Berisha pret në Kryeministri "antishqiptarin" grek

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Berisha pret në Kryeministri "antishqiptarin" grek

Kryeministri rregullon politikën me lobin grek


Prefekti i Selanikut, Panajot Psomiadhis, i cili ndaloi ngritjen e një flamuri kuqezi nga një nxënës shqiptar në Greqi në vitin 2003, është takuar këtë të mërkurë në Kryeministri me shefin e qeverisë, Sali Berisha. Kryeministri Sali Berisha ka filluar të ndjekë politikën e paraardhësit të tij, Fatos Nanos, jo vetëm duke i mbajtur mirë, por edhe forcuar akoma më tej marrëdhëniet me lobin grek. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, përpos deklaratave për ndryshime në qeveri, ndihej e sigurt se ministria e tyre nuk do të lëvizej nga kreu i Ekzekutivit, pasi kreu i qeverisë nuk ka ndërmend t‘u vërë "zjarrin marrëdhënieve të mira" me vendin fqinj. Berisha nga ana tjetër pret në Kryeministri "mikun" e vjetër të shqiptarëve, prefektin e Selanikut, Panajot Psomiadhis, një ditë pasi kishte kryer ndryshimet në qeveri. Në nëntor të 2003-shit, prefekti i Selanikut është shprehur se "grek mund të lindësh, nuk mund të bëhesh". ثshtë i njëjti prefekt që disa vjet më parë ka ndaluar nxënësin më të mirë të një shkolle në Greqi të ngrejë flamurin shqiptar, vetëm pse ai ishte një shqiptar. Racizmi grek, disa vjet më vonë gjen mikpritjen në tokën shqiptare. Kryeministri Berisha është takuar të mërkurën me prefektin e Selanikut, Panajot Psomiadhis dhe delegacionin që e shoqëronte. Pasi i uroi mirëseardhjen e përzemërt, Kryeministri e konsideroi këtë vizitë një dëshmi tjetër të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, qeverive, institucioneve dhe popujve tanë miq. Për ironi ose jo të shqiptarëve, Kryeministri Berisha dhe prefekti Psomiadhis u shprehën njëzëri se vëllai më i mirë është fqinji dhe tashmë Shqipëria dhe Greqia krijojnë urën e bashkëpunimit mes tyre. Ndonëse është folur në këtë takim mbi minoritetin grek në Shqipëri, në njoftimin zyrtar të Këshillit të Ministrave nuk bëhet me dije nëse është folur gjatë takimit që ka zgjatur rreth 60 minuta ditën e mërkurë edhe mbi emigrantët shqiptarë në Greqi dhe respektimin e të drejtave të tyre. Prefekti Psomiadhis u shpreh se e konsideronte një nder të madh që pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, një mik i popullit të tij. Sipas njoftimit për shtyp në faqen zyrtare të Kryeministrisë citohet se "shqiptarët, u shpreh prefekti Psomiadhis, janë një popull mik, qytetarët e të cilit me punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre kanë lënë mbresa të thella në zemrat e qytetarëve grekë. Ata janë bërë një faktor i rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë greke, në të cilën janë integruar dhe po kontribuojnë me dinjitet". Prefekti Psomiadhis vlerësoi rolin e Kryeministrit Berisha në forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis popujve tanë miq dhe qeverive të të dyja vendeve. Psomiadhis i shprehu Kryeministrit Berisha konsideratën më të lartë për rezultatet e reformave të ndërmarra në të gjitha fushat për të çuar më tej zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë, si dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Ai shprehu përkrahjen e Greqisë për projektin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë në BE dhe NATO. Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis dy vendeve dhe qeverive, në veçanti nivelin shumë të lartë të shkëmbimeve në fushën ekonomike dhe tregtare, si dhe interesin e jashtëzakonshëm të investitorëve grekë për të investuar në Shqipëri. Në këtë aspekt, Kryeministri i prezantoi Psomiadhis reformat e ndërmarra nga qeveria për lehtësimin e klimës së biznesit në vend, vendosjen e taksës së sheshtë 10 për qind, eliminimin në maksimum të lejeve dhe licencave, nismën "Shqipëria 1 euro". Të dyja palët konstatuan rritjen e interesit të firmave të mëdha greke në Shqipëri. Kryeministri siguroi se investitorët grekë do të kenë mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare në projektet e tyre këtu. Prefekti Psomiadhis vlerësoi përkrahjen që Kryeministri Berisha i ka dhënë minoritet grek në Shqipëri. Ai tha se i bashkohej shprehjes së Kryeministrit Berisha se vëllai më i mirë është fqinji. Kryeministri Berisha dhe prefekti Psomiadhis i vlerësuan emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si një faktor të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve, marrëdhënie me një të ardhme të shkëlqyer.

Nikolas Geixh


Historia e grekut non-grata në Shqipëri


Nikolas Geixhi është i njohur për drejtimin e lobit grek në Amerikë dhe njihet ndryshe me emrin Nikolas Gaxojani. Ai është shpallur person "non grata" në vitin 1994 nga ish-presidenti i saj kohe, Sali Berisha. Si shkak për këtë, shërbeu incidenti i ndodhur në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë një ushtar shqiptar në territorin e një reparti ushtarak. Geixhi, nga autoritetet shqiptare në atë kohë, u shpall person "non grata", ndërsa u arrestuan 6 minoritarë grekë, të cilët edhe u dënuan gjatë procesit që njihet si "Procesi i të gjashtëve". Rikthimi tij në Shqipëri do të ndodhte vite më vonë, vetëm pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Madje në vitet e qëndrimit të socialistëve në pushtet, Geixhi arriti të krijonte marrëdhënie miqësore me ish-kryetarin e PS-së e ish-kryeministrin Fatos Nano. Por edhe marrëdhëniet e ngrira me Sali Berishën, pasi ishte shpallur "non grata" në 1994-ën, morën një kthesë të dukshme në takimin që ai zhvilloi kokë më kokë me të në selinë e PD-së, në fund të vitit 1992. Ndërkaq, vlen të theksohet se tashmë, pas rikthimit në pushtet, Berisha po i kushton një vëmendje dhe kujdes të veçantë përmbushjes së të drejtave të minoriteteve. Dy vjet më parë, qeveria e drejtuar prej tij ka vendosur hapjen e një shkolle greke në Himarë, vendim që ka shkaktuar mjaft polemika, pasi nga dy ministra të qeverisë kishte dy qëndrime të ndryshme për këtë çështje.



Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top