qe lidhen
ndermjet mijera hijesh luksurie
perversion i skalitur
ne afsh zjarri...
jemi mekati me
i bukur qe nuk kerkon falje.

[land........athine2007]
 
zhytem ne emocione te zjarrta dhe zbres poshte,
poshte, deri ne nje bojqielli te nje deti qe ka shijen tende,
me sy te mbyllura notoj ne nje te panjohur qe me perfshin
si nje perqafim i embel.
mbaj frymen brenda meje
ne sy te shikoj
dhe te le te reshkasesh mbi shpinen tende nuda
dhe vishem me ty.AUGUSTA
Deti im do t'jete i thelle per ty.......
Do t'zbresesh te shtysh anijen time,kur ere s'do t'kete....
Do te jesh vetem????
Uji do te marre ngjyrat e zjarrta te deshires sime,
Do tregoje mberritjen time ne ishullin e parajses.


Atje ku buzeqeshja ime do t'jete e humbur,
Po aty do t'shkelqeje fytyren time......
Dhe do te kerkoje tenden,per te t'lumturuar.


Nuk dua te mberrij vetem aty.
Te jem nje planet paralel me ty.
Dhe anija ime ne ishull kur t'mberrije....
Te kete kapiten.timen,te vetmen dashuri.LAND!
__________________
 
me ler ne prangat e mia te endrave te vetmuara
korridore te erreta hijesh deliret e tua
lehtesisht,prane me buze te hapura
mes hapash blu kobalti dhe ari
ndjeje kthimin e aromes
pa lot ulu mbi mua
vetem me puth
e shkurter
koha
jone
.

E shkurter koha jone,vertet!
Ne kete bote sa te vegjel ndihemi!Sa te pakte!
Duar qe dridhen te prekin lehte,
Buze qe digjen kerkojne puthje te zjarrte.

Nuk te le mes prangash te vetmuar!
Nese ne enderr do te gjesh aromen time,
Lirine kerkoje nen qiell te pastruar,
Dhe mos me ler ne kete bote jetime!
 
imagjino zemrat tona
kompozitore te nje muzike
qe do te tingelloje ne dhome,
une dhe ti do te jemi orkestra,
trupat tane shperthejne kenaqesine,
duke dizenjuar nete dashurie,
mbi pentagramin e çarçafit plot me rudha
 
nuk e di nese eshte shkruar ne kete forum por vargje me te bukura erotike, te thena me aq bukuri si keto nuk kam lexuar ndonjeher......

i perndjekuri i dashurise

Unë jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
ثshtë rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua

I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s'e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.


dritero agolli
 
i mungon syve te mi,i mungon duarve te mia
trupi im uleret uri,kerkon tendin
jam i semure per ty,me mungon ti,
mungon drita per te bere hije hapave te mi.

dhe afer teje dua te jem
per te ndjere dashurine tende te me pushtoje
dhe jo me ta ndjej te shkruaj
duke veshtruar nga dritarja

humbas ne mungesen tende...



 
imagjino zemrat tona
kompozitore te nje muzike
qe do te tingelloje ne dhome,
une dhe ti do te jemi orkestra,
trupat tane shperthejne kenaqesine,
duke dizenjuar nete dashurie,
mbi pentagramin e çarçafit plot me rudha

ne diapason do luaje muzika
dhe embelsia lehte do filloje
nga djersa do kullojne disa pika
dhe zeri yt drejt meje do t'jehoje.


"bolero" do te luaje ngadale
raveli po me jep te madhen ndihme
ne vesh te peshperis ca fjale
"merr zerin tim dhe beje vetetime."


atje ku melodia po forcohet
atje ku ritmi rritet ne dhjetefish
atje ku dashuria madheshtohet
atje do te na gjeje kjo muzike serish.........
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top