Berisha: Qeveria, deri në shtator. Shpërblim komisionerëve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se parlamenti i ri do të mblidhet në shtator pasi kështu e përcakton Kushtetuta ndaj qeveria e re, konstituohet po në këtë muaj. Ai la të kuptohet se i ka fituar këto zgjedhje, edhe pse nuk e deklaroi në ligjeratë të drejtë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Minstrave u morën disa vendime, si ajo për të shpërblyer gjithë komisionerët dhe numëruesit e votave. Pra një shumë ekstra përpos asaj prej 12 mijë lekësh.

Në mbledhjen e parë të qeverisë pas zgjedhjeve, Berisha u shpreh "qytetari është i interesuar për qeverinë e re, bëhen zgjedhje dhe prodhojnë qeverinë e re. Koalicioni ynë u çertifikua, por ne nuk do ta formojmë qeverinë pasi është një përcaktim Kushtetues sipas të cilit Presidenti emëron Kryeministrin 10 ditë pasi ai t'i paraqesë Parlamentit programin e ri qeverisës. Mirëpo kjo do të bëhet pas konstituimit të Parlamentit sepse në Kushtetutë thuhet se Parlamenti i ri mblidhet kur i skadon afati atij ekzistues. Dhe këtij Parlamneti i skadon afati më 3-4 shtator. Ndaj duhet të punoni (iu drejtohet ministrave) çdo ditë me intensitet, pasi koalicionet do të zgjerohen".

Përsa i përket shpërblimit të komisionerëve, edhe pse ata ende nuk e kanë përfunduar punën, Berisha tha "falenderoj komisionerët dhe numëruesit e të gjitha forcave politike për bashkëpunimin luajal në këtë proces zgjedhor që me frymën e modernitetit që përçuan meritojnë të shpërblehen". "Këto zgjedhje s'ishin të përkryera por e nderuan Shqipërinë", u shpreh ai.













Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top