CIA, "i nxjerr bojen" Shqiperise !

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Korrieri
Rrezohen pretendimet per nje "mrekulli ekonomike shqiptare". Agjencia amerikane e Zbulimit e rendit Shqipërinë në vendin e tetë ne rajon, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto i saj llogaritet në vlerën e 19.9 miliardë lekë ose 10 miliardë dollarëve
Shqipëria vazhdon të jetë shumë larg krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, për sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kufizimet e energjisë, mungesa e infrastrukturës dhe e prodhimit vendas vazhdojnë ta poziciojnë shumë larg Shqipërinë në prodhimin e të mirave materiale që ajo iu ofron qytetarëve të saj. Sipas të dhënave më të fundit që jepen nga “CIA Factboook” në 11 shtetet ballkanike, Shqipëria renditet e 8-ta për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto. Në përshkrimin që i bëhet ekonomisë shqiptare, thuhet se zvarritja e investimeve dhe mungesa e rrjetit hekurudhor është kthyer në barrierë të rritjes ekonomike. Kurse mungesa e energjisë cilësohet faktor në thithjen e investimeve të huaja. “Ekonomia shqiptare vazhdon të mbahet nga të ardhurat e emigrantëve, të cilat kapin vlerën e 600-800 milionë dollarë në vit. Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave vijnë nga emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi, të ardhura këto që ndihmojnë në zbutjen e deficitit tregtar”, thuhet në raportin e CIA-s mbi ekonominë shqiptare. Po ashtu, sipas CIA-s, bujqësia e cila zë një të pestën e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por e cila nuk ka njohur zhvillim si rezultat i mungesës së pajisjeve teknologjike për prodhimet bujqësore. Kufizimet e energjisë dhe mungesa e infrastrukturës mbeten faktorët kryesorë, të cilët vështirësojnë punën e biznesit dhe bëjnë akoma më të vështira thithjen e investimeve të huaja. Ngritja e termocentralit të Vlorës dhe linja e interkonjeksionit me Malin e Zi do të jetë ndihmë për shkëputjen e vendit nga kriza energjetike. Gjithashtu, qeveria po vepron ngadalë në kryerjen e investimeve në infrastrukturë dhe rrjetin hekurudhor, duke krijuar barriera në rritjen ekonomike të vendit. Mjaft pozitive rritja ekonomike ka qenë gjatë viteve 2003 deri në 2007, ku dhe inflacioni ishte i qëndrueshëm.
Renditja
Turqia mund të quhet vendi më i pasur i Ballkanit, nëse si faktor marrim prodhimin e brendshëm bruto. Sipas “CIA Factbook”, GDP në Turqi është 888 miliardë dollarë. Greqia renditet e dyta nga vendet e Ballkanit që kanë GDP-në më të lartë. Më pas me një diferencë jo shumë të madhe vjen Rumania. Në listën e vendeve të Ballkanit që kanë GDP-në më të lartë Shqipëria renditet e teta, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto i saj llogaritet në vlerën e 19.9 miliardë lekë apo 10 miliardë dollarë. Kosova renditet në vendin e fundit për sa i përket nivelit të Prodhimit të Brendshëm Bruto. GDP-ja e Kosovës rezulton 4 miliardë dollarë. Dhe për sa i përket rritjes ekonomike, Kosova është në vend të fundit, me 2,6 për qind.
Dorina Azo

GDP e 11 shteteve të Ballkanit

Turqia
Popullsia 71 892 807 banorë
PBB 888 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 663.4 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 12 900 dollarë
Rritja ekonomike 5 për qind

Greqia
Popullsia 10 722 816 banorë
PBB 324.6 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 314.6 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 29 200 dollarë
Rritja ekonomike 4 për qind

Rumania
Popullsia 22 246 862 banorë
PBB 245.5 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 166 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 11 400 dollarë
Rritja ekonomike 6 për qind

Bullgaria
Popullsia 7 262 675 banorë
PBB 86.32 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 39.61 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 11 300 dollarë
Rritja ekonomike 6,2 për qind

Serbia
Popullsia 10 159 046 banorë
PBB 77.28 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 41.68 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 10 400 dollarë
Rritja ekonomike 7,3 për qind

Kroacia
Popullsia 4 491 543 banorë
PBB 68.98 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 51.36 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 15 500 dollarë.
Rritja ekonomike 5.8 për qind

Bosnja-Hercegovina
Popullsia 4 590 310 banorë
PBB 27.73 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 14.78 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 7 000 dollarë.
Rritja ekonomike 5,8 për qind

Shqipëria
Popullsia 3 619 778 banorë
PBB 19.92 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 10.92 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 6 300 dollarë
Rritja ekonomike 6 për qind

Maqedonia
Popullsia 2 061 315 banorë
PBB 17.35 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 7.397 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 8 500 dollarë.
Rritja ekonomike 5 për qind

Mali i Zi
Popullsia 678 177 banorë
PBB 5.918 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 2.974 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 3 800 dollarë.
Rritja ekonomike 7.5 për qind

Kosova
Popullsia 2 126 708 banorë
PBB 4 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 3.237 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 1 800 dollarë.
Rritja ekonomike 2.6 për qind
 
I heq masken ndoshta, se bojen ia kemi nxjerre vete ne. INSTAT shprehet qe nje familje mesatare ne Tirane shpenzon 700 euro ne muaj, por gjithashtu nuk ka asnje familje me te ardhura mesatare qe te fitoje mbi 500 euro...
 
i heq masken ndoshta, se bojen ia kemi nxjerre vete ne. Instat shprehet qe nje familje mesatare ne tirane shpenzon 700 euro ne muaj, por gjithashtu nuk ka asnje familje me te ardhura mesatare qe te fitoje mbi 500 euro...

i heq masken, i njerr bojen dhe i le arnat te duken qe ti shikojne te gjithe.
 
i heq masken, i njerr bojen dhe i le arnat te duken qe ti shikojne te gjithe.

