Klodian اela rrëfen "LIVE" në TV homoseksualitetin e tij. Letra për nënën dhe vështirësia për të pranuar se është gay
Ai është homoseksual dhe duhet pranuar për atë që është. Klodian اela, djali 35 vjeçar nga Lezha, është shqiptari i parë që ka pranuar "LIVE" në TV homoseksualitetin e tij. Ai është një ndër konkurrentët e sezonit të tretë të "Big Brother Albania" dhe nëpërmjet një letre që ka lexuar në emision i ka treguar të ëmës dhe të gjithë botës homoseksualitetin e tij. Duke ndaluar disa herë i pushtuar nga lotët, Klodiani ka treguar dalë nga dalë historinë e tij.
Klodi kishte tentuar disa herë që ti tregonte të ëmës homoseksualitetin e tij por nuk kishte mundur. Këtë herë ai vendosi që t'ia tregojë nëpërmjet televizionit. Më pas ai ka kërkuar që të mos paragjykohet për atë që është por njerëzit të tentojnë ta njohin si njeri. "Kur zoti më ka bërë kështu, vetëm ai mund të më paragjykojë. Të mos paragjykojmë njeri pa e njohur. Shpresoj që nëna do ta kalojë këtë gjë, sam i sigurt", është shprehur Klodian اela.
Letra e Klodit për të ëmën
Këtë letër që sapo shkrova mami për ty doja të ta postoja por ç'kuptim kishte kjo pa zërin tim. Vendosa ta lexoj vetë. Bëhu e fortë nëna ime, ashtu siç je, kur të dëgjosh këto fjalë...
E dashur zemra ime mami, shpresoj shumë që të jesh mirë. Edhe unë jam mirë. Për fat të keq, prej shumë vitesh nuk na është dhënë mundësia që të jetojmë pranë njëri- tjetrit. Kjo gjë më ka penguar për të të thënë se sa shumë unë të dua.
Më shumë se ç'mund të thuhet apo mendohet. Nuk dua që të kujtoj vuajtjet që kemi kaluar apo vuajtjet që ti vazhdon të kalosh sepse zemrat tona janë të forta dhe tashmë janë mësuar me sfida e vështirësi.
Ne të dy kuptohemi mirë edhe pa folur, thjesht me një shikim, dhe kemi shumë sekrete unë e ti. Dimë shumë gjëra për njëri- tjetrin që të tjerët nuk i dinë. Unë e di që kjo gjë që dua të të dërgoj do të të lëndojë pa masë, sado që ti më ke pranuar ashtu siç jam. Ti e di sa shumë kam vuajtur dhe sa shumë kam luftuar që të tjerët të më pranojnë ashtu siç jam.
Ti ke luftuar dhe vuajtur dyfish se zemra e një nëne do më të mirën për fëmijën e saj. Jeta ime është si një libër i hapur për ty. Ti ke lexuar vetëm kapitujt e parë të saj. Të tjerët, të mbushur me dhimbje, refuzime, mohime përjashtime deri sa erdhi momenti që unë ta pranoj veten. Tani po luftoj që të tjerët të më pranojnë mua dhe homoseksualitetin tim.
Që të jem i pranuar të parën dashurinë për mua dhe të dytën opinionin e vrazhdë të njerëzve që na rrethojnë. Tani që po të shkruaj mendoj: E kush është ai që ka luftuar me veten e nuk ka fituar...
Mes gjithë dilemave të mia shpirtërore, dilemën e fundit që lidhet me ndjenjat e mia dhe me qenien time dua ta ndaj me të gjithë. Në fund të fundit ky është Klodi. Njeriu duhet pranuar për atë që është dhe jo për atë që duhet të jetë. Ti kështu më ke pranuar dhe prandaj të dua dyfish. Të puth me mall, më fal.
Për çdo herë që të kam menduar, më fal që nuk u bëra ai që do të kishe dashur të bëhesha, më fal që po të bëj të vuash sërish por ti vetë më ke mësuar që njeriu në jetë duhet të jetë i ndershëm dhe i drejtë. Të dua pafundësisht mami.
Djali yt, Klodi.
