Ç’mendim keni per dasmat shqiptare?

Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

dasmat shqiptare mendoj qe jane me te bukurat,nuk kane te krahasuar...
edhe se po ecim me nje hap sh te madh drejt modernes dhe tradicionalet po lihen pas kraheve...
sido qe te jete,jane sh te hareshme..
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Dasme do te thote gezim per ciftin per prinder dhe te afermit,eshte nje nder 3 stacjonet me te rendesishme te jetes te cilat perfshijne lindjen dhe vdekjen.Dasma shqiptare ka nje tronditje per arsye te modrenizimit,per shembull orkestra e cila luan nje rol kryesor nga vegla muzikore frymore dhe te gishtezuara jane zvendesuar me organe elektronike ku kemi pasur shume here rastin te mos funksionojne dhe dasma te ngjaje me shume me proteste kunder qeverise per mos plotesimi te kushteve nga ana energjitike.Po kur nuk ekzistonin keto vegla elektronike pse dasma ishte me e hijeshme me me ndjenja te kendeshme njerzit mernin pjese ne kenget popullore madje dasmat zgjasnin per shume dite,kjo do te thote qe orkestrat e atehereshme respektonin dhe kujdeseshin per traditat dhe kenget origjinale.Kurse sonte mund te degjosh neper dasma musike rrok rap arabe greke per arsye se jane te pa afte muzikantet dhe e vetmja gje qe kane nder mend si e si te mbushi xhepat me lek,bile bile mbajne pas person qe vrojton ne momente kyce se sa lek do hedhi daja apo xhaja dhe se mos fshehi ndo nje lek nusja.Per mua keta muzikante gjoja trdicjonale jane ata qe po varosin traditat de zakonet e dasmes shqiptare
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Une vdes per dasmat shqiptare...Sidomos ato ne fshat ku mbildhet rinia e bejne gallata...
Uroj te martohet ndonje kete vere qe ta tund cik..:D :D
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Une vdes per dasmat shqiptare...Sidomos ato ne fshat ku mbildhet rinia e bejne gallata...
Uroj te martohet ndonje kete vere qe ta tund cik..:D :D

po ti martohu vete mi e tunde sa te duash :)
ka lezet dasma shqiptare dhe perse ekonomia ka rene shume e njerezit s'kane mundesi te bejne me dasma .

ka shpenzime te medha

mua me duket sikur jane shume shpenzime per hic gje
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Ceremonia (po i humb vlerat dalengadale apo eshte permiresuar me kalimin e kohes)? Veshja? Orkestra, apo fenomeni i ri DJ? Vendi ku behet dasma?

A duhet ndryshuar ndonje gje tek dasmat tona apo ju pelqejne keshtu sic jane? Kane qene me te mira me pare apo jane permiresuar tani?

Krahasuar me kohen e me hershme kan pesuar ndryshime te medha dasmat ceremonia eshte ndryshe tani shumica dasmat i bejne ne lokale e me heret neper shtepi e burrat ne oda,keshtu diqka edhe ka qen lezet te shkosh ne dasem edhe tani eshte mir por...nuk di dikush mund te thot se jan permirsuar me kalimin e kohes mua me duket se po i humb vlerat nje dasem shqipetare..orkestra mir e bejne "shyhret" ahengun (gostin) .....
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

nocioni dasem eshte i madh,por te besh dasem ne kohen e sotme eshte shum e veshtir,ka shpenzime te pa fundme dhe kur mbaron,thua bo bo si iken gjith ato lek.
Mendimi im eshte qe te besh nje dasem te thjesht,me familjaret dhe kusherinj te pare plus edhe shoqeria,jo te ftosh me kuc e me mac,pastaj per sa i perket tradites,un mendoj se duhet ruajtur,sic e nxjer orkestra dasmen nuk e nxjer dj,nuk ka ndonje gje te keqe dhe kjo por me orkester ka me shum lezet,them qe solisti dhe orkestrantet te jene profesioniste jo amatore,hajt mo se di te kendoj un dhe obur te marim ndonje lek.dhe nuk e kuptoj ate qe neper dasma ka nga 4-5 pjata sikur njerezit shkojne per te ngrene.por dasma shqiptare ka lezet se ne nje dite te pakten i haron te gjitha hallet(shaka kjo).
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

dasmat behen nga indivitet dhe mund ti bejne si te duan, por mire ishte qe te tregohet dhe dicka folklorike shqiptare.

