Ç’mendim keni per dasmat shqiptare?

Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

une fola ne pergjithesi , por e di qe k'to lloj dasmash akoma egzistojne dhe kane lezetin e tyre, kurse ato me xhiro qytetit pa lidhje, c'do gje e egzagjeruar, duke mos i kombinuar gjerat jane komplet out :)

Po me vjen keq perseri me ta thene por kam pershtypjen se ti nuk dine me be dallimin mes pergjithesise dhe rasteve ekstreme. Njerezit edhe bejne gjiro neper qytet por perseri kur ikin te shpija e nuses kryejn zakonin e vjeter.

Njerezit edhe bejne gjiro ne qytet por respektojne flamurtarin.
Njerezit edhe bejne gjiro ne qytet por perseri nusja kur mberrin te dyert e oborrit krushk-at dhe vargut te dasmoreve u shperndahet oriz dhe grure.
Njerezit edhe bejne gjiro ne qytet por nusja nga qerrja e nuses kur futet brenda deres se shtepise prap kryen zakonet e vjetra.

Nese nuk din pyet e jo te besh interesanten dhe te mencuren ketej.

Edhe kur ke shkruar me poshte per zakonet e vjetra ja ke futur si kau peles. Por per to do shkruaj ose pas darke ose kur kam kohe te lire.

Perseri po te them me vjen keq me te thene por i bene debatin sipas isos tende dhe ne mjafte raste je krejt OUT. :hi:
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Mua me pelqen nje dasem ku nderthuret modernja dhe tradicionalja bashke. Orkestra ka lezetin e vet kshu qe dasmat me DJ me duken budallallek. Edhe pse s'jam artiste me pelqejne gjerat e bukura kshu qe po te beja dasmen time, jam 100% e sigurte qe do hidhja shume para vetem per pjesen e dekorit dhe ambientit, qe per mua do kishte shume rendesi. Kam qene edhe ne dasma qe jane bere ne gardh jashte por mua s'me pelqejne, te hash ushqimin me mizat qe te vine verdalle. Kur kushtet jane sot, pse mos ta besh ne restorant.

Gjithashtu do me pelqente nje dasem ku njerezit vishen mire dhe cdo gje ngjan bukur, por ce do qe shumica e njerezve ne Shqiperi s'kane...ose s'dine me u vesh. Mbaj mend para 3 vjetesh nje mikesha ime beri dasem ne Shqiperi (dhendrin e kishim Amerikan) dhe tek dasma e saj dikush vendosi qe ishte e pershtatshme te shkoje ne dasem veshur me pantallona dhe me shapka sikur ishte duke shkuar tek pazari fruta-perimeve. Edhe sot, kur e shof videon e dasmes ngjan shume shemtut dhe e ka prish krejt lezetin e videos.

Me pelqejne edhe dasmat ku ka shume kallaballek se ne fund te fundit njerezit jane ata qe e bejne nje dasem perfekte. Edhe s'me pelqen ajo tradita ku duhet te cohesh te kercesh me rradhe.

Ke shkruajtur dicka perfekte vetem me 1 fakt sjam dakord (ate me shkronja te medhaja). Nuk esht problemi se nuk dine,por shumica vertet nuk kan.1 dasem ne shqiperi te shkon e pakta 300 mij lek,ose e konvertuar me 1 rrog puntori shteti.Nese fillojm bejm llogarin nga makina,udhetimi,veshjet,tabakaja qe do hethesh,nusen apo dhendrin ne vadhe,veshjen kok e kemb ateher del ne konkluzionin e mospasjes jo mosditjes.Vertet disa njerez jan me antiken akoma ne veshje por duke ditur qe ne cdo familje ka 1 femi ne shtepi,apo ne cdo familje ka 1 femi qe jeton ne emigrim gjithmon neper dasma i dergojn veshje apo vler monetare per ta kaluar ate dasem.
Llogarit prsh ne 3 muaj vere te qellojn 3 dasma,si do e perballoj 1 familje Shqiptare?
Ndaj dasmat shqiptare jan vertet te bukura dhe sidomos kur behen me Orkester jo DJ,Dj mund ta perdorin 2 3 dit ne Haeng.Ky rasti me shapk qenka per tmerr,Zdoli 1 nga dasma ti jepte 1 pal kepuc,vetem e vetem mos te dukej si palaco
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Ky rasti me shapk qenka per tmerr,Zdoli 1 nga dasma ti jepte 1 pal kepuc,vetem e vetem mos te dukej si palaco

