Burri në gjykatë: Më mbroni se më rreh gruaja

braziljania

Anëtar i Nderuar
Policia lëshon urdhrin e mbrojtjes për tre raste të rënda të dhunës në familje


Shpesh herë kemi dëgjuar për dhunë në familje, kur burri rreh gruan, babai rreh fëmijët, por rrallë herë kur gruaja rreh burrin. Një rast i tillë është shënuar në Kamzë të Tiranës, ndërkohë që pasohet edhe nga një rast tjetër, ku djali ka rrahur sistematikisht nënën e tij. Tashmë, dhuna në familje është kthyer në një shqetësim të përditshëm për policinë. اdo ditë uniformat blu regjistrojnë denoncime të reja për ushtrim dhune në të gjithë format e saj. Tri histori të dhimbshme familjare janë denoncuar gjatë ditës së djeshme në polici, ku në të tre rastet është lëshuar urdhri i mbrojtjes nga gjykata.

Gruaja rreh burrin

E rrallë, por ndodh. Gruaja ka ushtruar dhunë sistematikisht mbi bashkëshortin e saj. Historia ka të bëjë me një familje, aktualisht e vendosur në Kamzë të Tiranës, e ardhur aty prej vitesh nga krahina e Dibrës. Një grua, bashkë me të shoqin, Maliq H., është paraqitur në Komisariatin Nr. 5, ku ka denoncuar se burri i saj gati çdo natë, pas konsumimit në doza të mëdha të alkoolit, bënte sherr në shtëpi dhe rrihte fëmijët. Gjatë marrjes në pyetje të 36-vjeçarit, i akuzuar për ushtrim dhune në familjen e tij, gruaja është acaruar pasi ka dëgjuar justifikimet e burrit të dhunshëm. Pikërisht në këtë situatë ajo është ngritur e acaruar, duke e goditur me grushte babain e fëmijëve të saj. Pas qetësimit të situatës nga policia, ka reaguar Maliq H.: "Ja, kështu më rreh edhe në shtëpi", ka deklaruar ai para uniformave blu, të cilët nuk e kanë pasur edhe aq të lehtë "punën" për të ndarë çiftin. Policia, pas hetimeve për këtë rast, ka arritur në përfundimin se gruaja ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj 36-vjeçarit, me të cilin deri përpara pak kohësh ndante shtratin bashkëshortor. Kështu, në këto kushte është lëshuar urdhri i mbrojtjes për Maliq H., sipas të cilit bashkëshortes së tij i ndalohet që t‘i afrohet dhe t‘i flasë në çfarëdo rrethane. Policia tha se i dhunuari nga gruaja e tij është babai i dy fëmijëve dhe bën punë krahu, ndërsa bashkëshortja është shtëpiake.

Babai rreh vajzën

Një histori tjetër dhune është shënuar në një lagje të Tiranës. Babai dyshohet se ka dhunuar sistematikisht vajzën e tij. Konflikti mes tyre ka pasur gjithmonë një "sebep", daljet pa leje të vajzës nga shtëpia. Policia tha se Genta K., 15 vjeçe, është ankuar se babai i saj e rrihte vazhdimisht, pasi nuk e lejonte të dilte nga shtëpia dhe kjo thyente "rregullin" e vendosur prej tij. Kështu, policia ka marrë në pyetje Petrit K., 49 vjeç dhe pasi është bindur se ai dhunonte vajzën 15-vjeçare, ka marrë masat për mbrojtjen e saj. Burimet thanë se është lëshuar urdhri i mbrojtjes edhe për këtë adoleshente, duke i ndaluar babait të saj që ta takojë si dhe t‘i qëndrojë larg.

Djali rreh nënën

Ndërsa një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Lagjen 16, po në kryeqytet. Pikërisht në banesën ku jetojnë, jo në kushte të mira ekonomike, djali rrihte nënën e tij gati ditë për ditë. Denoncimi në polici është bërë nga fqinjët e familjes, ndërkohë që uniformat blu kanë shoqëruar dhunuesin 25-vjeçar. Më pas, policia ka marrë në pyetje Bukurie Z., 45 vjeçe, e cila ka pranuar se dhunohej nga i biri 25-vjeçar. Në këto kushte, policia ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për 45-vjeçaren, duke ndaluar djalin e saj që të ketë kontakte me nënën e tij.


