Bllok kujtimesh ne FV!

Kalamojaaaaaaaaaaaa!
Ja ku kemi nje loje te re tani, por duhet trajtu me dashuri :p

A ju kujtohen blloqet ne shkolle kur ishit femije? Secili ja jepte shoqeve dhe shokeve te klases qe te linin nje kujtim!

Le te bejme te njejten gje. Atehere disa rregulla qe t'mos behemi lemsh.

Anetari siper do tagoje1 emer prej te cilit/ciles do kujtimin. Pastaj ai qe vjen,i len kujtimin atij qe e ka taguar dhe tagon 1 emer tjeter prej te cilit/ciles don kujtimin e tij.

A u kuptovaaaaa???

preview.png

Atehere meqe e hapa une po tagoj e para!

@Magdalena si nje nga mikeshat e vyera qe mendoj se gjeta ketu :)
 
E ndrrova mendjen. Dua një kujtim nga @NjeZePraneJush 😁

Eshte nje kenqesi, e nuk mendoj se e teproj nese them e shprehem se ndihem i bekuar per kete provilegj te vecante ardhur nga nje shpirt i bukur dhe nje zemer krejt unike....

Nje femer qe mendoj se nuk ka te dyte ne kete gjithesi, nje intuite e zhdervjellet qe jeta e ka skalitur me dalten me te embel qe kishte ne arsenalin e vet te ngjizjes njerezore.

Nje femer klas ne shpirt dhe ne paraqitje qe jo vetem di te vishet me nje kavlaet te pasur ngjyrash komode per syrin por edhe te fisme per shijen e cdo syri....ku edhe atj me te vrazhdit e me ziliqarit do tja krasiste qepallat per ta bere te shjonte klasin....por me e vecanta eshte ne ato qe mendon, shpreh e shkruan. Me bagazhin e vecante te nje krijese mbushur me elegance poleni mendimesh gjithmone te ORGANIZUARA me elektorda pozitive dhe nje edukate shoqerore dhe individuale per ta patur zili.

I ngjan ne vetvete nje damasku te perpunuar nga jeta me ujin e ftohte te momenteve qe u perpunuan mbi kudhren e jetes dhe skuqen telajot e realiteteve duKe e bere cekanin e momenteve qe sa here leshhej mbi te, ta latonte me foce shpirt dhe bukuri mendimi si nje arrije krejt e mbinatyrshme por ne formen me te thjeshte ne dukje.

Nje zonje mes nesh, nje vlere qe i jep shendritje miresie dhe thesar humanizmi kesaj foltoreje elektronike.
 
Nese te kuptova drejte po te beja dicka me te bukur se Iliada dhe Odisea do ta kisha kete shanc e fat ?
Me fat do e quaja unë veten që lexoj e thith çdo shkronjë.
Më le pa fjalë me postimin pak më lartë që nuk është vetëm plotësim i një kërkese, por një vlerësim që e kam të vështirë ta pranoj. Faleminderit për çdo shkronjë. Do e mbaj të mbyllur si kujtimin më të bukur që ndonjëherë do më ishte falur. 🙏
 
@NjeZePraneJush a behemi friends bashke? loollool

Pertej shakase.. Pershkrimet (mesazhet) me pelqyen shume. Sa mire qe i vlereson aq bukur miqte qe ke! :)

Flm qe na e pasurove dhe temen se e kam perzemer shume! :D
 
Kjo o tema ime mi. Ku krahasohet me temat tjera 🤣🤣

Po ashtu ne fund te vitit votojme mesazhin me te bukur 😁 por s'do ishte e drejte ne fakt se jane dedikime dhe cdo dedikim ka 1 pjese zemre brenda. 🤗
Po shtoj me shum perulje qe dedikimi im per anetaren e nderuar @Desa , e kishte te tere zemren ne te.
 
Ndjesë se hyj pa radhë, por një kujtimfalenderim për @JordanBelfort11 🤗
Nëse dikush do pyeste pse, thjeshtë nga që momentet kur nisën bisedat në orët e vonshme të turnit të tretë (në chat që ishte pjesë e forumit), ishin të një periudhe mjaft të vështirë të jetës sime, që e fshehja me buzëqeshje, që pikërisht ky forumist i nxiste. Ndaj, faleminderit që qëllove rastësisht pranë meje, atëherë kur më së shumti kisha nevojë. 🙏
Përjetësisht falenderuese, duke të uruar që dikush tjetër të impaktojë momentetet e jetës tënde, ashtu siç e bëre ti për mua 🙏

Kërkesë nuk kam, kështu që le të postojë kush të dojë 🙂
Faleminderit! 😉
 
Nuk di si kam lene pa tag @Legally_Sweet . Anetare qe kam pelqyer ne cdo koment te sajin.

Legaaaaa, per t'u takuar iku dhe kjo here, por hajde te shohim c'kujtim do me lesh! lool
 
Kjo @Vajza ngeli duke kerkuar:p
Ho iher te nigjojm ty duke ciceru?😋
Atëherë faleminderit Mayada që më bërë Tag që të shprehem se çfarë përshtypje më ke lën, gjatë kësaj kohë që njihemi virtualisht.

Në fillimet e mija që kur fillova të përdor virtualin, thjeshtë të imagjinoja si një vajzë tullumbace, dhe e kolme. (siç të përshkruante @TheDevil dhe @Hasbulla :p ) deri sa një kohë nxore një foto tek veshjet që nuk i ngjante aspak "tullumbaces ", nejse mjaft fola për pamjen fizike, se nuk ka diskutim që je një yll 🌠.