Tek ky rasti, personi qe kishte vesh shapka vinte nga jashte, prandaj permenda dhe pjesen e mos ditjes.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Ke shkruajtur dicka perfekte vetem me 1 fakt sjam dakord (ate me shkronja te medhaja). Nuk esht problemi se nuk dine,por shumica vertet nuk kan.1 dasem ne shqiperi te shkon e pakta 300 mij lek,ose e konvertuar me 1 rrog puntori shteti.Nese fillojm bejm llogarin nga makina,udhetimi,veshjet,tabakaja qe do hethesh,nusen apo dhendrin ne vadhe,veshjen kok e kemb ateher del ne konkluzionin e mospasjes jo mosditjes.Vertet disa njerez jan me antiken akoma ne veshje por duke ditur qe ne cdo familje ka 1 femi ne shtepi,apo ne cdo familje ka 1 femi qe jeton ne emigrim gjithmon neper dasma i dergojn veshje apo vler monetare per ta kaluar ate dasem.
Llogarit prsh ne 3 muaj vere te qellojn 3 dasma,si do e perballoj 1 familje Shqiptare?
Ndaj dasmat shqiptare jan vertet te bukura dhe sidomos kur behen me Orkester jo DJ,Dj mund ta perdorin 2 3 dit ne Haeng.Ky rasti me shapk qenka per tmerr,Zdoli 1 nga dasma ti jepte 1 pal kepuc,vetem e vetem mos te dukej si palaco

Ke shume te drejte. اmimet ne Shqiperi jane ne stratosfere. Per ne (flas emigrantet) na duken pak sepse normalisht qe jane me lire nga ketu ku jemi edhe llogarite i bejme me rrogen tane ketej por te maresh nje rroge mesatare ne Shqiperi te duhet te punosh vite me radhe qe te besh nje dasem ashtu siç e enderron (duke perfshire dekorin e lokalit, lulet natyrale, kameraman e fotografe cilesor, etj etj).

Sa per kodin e veshjes...eshte e vertete qe shumica nuk kane, por ka nje pjese qe refuzojne te zgjerojne horizontin e tyre....
 
Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Dasmat sme pelqejne nje rremuje e papare ne shqiptaret jemi pak te cudicshem per dasma se do krijohen dhe qef mbetje
Nje fjale popullore thote 2 martohen 200 terbohen sme pelqejne dasmat. Do isha per nje koktej me pije te lehta dhe embelsira
me muzike te lehte dhe vallzimi. Kur asnji mos rrije ne siklet sa leke do heth jo po do ngrihet nusja me dhendrin ne valle dhe duhet
me hedh leke Jo po do ngrihet tezja,halla,daja,baba,nena,gjyshi etj. Nje cmenduri te ngrihet kush te doje ne vallzim asnje lek mos hidhet
kalojme disa ore te gezuara pa pije te rendomta raki etj.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Keto vitet e fundit kane ndryshuar shume dasmat, them se neve kemi nje tradite
shume te mire vecanerisht per dasmat. Jam dakord kur modifikohen disa gejra te vogla
persa i perket organizimit e ketyre gjerave te vogla por mjafton mos te nderrojm te gjitha.