Klodi është shprehur se ia kishte frikën për paragjykimin, jo ndaj vetes, por ndaj nënës së tij
Banorët e "BB3" mbështesin Klodin
Banorët shkojnë një nga një dhe i tregojnë përkrahjen e tyre Klodit. Erioni e përgëzon për kurajën që pati e që e tha në sy dhe ndërsa të dy flasin për paragjykimin që u bëhen këtyre personave, Erioni shprehet se njeriu duhet të vlerësohet për atë që jep e jo për atë që është, pasi zgjedhjet personale mbeten personale.
Pranë Klodit ka shkuar edhe Seldi. Të dy djemtë diskutojnë për mënyrën se si mund ta ketë pritur nëna e tij këtë të vërtetë.
"Më vjen keq për të sepse ka vuajtur shumë"- shprehet ai dhe uron që nëna e vet ta kalojë këtë gjendje sepse është e vetme, e ndaj e ka më të vështirë se të tjerët. Klodi u tregoi djemve se ka qenë shumë emocionues momenti kur shkroi letrën dhe për këtë arsye, nuk ka qenë shumë në humor gjatë ditës.
Erioni e pyeti se si e kanë pritur pjesa tjetër e familjes dhe ai përgjigjet se e kanë kuptuar dhe e kanë pritur mirë, ndërsa për nënën kishte shumë frikë se si do e priste dhe nga kjo nuk merrte guximin t'ia thoshte.
Ai tregon se ishte përpjekur t'ia thoshte dikur, por nuk e çoi deri në fund e sipas tij, ajo me siguri e ka kuptuar por nuk ka reaguar. "I kërkoj të falur për këdo që mund ta bezdisë"- shprehet ai dhe jep një mesazh për të gjitha ato nëna që i kanë fëmijët homoseksual se duhet ta pranojnë e t'u qëndrojnë pranë në çdo kohë.
Klodi është shprehur se ia kishte frikën për paragjykimin, jo ndaj vetes, por ndaj nënës së tij. Për veten, ai shprehet se ka kaluar shumë vështirësi në jetë dhe është mësuar të përballet me këtë gjë. Olta i kujton se edhe publiku e përkrahu dhe këtë gjë e shprehu me një duartrokitje të gjatë.
Klodi tregon disa detaje nga jeta e vet, për vështirësitë e mëdha që ka kaluar, se që në fëmijëri i është dashur që të emigrojë e të punojë, për tradhtitë dhe braktisjen nga të afërm, për vëllanë e madh i cili i ka qëndruar gjithnjë pranë. Teksa tregon për të vëllanë, Klodi preket dhe shprehet se ai është krenaria e tij.
Jeta e vështirë në Shqipëri dhe emigrimi në Itali 18 vjet më parë. Kledi Kadiu në një rrëfim special për mikun e tij
Klodi, kush është djali 35 vjeçar nga Lezha
"Nëse beson në diçka, gjithçka arrihet". Me këtë fjali është prezantuar në emisionin "Big Brother 3" Klodi, djali 35 vjeçar nga Lezha. Prej 18 vitesh ai jeton në Itali. Në Lezhë ai ka jetuar në lagjen e "Spitalit" dhe ende sot ruan shumë kujtime prej saj. Në rininë e tij ai ka marrë pjesë në grupin e valles së qytetit të Lezhës.
"Në vitin 1992 mora rrugën e emigrimit në Itali për një jetë më të mirë. Unë kam bërë shumë punë të ndryshme, të vështira por gati prej dhjetë vjetësh punoj si drejtor artistik në një lokal shumë të njohur në Milano ku vetë puna më ka lidhur me shumë personazhe të kulturës dhe të modës italiane", ka treguar vetë djali nga Lezha.
Në Itali ai ka një miqësi të mirë me Kledi Kadiun, balerinin shqiptar. "Me Klodin njihem prej disa vjetësh, ai është një djalë shumë simpatik, shumë gazmor, komik. Ai është një person që mban të gjallë një grup njerëzish, shoqërie. Sa herë shkojmë në Milano, me zor presim që Klodi të na vijë sepse ai këtë veti që ngre pak humorin e grupit. Do të doja që edhe shumë shqiptarë ta njihnin në cilësitë që unë sapo thashë.
E përsëris, besoj se Klodi do të jetë një person shumë i këndshëm për të gjithë grupin por edhe për publikun që do ta shohë nga televizori",- ka thënë Kledi Kadiu në prezantimin e mikut të tij, Klodit.