Berisha: Ne jemi gati te ndertojme centrale berthamore

Hostel

Anëtar i Nderuar
Ne nje interviste per gazeten italiane "Corriere della Sera", Kryeministri Sali Berisha deklaron serish synimet e Shqiperise per ndertimin e nje centrali berthamor per prodhimin e energjise. Ne komentin qe shoqeron intervisten me gazetarin Francesco Battistini, mes te tjerash thuhet: "Berthamore? Po, faleminderit! Nuk eshte e nevojshme te premtosh reduktim taksash sipermarresve italiane: pertej Adriatikut, ekziston tashme nje "po, faleminderit" e Shqiperise dhe e Kryeministrit te saj, i perjetshmi Sali Berisha qe nuk hedh poshte aleancat e vjetra ("Prodi mbetet nje mik i madh!") dhe nderkohe kerkon aleanca te reja ("Silvio eshte luani i gadishullit! Ka bere shume per Italine dhe miqte e saj! Do te kemi raporte te ngushta! Do ta ftoj sa me shpejt te jete e mundur!)

Zoti Berisha, a eshte e gatshme Shqiperia te ndertoje centralet berthamore qe do Berluskoni?

Vendimi im eshte te mos perjashtoj shqiptaret nga ky potencial i madh, sic eshte energjia berthamore. Me ekonomike, me e paster. Na mungon nje kuader normativ i nevojshem, jemi duke punuar me Agjencine Nderkombetare te Energjise Berthamore ne Vjene. Projekti po avancon. Sapo te jete gati, idealja do te ishte te arrinim nje marreveshje me vendet fqinje, Italia e para. Do te financojme bashke me qeverine e Romes ndertimin e nje impianti ne Shqiperi. Dhe nese kjo nuk do te jete e mundur, do t'i drejtohemi sektorit privat per te studiuar tregun ballkanik dhe italian.

Disa jave me pare, Tremonti tha se Shqiperia eshte nje zgjidhje e mundshme. Eshte e vertete qe keni caktuar nje vend ne Durres?

Vendi yne eshte i hapur ndaj energjise atomike. I hapur per te gjithe. Nuk kam biseduar ende me qeverine italiane, pasi qeveria e meparshme ishte antiberthamore. Ndersa me Berluskonin ndryshon gjithcka. Nje grup italian ka ardhur te diskutoje rreth mundesise se nje centrali ne Shqiperi. Por s'kemi vendosur ende per vendin. Dime vetem qe do te jete.

Por per afate kohore? Qeveria italiane ka folur per pese vjet...

Varet. Nese do te arrihet nje marreveshje mes qeverive tona, pese vjet jane nje afat i mundshem.

Ne te kaluaren me Italine keni pasur edhe mjaft projekte te perbashketa lidhur me mbetjet urbane. Mund te beni dicka per Napolin?

Ceshtje teper delikate. Gjerat kane ndryshuar. Sot, ligjet shqiptare e ndalojne importin e mbetjeve urbane. Une besoj se kjo veto eshte vendosur edhe nga interesa te vecante, pasi keshtu me biznesin e mbeturinave merren vende te tjera. Por pengesa ligjore eshte e pakapercyeshme.

Frattini, ne pozicionin e komisionerit evropian ju premtoi afate te shkurtra per liberalizimin e levizjes ne Evrope. Tani eshte ne qeveri me Lega Nord. Besoni se do ta mbaje premtimin?

Frattini, nje mik i madh! Nuk mund te ndryshoje ne sjelljen me shqiptaret. Ne nje takim me Silvion, ky i fundit me tha, mua dhe medias: nuk kemi probleme me shqiptaret. Ne fakt situata ne Itali po permiresohet. Jane te pakten 400 mije shqiptare me dokumente te rregullta, disa mijera sipermarres, me shume se 10 mije studente.

Ju jeni optimist: ne Itali ka shume intolerance...

Krimi i organizuar eshte kudo problem. Ne po e luftojme me tolerance zero. Por nese verejme treguesit e kriminalitetit, mund te thuhet se jane me te uletit ne te gjithe Evropen, me shume se tek ju. Nese Italia perdor doren e hekurt me kriminelet tane, edhe Shqiperia perfiton. Por e vetmja zgjidhje per problemin e emigranteve te ligjshem eshte t'u jepet nje status minoriteti.

Shqiptaret te mbrohen si tirolezet e jugut?

Varet. Nese minoranca e kalon 10% e popullates, perse te mos u jepet kjo mbrojtje? Por, Evropa nuk eshte ende e pergatitur.

Nderkohe, synoni anetaresimin ne BE brenda 2014...

Nuk vendos data. Nuk jam profet. Por mendoj se anetaresimi do te jete shume me i shpejte sa imagjinohet.