Si pershembull zevendesimi orkestren me nje kengetar ose dj. Sme pelqen!
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Clidhje ka kjo C3ni me dasmat moderne .. kjo eshte nje tragjedi qe sduhet ta kishe sjell ktu :(

E shpreha mendimin tim ore une permes videos , nje foto eshte sa 1000 fjale ... Dhe dasmat tona sikur kjo video ngjasojn , perzihen te dyja gjinit , pine alkool , bejn imoralitet aty te fturit ne dasme , dhe per mendimin tim keto dasma jane degjerim i traditave tona te rujtura me mijera vite .

Edhe tragjedit kane kuptimet e tyre PiNky ! Cdo gje ne kete bote qe i ndodhe nje njeriu i ka uretesit e veta .
 
Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Tek dasmat e sotme mungon modestia,
janë shëndrruar në lloj garash, shpenzimet janë astronomike,
shumë ushqim hudhet në berllog (syri i uritur)..., si dhe
dhuratave i ka humbur vlera, hehe zotërinjtë kërkojnë zarfa
të mbushura, thuajse i ka detyruar dikush të bëjnë dasëm!
Zgjate këmbën, sa ështe çerga!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Keto darsmat neper restaurante mua sme pelqejn aspak ! ne shtepi perpara ka pas lezet , edhe niste darsma 1-2 jav me heret :D
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Ne jug dasma nis te enjten e mbaron te djelen ( nuk di si eshte ne veri apo shqiperine e mesme)
Ne zonen time te enjten goca vishet nuse , hapet shtepia e nisin sazet , te premten eshte dita e shoqerise ( nga prinderit apo dhe e goces )
te shtunen eshte darka e madhe e nuses dhe ne 24:00 vjen dhendri me disa te aferm ngrene ne valle nusen .. kjo tregon se ajo eshte e tija .
Te dielen eshte dita ku dhendri mer ose kurorezohet me nusen ne kishe . Krushqit vin ne shpi pa dhendrin bejn adetet ose sipas zakonit vin te marin nusen ,
dhe shkojne ne kishe . Ne fund te kurorezimit nusja nuk kthehet me ne shpi por iken direkt tek shpia e burrit dhe e djela eshte darka e madhe e ciftit.

I adhuroj dasmat shqiptare . Nuk me terheqin hic ato lloj dasmash qe behen te perbashketa ne nje dite . Darka e madhe e ciftit me te dy fiset ose si quhen ndryshe dasmat moderne me dj .
Pa pike shije .
 
Titulli: Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Tek dasmat e sotme mungon modestia,
janë shëndrruar në lloj garash, shpenzimet janë astronomike,
shumë ushqim hudhet në berllog (syri i uritur)..., si dhe
dhuratave i ka humbur vlera, hehe zotërinjtë kërkojnë zarfa
të mbushura, thuajse i ka detyruar dikush të bëjnë dasëm!
Zgjate këmbën, sa ështe çerga!

Jo dasmat moderne nuk duan zarfa po jan be si ne itali nese do ti besh dhurat je i detyruar te shkosh tek dyqanet qe ata zgjedhin per dhurata . Keshtu mobilojne shtepine e re . Plus mendoj se bollekut ne ushqim i ka ik koha . Tani njerzit shkojne neper dasma vec te kenaqen jo te futin mishin neper qeshka apo canta si dikur ( duke menduar se ishte racion i tij e fuste posht tavolenes :p )
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

C3ni eshte gjynaf nga zoti te shprehesh mendimin tende me ane te nje nje vidio ku ne mes te gezimit vdesin mijera dasmore .
Shkaku nuk ishte pija e tepert dhe as denfrimi . Aq me teper qe nuk eshte as dasem shqiptare . Ndaj smund te gjykosh :)