Psikologu


Nevojitet

përmirësimi

i ligjit



Në shumë kultura, dhuna në familje është mjaft e përhapur dhe ajo gjendet në të gjitha format: fizike, psikike dhe ngacmime seksuale mes pjesëtarëve të familjes. Dhuna mendohet të jetë mënyra më e zakonshme e zgjidhjes së konflikteve dhe në familje paraqet thyerje të të drejtave të individit, ndaj të cilit ekziston e drejta e lirisë dhe e drejta e jetës. Të gjitha këto përfundime vijnë nga ekspertët e mendimit, të cilët, falë studimeve, anketimeve dhe analizave të detajuara kanë mbledhur esencën e faktorëve apo simulantëve të asaj që sot quhet dhunë familjare. "ثshtë e nevojshme që, në ndryshimet që do të pësojnë ligjet apo në formulimet e ardhshme, të merret parasysh mendimi i specializuar i përfaqësuesve të rendit, mjekësisë, psikologëve dhe psikiatërve", thotë Arjana Muçaj, eksperte në psikologjinë sociale dhe ligjore. Sipas saj, në vendin tonë ende vazhdohet me idenë që është herët ndërhyrja e organeve në dhunën familjare, duke nënvizuar se dhuna në familje është dominuese dhe e dukshme. Në vendin tonë nuk ekziston një ligj ku të mbrohet e drejta e viktimës dhe të dënohet fajtori për dhunën e ushtruar.



gazeta shqip*
 
hahahaha sa kom qesh jane bere per tu pasur frike grate ore haaaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
 
fajin e kane burrat qe nuk e mbajne veten,por e lene te poshterohen nga gra te tilla!

gra te tilla????????????ca thu mi??????????mire ja ka bere...........pijaneci dreqit........perkundrazi te perdorte noj dru ta ndjente me shum dhimbjen........
 
gra te tilla????????????ca thu mi??????????mire ja ka bere...........pijaneci dreqit........perkundrazi te perdorte noj dru ta ndjente me shum dhimbjen........

te duket normale qe nje grua te rrahe burrin!!!!!!!!
se imagjinoj dot cfare skene.:eek:hh:..ka polici,gjykate..ashtu sikurse eshte drejtuar edhe ky!
nejse secili ka mendimet e veta!
 
Po te isha une gjykates do e fusja direkt ne burg kete matufin.
 
thuaje pak me embel moj se vuajme nga zemra ne te tjeret

ta varte me koke poshte, e pastaj ta varte nga gjuha e te isha une gjykatese do t adetyroja ti paguante te gjitha leket e rakise gruas mbrapsht, dem per dhune psiokologjike gruas e femijeve dem per dhune fizike gruas e keshtu ta mbysjy deri sa te vdiste ne borxhe.
u bot ju , ca s ejeni te paafte e te trashe nga trute e kokes e sdini me bo asgje, po doni te vini dhe dore
 
te duket normale qe nje grua te rrahe burrin!!!!!!!!
se imagjinoj dot cfare skene.:eek:hh:..ka polici,gjykate..ashtu sikurse eshte drejtuar edhe ky!
nejse secili ka mendimet e veta!

sa femra ne shqiperi neper bote durojne 1 dicka te tille?????????atij vetem ti behet mire se e meriton deri ne piken e fundit........jam totalisht dakort me fragolinen......
 
:lexim: absolutisht ,asnjera,............jam kundra dhunes...nga secila gjini qofte qe ushtrohet!

kundra mund te jesh ti teorikisht me sa po shof une, se qe te rrahi burri gruan e perfytyroke, ama gruaja burrin se perfytyroke dot.

ne bote funksionon ligji i xhungles goce
 
ty mortja te hengert ore shejtan ... mir ta bene .... mos te ta ndaj dajakun
 
kundra mund te jesh ti teorikisht me sa po shof une, se qe te rrahi burri gruan e perfytyroke, ama gruaja burrin se perfytyroke dot.

ne bote funksionon ligji i xhungles goce

te kam thene asnjera..lexoje mire pergjigjen..asnjeren nuk perfytyroj!
 
Ky buri paska vujt shume. I lumte dora asaj qe i ka dhene dru.. kshu e duan te tille bura .
 
juhuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu sa qef :p:p:p bjeriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
 
LOL LOL LOL LOL LOL I lumt..
po ai ka pru veten qe te mos quhet as dhe burr mee... prandaj ketu ska problem,,tja tregoj qejfin nihere LOL LOL
 
Sa kot jane keta lloj "meshkujsh",me rreh gruaja thote ....nuk po them qe eshte mire kur ndodh e kunderta po ama ne ket rast sh kot ....pfffff,do i lene femijet me pasoja kete injorante
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top