Basha: Të numërohet dhe vota e fundit që do konfirmojë fitoren time

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
TIRANE-Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie të Tiranës, Lulzim Basha u bëri thirrje që komisionerëve të djathtë mos ndalojnë numërimin e votave pavarësisht bllokimit që po u bëhet nga komisionerët e majtë.
Në një komunikim për shtyp, Basha shprehu mirënjohjen për punën e komisionerëve të majtë dhe të djathtë si dhe të vëzhduesve që po monitorojnë procesin e numërimit.
“Dua t’u shpreh mirënjohjen time komisionerëve e vëzhguesve, pavarësisht kaheve në këtë proces kaq të rëndësishëm sic është numërimi. Në vecanti ata demokratë si komisionerët dhe vëzguesit për durimin që kanë treguar në qëndrat e votimit që tradicionalisht i ka patur PS”.

Basha u shpreh se ndërsa po ngushtohet rezultati mes dy kandidatëve në Tiranë është vënë re një pezmatim nga ana e komisionerëve të majtë.

Kandidati per Bashkine Tirane u kërkoi komisionerëve të mos dorëzohen para cdo provokimi, por të lexojnë deri në fund votën e qytetarit pasi nuk janë pak tha ai, “por janë plot 180 mijë vota që presin për tu numëruar”.
“Zëri i këtyre qytetarëve duhet të dëgjohet. Rezultati të jepet pas numërimit të cdo vote kam besim për konfirmimin e fitores sime të shumëpritur në Tiranë”.

(d.b/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 43054.jpg
    43054.jpg
    20.4 KB · Shikime: 37

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top