Jo , eshte e kunderta sevap nga ana ime . Sepse kush E perdor mendjen ne ate video e merr si perkujtim se nese te kap vdekja ne ate menyre te keqe eshte shkaterrim per njeriun . Dasma dhe cdo veper e besimtarit duhet te behet ne ate qe e kenaq Zotin , dhe jo ne ate qe e hidheron Zotin . Imoraliteti dhe cdo veper e ndaluar ne ate video eshte mekat ndaj Zotit . Po hese foli qiftit te Centi-t sa mund te marr vesh ai si njeri me ''mendje'' !
Zoti eshte Sunduesi eshte Supremi , ai i krijon shkaqet dhe veprat e njerezve , por vdekja ne mekat eshte shkaterrim per cdo njeri . Sepse ashtu si vdesin njerezit , ashtu edhe do te ringjallen neser para Zotit . E te vdesh duke bere mekat(imoralitet) eshte shume keq ! Zoti na largoft prej ketyre mekateve (qofshin ato edhe dasma qe i kalojn cdo kufi fetar ).

Mendimi im per damsat te cilat behen sot nga shqiptaret eshte mekat shume i madhe . Dasmat simbas traditave te me hershme shume mire i kemi pasur , por burrat ne ditet e sotit kane ikur , kane mbetur disa burreca !
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Keto darsmat neper restaurante mua sme pelqejn aspak ! ne shtepi perpara ka pas lezet , edhe niste darsma 1-2 jav me heret :D

Dasem per miqesi ka ken ajo se antaret e shpis nuk kan ndi knaqesi aspak nga gjith ai mund se kan ber....(siq tregojn te vjetrit)po ase sot nuk me plq si behen dasmat, jo vetem dasmat po cdo gje sot behet ne menyre shum dinamike.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Jo , eshte e kunderta sevap nga ana ime . Sepse kush E perdor mendjen ne ate video e merr si perkujtim se nese te kap vdekja ne ate menyre te keqe eshte shkaterrim per njeriun . Dasma dhe cdo veper e besimtarit duhet te behet ne ate qe e kenaq Zotin , dhe jo ne ate qe e hidheron Zotin . Imoraliteti dhe cdo veper e ndaluar ne ate video eshte mekat ndaj Zotit . Po hese foli qiftit te Centi-t sa mund te marr vesh ai si njeri me ''mendje'' !
Zoti eshte Sunduesi eshte Supremi , ai i krijon shkaqet dhe veprat e njerezve , por vdekja ne mekat eshte shkaterrim per cdo njeri . Sepse ashtu si vdesin njerezit , ashtu edhe do te ringjallen neser para Zotit . E te vdesh duke bere mekat(imoralitet) eshte shume keq ! Zoti na largoft prej ketyre mekateve (qofshin ato edhe dasma qe i kalojn cdo kufi fetar ).

Mendimi im per damsat te cilat behen sot nga shqiptaret eshte mekat shume i madhe . Dasmat simbas traditave te me hershme shume mire i kemi pasur , por burrat ne ditet e sotit kane ikur , kane mbetur disa burreca !

Jo cdo gje duhet ta lidhesh me fene C3ni . Me bashkeshorten martohesh ti jo Zoti . E ne ate dite te shenuar je ti i lumtur . Por nese ti e shpreh kenaqesin e te berit mekat nga ata qe paraqite ne vidjo eshte gabim . Zoti thot : paqe midis njerzve jo mallkime dhe jo buzeqeshje ndaj fatit jo zemergjere te njerzve .
Ti je teper ekstremist ne mendime . Jam e sigurt se dhe zoti yt nuk i pranon kto predikime qe ti kerkon ti shfaqesh me kaq egersi dhe jo dashuri .
Ne theni se nje fatkeqesi e tille ne dasem nuk ishte zemerim i zotit por fati yt ditshkurter . cdo kush nga ne e ka te shkruar jeten pas kurizit .
Nuk eshte Zoti ai qe te largon nga mekatet je ti ai qe nuk tundohesh prej tyre .

p.s ji me i ndergjegjshem ne mendimet e tua . Mos fol gjithmon ne emer te Zotit .
 