Bledi ndonjehere eshte me mire te rrezohesh fare pertoke sepse e ke te sigurte qe nga ajo pike vetem lart mund te ngjitesh.

Duhet te pranojme realitetin qe eshte. Mua ajo qe me nevrikos me shume eshte fakti se shume shqiptare qe jane jashte, me goxha te ardhura, kur vjen puna investojne diku tjeter e jo ne Shqiperi. Pse? "Sepse s'eshte vend akoma, do kthehemi kur te rregullohet".
Ndersa nje shembull i mentalitetit ne Shqiperi. Im ate ka disa dylym toke ne fshat. Fshati eshte rrenze malit dhe pushon andej nje jave apo dy ne cdo kohe, si ne dimer dhe ne vere. Por qe te bente nje shtepi pushimi atje, duhej qe te rregullonte edhe rrugen. "Pse te harxhosh leket kot, be sevap tek ky e ky e ky" i tha xhahi. Shqiptaret sikur duan ta shkatarrojne c'do dite e me shume Shqiperine :(

Dhe faji i joni eshte, skemi ku ta cojme.
 
Akoma 3 milion jemi ne?:eek:hh:
 
Jami shruar pak po serisht aty tek 3 miljon ngelemi.
 
dje thoshin lajmet se shqiperia ka 1.200.000 te afet per pune dhe jane punesuare 1.000.000 ne gjithe sektoret shteteror dhe private qe une per vete nuk e besoje ne nje milione vjete
me ate qe shikone ne shqiperi dhe me statistikat qe bejne jane dy ekstreme se ja fusine kote sic duket ju japin nga shuke me leke dhe i bejne qefin vetes
 
Shqiperia eshte rregulluar goxha vitet e fundit, duke filluar nga rruget, ndertesat (brenda qyteteve te medhaja te pakten) dhe korrupsioni nuk eshte me aq haptas, normal se korrupsion ka ne c'do vend te botes hé !
POR POR ka akoma rruge te gjate per te bere... neve le te na shajn, le te na e nxjerrin bojen, populli shqiptar duhet te eci perpara me aq mundesi sa ka dhe mos te shfrenohet sepse te tjeret mendojn keq per ne ! Kjo ka rendesi !
 
Bledi ndonjehere eshte me mire te rrezohesh fare pertoke sepse e ke te sigurte qe nga ajo pike vetem lart mund te ngjitesh.

Duhet te pranojme realitetin qe eshte. Mua ajo qe me nevrikos me shume eshte fakti se shume shqiptare qe jane jashte, me goxha te ardhura, kur vjen puna investojne diku tjeter e jo ne Shqiperi. Pse? "Sepse s'eshte vend akoma, do kthehemi kur te rregullohet".
Ndersa nje shembull i mentalitetit ne Shqiperi. Im ate ka disa dylym toke ne fshat. Fshati eshte rrenze malit dhe pushon andej nje jave apo dy ne cdo kohe, si ne dimer dhe ne vere. Por qe te bente nje shtepi pushimi atje, duhej qe te rregullonte edhe rrugen. "Pse te harxhosh leket kot, be sevap tek ky e ky e ky" i tha xhahi. Shqiptaret sikur duan ta shkatarrojne c'do dite e me shume Shqiperine :(
Dhe faji i joni eshte, skemi ku ta cojme.

Me fal por mendoj se nuk e ke dhe aq drejt ne ato qe ke shkruar!!
1) Te presesh qe te vijne emigrantet pe te investuar ne Shqiperi dhe si rrjedhoje te rrisin te ardhurat dhe mireqenien e Shqiptareve ne Shqiperi eshte njesoj si te presesh QIQRA NGA QIELLI!
NUK EGZISTON ASNJE VEND I BOTES QE TE MBAHET ME TE ARDHURAT DHE INVESTIMET E EMIGRANTEVE, deh ajo qe me çudit eshte fakti se kete mentalitet e kane vetem dhe eskluzivisht shqiptaret!!

2) Shqiptaret ne Shqiperi vuajne akoma e kesaj dite nga nje forme e theksuar inati dhe zilije kur shohin dike qe fillon te kete fitime dhe te investoj ne vend! Por ajo qe eshte me e temerrshme eshte vet shteti shqiptar me elementet e tij te korruptuar dhe mafjoze qe nuk lejojne investimet me karakter kombetar ne vend, por presin si gjithmon investimet e huaja pra QIQRA NGA QIELLI! Te presesh investimet e huaja ne nje shtet si shqipeia eshte qesharake sepse nje i huaj per te investuar kerokon bazen themelore dhe mbrojtese te ligjeve qe ne shqiperi nuk jane garantuese fare perkundrazi!
Jo vetem kaq por ajo qe nuk kuptohet akoma (nuk e di nese eshte nga injoranca ose nga keqdashja e vetvetes se pushtetareve), ne Shqiperi duhet investuar ne ekonomine vendase duke i dhene prioritet investimeve kombetare ku pronesia duhet te jete 100% shqiptare dhe jo e huaj keshtu fitimet ngelen gjithmon ne shqiperi dhe te ardhurat qarkullojne gjithmon ne Shqiperi duke rritur dale nga dale mireqenien!
 
Eshte zinxhir kjo pune, sben dicka pa tjetren. Do kohe te gjate qe te ta zberthej ate postimin tim e ta kuptosh tamam....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top