Berisha takon liderët botërorë – lobon për pavarësinë e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten zonjën Liri Berisha, kanë marrë pjesë në pritjen madhështore dhe drekën, të organizuar nga presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Hu Jintao, për 101 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga mbarë bota, të ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Pekin 2008”. Berisha zhvilloi gjatë pritjes takime dhe bisedoi me personalitete të nivelit më të lartë botëror. Në të gjitha këto takime u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet në Kosovë e në rajon...

Kështu, kryeministri Berisha takoi presidentin e Shteteve të bashkuara të Amerikës George Bush, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, njofton zyra e Kryeministrit. Bush, sipas kësaj komunikate, u interesua gjallërisht për Shqipërinë, ndërkohë që në një gjest miqësor paraqiti si mik kryeministrin Berisha tek presidenti i Brazilit Lula dhe presidentja e Filipineve Gloria Arroyo.

Gjatë pritjes, kryeministri takoi mikun e vjetër e të çmuar të tij dhe për mbarë shqiptarët, George Herbert Bush, presidentin e 41-të të SHBA-ve. George Herbert Bush e përgëzoi dhe vlerësoi kryeministrin Berisha për të gjithë ndryshimet e mëdha që po përjeton Shqipëria, si dhe i përcolli Berishës falënderimet për ndjenjat miqësore dhe dashurinë që shqiptarët i dëshmuan presidentit George ث. Bush në vizitën e tij në Tiranë.

Në pritje, kryeministri Berisha takoi dhe bisedoi përzemërsisht me presidentin francez, Nicolas Sarkozy, pastaj presidentin e Brazilit, Lula, kryeministrin e Japonisë, Fukuda, presidentin izraelit, Shimon Peres, presidentin e Afganistanit, Hamit Karzai, me atë të Kroacisë, Stipe Mesiq, të Serbisë, Boris Tadiq, të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, presidentin e Bosnjës, Haris Sillajxhiq, presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryeministrin e Holandës, Jan Peter Balkenende, kryeministrin e Australisë, Kevin Rudd, dhe shkëmbeu me ta mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale e më gjerë.

Një takim mjaft të përzemërt kryeministri zhvilloi me kryeministrin e Pakistanit, Yousaf Raza Gilani, ndërsa ka takuar edhe kryeministrat e Angolës, Xhibutit, Madagaskarit etj.

Në të gjitha këto takime të përzemërta, sipas kumtesës së Kryeministrisë, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet në Kosovë e në rajon etj. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top