Ado
FISEBILIL-LAH
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka marrë sot një letër nga Qeveria e Belizesë, shtet i Amerikës Qendrore, me anë të së cilës njoftohet që ky vend e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
“Qeveria e Belizesë njeh Kosovën e pavarur si shtet sovran dhe e mirëpret atë si anëtar të ri në bashkësinë ndërkombëtare. Me këtë, Belize i bashkohet numrit të madh të shteteve që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.
Po ashtu në letrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belizesët thuhet se “ne e përkrahim përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar plotësisht me bashkësinë ndërkombëtare gjatë periudhës së mbikëqyrjes ndërkombëtare, për të cilën ajo është pajtuar dhe të sigurojë promovimin dhe mbrojtjen e të gjitha të drejtave të njeriut duke përfshirë të drejtat themelore të të gjithë njerëzve përfshirë edhe grupeve minoritare”. /Telegrafi