komunizmi i perdhosi i perziu si ne kazan vallet dhe traditat krahinore shqiptare,
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Me pelqen modrnizimi por ama jam meraklie per tradicionalen.
DJ ne dasme absolutisht jo, se dasma eshte dasem dhe kerkon orkester, nuk eshte disko qe te mjaftoje nje DJ.
Modeli siç eshte ne perendim qe nusja vesh fustanin e nuserise dhe vajzat shoqeruese me fustane te njejta nuk me pelqen. Me ke ftuar ne dasem do vesh çfare me pelqen mua jo çfare te pelqen ty.
Disa traditave shqiptare nuk iu besoj por prap me pelqen ideja pas te ciles behen, shton diçka me shume.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Me pelqejne shume dasmat prandaj edhe kur kam qene me e vogel gjithmone familjes sime i vinin ftesat Familjarisht..:p

Cdo vend ka kulturen dhe traditen e tij edhe dasmat tona behen sipas kultures qe ne kemi :D
 
pse kur u rrite ti moj e vogel ke ngel prap haaaaaa
per mendimin tim kan humbur traditat,nuk ka dasma si dikur,dhe me e keqja eshte se po humbin dita dites
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

bukur behen dasmat ne prgjithesi......po pate lek
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

dasma ka pas dikur kur filloshin nja dy jav para,raki mish e jaheng me dizen n'dru,ato ishin dasma.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Mua nuk me pelqejne dasmat e metodes se re, ato qe behen ne restorante. Mua do te me pelqente qe nje dasem te behej si dikur, ne fshat ne terren. Mua nuk me pelqen qyteti as te jetoj, kam 18 vjet qe jetoj ne Milano dhe shume shpejt do te kthehem ne Shqiperi ne fshat, dhe kurre me ne qytet. Dasmat kane ndryshuar shume edhe nga ana e muzikes, degjohet nje muzike e ç'thurur, kengetare qe kopjojne muziken ne Greqi apo Turqi dhe i bejne tekstin shqip, me te vertete e neveritshme. Ne vend qe te ecim perpara jemi duke shkuar prapa.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Vdes per dasmat shqiptare sidomos te jem vet nusja :D me princin e kalter ne krahe dhe ne fund kur mbaron dasma............te numeroj leket qe jane hedhur :D
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

pse kur u rrite ti moj e vogel ke ngel prap haaaaaa
per mendimin tim kan humbur traditat,nuk ka dasma si dikur,dhe me e keqja eshte se po humbin dita dites

E kisha fjalen kur isha ne shqiperi qe kam qene e vogel...

Pse kur u rrita jam mjaft e madhe une e konsideroj veten te rritur..!! :gjujpeshk:
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Vdes per dasmat shqiptare sidomos te jem vet nusja :D me princin e kalter ne krahe dhe ne fund kur mbaron dasma............te numeroj leket qe jane hedhur :D

hahahahahqhahah dhe un si ty e mendoj un do i jap raki te ftuarve me zor kshu vijne ne qef dhe hedhin me shume. kurse per temen dasmat shqipo skane me bukurine e dikurshme
 
Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Mendoj se nga njera ane jane kthyer per mire.
Psh goca nuk del me duke qare e duke bertitur thua se do e qojne tek kasapi.
Dikur ish orkestra ,ndoshta per nje nate gallate do ishte bukur por preferoj DJ
Persa i takon veshjeve vellot dikur ishin te bardha dhe me shume rruaza tani jane me ngjyra me te embla dhe kjo eshte bukur.
Edhe se une e kam fiksim te vesh per 10 minuta rrobat tradicionale :D
Gjithsesi ka ndryshuar shume nga ajo qe ishte
Edhe se ne zonat e mia kur martohet nje cun nje jave para ose varet behet qejfe :D
Edhe une per fat ket vere kam 3 dasma edhe pikerisht tek lagjia ime , keshtu do e tundim pak :p
E kane humbur ate qe cilesoheshin si dasma shqiptare me valle etj etj
Gjithsesi mendoj se jane me te bukura :)
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Hëmmm dasmat ........ kam kohë që nuk kam qënë në një dasmë. Do dëshiroja një dasmë tradicionale , veshje popullore , muzikë nga një orkestër e mirë, në një shesh të hapur diku në fshatin e origjinës. Dajoja i madh që sjell për nipin dhuratë dashin e kopesë edhe e ka hedhur në shpatullat e tij edhe të tilla gjëra , unë për vete këtë konsideroj dasëm Shqiptare. Për fat të keq , kushte ekonomike , koha , problemet etj etj nuk është se favorizojnë shumë këto lloj dasmash , por të paktën disa ''adete'' mund edhe duhen bërë. Dasmë me Dj , kurrë në botë.
 
Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Darsmat e dikurshme i kujtoj qe u benin ne oborret e shtepive,dilnin mblidhnin gota,luge,pjata ne gjithe lagjen....Behej nje rremuje qe edhe nje muaj mrapa se merrnin veten te zotit e shtepise...Tani jane drejt modernes dhe jane thjeshtesuar pak gjerat...Sot me nje sms i therret per darsem dikur eshte ngarkuar nje njeri per te shperndare ftesat...Edhe sot duket nje gershetim i traditave me modernen,mua me pelqejne darsmat ne momentin kur fillon darsma...Keta mbledhjet e njerezve qe nje jave para sme pelqejne,jane nje arsye me shume per te bere thashetheme...
 
Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Sot me nje sms i therret per darsem dikur eshte ngarkuar nje njeri per te shperndare ftesat...

Une se di nese do pranoja nje ftese dasmeje nga nje sms se nuk eshte ditelindje..
Ftesat ekzistojne serish edhe te bera nga vete cifti (nuk eshte nevoja te dergohet dikush) dhe jane teper te bukura ne pamje.
 
Antonia,shoqja ime e ngushte ne Shqiperi me email e ka bere ftesen per darsmen e saj,sbesoj se ne shoqeri te ngushte duhen pare formalitete te tilla...Pastaj varet tek marredheniet qe ke me njeriun,se normal nje njeriu pak me larget nuk i nis email as sms e asgje...Mua dhe sikur te mos ma niste ftesen une e dija se isha....Formalitetet jane per njerez jashte nje fare rrethi...
 
Gloom une sinqerisht do doja dicka te bukur nje edh si kujtim qe te merrja.
Nese nuk eshte mundesia para te pakten pas po me gjithe bomboniere quhen ketu qe jane psh bajame te mbuluara me sheqer ose me cokollate vitin qe shkoi une i pashe edhe ne Shqiperi.
Nejse ti e mendon ndryshe une ndryshe
 
Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Ore vtesa e dasmes ka lezetin e saj sikur thoni juve i bie qe thirr nerin dhe pastaj le te hapet fjala nga njeri tjetri :p hajdeni se martohet malo
 
Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Gloom une sinqerisht do doja dicka te bukur nje edh si kujtim qe te merrja.
Nese nuk eshte mundesia para te pakten pas po me gjithe bomboniere quhen ketu qe jane psh bajame te mbuluara me sheqer ose me cokollate vitin qe shkoi une i pashe edhe ne Shqiperi.
Nejse ti e mendon ndryshe une ndryshe

Antonia,ndoshta i shohim gjerat me kendveshtrime te ndryshme...Ate gje materiale qe do ma japi si jap rendesi aspak,me rendesi ka marredhenia dhe thjeshtesia ne drejtimin e kesaj marredhenie....
 
Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Ceremonia (po i humb vlerat dalengadale apo eshte permiresuar me kalimin e kohes)? Veshja? Orkestra, apo fenomeni i ri DJ? Vendi ku behet dasma?

