Bollano krijon "hipotekën" e Himarës!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Krijimi i institucioneve paralele me ato të shtetit shqiptar është veprimi i radhës i kryetarit të bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i cili edhe këtë herë duket se do të “kapërdihet” në heshtje nga qeveria shqiptare. Duke shfrytëzuar një nga çështjet më delikate të banorëve të zonës, siç është pronësia e tokës, Bollano nuk ka nguruar të sfidojë hapur institucionet shqiptare. Nëpërmjet ngritjes së komisioneve në çdo komunë të bashkisë së Himarës, Bollano do të anashkalojë Hipotekat e shtetit shqiptar dhe të kryejë vetë ndarjen e tokës dhe të shpërndajë certifikata pronësie. Të paktën ky ka qenë qëllimi i tubimit të kuvendit të të dy shoqatave, të cilat pretendojnë se përfaqësojnë mbarë bregdetin e jugut.

“Në të gjitha komunat e bashkësisë së Himarës të ngrihen komisione që do të administrojnë tokat në këtë zonë. Tokat të ndahen nga ana e bashkisë”. Ky ka qenë vendimi i marrë në bashkinë e Himarës ku është zhvilluar dje i ashtuquajturi “Kuvend mbarëkombëtar i dy shoqatave të bregdetit” të mbështetura nga bashkia e Himarës dhe komuna e Lukovës për çështjen e pronësisë në këto zona. Ky “kuvend” ka vendosur dje që në çdo komunë të ndërtohen komisione me pesë anëtarë, ku sipas drejtuesve duhet të ishin autoktonë, të cilët deri më 15 nëntor duhet të përfundojnë të gjithë regjistrimin e pronave. “Komisionet kanë për detyrë të caktojnë saktësisht vendndodhjen e kufijve të fshatrave, pronave në bashkinë e Himarës. Këto komisione duhet të hartojnë një dosje të plotë me të dhënat e duhura, duke filluar që nga emri i pronarit e deri tek hartat topografike dhe deri më 15 nëntor t’i dorëzojnë në zyrën e bashkisë së Himarës”,- është thënë gjatë mbledhjes së djeshme.

Ashtu si edhe herët e tjera, mbledhja e kryer në tokën shqiptare, madje në një institucion shtetëror shqiptar, është zhvilluar në gjuhën greke. Thirrjet në greqisht si “larg duart nga Himara, rroftë Bollano” apo edhe largimi nga podiumi i dy pleqve që kryesonin takimin thuajse kanë ndezur sallën ku pjesa më e madhe e të pranishmëve ishin persona të ardhur nga shteti fqinjë enkas për këtë tubim. Sipas fjalës së të pranishmëve, tokat në Himarë janë marrë. Në mbledhje është kundërshtuar ligji 7501 dhe ndarjae tokave në bazë të pronarëve që kanë dokumente të para vitit 1945.

Në fund të saj është miratuar ngritja e komisioneve për të cilën kanë firmosur të gjithë ata që e quanin veten “delegatë”. Por, edhe pse të mbledhur për të vendosur mbi çështjen e pronësisë, të pranishmit kanë insistuar për të protestuar në mes të qytetit. Me pankarta të shkruara kryesisht në gjuhën greke, pjesëmarrësit në të ashtuquajturin kuvend, janë nisur nga bashkia e qytetit në drejtim të selisë së Omonias. Thirrjet në mbrojtje të tokave dhe larg duart nga Himara kanë shoqëruar të tërë itinerarin e protestuesve, në krye të të cilëve kanë qenë persona që nuk kanë as edhe një pëllëmbë tokë në këtë zonë.


Bollano: Kam marrë miratimin e kryeministrisë

Pas protestës Bollano ka deklaruar se për çështjen e pronësisë në zonën e Himarës, ka pasur takime edhe më drejtuesit e qeverisë shqiptare si dhe përfaqësues të kryeministrisë. “Një nga shqetësimet që kam ngritur është ai i tokës ku kemi kundërshtuar njohjen e pronësisë në Porto Palermo. Qeveritë punojnë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në zgjidhjen mbështetur në legjislacion”- tha dje Bollano në një konferencë për shtyp pas mbledhjes.

