Titulli: BB thyen tabun ne Shqiperi !
Graciela flet për 'burgun', BB e dashurinë e Klodit me një djalë
SHKODثR - E rikthyer në jetën e zakonshme, e eliminuara më e fundit nga edicioni i tretë i "BB", shkodrania Graciela Kiri, duket se akoma nuk është shkëputur nga përjetimet e 35 ditëve të qëndrimit të saj në shtëpinë, të cilën me humor ajo e quan "një tip burgu modern në dy javët e fundit dhe një burg prej së vërteti në tre javët e para". E ardhur në Shkodër në mbrëmjen e së hënës, Graciela tregon për pritjen nga babai i saj i verbër dhe reagimet e përshtypjet pas largimit nga "BB".
Për "Shekullin", Graciela flet për emocionet e gjithë javës që për të do rezultonte e fundit brenda shtëpisë së "BB", dhe, madje, mosrealizimin prej saj të provës së javës brenda në shtëpi e shikon si ndjesi të asaj që mund të eliminohej.
"Pata shumë emocion kur u vendosëm të gjithë të nominuarit pranë dhe kur mbetëm dy, unë edhe Klodi, atëherë ndjesia që kisha më parë se për mua kjo pjesëmarrje do mbaronte këtu, mu shtua. Më kaloi nëpër tru menjëherë homoseksualizmi i Klodit dhe mendova se një fakt i tillë, i duhet "BB" brenda, jo për gjë tjetër, por vetëm për të bërë show aty brenda dhe pse jo dhe ndonjë tip Love Story me ndonjë tip alla Bledi ose ndonjë tjetër, dhe kështu isha unë ajo që do dilja. Kjo, pasi Erjoni kishte një histori, Kikes (Hakiut) i bënë një surprizë dhe kur bëhet surprizë do thotë se nuk del, i vetmi që nuk kishte asgjë në katër të nominuarit ishte Graciela dhe ajo do dilte. Jo se Graciela nuk i duhej shtëpisë, nuk duhej aty brenda. Kur shkuam të dy tek dhoma e rrezikut, u binda përfundimisht, pasi ne nuk ishim përkrah njëri-tjetrit. Klodi tentonte të rrinte larg dhe ishte i freskët, në kuptimin i qetë, sikur e dinte se nuk do dilte. Kur u tha emri im, u mundova me mbajt qetësinë dhe reagimet e mundshme, ndonjë nerv apo lot, dhe ia arrita për momentin. Më erdhi keq shumë, por ishte një lojë që filloi një të shtune dhe mbaroi një të shtune tjetër, 35 ditë". Graciela thekson "se gjithçka ishte e mirorganizuar, kam dalë me sy mbyllur pa e ditë se ku po shkoj, rrugës në makinë shoferi e shoqëruesi më jepnin kurajë, por nuk kam folur, vetëm kam thënë "kishte të tjerë me dalë përpara meje". Në studio më kishte humbë sensi i kohës.
'U mrekullova kur pashë një ambient të tillë skenik, një "Big" skenë që nuk e kisha parë asnjëherë. Emocione kur kam hyrë dhe skena aq e madhe mu duk befas shumë e vogël kur eca në të, madje dhe Arbana që më dukej larg, e arrita me një hap. Ishte shumë emocion dhe po të më pyesnin për diçka isha e bindur se nuk do përgjigjesha, me gjithë provokimet e Arbanës dhe analistit. Më inkurajoi kur Arbana më tha ti do bëhesh prezantuese. Duartrokitjet e publikut ishin ngrohëse. Emocioni më gllabëronte, por nuk doja të dilte ndonjë gjë që nuk duhej".
Graciela ka ardhur të hënën prapa dhe të parën vizitë e ka bërë tek qendra ku ndodhet babai i saj. Ai e ka marrë vesh se kam dalë që të shtunën dhe kam fol me të në telefon. Ardhja ime e ka ringjallur, pasi gjatë 35 ditëve ka qenë jo mirë me shëndet, madje siç më tregon motra, Ana, pas dy javësh që unë isha në "BB", babai ka qenë shumë sëmurë dhe ajo ka menduar të kontaktojë me organizatorët për të më nxjerrë jashtë, pasi ka menduar se babai nuk do arrinte të jetonte të nesërmen në mëngjes. Sapo kam hyrë në qendër dhe jam përshëndetur me punonjëset, më ka dëgjuar zërin dhe ka tentuar të çohet në këmbë. Nuk e dija se më donte aq shumë.