A duhet ndryshuar ndonje gje tek dasmat tona apo ju pelqejne keshtu sic jane? Kane qene me te mira me pare apo jane permiresuar tani?

Dasmat shqiptare jan nga dasmat me te bukura ke qejf te shkosh ne nje dasem. Por kto kohet e vudnit sikur jan prish nje cik sjan me si me par ky versioni me dj ja ka heq paka te bukurin dhe lezetin dasmes sepse tradita mbetet tradit sa do qe koha evulon hecen perpara prap traditat e dasmave shqiptare jan shum te bukura ke qejf kur shef orkestern aty afer sesa te shofesh nje Dj me nje laptop me vete dhe ja ku ta nxorri dasmen me muzik
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Kushtet ekonomike, dinamika e jetes, ndryshimi i regullave te jetes ka bere qe sot dasmat shqipare te organizohen ne nje menyre me te thjeshte me me pak te ftuar, me jo shume harxhime thjeshte konsideroj qe njerezit jane me racional. Me ben pershtypje se sot nuset jane me te lirshme kur kercejne ne diten e tyre e nuk eshte qe qendrojne si tranguj ne nje vend si me perpara lol. Asaj qe dhe sot nuk i ikim jane vallet tona tradicionale dhe disa nga zakonet qe jane tipike per cdo qytet dhe krahine. Nuk me pelqen qe meren ca zakone nga kulturat e tjera, kjo me acaron shume po nejse sot ralle qe sheh nje dasem te ngjajshme me tjetrin, secili e ben sipas qejfit te vet :).
 
Pe: Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Kushtet ekonomike........secili e ben sipas qejfit te vet :).

Citova vetem kete pjese se perpara dy ditesh me mer nje njeri i imi ne telefon. Ai martohet ne shtator dhe tha doja te flisja me ty, a mund te pijme nje kafe.
Kur u takuam me tha: "me nevojiten nja 3000 paund se nuk kam lek per dasem". Te them te drejten u shokova, patjeter qe do e ndihmoj se e kam timin por nuk arrij ta konceptoj sesi dikush mund te mare guximin te beje nje dasem me 250+ te ftuar kur nuk i ka mundesite...dhe per me teper, si deshiron qe ta nisi jeten e tij martesore me borxhe???
 
Keta jane gjera qe ndodhin Elushe,ne Shqiperi ka njerez qe shesin edhe dyqanet qe kane per te martuar vajzen apo djalin ''sic duhet''...Jane thjesht mentalite te krijuara,vertet qe martesa mbahet mend si dicka e bukur e madheshtore,gjate gjithe jetes,por keta jane ekzagjerime kot..Me mir te jete dicka simbolike dhe te fillosh nje jete te qete pa shume mendime ekonomike,se sa te therrasesh ne dasem 100 vete...E ta mendosh se ne ate dasem me shume kenaqen te ftuarit se sa vete te martuarit...Nje fjale nga anet e mia thote : - 100 vete vijne me pa,nje vec me qa...
 
Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Sigurisht ka edhe tradita te ndryshme dasmash sipas krahinave...Para shume kohesh, megjithese dasmat ishin mjaft te gezueshme nuk mund te flitej per dasma te bera/....me pare borxh..., qesharake kjo, mund te investohet ndoshta nje pjese e vogel e kursimeve per dasem dhe kaq (maximumi 10%, ndoshta me pak).., nese nuk ke mundesi mund te organizosh nje bufe te vogel, ose diku ku mund te shpenzosh me pak..., pra shtri kembet sa ke jorganin..., shpenzimet e teperta nuk e bejne dasmen te gezueshme...
tjeter...mendoj se hedhja e pareve gjate "napolonit" eshte nje tjeter cemnduri..., dhe jo vetem shqiperia e mesme, por kane nisur ta imitojne edhe te tjeret...injorance..
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

kur te martohem une me pantolla te shkurtera do shkoj me marr nusen :p mqs jam edhe i pari ne ne rreshtin e makinave,sa te marr nusen ta mush me gaz gjirim gomash as targen sdo me shohin jo me tju bej aheng e qofte :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top