Videoja ke si pergjigje e pyetjes cmendim keni per dasmat . E une permes videos tregova se nje Institucion si eshte martesa , te behen ato organizime te degjenruara imorale , anti-fetare anti-kombtare etj , ngrita nje paralelizem mes dy menyra te damsave te kaluares dhe te sotmes . Me ate video ke mundur ta kuptojsh se me dasmat e mbajtura ne te kaluaren dhe dasmat e atilla ne resotarante , eshte absurditet ne cfare gjendje kemi ra ne si njerez qe kemi besim dhe bejme jeten si besimtare te nje Zoti .

Ti boten e koncepton ne menyre ekstreme , sepse une kam zgjedhure mesatren ! Jam per dasmat por jo per ato dasma kunder ligjit te krijuesit te institucionit te marteses per njerezit !

Mos me akuzo ne ate menyre , dhe ke kujdes si mu drejtohesh , s'je duke biseduar me sharlatana qe ke takuar dhe takon ! Askund nuk mallkova dhe nuk shpreha kenaqesin dhe deshiren time pse njerzit perfundojne jeten ne ate menyre te keqe . Sepse nuk e ke te drejte per kete . Une thash dhe po theme se menyra e dasmave eshte MEKAT , nese ne Kosove do te kishte ekzistuar Ligji I Zotit , keto dasma do te ishin ndaluara me ligje ! Sepe do te ishin te kunderligjeshme . Keto dasma cdo kufi njerezor po i kalojn . Une sa kam informacion se shume martesa qe behen , dasmoret hyne ne kredi deri ne fyte per te bere keto dasma te degjeneruara ! Kjo eshte e tepert .
Kerkoj prej teje ta kuptojsh cka eshte martesa ? Cka eshte feja , dhe cka kuptojm me ekstremizem ? Kur i kupton keto pyetje , mund te mendojsh se kush i ka mendimet ekstreme !

Une jam besimtare dhe jam njeri qe mendoj dhe logjikoj , jo kush te me therret mua per te festuar dhe manifestuar nje gezim , te shkoj si delet ashtu symbyllur ta pranoj cdo tradite te huaj , e cila eshte ne kundershtim me fene time , me traditat e mia , me idealet e e mia per jeten .
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Videoja ke si pergjigje e pyetjes cmendim keni per dasmat . E une permes videos tregova se nje Institucion si eshte martesa , te behen ato organizime te degjenruara imorale , anti-fetare anti-kombtare etj , ngrita nje paralelizem mes dy menyra te damsave te kaluares dhe te sotmes . Me ate video ke mundur ta kuptojsh se me dasmat e mbajtura ne te kaluaren dhe dasmat e atilla ne resotarante , eshte absurditet ne cfare gjendje kemi ra ne si njerez qe kemi besim dhe bejme jeten si besimtare te nje Zoti .

Por mos mer shembull nje dasem te huaj per te treguar imoralitetin qe ndodh aty . E aq me teper qe ne ate vidjo pervec fatkeqesise imoralitet nuk mund te quaj nese nusja perqafon te jatin apo njerzit e saj qe e urojne . Nese do te flasesh per mungese traditash urdhro :
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ti boten e koncepton ne menyre ekstreme said:
Kaq shume fjale per te dhene mendimin qe ke ti per dasmat :)

Mos me akuzo ne ate menyre said:
Nese ti me thua qe ajo vidjo per ty ishte sevap per pergj e temes ma le te kuptoj nje gje te tille . Por aspak nuk desha te te ofendoj e me vjen keq qe e ke marre si te tille . Por nese ti me pergjigjesh ne emer te zotit po keroj ca mendon C3ni per dasmat shqiptare jo ca thot Ku'rani .
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Sa thell qe i paskeni hy ju!
Pertoj te lexoj postimet me siper dhe po them mendimin tim:
Nuk e kam shum iden se si funcionojne martesat tradicionale shqiptare sepse kam qen ne shum pak prej tyre... plus qe jam rritur jasht shtetit.
Jam pro DJ dhe muzikes te bukur, por jo te kthehet ne disko lol duhet te jet muzik qe mund te kercehet nga te gjitha moshat...
Un jam e fiksuar pas muzikes rock & roll te vitevete 50 60 (dua nje pist twist & shout dhe nje imitues te elvis presley :lov2: )

