Britani, 2 shqiptarë vdesin pas hedhjes nga trageti për të mos u kthyer në Shqipëri

Arfenilla

Themelues i Forumit
traget-620x330.jpg


Dy emigrantë klandestinë shqiptarë u goditën nga helikat e tragetit (në foto) pasi u hodhën në ujërat e Detit të Veriut për tu shpëtuar autoriteteve që kishin vendosur t’i depërtonin nga Britania e Madhe. Ata janë Artur Doda, 24 vjeç dhe shoku i tij Leonard Isufaj, 27 vjeç. Doda u godit nga helika e tragetit ndërsa Isufaj u mbyt në ujë. Ata u hodhën nga një nga tragetet më të mëdhenj në botë pak minuta pasi u hipën në të, në brigjet britanike.

Në bazë të hetimeve mësohet se të dy shqiptarët kishin hyrë në Britani nga Holanda. Ata u hodhën në ujë 500 metra nga porti i Essex që sipas Daily Mail ishte një distancë e papërshueshme edhe nga një kampion noti për shkak të rrymave të forta në ujë. Ata kishin hyrë në Britani në shkurt të vitit të kaluar së bashku me 13 klandestinë të tjerë të fshehur në një kamion për mallra tregëtare.

Kushëriri i Isufajt, Besnik Vata tha se shqiptarët erdhën në Britani për një jetë më të mirë, por gjetën vdekjen tragjikisht. Kërkimet vazhdojnë, por asnjë prej trupave nuk është gjetur.B lajmi
 
Titulli: Britani, 2 shqiptarë vdesin pas hedhjes nga trageti për të mos u kthyer në S

Cte thuash aman....gjynah ata e familjet...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top