Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?
Dasmat shqipetare vertete qe jane mrekulli me vete...
Mendoj se dhurata me e bukur per nje cift eshte vertet dasma alla shqiptare..
Per familjet me tradita dasma nuk eshte vetem 3 dite. Para nje jave po flisja me mamin dhe po kujtonim me nostalgji momentin qe ajo u martua...
Me tha: "Dasma ime ka filluar qe diten qe u fejova. Pergatitja e pajes zgjati nje vit te tere. Sixhaden dhe tantellat per krevatin, banjon e shtepine i beri mamaja, ndersa qilimat i bera vete. Dasma doli shume e bukur, jo vetem e imja por edhe nga ana e Fredit (babi). Mbaj mend qe kam kercyer shume shume, per tre dite rresht. Floket mi beri Lindita Cingu, e shoqeruar nga e bija! Te premten erdhi shoqeria dhe jemi kenaqur ne oborr, apo nuk ishte dhe shtator, 14 shtator, rrushte korridhe dhe ata te kuqte binin ere. Rakine dhe veren i kishte marre babai nga fshati, ne Permet tek dajot e xhaxhallaret. Ndersa embelsiren e beri Haso, ajo vertete qe i godet mire ato te shkreta.. Cunat (dajat) nuk lane valle pa kercyer: Turi (i vogli) s'me leshoi vetem ne asnje vals. Ndersa te shtunen, dasma u be tek salla e "Shpetimi Miniera"...Ishte mrekulli, sepse ishte e shtruar me dru dhe nuk lodheshe shume ne te kercyer... Krushqit erdhen te paret, ashtu ishte zakoni cuditerisht, dhe babai me Hason (nena) i priten tek dera..Une nuk isha futur akoma dhe Fredi u habit...Dasmen e hapem une me cunat me nje Napolon dhe me pas vazhduam me nje Kaba permetare...Ishte vertete bukur. Ndersa te djelen, Fredi e beri darken poshte shtepise se vete. Tek bahcja Isufit, meqe kishte peme poshte krijuam nje si lloj holli ne mes per te kercyer dhe tavolinat i vume anash ne forme patkoi..Siper tavolinave ishin hardhite me rrush qe krijonin nje si tende... Dasmen e hapi nje kushurira e Fredit me kenge labe, nga ato me spec, dhe dasma vazhdoi me shume me kenge se sa me orkester. Kendo ata e kendo ne. Ajo ishte nam ne te kenduar, po edhe nga ana jone nuk ishim keq ne pergjigje. Te gjithe mbeten te kenaqur sepse dasma doli si teater hidh kunja per nusen njeri, hidh kunja per dhendrin tjetri...Me ne fund e mbyllen me te qete babai (babi mamit) me mamane (mamaja e babit)... Sec e gjeten dhe ata te dy ti mbyllnin fytin atyre te tjereve qe na bene per nej lek...Eshte fantastike se si doli dasma jone, jo se harxhuam shume por sepse dolen ne pah te gjitha traditat e te dyja paleve. Pastaj Mezhgorani eshte gati ngjitur ne Permet, njerezit njiheshin pak a shume me njeri tjetrin, sikur edhe me te degjuar.. Ne Shqiperi eshte interesante se si del menjehere fis me te gjithe"
Kur degjoja fjalet e saj, mbeta gojehapur, sepse imagjinoj se sa bukur behen dasmat ne shtepine tone...I thashe, o maaaa, po mua do ma besh dasmen keshtu??? Mu pergjigj: "Futju shkolles ti, se nuk le lek per dasma une, po me ikin leket vetem per shkollen tende
"
Maksimumi qe mund te bej, eshte qe te te tregoj se si behet dasma..Te te pergatis dhe nje paje te mire per ta marre me vete, dhe hopa tek burri..Bejeni vete dasmen...