Jam pro edhe restoranteve, por jo ato ku han gjera qe sja din as egzistencen (jo rafinato!)
un jam e fiksuar pas ushqimit te mir dhe haj si derr... dhe te martesa ime du qe te gjith te dalin me barkun plot dhe te kenaqur... jo pjata te medhaja dyfishi kokes time dhe me 2 budalliqe aty qe sdin se cfare jan (nje her kam henger ne nje keshtjelle vertet madheshtore por mbajta diet sepse pavarsisht se isha vesh bomb ***y doja berxollen dhe birren lol )

Fustani? Dicka te shkurter qe mos tme marri frymen kur kercej.

E gjitha kjo per te thene qe eshte shije vertet personale!
Un jam pro modernizimit... cdo kush te festoj si te ket deshir... rendesi ka qe cifti qe jet i buzeqeshur dhe jo me ftyr te vrenjtur sikur po shkon drrejt varrit :D
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Nese ti me thua qe ajo vidjo per ty ishte sevap per pergj e temes ma le te kuptoj nje gje te tille . Por aspak nuk desha te te ofendoj e me vjen keq qe e ke marre si te tille . Por nese ti me pergjigjesh ne emer te zotit po keroj ca mendon C3ni per dasmat shqiptare jo ca thot Ku'rani .

Ti me keqkuptove te fjala sevap , po s'eshte gajle !
E po mos te ishte burimi i dasmave te Kurani une do te kisha ne mendjen time pergjigjen si te tenden . Por meqenese Kurani eshte kushtetute per cdo veper time , eshte e pamundur qe mendimi im te dal jashta kornizave te ketyre ligjeve !
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Dikur,kur Italia,Greqia nuk njihnin krize i shifje kengtaret ne kembe duke bertitur nga entuziasmi i gjith atyre lekeve qe hidheshin per cdo rralle kercimi,tani jan ne krize dhe ato. Kjo esht injoranca e dasmave Shqiptare!
Ato para qe do hedhesh per t'u duk,beji dhurata,me ide e mire me duket!
Dasma duhet te jet dicka e vecante dhe kreative,jo t'gjitha njesoj... Ftojm 300-400-500-600 te aferm,ham,pim(disa e ekzagjerojn e te prishin dhe dasmen),kercejm... Kto dasma kam pa une.

Momenti me i bukur per mua esht kur plakat i kendojn nuses kur hyn ne shtepi.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Nuk e di se nuk jam martuar ende....mbasi te martohem do shkruaj tek kjo teme :)
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Nuk e di se nuk jam martuar ende....mbasi te martohem do shkruaj tek kjo teme :)

Nese ke qen naiher ne dasem Shqiptare mund t'e shkruash mendimin qe ke krijuar...

"C'mendim ke per dasmat Shqiptare",jo "C'mendim ke per dasmen tende".
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Nese ke qen naiher ne dasem Shqiptare mund t'e shkruash mendimin qe ke krijuar...

"C'mendim ke per dasmat Shqiptare",jo "C'mendim ke per dasmen tende".

Nuk kam qene ansjehere! ka ndonje gje x tu habit ketu?