Dy “fshatarët pa tokë” të Himarës

George Gionis dhe Dhimitri Perdhiqi janë dy prej njerëzve më të njohur në Himarë, jo aq për faktin se deklarojnë se janë grekë, por për kauzën që ato mbrojnë në këtë qytet bregdetar shqiptar. Tashmë është bërë më se normale që çdo aktivitet politik që do të ketë në Himarë, të jenë të pranishëm këta dy persona. Megjithësetubimi i djeshëm thuhej se organizohej nga disa shoqata në mbrojtje të tokave të bregdetit dhe mbështetje nga Bashkia e Himarës të dy këta persona janë marrë me çdo detaj të këtij tubimi. Megjithëse asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë pronar tokë në Himarë, ata kanë qenë në krye të tubimit duke mbajtur në duar pankarta greke. Duke kryesuar protestuesit në qendër të qytetit, George Gionis nxiste thirrjen e parullave në quhen greke ku kërkohej mbrojtja e tokave. “Larg Duart nga Himara” ka qenë një ndër thirrjet më të përsëritura të protestuesve.


Deputeti grek “bekon” tubimin e Bollanos

Në tubimin e djeshëm ka qenë i pranishëm edhe një prej deputetëve grekë. Deputeti Mavroudis Voridis është gjendur në Himarë përpara nisjes së tubimit. Madje ai ka zhvilluar dhe një takim në bashkinë e Himarës me Bollanon. Megjithëse deputeti grek nuk ka qenë i pranishëm në tubimin e djeshëm, ai ka ndjekur nga afër çdo lëvizje të këtij aktiviteti. I pyetur nga “Shekulli”, për qëllimin e vizitës së tij, deputeti Voridis, tha se ka qenë krejtësisht private. “Kam ardhur vetëm të takoj miqtë e mi dhe do të largohem”- tha dje për gazetën “Shekulli” deputeti grek. Kështu ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë komet as për takimin e zhvilluar para tubimit të shoqatave të bregdetit të jugut. Po kështu as kryetari i Bashkisë së Himarës nuk ka bërë me dije asnjë detaj për këtë takim në zyrën e tij me deputetin grek pak minuta para zhvillimit të tubimit të djeshëm. Deputeti grek është larguar nga Himara menjëherë pas takimit.




Deputetët Ngjela e Nerënxi kanë zhvilluar një miting me pronarët e tokave. “Kjo tokë quhet Himarë e banojnë himarjotë”

Ngjela: Bollano po shkatërron tokat e Himarës

HIMARث- Teksa në bashkinë e qytetit të Himarës, Bollano synonte ngritjen e institucioneve paralele, në anën tjetër të qytetit dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë mbronin tokat e banorëve të vërtetë të zonës. “Organizojmë sot këtë protestë për t’iu thënë pronarëve se e duam vendin dhe tokën tonë. Kjo tokë quhet Himarë dhe zot i saj janë himarjotët. Ne e kemi amanet dhe e ndjejmë për detyrë ta trashëgojmë çdo pëllëmbë të kësaj toke. I vetmi qëllim që kemi janë tapitë për tokat tona. Kemi 18 vjet që presim për këtë gjë”,- tha dje gjatë tubimit deputeti Nikollaq Nerënxi.

Nerënxi

Ai ka kërkuar në emër të pronarëve që të gjitha tokat të ndahen me hipoteka dhe jo me procedurë të përshpejtuar. “Si bir i Himarës unë kam denoncuar abuzimin, mashtrimin, premtimet e kota dhe skenarët e grabitjes. Unë po i bëj opozitë kryetarit të Bashkisë Vasil Bollano sepse jam qytetar i Himarës si qindra të tjerë dhe për arsye të vetme që nuk ka mbajtur premtimin e tij publik në dy mandate rresht. Kur u bë për herë të parë kryetarë bashkie ai na tha të gjithëve se do pronën tek i zoti. Në fakt fjalën e ka mbajtur për dikë tjetër. Ai po ndihmon që pronën tonë ta marrin njerëz të tjerë”,- tha dje Nerënxi. Sipas tij, Bollano është edhe ideatori i prishjes së ndërtimeve në gjiret turistike të bregdetit me qëllim që tokat më pas t’i marrin njerëzit e tij.

