Belize njeh pavarësinë e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka marrë sot një letër nga Qeveria e Belizesë, shtet i Amerikës Qendrore, me anë të së cilës njoftohet që ky vend e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

“Qeveria e Belizesë njeh Kosovën e pavarur si shtet sovran dhe e mirëpret atë si anëtar të ri në bashkësinë ndërkombëtare. Me këtë, Belize i bashkohet numrit të madh të shteteve që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

Po ashtu në letrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belizesët thuhet se “ne e përkrahim përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar plotësisht me bashkësinë ndërkombëtare gjatë periudhës së mbikëqyrjes ndërkombëtare, për të cilën ajo është pajtuar dhe të sigurojë promovimin dhe mbrojtjen e të gjitha të drejtave të njeriut duke përfshirë të drejtat themelore të të gjithë njerëzve përfshirë edhe grupeve minoritare”. /Telegrafi
 
hahahaha kush na qenka tash kjo BElize?????
IShalla so sikur para do vjetesh qe pati ndodh nje keqkuptim,kur njefare tipi nga Amerika i kishte derguar leter Rugoves edhe i kishte thene se te pranon(filan shteti)se ai vec ja ka fut kot ...kur i ka mberri letra Rugoves,kabineti i tij thone se u mblodh te shifte ne harte ku ndodhej ai shtet.por kot nuk gjeten gje :haha::haha:
 
hahahaha :p ani kqyr kontrollo harten a pe gjen kun :p hahaha

garant duhet mu kon naj far shteti kumedit nHmmm :p t'somes :p hahahaha :D

veq ishalla osht far shteti se mir osht me na pranu qeshtto :p :D
 
Kishe naj far femre e paska njoft :D thash tkqyri kush o hahahaa
A ky shtet te koka !
 
ish shtet qeky Belize :p edhe ish vend i mir sa i pash do foto :p kejt deti ish :p si ishull :p haha
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top