Ps:e ke ne fillim ku them....Nuk e di
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Pjeset kryesore jane akoma ... si psh ... Rrobete , paja ,ahengu para dasme , marrja e nuses etj,,,, sigurish cdo vit ka risite e veta mua pervete me pelqejne shume dasmat me dj, orkestrat i shemtojne pak kenget dhe nese nuk hedh lek sbejne muzike mire , Dj per te gjith njesoj , mbitegjitha mund te kesh gjith kenget qe deshiron te vjetra e te reja , popullore, moderne etj shkurt kenaqesh .. ...
Dasmat shqiptare mund te jene dasmat me te bukura ne europe per mendimin tim ,,, sthash ne bote meqe mesa kam lexuar ne Indi psh . njerezit e kastave te pasura bejne ceremoni te mrekullueshme ...
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Mire qe jane dasmat se na mbledhin gjith kusherinjt bashke qe nga new Zelande e deri ne Timbuktu lol
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Mendoj se shpenzimet jan enorme edhe sikur teprohet me qato urime me shume fol kengetari filan fisteku ja uron martesen filanit e blla blla se bene muzike.....
Shqiptarit kur ti shkojsh ne dasem veq ne koft budall se emerr vesh se po e nderon edhe po ja uron martesen ska nevoj me ja "thye" kongtarit me bakshisha hahhaa
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Mire qe jane dasmat se na mbledhin gjith kusherinjt bashke qe nga new Zelande e deri ne Timbuktu lol

mire qe ju mbledhin po a mereni vesh tpakten? se ne dasmat tona duhet me bertit me gisht ne vesh nga volumi i muzikes :p ...

Sa i perket dasmave, kudo ne bote kan shpenzime, jo vetem ne shqiperi. Ne shqiperi ka pas shume lezet me para kur u benin ne shpi, se vinte gjith lagjja duke te ndihmuar, sillnin vazo me lule, dilje nder komshinj duke mbledh karrige, tavolina, etj etj... O zot c;farelodhjeje ama dhe i beje me qef se do kishe dasem. Me interesantja ishte dalja e nuses sikur te nxirrje ndonje xhenaze, te qara e lot e kuje, bobobo.... shyqyr su martova ne ate dit se do lija nam, meqe dola duke buzqesh, :p :p ....

Sot pastaj duhet te mendohesh 2-3 her a te besh apo jo, e para ku do gjehen parat, tjetra qan hallin e tjerve se mua mduket sikur sot njerezit i zen sikleti prandaj shkojne ne dasem, mqs ekonomia eshte pertoke. do i cosh tjetrit per qoke aq sa tka sjell, booo ... sa vdekje i kam kto dhuratat prej borxhi ... ajo qe me pelqen kto dite eshte fakti qe disa goca e cuna te fisit veshin veshjet popullore. Sikur sjell pak tradite tek ceremonia se tek ushqimi e te ahengu s'para shof noj gje te vecante, hidhu kerce me pak fjale :p...
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Nje ekspozim madheshtor i naivitetit dhe i deshires per tu ''dukur'' ne syte e te tjerve kur miliona lek shkojne per lesh bubi neper lokalet ''luksoze'' dhe per fustanet te pakten dy ne numer dhe ne shumicen e rrasteve kthimi ne realitetin e hidhur qe duhet te lash borxhet qe more per dasmen ......
 
Zakon shqiptar buk skemi po per te vesh skursejme borxhet :)
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Pjeset kryesore jane akoma ... si psh ... Rrobete , paja ,ahengu para dasme , marrja e nuses etj,,,, sigurish cdo vit ka risite e veta mua pervete me pelqejne shume dasmat me dj, orkestrat i shemtojne pak kenget dhe nese nuk hedh lek sbejne muzike mire , Dj per te gjith njesoj , mbitegjitha mund te kesh gjith kenget qe deshiron te vjetra e te reja , popullore, moderne etj shkurt kenaqesh .. ...
Dasmat shqiptare mund te jene dasmat me te bukura ne europe per mendimin tim ,,, sthash ne bote meqe mesa kam lexuar ne Indi psh . njerezit e kastave te pasura bejne ceremoni te mrekullueshme ...

DJ te ben dasem me te bukur se orkestra? E gjithe bukuria e dasmes shqiptare eshte muzika live...pastaj sa per leket e radhet, eshte pergjegjsia e zotit shtepise qe te caktoje nje shume me orkestren edhe leket qe hidhen t'i mari çifti, ne kete menyre nuk ka hatermbetje.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top