@Vajza
Nusja ime forumore
Cfare te them un per ty , kush arrin te njofi pertej shkronjave qe shkruhen ketu ne forum do te kuptonte qe ka te beje me dike qe vertet jep me shume mbase se cmerr.
Nje njeri qe nk dorzohet , sulmon dhe te jep reston. Nuk mund te gjykohet askush nepermjet disa rrjeshtave te dala ashtu kuturu , kjo je ti.
Tek shkrimet , e kush te ka lexuar , ka lexuar vertet shume mbi ty. Per mua je dikush qe ka merituar respektin tim ketu qe ne fillmet e para disa viteve dhe ate respekt e gezon sot e ksaj dite.
Gjithmon me ke dhene pershtypjen qe i jep atyre qe do, ajo qe kerkohet ne nje shoqeri. Uroj qe te luftosh per kedo dhe mos dorzohesh asnjehere, si ketu per ata njjerez qe ke respekt por edhe ne jeten tende pertej forumit. Sepse persona si ti, sjane kurre "vetem".
@Marla
Kaq vite ne forum, po aq postime me nj-tj.
Me kujtohet si tani kur pata hapur temen e gjinokastres.
Ne ate kohe isha me pune ne Kakavije dhe te them te drejten oret qe kalonin ishin nga kujtimet me te bukura qe mbaj mend ketu ne forum. Mbase nese lexohen sot do duken budallalliqe, por qe cdo moment ka lezetin dhe bukurine e vet aty kur behet.
Me kujtohet qe te kam ngacmuar, (ashtu sic bej un gjithmon pa kaluar caqe) dhe ti qe qendroje drejt stoike si drapri
.
Me kujtohet qe te kam pagezuar me emrin "Mërla", se di pse kam ket dhunti qe ti pagezoj njerzit me emra te ndryshem, mbase sepse dua t'i perkdhel, mbase.
Gjithmon me ke dhen pershtypjen qe je nje njeri qe kerkon te tregoj nje karakter te forte e qe gjithmon e mendon ate qe e thua. Njeri me ambicie dhe uri per dije, njeri qe di te zgjedh gjithmon te bukuren. Kuratore dhe detajiste deri ne detajin me te vogel. Aq e eger sa cmund te dukesh per disa, aq te madh e ke dhe shpirtin. E di qe dhe fjalet e teperta nk i ke me aq qef te madh por per ato qe zgjedh te pranosh te depertojne si rreze per shpirtin tat. Sepse fundja jemi njerez dhe si te tille duam fjale qe na ngrohin zemren dhe shpirtin. Nuk bejm dot ndryshe.
Mbase akoma te njof shum pak edhe pse gjithe keto vite ketu. Por dicka e them me siguri, je dikush qe cdokush do deshironte ta kishte perball me nje gote vere.
@Arfenilla
Cfare te them un per ty
Helmet, barnat dhe kocifozat kane qene ilaci me imire qe me ke dhene ketu ne forum. Them ilaci sepse ato jane doza humori, doza humori qe vetem persona qe i bejne dhe jane ne brendesi te shakas arrin ti perceptoine. Per te tretet mbase eshte shaka e tepert por per ne qe i bejme dhe kuptojme nj tj jane vertet gallat dhe ashtu i kam pare gjithmon. Sepse pertej shakave apo shkronjave qe hedhim ketu, kam arritur te shikoj me larg se kaq. Shikoj dike si ta kem perball dhe them qe vertet ja vlen te harxhosh kohen me disa shkrime e batuta qe fundja te japin vecse buzqeshje ne fund te dites. Mos ndrysho vazhdo kjo qe je, madje shtoje dozen per
@Xhelozi sepse ai e meriton, kurse un jo
E di qe je vajze qe e ka merak shtepia, sepse vertet kujdesesh dhe jep jashtezokinisht per ta. Je nje njeri jo lexueshem per te gjithe, por per ata qe te njohin me vite je vertet nje njeri qe ja vlen ta njofesh.
@Soulmind
E di, me ka zen ngerci duke menduar se cfare te shkruaj. Jo sepse me mungojn fjalet jo, ket nk e luan as topi por qe te flasesh per ty eshte njesoj sikur te flasesh per te bukuren, te flasesh per te miren, te shkruash per njerez qe jane mbi njerez.
Me e bukra eshte qe po te shkruaja per dike tjeter keto fjale do me varnin furcen ne qafe dhe ja do thonin i rradhes dhe ky. Por ty te njohin te gjithe ketu dhe ska askush ketu sikur te thote qe fjal qe kam shkruar , te jet shkruar gabim.
Je njeriu qe vertet ke deshire ta degjosh kur flet, qofshin dhe budalliqe
Sa vite u ben ketu?
Te kam shkruar poezi "Lulja ime" dhe nk i mohoj asnje pike apo presje sot e ksaj dite.
Sa her te kam hapur teme ditlindjesh ketu me fjal te kuruara por asnjeher te sforcuara.
Mbaj mend fillimet ketu qe jemi zene dhe kapur por asnjeher duke kaluar cakun per respektin reciprok qe kishim.
Mbase kjo vjen dhe per faktin qe vim te dy nga katunet e tirones , mbase
Por di te them faleminderit qe me ke lejuar te jem pjes e shoqerise tende dhe vazhdoj te jem.
Kane kaluar vite dhe jemi shkeputur, di te them qe nje shoqeri dosido do ishte vyshkur, do ishte zhdukur, por jo kjo.
Por edhe nese zhduket nk ka problem jo, sepse ne nje cep te memories atje do rri e ulur gjithmon. Dhe do zgjohet, duke zgjuar dhe buzqeshjen.
Te kam sh xhan.
Tgjithve ju km xhan por jo motra aman mos ma kerkoni kte