Cilat janë personazhet më të dashura të historisë?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Cilat janë personazhet më të dashura të historisë?

Kërshëri – Nga një kërkim i kryer në 37 vende të botës, më i vlerësuari në të gjitha kohërat është Albert Ajnshtajn. Në vendin e dytë, e vetmja grua në dhjetëshen e parë është Nënë Tereza e Kalkutës. Ndërsa rezultatet më të ulëta janë regjistruar për Adolf Hitlerin

2.jpg


Një kërkim ndërkombëtar i koordinuar nga universitetet Jacobs Bremen (Gjermani) dhe Victoria di Wellington (Zelandë e Re) ka zbuluar se cilat janë personazhet më të dashura të historisë. Rreth shtatë mijë studentëve në universitetet e 37 vendeve iu kërkua që të gjykonin 40 figurat historike, që nga një sondazh i fundit kishin rezultuar si më të njohurit. Ata duhej të vlerësonin nga 1 në 7 në bazë të interesit pozitiv ose negativ (1 = ekstremisht negativ; 4 = neutral; 7 = ekstremisht pozitiv). Pikët më të pakta shkuan për Adolf Hitlerin (vota mesatare: 1,76), Osama bin Laden (2,17) dhe Sadam Husein (2,41).

Ndërkohë, ja se cilët janë dhjetë të parët që kanë bërë historinë. Për mirë sigurisht!

10-BUDA

Mësimet e themeluesit të budizmit (i lindur në vitin 560 para Krishtit e që vdiq më 480 para Krishtit) shprehin vlera universale, si bindja për paqen dhe respekti për të tjerët. Principet themelore janë qetësia, mëshira për vuajtjet e të tjerëve dhe dashuria për të afërmit.

9-ABRAHAM LINKOLN

Linkoln (1809-1865) është votuar për kontributin e tij të rëndësishëm për heqjen e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (vota mesatare 5,18). Presidenti i 16 amerikan u vra nga një mbështetës i skllavërisë, i lidhur me Konfederatën e Shteteve Jugore, pas përfundimit të Luftës Civile.

8-TOMAS EDISON
Ai konsiderohet si babai i shpikjeve që revolucionarizuan cilësinë e jetës sonë (vota mesatare 5,39). Para së gjithash, atë të llambës inkandeshente … që në të vërtetë u shpik nga gjermani Goebel, por që Tomas Edison (1847-1931) e bëri atë të tregtueshme. Ai vuri në praktikë edhe teori ose shpikje të tjera, mes të cilave atë të gramafonit, për të regjistruar dhe prodhuar tinguj.

7-NELSON MANDELA

Nelson Mandela (1918-2013) është simbol i luftës kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, që i dha atij një burgim prej 27 vjetësh (vota mesatare 5.48). “Nelson Mandela i lirë” ishte slogani i fushatave antiaparteidit në të gjithë botën, derisa në vitin 1990 ai më në fund u lirua. Më 1993-shin mori çmimin “Nobel” për paqe dhe në vitin 1994, në zgjedhjet e para multiracore u bë presidenti i Afrikës së Jugut.

6-JEZU KRISHTI
Edhe jo kristianët thonë se figura e tij ka pasur një impakt pozitiv në histori dhe se, sidoqoftë, paraqet një shembull të padiskutueshëm të virtytit (mesatarja shënuar 5.55). Në fakt, ai ka mishëruar vlera të njohura universale si dashurinë, bamirësinë, vëllazërinë, barazinë, faljen dhe përulësinë.

5-ISAK NJUTON
Pas Ajnshtajnit, Isak Njuton (1642-1727) është shkencëtari më i dashur i historisë (vota mesatare 5,74). Ai është i njohur sidomos për studimet e tij mbi gravitetin: Njutoni e kuptoi se forca që mban planetët në orbitë rreth Diellit dhe Hënën rreth Tokës, është e njëjta që tërheq objektet në sipërfaqen tokësore.

4-MARTIN LUTER KING
Ai është vlerësuar për impenjimin e tij në favor të njohjes së të drejtave të afro-amerikanëve dhe si udhëheqës i luftës kundër diskriminimit racial (vota mesatare 5.84). “I have a dream” (“Unë kam një ëndërr”), fraza që Martin Luter King (1929-1968) e përsëriti shumë herë në diskutimin e 28 gushtit të vitit 1963 përballë memorialit të Linkoln në Uashington, është një nga frazat më të famshme të shekullit XX. Ai shprehu shpresën që të gjithë njerëzit duhet të jenë të barabartë.

3-MAHATMA GANDI
Dëshirohet prej simbolikës së mbrojtjes së të drejtave civile dhe për luftën për barazi shoqërore (vota mesatare 5,90). Ai është babai i mosbindjes civile: një lloj forme rezistence e masës jo të dhunshme, përmes së cilës India shkoi drejt pavarësisë nga shtypja e qeverisë britanike. Data 2 tetor, dita e lindjes së tij (1869-1948), është deklaruar si dita botërore kundër dhunës nga OKB-ja.

2-NثNث TEREZA

Nënë Tereza e Kalkutës (1910-1997), themeluesja e Misionareve të Bamirësisë, ka marrë një mesatare prej 6.07 votash: njihet dhe admirohet për punën e saj të ndihmës me më të varfrit e të varfërve, me më të vuajturit dhe të përjashtuarit. Në vitin 1979 ka fituar çmimin “Nobel” për paqen; në vitin 2003 ajo u shpall e bekuar.

1-ALBERT AJNSHTAJN
Me një mesatare votash prej 6,11, Albert Ajnshtajn (1879-1955) është personazhi absolutisht më i dashur. Ai njihet universalisht si shkencëtari më i madh i të gjithë kohërave dhe si një “hero” modern, sepse ka revolucionarizuar interpretimin e botës fizike me teorinë e relativitetit.
g.shqip
 
Titulli: Cilat janë personazhet më të dashura të historisë?

Failllll, fail i madh mos flasim per faktin qe shume absurde te emertohet e kalkutes pff, po ne liste te jete hipokriti Edison e jo Tesla??? O po mire ua bente Hitleri po he
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top