Sapo keni marre ftesen per anetaresim ne NATO: do te mireprisni edhe baza te tjera ushtarake?

Rezultat i shkelqyer! Gjithcka qe kerkon NATO ne jemi te gatshem ta bejme.

Por, imazhi juaj jashte vendit nuk eshte i mire, "New York Times" ju akuzon per trafik te paligjshem. Dhe pas tragjedise se Gerdecit, arsenali i shperthyer ne afersi te Tiranes, kritika edhe lidhur me ceshtje te familjes suaj...

Nuk ka asnje perfshirje timen apo te familjes sime. Eshte kjo gazete e madhe qe perdor vetem regjistrime mafiozesh!... "NYT" i referohet furnizimit me municione nga Pentagoni. Shqiptaret nuk kane lidhje fare. Kemi qene te paret qe bllokuam ate kontrate. Kur pashe se ketu dyfishohej cmimi i shitjes se armeve tek afganet, mora ne telefon presidentin Karzai dhe i thashe: mund t'i merrni te gjitha falas. Te gjithe municionin qe ju nevojitet. E bera gjate luftes ne Ballkan, me kombet mike!....

Me falni, kujt ia jepnit ate municion?

Eshte histori e gjate, lere me mire. Por e kam bere. Kemi nje mal me municione.

Pastaj eshte edhe Karla Del Ponte: akuzon Shqiperine se ka lejuar vendosjen e nje baze te UCK, ku behej trafik organesh per te financuar gueriljet kosovare...

Kryeministri: Une di qe kane qene 1500 shqiptare te zhdukur ne Kosove. Jam prej tre vjetesh kryeminister dhe gjithnje e kam mbeshtetur gjykaten e Hages. Kjo zonje nuk jep prova. Ndoshta, eshte e pasionuar pas Agatha Christie. Por, eshte nje imitim shume i keq. Nje zgjedhje e tmerrshme e OKB-se, emerimi i kesaj gruaje ne nje post me kaq shume pergjegjesi dhe qe ka shpikur cdo gje. Do te kerkojme te veprohet kunder saj.

Berisha prej 18 vjetesh ne skene: do te kandidoje serish?

Vetem dy gjera mund te nxjerrin Berishen ne pension. Zoti i plotfuqishem dhe populli shqiptar. Me pelqen te shoh tek e ardhmja dhe jo te shkuaren.

ENEL: Gati te ndertojme impiantin berthamor

Kompania italiane "Enel SPA" eshte gati qe te pranoje mundesine e ndertimit te nje impianti berthamor ne Shqiperi, ne rast se qeverite shqiptare dhe italiane arrijne nje marreveshje bashkepunimi. Keshtu ka deklaruar dje pas intervistes se Berishes "Corriere della sera", zyrtari i kompanise "Enel SPA". "Ne rast se arrihet nje marreveshje mes dy qeverive, ne do vleresojme kete projekt", tha ky zyrtar per "Thomson Financial Nees". Ky zyrtar tha se perfaqesues te kesaj kompanie kane qene ne dhjetor ne Shqiperi dhe kane nenshkruar nje memorandum mirekuptimi per nje projekt qymyri, por nuk kane bere asnje bisede per nje impiant berthamor. Ideja u hodh sot nga kryeministri Berisha qe impianti do ndertohet me ndihmen e Italise ne Shqiperi. Edhe ministri Italian i ekonomise Xhulio Tremonti ka thene me pare se Italia duhet te kerkoje te ndertoje impiante berthamore ne vende fqinje qe lidhen me detin Adriatikun, si Shqiperia apo Mali i Zi.
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-30-2008​


Tani lind pyetja a jemi ne me vertete gati per kete hap?
Edhe si e mendoni ju kete hap per Shqiperine si pozitiv apo si nje hap negativ?
 
Per mua ky eshte nje hap mese negativ sepse te mendojme nje gje Italia vet si shtet i ka mbyllyr Centralet qe ka me referendum si shkon sot Enel edhe nderton nje ne Shqiperi kur te gjithe e dime qe eshte shume i demshem per popullin.Pastaj sot ne shume centrale ndodhin shume aksidente me i fundit ne France ku paramendohet qe stafi eshte i kualifikuar.Nese incidente ndodhin ne shtete te cilet jane shume here me te zhvilluar se ne tek ne cfare do te ndodhe ndonje katastrofe si e Gerdecit apo akoma me keq?
 
Nuk do te ishte keq tu hapte se shume shtete te fuqishme e kane po sjemi gati ne per ta hapur se politikanet tone se bejne per te miren e shtetit por per te miren e xhepit te tyre kur te hapin centralin do shesin energjine dhe ne do rrime pa energji si gjithmone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top