Njëherë e një kohë më dukeshte shumë e egër (përshtypja ime kjo e gabuar) ndaj dhe ruhesha në shakat që po bëja më ty, deri sa fillova të të lexoj më shumë.
Je nga të paktat antare që nuk ke ndryshuar sjellje që në fillimet e tua deri më tani. Ke sjellje të qëndrueshme dhe mjaft fine në forum. Je e shkathet dhe e zgjuar që të kuptosh se me çfarë rob ke të bësh. Privilegjin e njohjes nuk ja jep kujt do,por kur ja jep , ja jep me më të mirën tënde të mundshme. Kur e mbyll një derë nuk e hap mo kurr. Jetën private e ruan në maximum dhe bën shumë mirë. Vërtetësia dhe realiteti jotë nuk vin nga shpërndarja e infove të jetes private, por nga ajo, se si sillesh dhe që nuk dërgon llafe lart e posht. Këtë virtyt e kam has tek ty, je neutrale dhe zemërgjerë. Dhe faleminderit për çdo mbështetje dhe mirësjellje që më ke dhën.
Është mirë që të kemi në forum.

Nga shoqja jote virtuale Vajza. ❤️
 
Ohhh🥰🥰🥰🥰🥰
 
Fletën e bllokut tënd do ta lëj të bardhë me fjalët e pa thëna dhe mendimet e pa bëra

Atë që ti shikon të bardhë nuk është. Mundet edhe mos ta lexosh dhe të kuptosh atë çfarë kam shkruar. Kjo është fleta e pikepytjes, asaj të madhes të fjalëve jo të thëna pse i ka marrë era dhe janë fshirë si një file gabimisht në pa kurajon për tu shprehur. Sa herë mendoj se fjalët që nuk kam shprehur dhe që do të dëshiroja ti shprehja do të ishin më tepër se ato që efektivisht kam shprehur. Por siç e thashë më sipër këto janë fjalët e pathëna . Janë ndjenja të fshehura, mendime të pa rrëfyera.

Mos i lexo sepse nuk thojnë asgjë.Shmangu, nëse mundesh sepse askush nuk do ti lexonte si ato lumenjë fjalësh, emocionesh ,mendimesh që janë shkruar më sipër në bllokun tënd, dmth, fjalët e thëna dhe jo ato të miat të pathënat. Nuk ekzizton bllok që ka treguar një histori të pathëne, ose po, mbase. Ose të gjithë blloqet janë gërma të zeza në faqe të bardha . Libra shkurtimisht. Që tregojnë një diçka që nuk ka qenë. Që nuk ekziston, që nuk është thënë apo.

E thëna vjedh fjalët të pathënes i përzien për ti dhënë kuptim apo jo ekzistencës tonë në kompeticion me kohën dhe jo me njëri tjetrin. Pirateri fundja fundit. Atëherë pse të lexojmë librat , pse të shkruajmë? nuk ja vlen . Kemi gjithçka në mbrëndesinë tonë. Jemi pus i pashprehur dhe i palexuar.

A thua është kështu?

Nuk jam i sigurtë.Prapë pikëpyetja e madhe e mëparshme.

Duhet të të flas për këtë gjë,për kët dyshim apo duhet ti lëj si fjalë të pathëna dhe ti shmangem edhe unë ? Ose duhet ti shqiptoj si fjalë. Të thjeshta ato përditshmet që mbushin një hapësirë, atë që ndan njerëzit nga njëri tjetri.

Akoma po lexon?

E pabesueshme. Unë nuk do të kisha vazhduar më tepër edhe pse ekzizton një metodë e kënaqshme për të lexuar, por nuk dua të ta them. Pse mbërrite deri këtu, shpreson në një dhuratë më të madhe? Mos u mashtro nga fjalët që vazhdojnë, nëse je në kohë ndalohu dhe lëri të palexuara si era që i përshpërit fjalë kohës që po kalon për mendimet që ikin bashkë me të.

Kjo më sipër për të thënë këtë: si dreqin nuk ma dedikove mua fitoren e muajit të kaluar të fotografisë për çadrën që të dhashë hua?
 
Haha @Petrit101
Sinqerisht eshte kenaqesi me lexu rrjedhshmerine dhe elokuencen qe ke! Pa s'ka rendesi fort cfare ke shkruajt 😆😆😆 apo pse mesazhi i dhene eshte universal dhe jo i personalizuar.

Nese do dedikim fitoreje ndalo se me pari rivale dhe pranoje qe bej foto me te bukura une 🤣🤣🤣🤣
 
Redaktimi i fundit:
E kam deklaruar ne fillim te kesaj teme qe jam shume i ndjeshem ndaj kujtimeve, kam bere nje perjashtim vetem per Solin😝
Preferoj perjetimet, kujtimet i mbaj vetem per vete

loollool
Me kete qe ke thone, ke neru veten tate, familjen, mu, ene gjithe forumin koke me koke. Se po the Soli, eshte sikur me thene: Krejt Njerezimi! hahhaha

:giggle:
 
Ju lutem shume mos me beni kujtime ... pikerisht se fv ishte per mua shfryrje nervash.
Imagjino kush me kundershtonte direkt ne sulm 🤣
Te tilla do te jene dhe pershtypjet per mua ..sdua ti lexoj ..nuk kam qen vetja 👿🤣🤣
Dua dhurate nje kartoline kujtimesh nga ty per festa 😘
 
@Marla ,ahh Maria,njohja me ty nje dashuri Pariziane!
Ps: je e shame po shave dashurine qe mbart ne vetvete,kur te therras: MariAaa.ahahagaga. ❤️❤️
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top