Ngjela

Ndërkohë në tubimin e djeshëm ka qenë edhe deputeti Spartak Ngjela, i cili ka kundërshtuar “grabitjen” e tokave të Himarës nga kryetari i bashkisë. “U them atyre se Shqipëria është në momentin më të fortë të saj dhe askush nuk ka forcë të tallet me tapitë e shqiptarëve, jo sot po edhe në kohët e mëparshme. Kam ardhur sot këtu t’i bej thirrje tempit patriotik të banorëve të Himarës, Vunoit, Dhërmiut dhe fshatrave shqiptarë që të merren seriozisht me këtë kryetar bashkie që po inatos sot shqiptarët në 28 mijë km. Le të vijë Bollano të përballet sot në shesh me mua”,- tha Spartak Ngjela. Ai akuzoi kreun e bashkisë së Himarës si një njeri që po përpiqet të shkatërrojë tokat dhe ekonominë e shqiptarëve, në këtë zonë që Ngjela e ka konsideruar si diamantin e Shqipërisë. “اdo shqiptar, çdo politikan e çdo patriot duhet ta kuptojë që kjo zonë është diamanti i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shume shpejt do kemi lobin e bregdetit në parlament, do ngremë një komision që do të zbardhë gjithçka. Ju keni të drejtë të pasuroheni sepse janë tokat tuaja dhe kapitalizëm do të thotë të vësh në eficencë pronën tende me punën tënde”,- tha deputeti Spartak Ngjela. Ai ka akuzuar edhe një herë Bollanon dhe njerëzit e tij si falsifikatorë që duan t’iu marrin pronarëve legjitimë tokat e tyre. Në fund të fjalës së tij Ngjela iu ka premtuar banorëve se do të bëjë të pamundurën në Kuvend për të mbrojtur tokat e tyre.


Shekulli
 
.



Deputeti grek “bekon” tubimin e Bollanos

Në tubimin e djeshëm ka qenë i pranishëm edhe një prej deputetëve grekë. Deputeti Mavroudis Voridis është gjendur në Himarë përpara nisjes së tubimit. Madje ai ka zhvilluar dhe një takim në bashkinë e Himarës me Bollanon. Megjithëse deputeti grek nuk ka qenë i pranishëm në tubimin e djeshëm, ai ka ndjekur nga afër çdo lëvizje të këtij aktiviteti. I pyetur nga “Shekulli”, për qëllimin e vizitës së tij, deputeti Voridis, tha se ka qenë krejtësisht private. “Kam ardhur vetëm të takoj miqtë e mi dhe do të largohem”- tha dje për gazetën “Shekulli” deputeti grek. Kështu ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë komet as për takimin e zhvilluar para tubimit të shoqatave të bregdetit të jugut. Po kështu as kryetari i Bashkisë së Himarës nuk ka bërë me dije asnjë detaj për këtë takim në zyrën e tij me deputetin grek pak minuta para zhvillimit të tubimit të djeshëm. Deputeti grek është larguar nga Himara menjëherë pas takimit.

Shekulli


VORIDIS,ky deputet grek i zgjedhur ne zgjedhjet e fundit,nje nga me racistet ne greqi,deputet i partise me raciste ne greqi (LAOS),SHAN perdite nga televizioni i kesaj partie shqiptaret ne vecanti dhe gjithe emigrantet ne pergjithesi.
!!!! paska shoqeri private ne shqiperi KY!!!!!!????
 
e o shtet ske faj ti fajin e kane ata qe te zgjedhin....futi mo plumbin keti plehres se si shume po na bejne der der der edhe te veje ne te semes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top