Në rast se të tjerët kanë thënë sa keq që doli Graciela, babai ka thënë sa mirë që doli. Përjetova emocione po aq të forta njëlloj si ditën kur para se të hyja shkova ta përshëndes." Duke iu rikthyer asaj që ka përjetuar në shtëpinë e "BB", Graciela tregon se e ka kuptuar se duhet të bëjë aktoren për të ecur dhe thosha sa mirë po ec Kika që bën aktorin. Loja është e tillë që aty vlen të jesh aktor që nga momenti kur zgjohesh e deri sa fle, në çdo sekondë. Vetëm kjo të krijon mundësinë të jesh në finale dhe pse jo dhe fitues. Pyes veten pse dola, tani që kjo tashmë është realitet. Dola pikërisht se nuk munda të jem fals, nuk jam shtirë, kam qenë origjinale, vetvetja. Por, dhe përballja me një homoseksual, pederast apo lesbike, për femrat siç e quan populli, ishte shumë e madhe dhe e vështirë.
Kjo jo, sepse publikut i intereson shumë një gjë e tillë, por në "BB" duhej një person i tillë për të parë se çfarë ndodh, çfarë bën ai me 14 të tjerë të rinj aty, apo dhe ndonjë histori të mundshme me Bledin, për të cilin Klodi ka njëfarë simpatie dhe mund të them se e ka peshkuar që jashtë. Unë jam ambientuar shumë mirë edhe me shtëpinë e vjetër, madje kur laheshim me ujë të ftohtë kam thënë "jepi se nuk dorëzohet oficerja e policisë". Situata deri diku ka qenë e vështirë. Domenika më ka gjuajtur, më ka ngacmuar e provokuar që në fillim, por u tërhoq kur e pa se nuk po reagoj. Ajo u mor me Jetmirin, por ai nuk e kishte problem se është i vendosur dhe mundet të bëjë gjithçka për me arrit finalen. Nuk jam bërë palë me askënd, dhe kjo ndoshta ka qenë minus për mua. Kam qenë ndër të parët që kam reaguar ndaj sjelljeve jo korrekte të Jetmirit ndaj Valentinës, pasi Jetmiri bëri një lojë të rrezikshme nga e cila nuk doli ai fajtor, por Xhimi. Kam arrit të kuptoj shumë gjëra. Nuk u bëra pjesë e asnjë klani a grupi dhe kjo mund të ketë ndikuar në nominim e eliminim.
Në jetën e përditshme kemi mundësi me u shmang prej personave që nuk na pëlqejnë, ndërsa aty je i detyruar të bashkëjetosh me ato njerëz, dhe pse jo ka raste kur mund të lozin nervat vendit, siç ka qenë një rast me Klodin që më fyeu shumë dhe arrita t'i them faleminderit. E kisha vu në plan që të duroja, është lojë nervash, është laborator me shpëla trurin. Kam mësuar se duhet me durosh, se kur dikush të bën nervoz nuk duhet të reagosh, por ta lejosh atë të bëhet me nerva dhe Graciela të tallet me nervat e tij. Kam mësuar falsitete që nuk dua t'i zbatoj në jetën e përditshme, por t'i di po, jam përshtatur kushteve, dhe kam provuar gatime që nuk më kishte rënë rasti t'i haja më parë. Nuk kam qenë e durueshme sa duhet.
Jo se nuk e kam ditur, por kam mësuar se duhet të reagosh me doreza, mos me i thanë gjërat drejtpërdrejt dhe duhet të jesh diplomat". Lidhur me të ardhmen ajo thekson se do mundohet të jetë korrekte me jetën e saj, punën, shoqërinë edhe me ato që janë aty brenda, do rri me ato që më pëlqen të rri, thotë ajo. Njerëzit më kanë pritë mirë, dhe mund të them se 100 metër rrugë në këmbë e kam bërë për 50 minuta, pasi më ndalonin njerëz, të njohur, por më shumë që nuk i kisha parë asnjëherë dhe më përqafonin e më pyesnin për babën. Unë do jem të shtunave në transmetim, gjithmonë nëse baba do jetë mirë. Nuk kam ndonjë emocion më, thjesht e shoh si lojë të dikujt tjetër, nostalgji për shtratin tim e ambientet e reja, vazhdojnë, poshtërsitë, hatërmbetjet etj.
Kam dëshirë të shkojnë në finale Erjoni, Bertina, Kika, e ndonjë tjetër. Kam deklaruar që në fillim se hyra në "BB" për të larë një kredi dhe për të mundësuar transplantin e së paku një syri për babën që të kishte mundësi të njihte fëmijët e tij, botën, ishte diçka që nëna ime e filloi e nuk arriti ta mbaronte. Nuk u bë".
Ndërsa, lidhur me Ergysin, me të cilin Graciela është prej dy vitesh, ajo shton se edhe ai ka qenë aplikant dhe fitues për të hyrë bashkë në "BB", por në momentin që u është komunikuar kanë diskutuar shumë mes tyre, nëse do ishte më mirë apo jo për të hyrë bashkë. Gjykuam se po të ishim të dy loja sa e bukur do ishte e vështirë, pasi situatat do përballoheshin dyshe dhe jo individuale, e përbashkët, dhe arritëm në atë që ishte njëri dhe Ergysi u tërhoq. Tani gjithçka shkon normalisht".Shekulli